Close
Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 80
  1. #71
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    - Si e fshin Zoti atė qė njėherė e ka shkruar (caktuar)?
    “All-llahu fshin ēka tė dojė dhe pėrforcon ēka tė dojė. Te ai ėshtė Libri Amė.” (Er-Ra’d, 39). A gabon Zoti juaj nė llogaritje sikur qė kėtė e bėjnė njerėzit, fshijnė dhe pėrsėri shkruajnė, a e korrigjon Ai Vetveten sikur qė ketė e bėjnė njerėzit?

    -All-llahu xhel-le shanuhu i fshin mėkatet me qėllim qė tė tė inspirojė tė bėsh mirė. Ai nė Kur’an thotė:
    “Veprat e mira, njėmend, i fshijnė tė kėqijat.” (Hūd, 114).
    Pėr robėrit e tij tė mirė, All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
    “U kemi shpallur tė bėjnė vepra tė mira, tė falin namazin dhe tė japin zeqatin.” (El- Enbijā, 73).
    Dhe ja kėshtu shihet se All-llahu xhel-le shanuhu fshinė pa fshirje dhe kjo ėshtė fshehtėsia e ajetit tė theksuar tė kaptinės Er-Ra’d tė cilėn e pėrmenda mė lart.

    - E ēka thua pėr ajetin: “Exhinet dhe njerėzit i kam krijuar vetėm pėr atė qė tė mė adhurojnė Mua.” (Edh-Dhārijāt’ 56)?
    A ėshtė Zoti i nevojshėm pėr adhurimin tonė?!

    -Pėrkundrazi, ne jemi tė nevojshėm ta adhurojmė dhe t’i falemi Atij!
    A, e “adhuron” femrėn e bukur nga dashuria tė cilėn ta ka imponuar apo tė pėlqen, je i lumtur dhe kėnaqesh me bukurinė e tė dashurės sate. Zoti xhel-le shanuhu ėshtė mbi ēdo gjė tjetėr sipas bukurisė, madhėrisė, fuqisė, etj., dhe nėse e njeh si tė tillė, do Ta adhurosh dhe nė atė adhurim do tė gjesh lumturinė dhe kėnaqėsinė mė tė madhe.
    Adhurimi te ne rrjedh nga tė njohurit. All-llahu xhel-le shanuhu adhurohet nga njohja. Ndėrsa njohja e All-llahut xhel-le shanuhu ėshtė kulmi i ēdo njohurie dhe paraqet pikėn fundore nė rrugėn e njohjes e cila fillon me lindjen. E para qė fėmija e njeh pas lindjes ėshtė kraharori i nėnės. Kjo ėshtė kėnaqėsia e tij e parė. Pastaj fėmija e njeh nėnėn, babain, familjen, shoqėrinė, rrethin. Mė vonė fillon ta shfrytėzojė rrethin e tij i cili tash nė krahasim me tė ėshtė si kraharori i dytė i nėnės. Nga ai rreth, ai merr dhe shfrytėzon gjithė begatitė e tij, nga thellėsitė e tokės nxjerr ar dhe diamante, nga detet margaritarė, nga arat dhe fushat mbledh lloje tė ndryshme tė fryteve. E gjithė kjo paraqet kėnaqėsinė e dytė tė njohjes. Pastaj nga tė njohurit e rrethit tė tij tokėsor kalon nė tė njohurit e sferave qiellore: e pushton Hėnėn, dėrgon anije kozmike nė Mars dhe lundron nga botėt e panjohura duke u kėnaqur edhe me njė kėnaqėsi tė madhe, me kėnaqėsinė e zbulimit dhe njohjes sė gjithėsisė. Pastaj ai kozmolundrues kthehet dhe vetvetes ia shtron kėtė pyetje: kush jam unė qė kėtė e njoha. Me kėtė pyetje ai nis njė rrugė tė re tė udhėtimit, udhėtimin e njohjes sė vetvetes me qėllim qė t’i njohė dhe tė zotėrojė me fuqitė e tij tė cilat i vė nė shėrbim tė vetvetes dhe nė shėrbim tė tė tjerėve. Tė ndihmosh veten dhe tė tjerėt edhe kjo ėshtė njė lloj i kėnaqėsisė. Pas njohjes sė vetvetes vjen njohja e cila paraqet kulmin e ēdo njohurie, e kjo ėshtė njohja e All-llahut xhel-le shanuhu i cili ka krijuar shpirtin e njeriut dhe qenien e njeriut. Me kėtė njohjen e fundit njeriu arrin lumturinė kulminante, ngase takohet me mė Tė Lartėsuarin, me mė Tė Pėrkryerin dhe me mė Tė Bukurin e ēdo gjėje tė bukur. Ky ėshtė udhėtimi i tė devotshmit nė rrugėn e tij tė devotshmėrisė. E tėrė kjo ėshtė nė ligjin e luleve dhe tė lumturisė sė begatshme. Ndėrsa ajo qė nė jetė ka vėshtirėsi, ėshtė ngase ai qė dėshiron ta kėpusė trėndafilin duhet patjetėr ta fusė dorėn nė ferra. Ai qė dėshiron ta arrijė kulmin e pafundshmėrisė duhet patjetėr t’i angazhojė tė gjitha fuqitė e tij nė mėnyrė qė ta arrijė kėtė. Ardhja e njeriut tė devotshėm deri te njohja e Zotit xhel-le shanuhu dhe heqja e perdes nga sytė, ėshtė ajo mė e bukura, mė e madhėrishmja dhe mė e larta qė njeriu pėrgjithėsisht mund ta arrijė. Njė sufi i veshur me petkun e zhgunjtė thotė: “Ne gjendemi nė kėnaqėsinė e atillė qė sikur tė dinin pėr tė sundimtarėt, do tė pėrpiqeshin tė na e rrėmbenin me shpata”. Kjo ėshtė kėnaqėsia e ibadetit tė vėrtetė.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  2. #72
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Kjo ėshtė kėnaqėsia e ibadetit tė vėrtetė. Nė kėtė ka pjesė vetėm ai i cili ėshtė vėrtet i devotshėm. Mirėpo, ajo devotshmėri Zotit xhel-le shanuhu nuk i duhet. Ai pėr atė nuk ėshtė i nevojshėm. Ai ėshtė i pavarur edhe nga njerėzit. Ne nuk e adhurojmė All-llahun pėr shkak se jemi tė obliguar nė kėtė, por pėr shkak se e kemi njohur bukurinė dhe madhėshtinė e Tij. Nė ibadetin All-llahut xhel-le shanuhu ne nuk gjejmė pėrēmim pėr njeriun, por lumturi dhe nder, gjejmė ēlirimin nga tė gjitha llojet e kulteve nė jetėn e kėsaj bote, ēlirimin nga ēdo lloj i instinktit, epshit, lakmisė, robėrimit tė pasurisė etj. Duke iu frikėsuar Zotit xhel-le-shanuhu nuk i frikėsohemi mė askujt dhe nuk qajmė kokėn pėr asgjė tejtėr. Nėnshtrimi pėr All-llahun xhel-le- shanuhu ėshtė trimėri, ndėrsa ibadeti pėr Atė ėshtė liri.
    Pėrulshmėria pėr Zotin ėshtė nder. Njohja e Zotit ėshtė siguri. Ja ky ėshtė ibadeti i vėrtetė. Ne jemi ata tė cilėt kemi nevojė pėr dobinė dhe kėnaqėsinė e ibadetit, sepse Zotit xhel-le-shanuhu kjo fare nuk i duhet. Ai na ka krijuar qė tė na japė, e jo qė nga ne tė marrė. Na ka krijuar qė tė na pasurojė me njė pjesė tė
    pėrkryeshmėrisė sė Tij. Ai i cili ēdo gjė dėgjon dhe ēdo gjė sheh na ka bėrė qė edhe ne tė dėgjojmė dhe tė shohim. Ai i cili ēdo gjė e di dhe ēdo gjė e njeh na ka dhėnė mendjen nė mėnyrė qė edhe ne tė pajisemi me njė pjesė tė dijes dhe shqisave tė Tij, nė mėnyrė qė tė shėrbehemi me njė pjesė tė njohjes sė Tij. Ai thotė
    “O njeri, pėrulmu Mua do tė jap njė pjesė tė fuqisė hyjnore dhe do tė mundesh t’i thuash diēkasė bėhu dhe ajo do tė bėhet” (hadithi - kudssijj). Vallė a nuk ia kamundėsuar kėtė Isaut a.s., ashtu qė Isau a.s. ka bėrė atė ēka e ka bėrė.
    Ibadeti pėr All-llahun xhel-le-shanuhu pra nuk ėshtė robėrim nė kuptimin qė e kuptojmė kėtė zakonisht ne. Tė robėrosh, nė kuptimin siē kjo zakonisht kuptohet, ėshtė qė zotėriu t'i marrė dhe t’i shfrytėzojė tė mirat e robit tė vet. Ibadeti pėr All-llahun xhel-le-shanuhu ka domethėnie dhe kuptim plotėsisht tė kundėrt sepse

