E njėjta gjė vlen edhe pėr xhennetin. Ai nuk ėshtė treg perimesh, hurmash, shegash, rrushi... Tė gjitha kėto pėrshkrime kuranore tė xhennetit, nė realitet janė simbole, dhėnie e shembujve dhe afrim i tė kuptuarit:
Shembulli i xhennetit, qė u ėshtė premtuar atyre qė janė tė ruajtur, nė tė cilin ka lumenj me ujė tė pashtershėm dhe lumenj nga qumėshti me shije tė pandryshuar. (Muhammed, 15)
"Shembulli i xhennetit do tė thotė se ne sjellim shembull me tė cilin dėshirojmė ta afrojmė tė kuptuarit e xhennetit, ndėrsa esenca dhe detajet e tij nė hollėsi nuk janė zbuluar:
Dhe asnjė shpirt nuk e di ēfarė i ėshtė fshehur prej gėzimeve si shpėrblim pėr atė qė e ka punuar. (Es-Sexhde,17) ....Xhenneti, gjerėsia e tė cilit pėrfshinė qiejt dhe Tokėn...(Āli Imrān,133).
Pra nuk ėshtė e mundur qė xhenneti tė jetė vetėm kopsht.
... Dhe pemė tė shumta, tė bollshme dhe tė pandaluara.(El-Vākia, 32-33).
Ato pemė janė ndryshe nga kėto tonat tė cilat harxhohen dhe ndalohen... dhe vera:
Prej saj as sju dhemb koka e as qė e humbni mendjen (as su dobėsohet trupi). (El-Vākia, 19). Ajo verė pra, ėshtė ndryshe prej verės sė njohur nga e cila dhemb koka dhe turbullohet mendja.
Pėr xhennetlinjtė Kurani thotė:
Ne nga kraharorėt e tyre e kemi hequr ēdo urrejtje. (El- Arāf, 43). Kėtu shpirtrat janė pastruar nė mėnyrėn e cila pėr ne ėshtė e panjohur.
Xhenneti ėshtė, po ashtu, prej gjėrave tė panjohura - gajb. Kur e konstatojmė kėtė, atėherė me kėtė nuk e mohojmė asnjė kėnaqėsi trupore. Ne besojmė se xhenneti ėshtė kėnaqėsi trupore dhe shpirtėrore, por ajo qė veēanėrisht kėtu duam ta theksojmė, ėshtė se hollėsitė e kėsaj kėnaqėsie dhe vuajtjeje si dhe mėnyra se si do tė jenė - na janė tė panjohura. As xhenneti nuk ėshtė treg i pemėve dhe perimeve, por as xhehennemi nuk ėshtė furrė pėr pjekjen e mishit.
Dėnimi nė Ahiret nuk ėshtė demonstrim i forcės nga ana e Zotit xh.sh. mbi robėrit e Tij, por ai ėshtė pastrim, prezentim, drejtim dhe mėshirė:
Nuk do tju dėnojė All-llahu nėse ju Atė e falėnderoni dhe e besoni. (En-Nisā, 147). Bazė pra, ėshtė mosdėnimi.
All-llahu xh.sh. nuk do ta dėnojė besimtarin e vėrtetė. Ai do ta dėnojė atė i cili ėshtė kryelartė dhe i cili e mohon dhe pėr pėrudhjen e tė cilit kanė dėshtuar tė gjitha mjetet dhe mėnyrat e pėrudhjes, njoftimit dhe tė tė kuptuarit.
Dhe mesiguri do tė bėjmė qė ta shijojnė dėnimin mė tė vogėl, para atij mė tė madhit, ndoshta do tė kthehen. (Es-Sexhde,21)
Caktimi, i Zotit ėshtė qė kėta tė shijojnė dėnim mė tė lehtė nė kėtė botė, i cili ndoshta do tu ndihmojė qė tė zgjohen nga gjumi i thellė, ti trondisė nga pagdhendshmėria dhe dremitja. Ndoshta do tė kthehen.
Nėse nuk ndihmojnė tė gjitha kėto mjete dhe ai i cili e mohon (Zotin) edhe mė tutje e mohon, atėherė nuk mbetet tjetėr pėrpos ballafaqimit tė tij me dėnimin e vėrtetė qė ta njohė... e njohja e sė vėrtetės nė realitet ėshtė mėshirė. Sikur Zoti xh.sh. ti linte nė verbėsinė e injorancėn e tyre dhe ti linte pas dore, do tė bėnte padrejtėsi, kurse Zoti xh.sh. ėshtė i pastėr nga kjo. Ekspozimi nė zjarr i atyre tė cilėt e kanė merituar zjarrin, nė tė vėrtetė ėshtė kujdes ndaj tyre, sepse tė gjitha veprat e Zotit xh.sh. janė mėshirė.
Ai ndaj atyre qė e kanė merituar xhehennemin ėshtė i mėshirshėm nė atė mėnyrė qė ua ka dhėnė, sepse me ndihmėn e xhehennemit i edukon dhe mėson. Ndėrkaq, ndaj atij i cili e ka njohur dhe besuar, bėn mėshirė duke e futur nė xhennet i cili i takon si nder dhe mirėnjohje nga ana e Sunduesit dhe Krijuesit tė
vet.
... Me dėnimin Tim do ta dėnoj cilin tė dua, kurse mėshira Ime ngėrthen ēdo send... (El-Arāf, 156). Ai pra, ka bėrė qė mėshira e Tij tė ngėrthejė gjithēka, pra edhe dėnimin e Tij.
Ta pyesim tash mikun, sipas mendimit tė tij, a do tė ishte Zoti mė i drejtė sikur ti barazonte mizorėt me ata tė cilėve u ėshtė bėrė mizori, vrasėsit me tė vrarėt, dhe tė gjithė njėlloj ti shpėrblejė nė Ahiret. A do tė ishte e drejtė, sipas mendimit tė doktorit, qė tė barazohet e bardha me tė zezėn? Atyre tė cilėt e pėrjashtojnė mundėsinė e dėnimit tė Zotit, u bėjmė pyetje: A nuk po na dėnon, nė realitet Zoti, edhe nė kėtė botė? Ēka janė pleqėria, sėmundja, kanceri etj., pėrveē se dėnime, por nė njė mėnyrė tė caktuar. Kush ėshtė krijues i mikrobit...?!! A nuk ėshtė kjo vėrejtje dhe paralajmėrim se gjendemi para Zotit i cili mund tė lėshojė dėnim.
Krijoni Kontakt