    All-llahu xhel-le-shanuhu i ka dhėnė begati tė panumėrta dhe e ka dhuruar me shumė pėrkryeshmėri. Dhe kur All-llahu xhel-leshanuhu thotė:
    “Exhinet dhe njerėzit i kam krijuar vetėm pėr atė qė tė mė adhurojnė Mua”, kjo nė esencė do tė thotė i kam krijuar exhinet dhe njerėzit qė t’u jap dhe t’u dhuroj dashuri, mirėsi, nder, fuqi, qė t’u ndaj respekt dhe hilafet nė Tokė. Zoti Krijues nuk ka nevojė fare pėr ibadetin tonė. Ne jemi tė nevojshėm pėr Tė. Ne jemi tė nevojshėm pėr kėtė ibadet, sepse kemi nevojė pėr kėtė nderim, kėto respekte dhe kėto tė mira qė janė tė pakufishme. All-llahu fisnik na ka lejuar qė tė mund tė “hyjmė” te Ai nė ēdo kohė pa u paralajmėruar dhe tė mbetemi te Ai sa tė duam, duke e lutur dhe duke kėrkuar nga Ai ēka tė duam. Sa tė biem nė sexhde nė namaz dhe tė shqiptojmė “All-llahu ekber” dmth. All-llahu ėshtė mė i madhi, vijmė nė praninė e Zotit dhe mundemi nga Ai tė kėrkojmė ē’tė duam.
    A ka dikush tjetėr te i cili mund tė hyjmė kur tė duam dhe si tė duam?! Nė kėtė pikėpamje bukur thotė robi i mirė Shejh Muhammed Mutevel-li Esh-Sha'raviu:
    “Mjafton qė kam nderin tė jem rob. Zoti i cili nė madhėrinė e Tij mė tė madhe ėshtė vazhdimisht, mė pranon pa kurrfarė paralajmėrimi. Por, edhe pėrveē kėsaj e takoj kur tė dua dhe kur kam dėshirė’ dhe “Ma tregoni prodhimin i cili prodhuesit tė vet i tregohet pesė herė nė ditė (mendon nė pesė namazet ditore). Dhe i ėshtė ekspozuar shkatėrrimit!”
    Kėto ishin vetėm disa domethėnie tė fshehta tė ajetit i cili nė shikim tė parė shpie nė dyshim: “Exhinet dhe njerėzit i kam krijuar vetėm pėr atė qė tė mė adhurojnė Mua.”Po tė mendoje pak mė tepėr pėr kėtė ajet, ai te ti do tė zgjonte entuziazėm dhe do ta nxiste admirimin tėnd.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  3. #73
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    QĖNDRIMI ISLAM
    NDAJ EVOLUCIONIT



    Miku im tha:
    - Sot do tė kesh punė tė vėshtirė. Tė duhet patjetėr ta dėshmosh krijimin e njeriut nė mėnyrėn gala -gala: e mori Zoti njė copė dhe, e pėrziu me dorėn e Vet, e frymėzoi nė atė shpirtin dhe kėshtu u krijua Ademi, ndėrsa krijimin e njeriut nė kėtė mėnyrė e refuzojnė dituritė pėr evolucionin, tė cilat nga ana e tyre pohojnė se njeriu i parė, Ademi, ka ardhur nė botė si rezultat i njė procesi tė tėrė tė zhvillimit tė jetės nė tokė dhe si i tillė ėshtė i lidhur ngusht me anėtarėt e familjes sė tij - botėn shtazore, se ka paraardhės tė pėrbashkėt me majmunėt, se ekziston ngjashmėri e madhe nė ndėrtimin e trupit tė tyre qė, krejtė sė bashku, flet qartė se tė gjithė i takojnė njė familjeje.

    I gatshėm pėr hir tė tė vėrtetės dhe shkencės nė diskutim tė pakursyer, mikut tim iu pėrgjigja:

    - Sė pari mė lejo t’i pėrmirėsoj disa pikėpamje tua nė lidhje me krijimin e njeriut. Zoti nuk e ka krijuar Ademin nė mėnyrė gala - gala si mendon ti: Ja, kėtu ėshtė njė copė dhe, i fryejmė asaj dhe do tė bėhet Ademi. Kur’ani flet pėr njė mėnyrė krejtėsisht tjetėr tė krijimit tė Ademit, flet pėr krijimin i cili ka fazat e veta, zhvillohet nėpėr periudha dhe kalon nė kohėn e Zotit. Kur’ani krejtėsisht qartė thekson se njeriu nuk ka dalė drejtpėrsėdrejti nga dheu por nga pasardhėsit tė cilėt kanė lindur nga dheu:

    “Ne, me tė vėrtetė e kemi krijuar njeriun nga palca e tokės.” (El122 Mu’minūn, 12). Pastaj, se njeriu nė fillim s’ka qenė aspak i rėndėsishėm:

    “Vallė, a nuk ka kaluar njeriu njė kohė, atėherė kur nuk ka qenė i denjė tė pėrmendet.” (Dehr - Insān, 1).

    Dhe se krjimi i tij ka qenė nė mėnyrė evolutive:

    “Ē’ėshtė me ju, pse nuk i frikėsoheni fuqisė sė All-llahut. Ai ju ka krijuar nė etapa (shkallėrisht).” (Nūh, 13-14).

    “Ne ju krijuam, pastaj ua dhamė formėn dhe atėherė u thamė engjėjve: Bini nė sexhde para Ademi., Ata ranė nė sexhde, ndėrsa Iblisi refuzoi...” (El-A’rāf, 11);

    “Dhe kur Zoti yt u tha ėngjėjve: Unė do ta krijoj njeriun nga balta, e kur ta pėrkryej dhe ta frymėzoj nga fryma ime, atėherė ju pėruljuni.” (Sād, 71-72).

    Nga ajetet e theksuara bukur mund tė shihet se krijimi ka kaluar nėpėr faza: tė krijuarit, tė formuarit, tė pėrkryerit, e pastaj tė frymėzuarit e frymės. Ėshtė karakteristike qė kėto faza nė ajete janė tė lidhura me lidhėsen “thumme” (pastaj), e cila nė kohėn e Zotit shėnon miliona vjet:

    “Dhe vetėm njė ditė te Zoti yt ėshtė sa njė mijė vjet sipas llogaritjes suaj.” (El-Haxhxh, 47).

    T’i shikojmė kėto faza kohore tė krijimit nė kaptinėn Sexhde nė tė cilėn All-llahu xhel-le-shanuhu thotė:

    “E ka filluar krijimin e njeriut nga balta, pastaj e ka bėrė qė pasardhėsit e tij tė bėhen nga gjaku i pikėsuar dhe nga uji i dobėt i njeriut, pastaj e ka unjėsuar dhe qenien e tij e ka pėrkryer dhe e ka frymėzuar nga fryma e Vet dhe i ka dhėnė veshė, sy dhe zemėr.” ( Es -Sexhdé, ,7-9)

    Nė fillim ka qenė dhe pastaj gjak i pikėsuar nga uji i dobėt. Kėto janė nismat e krijimit tė njeriut i cili si i tillė “nuk ka qenė i denjė tė pėrmendet”. Pastaj kanė pasuar unjėsimi, formimi dhe frymėzimi me tė cilin njeriu ėshtė bėrė qenie e pėrkryer me shqisa: tė tė dėgjuarit, tė tė pamurit, si dhe me zemėr... ėshtė bėrė Ademi i cili pra ėshtė etapa e fundit e njė zhvillimi kauzal e tė gjatė, e kurrsesi fillim absolut i njė krijimi momental (mėnyrė - gala-gala):

    “Dhe All-llahu ju ka bėrė qė tė rriteni nga toka sikur bimėt...” (Nūh, 17).

    Me rritjen e cila ėshtė pėrmendur nė kėtė ajet, mendohet nė rritjen e cila i ka fazat e veta. Mirėpo, fshehtėsia e vėrtetė ėshtė nė atė se ēfarė kanė qenė ato faza nė esencėn e tyre, ē’kanė qenė nė tė vėrtetė ato periudha tė zhvillimit.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  4. #74
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    A ėshtė trungu i jetės i tėrė nga njė baba?

    Duke e marrė parasysh pėrbėrjen kimike, ēdo gjė ėshtė nga dheu. Ēdo gjė me vdekjen e cila ėshtė e pashmangshme, i kthehet tokės dhe zbėrthehet nė pėrbėrjet e veta themelore. Ky ėshtė fakt i gjithėnjohur. Por, fjalėn “baba” ne kėtu e kuptojmė shumė mė gjerė se pėrbėrja themelore e njeriut. Pyetja vetėm ėshtė se a ėshtė lindur qeliza e parė nga toka e cila me tė shumėzuarit i ka prodhuar tė gjitha llojet dhe gjinitė e shtazėve dhe tė bimėve e me kėtė edhe vetė njeriun, apo kanė ekzistuar nisma tė shumėnumėrta dhe tė nduarnduarta: njė nismė nga e cila janė zhvilluar bimėt, njė tjetėr nga e cila lindi njė lloj i caktuar i shtazėve si psh. sfungjerėt, nisma nga e cila u zhvilluan peshqit, pastaj nisma nga e cila lindėn zvarranikėt, nisma e shpendėve, nisma e sisorėve dhe nisma nga e cila ėshtė zhvilluar njeriu, qė do tė thotė se edhe njeriu ka nismėn e vet... plotėsisht tė pavarur sikur edhe ēdo lloj tjetėr.

    Ngjashmėria anatomike e gjinive, llojeve dhe familjeve nuk e mohon lindjen e ēdo lloji nga nisma e veēantė. Kjo pėrputhshmėri anatomike krejtėsisht qartė tregon nė atė se ėshtė njė Krijues i tė gjitha llojeve, gjinive dhe familjeve, i cili tė gjithė i ka krijuar nga materiali i pėrbashkėt, sipas njė stili dhe plani tė njėjtė. Kjo ėshtė konsekuenca e tyre logjike dhe e domosdoshme. Mirėpo, kjo qė kanė njė baba, nuk ėshtė rezultat i domosdoshėm i ngjashmėrisė anatomike dhe pėrputhshmėrisė sė llojeve, gjinive dhe familjeve.

    Mjetet e komunikacionit janė tė ngjashme ndėrmjet veti si qerret, trenat, tramvajėt, etj. Kjo ngjashmėri e tyre flet se ato mjete tė komunikacionit janė prodhim i trurit njerėzor. Por kjo nė asnjė mėnyrė nuk e mohon ekzistimin e projektuesit dhe origjinalitetin e tyre. Sikur qė ėshtė e padrejtė tė themi se qerrja e dorės ėshtė “zhvilluar” sipas ndonjė ligji tė vet tė brendshėm tė pavarur, sė pari nė qerre tė cilėn e tėrheqin kuajt, pastaj nė ford, tren dhe dizel, sepse ėshtė e vėrtetė qė ky “kalim” do tė ishte krejtėsisht ndryshe dhe do tė vijonte me zhvillimin e mendjes sė konstruktuesit dhe aftėsive tė tij shpikėse. Po ashtu ėshtė e padrejtė tė thuhet se njė lloj ka dalė nga tjetri, edhe pse ky pohim, duke marrė parasysh renditjen e pėrmendur kohore, duket i saktė. Mirėpo ėshtė e vėrtetė se ēdonjėri prej tyre ka ardhur me “kėrcimin shpikės” tė konstruktuesit tė vet dhe ashtu ka filluar pavarėsisht.

    A kanė ekzistuar paranisma tė pavarura tė gjinive apo disa gjini kanė nismė tė njėjtė?

    Zhvillimi ėshtė pėrmendur krejtėsisht qartė nė Kur’an sikur qė janė pėrmendur edhe fazat e tij: faza e krijimit, faza e formimit, faza e pėrkryerjes dhe faza e gjallėrimit... Mirėpo, shkenca ende nuk ka mbėrritur qė nė tėrėsi ta shpjegojė cilėndo qoftė nga kėto faza dhe ta japė fjalėn e fundit pėr to.

    Nėse kthehemi nė ajetin e kaptinės Sexhde i cili nė pėrkthim ėshtė:
    “... E filloi krijimin e njeriut nga balta, pastaj e bėri qė pasardhėsit e tij tė bėhen nga gjaku i pikėsuar dhe nga uji i dobėt i njeriut, pastaj e unjėsoi dhe qenien e tij e bėri tė pėrkryer dhe e frymėzoi nga fryma e vet, dhe i dha veshė, sy dhe zemėr...” (Es-Sexhde, 7-9), do tė shohim se nismat e para tė njeriut, prej tė cilave mė vonė ėshtė bėrė njeriu i parė-Ademi, e ato janė mbi tė cilat flitet sikur mbi ujin e njeriut, nuk i kanė pasur tė formuara shqisat: e tė pamurit, tė dėgjuarit, as zemrėn. Kėto kanė ardhur mė vonė pas “frymėzimit tė frymės” e kjo ka qenė faza e fundit e krijimit tė Ademit. Do tė thotė, kėto nisma janė tė ngjashme me jetėn paranismore (primodiale) tė shtazėve:

    “Vallė, a nuk ka kaluar njeriu njė kohė kur nuk ka qenė i denjė tė pėrmendet.” (Insān, 1).

    Nuk mendoj se e gjithė kjo dallohet nga qėndrimet e shkencės pėr tė cilat flet ti.
    Mirėpo, e vėrteta e zhvillimit ende ėshtė fshehtėsi. Dhe askush i menēur nuk do tė pohojė se kėtė tė vėrtetė e ka zbuluar.
    Ndoshta ajo qė me tė vėrtetė ka ndodhur, as pėr sė largu nuk ėshtė kjo pėr tė cilėn flasim ne dhe pėr tė cilėn flasin shkencėtarėt. Ēėshtja ėshtė ende e hapur pėr hulumtime dhe ēdo gjė qė shkenca e servon ėshtė vetėm supozim.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  5. #75
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    MAKSIMA KUR’ANORE:
    “LĀ ILĀHE IL-LALL-LLAH”
    NUK KA ZOT TJETĖR
    PĖRVEĒ ALL-LLAHUT


    Miku tha:
    - A nuk pajtohesh me mua nė mendimin se ju e teproni shumė nė pėrdorimin e fjalės “Lā ilāhe-il-lall-llah”, duke e quajtur atė ēelės i cili hap ēdo derė, me kėto fjalė e pėrcillni tė vdekurin, e pritni foshnjėn e posalindur, i vendosni ato fjalė nė vula, i skalitni nė gjerdane, i shtypni nė monedha, pėrpunoni lehva nė mure... (thoni) se cili prej jush i shqipton kėto fjalė, trupin e vet e ka tė ruajtur nga zjarri... e nėse e shqipton njėqind mijė herė, do tė hyjė nė xhennet, sikur ato fjalė tė ishin talisman magjik, magji pėr dėbimin e gjindėve apo shpellė pėr mbylljen e tyre, si dhe shkronjat elif-lām-mīm, kāf-hā-jā-ajn-sād, tā-sīn-mīm, hā-mīm, elif-lām-rā, kuptimin e tė cilave as ju vetė nuk e dini. A do ta shpėtoj veten nga dėnimi nėse i shqiptoj fjalėt “La illahe il-lall-llah”? Nėse po, atėherė ja unė e shqiptoj para teje dhe kėtij auditoriumi: Lā ilāhe il-lall-llah, dhe me kėtė a ka marrė fund ēdo gjė?

    - Jo, me kėtė nuk ke thėnė asgjė. Maksima kur’anore, “Lā ilāhe il-lall-llah” e cila do tė thotė: “Nuk ka zot tjetėr pėrveē All-llahut” ėshtė e dobishme vetėm pėr atė qė e rregullon jetėn e vet sipas saj, e jo edhe pėr atė i cili e pėrsėrit vetėm me gjuhė.

    “Lā ilāhe il-lall-llah” ėshtė metodė e punės, stil dhe program i jetės. Tė mendojmė pak pėr domethėnien e saj. Kur tė themi “Lā ilāhe il-lall-llah”, atėherė me atė qartė bėjmė me dije se vetėm All-llahu ėshtė i denjė pėr adhurim. Ndėrmjet “la -sė” dhe “il-la-sė”, ndėrmjet mohimit dhe pohimit tė cilėt janė pėrfshirė nė kėtė maksimė, ndėrmjet tyre gjendet i tėrė besimi. Me “la -nė” mohuese mohohet hyjnia e ēdo gjėje qė na mashtron dhe josh nga tė mirat e kėsaj bote si pasuria, dinjiteti, pozita, sundimi, ēdo formė e kėnaqėsisė, luksi, gratė, krenaria... Tė gjitha kėtyre haptazi u themi: Jo. Nuk do tė adhuroj. Ti nuk je zot. Pastaj i drejtohemi vetes, shpirtrave tanė tė cilėt shpesh jepen pas kėtyre kėnaqėsive, sepse njeriu shpesh e adhuron edhe vetveten; e adhuron mendimin e vet, epshet e veta, zgjidhjen e vet, vullnetin e vet, aftėsitė e veta dhe mendon se me duart e tij i ka kapur skajet e ēdo sendi, se nė duart e tij ėshtė fati i mbarė njerėzimit, dhe nė kėtė mėnyrė e bėn veten zot e qė shpesh edhe s’ėshtė i vetėdijshėm pėr kėtė. Shpirtit tė kėtillė ne i themi: Jo. Nuk do tė adhuroj. Ti nuk je zot. U themi “Jo” tė gjithė atyre tė cilėt kėrkojnė nga ne qė t’i adhurojmė nė vend tė Zotit.
    Fjala “ilahun” ėshtė “failun”, ndėrsa failun do tė thotė ai i cili vepron. Te ne ai ėshtė Zoti, kurse ēdo gjė tjetėr ėshtė mjet. Ēdo gjėje dhe ēdokujt tjetėr pėrveē All llahut i themi: Jo, nuk do tė adhuroj, sepse nuk je zot. Se s’ka zota tjerė pėrveē All-llahut e vėrtetojmė me pjesėzen “il-la” nė maksimėn e pėrmendur kur’anore. E ndėrmjet kėtyre dy pjesėzave, siē e theksuam kėtė mė lart, qėndron i tėrė besimi. Pra, ai i cili ėshtė i zėnė me grumbullimin e pasurisė, kapitalit, poltroneri ndaj eprorėve, vrapim pas kėnaqėsive, dhėnie pas epsheve, adhurimin e mendimit tė vet dhe qėndrimit tė vet, ai nuk u ka thėnė vendosmėrisht zotėrinjve tė vet: Jo. Ai ėshtė nė mihrab (altar) tė idhujve tė tij dhe nėse e shqipton maksimėn kur’anore “Lā ilāhe il-lall-llah”, ai kėtė e bėn rrejshėm, e shqipton me gjuhėn e tij atė qė nuk e bėn me duart e tij dhe qė nuk e dėshmon nė praktikėn e tij tė pėrditshme.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  6. #76
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Maksima “Lā ilāhe il-lall-llah” do tė thotė edhe se nuk ka llogarimarrės as kontrollues tjetėr pėrveē All-llahut, i cili ėshtė i vetmi i denjė pėr frikėrespekt. Ai i cili i frikėsohet dikujt tjetėr nuk u ka thėnė vendosmėrisht dhe me zemėr “la” dmth: Jo, tė gjithė atyre zotave tė rrejshėm, por vazhdimisht atyre u bie nė sexhde, u falet dhe kėshtu bėn shirk (i bėn shok Zotit - shėn. jonė). Ai gėnjen kur i shqipton fjalėt: “Lā ilāhe il-lall-llah’.
    Nga domethėnia e “Lā ilāhe il-lall-llah” shihet se kjo ėshtė obligim, program dhe stil i jetės, qėllimi i sė cilės ėshtė puna sipas asaj ēka do tė thotė ajo. Dhe kush vepron sipas kėsaj maksime kur’anore, me tė vėrtetė ajo do t’i jetė talisman me tė cilin do tė mund tė hapė ēdo derė, shpėtim nė tė dy botėt dhe rrugė pėr nė xhennet. Ndėrsa sa i pėrket atij i cili e shqipton kėtė maksimė vetėm me gjuhė, pa e rregulluar dhe organizuar jetėn e vet sipas saj, kjo nuk do t’i sjellė kurrfarė dobie.
    Mirėpo, fjalėt “Lā ilāhe il-lall-llah” do tė thonė edhe mė shumė se kjo. Ato kanė edhe nocionin e tyre tė caktuar filozofik. Dr. Zeki Nexhib Mahmudi thotė: “Maksima “Lā ilāhe il-lall-llah” pėrmban tė pranuarit e ekzistimit tė atij qė e shqipton kėtė maksimė dhe jeton sipas saj, ekzistimin e asaj qė kjo maksimė e thotė si dhe ekzistimin e atyre para tė cilėve kjo maksimė shqiptohet. Shkurt, ajo konfirmon ekzistimin e vėrtetė tė individit, All-llahut dhe tė atyre para tė cilėve individi pėrkatės e pranon ekzistimin e Zotit. Nga kjo shihet se Islami e hedh poshtė idealizmin nė filozofi sikur qė kėtė e bėn njėsoj edhe me materializmin. Ai merr njė pozitė tė mesme. E refuzon idealizmin sepse ai nuk e pranon ekzistimin e tė tjerėve dhe tė botės objektive, faktin e jashtėm jo tė varur nga arsyeja. Ēdo gjė nė sytė e idealistėve rrjedh sikur tė ishte ėndėrr, ēdo gjė ėshtė nė tru, ēdo mendim del nga mendja. Edhe ti, edhe radioja, rruga, shoqėria, shtypi, lufta, tė gjitha kėto janė ndodhi, figura dhe ėndrra tė cilat zhvillohen nė mendje, ndėrsa bota e jashtme nuk ka ekzistimin e saj tė vėrtetė.
    Islami, sikur qė kėtė e theksuam, e refuzon kėtė qėndrim idealist ekstrem dhe maksima e tij “Lā ilāhe il-lall-llah”, sikur qė kėtė e ka vėrejtur dr. Zeki Nexhib Mahmudi, e vėrteton ekzistimin e atij qė deklaron, ekzistimin e asaj qė deklarohet dhe ekzistimin e atyre para tė cilėve atė e deklaron, dmth. qė individi, All-llahu dhe tė tjerėt (njerėzit), janė tė vėrteta tė konfirmuara. Maksima “Lā ilāhe il-lall llah” pra do tė thotė stil i jetės dhe qėndrim i caktuar filozofik.
    Dhe ja, tash e ke tė qartė se shqiptimi yt i maksimės sė lartpėrmendur kur’anore nuk do tė tė ndihmojė, sepse ti atė e ke shqiptuar josinqerisht. E ke shqiptuar shehadetin, ndėrsa nuk punon, nuk e organizon dhe nuk e rregullon aspak jetėn tėnde sipas maksimės kur’anore tė cilėn e ke shqiptuar.

    Sa i pėrket diskutimit pėr harfet (shkronjat): elif-lām-mīm, kāfhā- jā-ajn-sād, hā-mīm, elif-lām-rā, mė lejo qė para kėsaj tė tė pyes pėr shkronjat “sīn” dhe “sād”, llogaritmin dhe formulėn e energjisė, gjė qė tėrė kjo ėshtė fshehtėsi pėr atė i cili nuk e njeh matematikėn, gjeometrinė dhe fizikėn, ndėrsa pėr ata qė i njohin kėto dituri secila nga kėto “fshehtėsi” e ka domethėnien e saj tė thellė. Ashtu ėshtė edhe me harfet tė cilat ti i pėrmend. Domethėnien e tyre e njeh vetėm ai tė cilit i ėshtė zbuluar.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  7. #77
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    MBI MU’XHIZEN



    Miku tha:
    - Nuk e kuptoj se si Zoti Mėshirues, pėr tė cilin ju thoni se ėshtė i butė, i mėshirshėm, fisnik, se shumė fal etj., i lejon vetes, njė Krijues dhe Zot i tillė, t’i urdhėrojė Tė dėrguarit tė Tij, Ibrahimit, qė ta therė fėmijėn e vet. A nuk do tė pajtohesh sė bashku me mua se nė mbarė kėtė ėshtė shumė vėshtirė tė besohet?

    - Nga konteksti i tė rrėfyerit kur’anor pėr Ibrahimin a.s. dhe birin e tij Ismailin, qartė shihet se qėllimi i Zotit nuk ka qenė qė Ibrahimi ta therė birin e vet, sepse po ta dėshironte kėtė All-llahu xh.sh. pa dyshim ajo edhe do tė ndodhte. Mirėpo, ėshtė e njohur se Ismaili nuk ka qenė i flijuar si kurban. Nga Ibrahimi a.s. ėshtė kėrkuar qė tė ngadhėnjejė dashurinė e tij tė flakėt ndaj fėmijės sė tij tė lindur, qė tė jetė zot i ndjenjave tė tij, qė tė lirohet nga lidhshmėria e tepruar me Ismailin, sepse nuk ėshtė e lejuar qė zemra e Tė dėrguarit tė Zotit tė jetė e lidhur pėr dikė tjetėr nė atė masė sa ėshtė e lidhur pėr All-llahun xh.sh. Zemra e Tė dėrguarit tė Zotit duhet patjetėr tė jetė e pėrmbushur me dashuri tė pafundshme ndaj All-llahut xh.sh. Ēdo gjė tjetėr, si bota, fėmijėt, autoriteti, mundimi, janė me rėndėsi tė dorės sė dytė. Ismaili, siē ėshtė e ditur, ėshtė lindur kur ati i tij ka qenė nė pleqėri tė thellė. Nga ky shkak ndoshta ajo dashuri e flakėt e babait ndaj tij. Atėherė All-llahu xh.sh. e vė nė sprovė Tė dėrguarin e vet nė mėnyrė qė tė hulumtohet saktėsia e tij e interpretimit tė kėtillė. Dhe ē’ndodhi. Mjaftonte qė I dėrguari i Zotit vetėm ta pranonte urdhrin e Zotit dhe menjėherė t’i qasej ekzekutimit tė tij. Mirėpo, atėherė vjen urdhri i Zotit pėr zėvendėsimin e sakrificės.

    - E ē’mendoni pėr mu’xhizet e: Ibrahimit a.s. - pėr hyrjen e tij nė zjarr i cili nuk e djeg, pėr shkopin e Musaut a.s. tė cilin ai e shndėrron nė gjarpėr dhe me tė cilin e ēan detin, pastaj pėr dorėn e tij tė bardhė... Vallė a nuk tė pėrngjet e gjithė kjo nė programin akrobatik tė ndonjė cirku. A thua ka nevojė Zoti qė fuqinė dhe madhėrinė e Vet ta dėshmojė me diē qė vetvetiu ėshtė absurd dhe paraqet prishje tė rendit dhe rregullit nė natyrė. A thua, a nuk janė pikėrisht rendi, sistemi, arsyeja, disiplina, me njė fjalė ligjet tė cilat zotėrojnė nė natyrė, dėshmitė mė tė fuqishme tė madhėrisė dhe fuqisė sė Zotit?


    - Mė duhet patjetėr tė tė them se mu’xhizen e ke kuptuar gabimisht. Ajo, sipas mendimit tėnd, ėshtė akrobatizėm (pehlivanllėk), kundėrshtim i rendit dhe absurd. Mirėpo, mu’xhizja ėshtė krejtėsisht diē tjetėr.
    Mė lejo qė kėtė tė ta shpjegoj me shembuj! Tė supozojmė qė sikur ti tė kishe mundėsi me ēfarėdo rasti tė ktheheshe tre mijė vjet prapa dhe ta vizitosh faraonin egjiptian duke marrė me vete njė transistor tė madhėsisė sė njė shkrepseje, i cili kėndon dhe flet. Ē’mendon, ēka do tė bėnte faraoni dhe suita e tij? S’ka dyshim se tė ngurosur (habitur) do tė bėrtitnin se kjo ėshtė mu’xhize, magji dhe kundėr ēdo ligji, edhe pse ne tė gjithė e dimė se nė mbarė kėtė s’ka asgjė tė ēuditshme dhe tė mbinatyrshme, sepse tėrė ajo qė ndodh brenda transistorit ndodh sipas ligjeve tė elektronikės dhe si e tillė ėshtė plotėsisht normale dhe e kuptueshme. Me ēfarė habie, ndėrkaq, do tė tė shikonte mbreti i Babilonisė sikur ta vizitoje me televizor nė dorė i cili emiton fotografi nga Perandoria Romake, ndėrkaq mbreti asirian, krejt i ēmendur, do tė tė duartrokiste po tė dėgjonte zėrin nga pllaka e gramafonit tė cilin e ke lėshuar.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  8. #78
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Edhe historia mė e afėrt ka shėnuar reagime gati tė njėjta. Kėshtu pėr shembull kur erdhėn kolonialistėt nė Afrikė dhe kur ateroi aeroplani i parė nė njė pyll tė pashkelur, vendasit e atjeshėm nga frika ranė duke u lutur lakuriq pėr tokė, pastaj filluan t’u bien daulleve dhe tė flijohen duke thėnė se ai ėshtė Zoti qė ka zbritur nga qiejt, sepse atė qė e panė me sytė e tyre ishte kundėr tė gjitha ligjeve “logjike” tė cilat ata i njihnin, edhe pse ne e dimė mirė se fluturimi i aeroplanit zhvillohet sipas ligjeve konsoliduese (tė aerodinamikės - shėn. pėrk.) dhe se me rastin e konstruimit tė aeroplanit ėshtė dashur doemos ato tė merren parasysh. Pėr kėtė arsye mu’xhizja nuk ėshtė prishje e rendit por respektim i rendit. Uji ngjitet nėpėr trungun e hurmės pėrkundėr gravitacionit. Fjala ėshtė pėr ligjin e kompaktėsisė sė shtyllės ujore, ligjit tė fijeve tė veēanta (rrėnjore) dhe ligjit tė shtypjes osmotike tė cilėt e tėrheqin ujin lart.

    Ne asnjėherė nuk dalim nga suazat e arsyes, as jashtė tė tė kuptuarės. Mahnitja e vendasve pason nga mosnjohja e ligjeve nė natyrė. E tillė ėshtė edhe mahnitja jote para ēarjes sė detit qė e bėri Musau a.s. dhe shndėrrimi i shkopit nė gjarpėr, para ngjalljes sė tė vdekurve tė Isaut a.s., hyrjes sė Ibrahimit nė zjarr qė s’mund ta djegė etj. Pėr ty kjo ėshtė e pamundur sepse i then ligjet. Ti kėtė e konsideron akrobatizėm, edhe pse e gjithė kjo zhvillohet sipas ligjeve tė Zotit qė i tejkalojnė ligjet tė cilat deri tash i kemi zbuluar. Fjala ėshtė vetėm pėr njė ndodhi mė tė lartė dhe njė rend mė tė lartė, i cili ėshtė krejtėsisht logjik, edhe pse mendja jonė ende nuk e arrin. Zoti xhel-le-shanuhu nuk e prish kėtė rend me mu’xhize por me ato na i zbulon nivelet e tij mė tė larta.

    Behaijėt kanė gabuar gjithashtu duke i mohuar mu’xhizet sikur edhe ti, sepse i kanė konsideruar mospėrfillje dhe pėrēmim i mendjes. Ata i kanė refuzuar kuptimet e fjalėpėrfjalshme tė tekstit kur’anor, dhe sipas tė kuptuarit tė tyre Musau, a.s. me shkopin e tij nuk e ka ēarė detin, por shkopi i tij e ka simbolizuar sheriatin i cili e ndanė tė vėrtetėn, dora e tij e bardhė, sipas tyre, ėshtė mishėruar nė dorė tė sė mirės; Isau i ka ngjallur shpirtrat e jo trupat, ia ka hapur pamjet mendjes, e nuk ua ka kthyer pamjen tė verbėrve. Pėr ata mbarė kjo ka qenė vetėm alegori dhe simbolikė kur’anore, sepse tėrė kėtė s’kanė mundur ta kuptojnė.

    Ne sot jetojmė nė kohėn nė tė cilėn aspak nuk ėshtė vėshtirė tė kuptohen mu’xhizet. E pamė se si shkenca na dėrgoi nė Hėnė. Nėse kjo na shkoi pėr dore duke iu falėnderuar dijeve tona, atėherė ėshtė jashtė ēdo dyshimi qė dija e Zotit tė na ofrojė forcė dhe fuqi mė tė madhe. Dėgjoje pak kėtė ajet tė bukur kur’anor:

    “O grup i exhineve dhe njerėzve! Nėse ju mendoni se mund tė depėrtoni nėpėr sferat e larta tė qiellit dhe tė Tokės, atėherė provoni! Por nuk do tė mundeni tė depėrtoni pa ndonjė fuqi tė madhe.” (Err-Rrahmān, 33).
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  9. #79
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    KUPTIMI I FESĖ


    Miku vazhdoi:
    - Dėgjo, nėse ekziston xhenneti, sikur qė pohoni, atėherė unė do tė jem i pari i cili do tė hyj nė tė, sepse jam mė religjioz sesa shumė propagandues tuaj me mjekra dhe tespih nė dorė.

    - Religjioz? Ēka nėnkupton me kėtė?

    - Mendoj, nuk e ofendoj askend, nuk vjedh, nuk vras, nuk pranoj ryshfet, nuk hipokrizoj, nuk urrej, askujt nuk ia mendoj tė keqen, qėllimin e kam vetėm tė bėj mirė dhe qėllimi im gjithnjė ėshtė dobia e pėrgjithshme. Zgjohem dhe fle me ndėrgjegje tė pastėr. Parimi i jetės sime ėshtė qė ta rregulloj atė qė mundem. A nuk ėshtė tėrė kjo fe? A nuk thoni ju se feja ėshtė tėrėsia e marrėdhėnieve tė nje riut?!

    - Atė qė e the, nuk ėshtė fe. E tėrė ēka punon ti bėn pjesė nė fe dhe quhet edukatė dhe sjellje e mirė. Ti nuk bėn dallim midis asaj ē’ėshtė feja dhe asaj ēka i takon fesė. Fe do tė thotė vetėm njė: njohja e All-llahut dhe qėndrimi ndaj Tij, tė Madhit dhe Mėshiruesit, i cili ėshtė afėr dhe i cili ēdo gjė sheh dhe dėgjon, dhe i cili ėshtė i vetmi i denjė pėr lavdi dhe falėnderim. Kjo, nė tė vėrtetė ėshtė feja dhe ajo nė vete i inkuadron edhe tė gjitha ato qė i theksove.
    Pejgamberi i All-llahut thotė:
    “Zoti e pranon sadakanė mė parė se sa duart e atij qė i jepet”. Kush e beson Zotin xhel-le shanuhu i do edhe krijesat e Tij dhe sillet mirė ndaj tyre...

    - Mė beso, nganjėherė ndiej se ekziston njėfarė Fuqie.

    - Fuqi!

    - Po! Njėfarė Fuqie e panjohur e cila qėndron pas tėrė kozmosit. Unė plotėsisht besoj se ekziston njėfarė Fuqie.

    - Si e kupton ti kėtė Fuqi? A e kupton si qenie e cila dėgjon, sheh, kupton, u jep premtime krijesave tė Tij se do t’i mbrojė, udhėzojė, dhe drejtojė nė rrugė tė vėrtetė, se do t’u dėrgojė libra dhe pejgamberė dhe do t’u pėrgjigjet lutjeve tė tyre.

    - Haptas tė tė them, unė atė fuqi nuk e mendoj ashtu, as s’e kuptoj. Edhe mė tepėr se kjo, e mendoj naive dhe tė pahijshme ndaj asaj Fuqie madhėshtore.

    - Do tė thotė, kjo ėshtė ndonjė Fuqi e verbėr e cila pa vetėdije dhe pa pėrgjegjėsi e drejton kozmosin?

    - Ndoshta!

    - Sa i keq ėshtė kuptim yt pėr Fuqinė mė tė lartė. Tė ka dhėnė sytė e ti mendon se ajo ėshtė e verbėr. Tė ka dhėnė mend, kurse ate e mendon tė pavetėdijshme. Ti e mohove All-llahun dhe kėshtu vetvetes i bėre mizori... ti Zotin tėnd e mendon si fuqi tė verbėr tė cilit nuk i lutesh dhe nėnshtrohesh...

    - Pse tė falem dhe kujt t’i falem? Unė nė lutjet tuaja nuk shoh kurrfarė urtėsie. Pėr ē’arsye ato lėvizje dhe a nuk ėshtė e mjaftueshme vetėm pėrulėsia?

    - Kuptimi i faljes (sė namazit) ėshtė thyerja e mendjemadhėsisė. Me rėnien nė sexhde, me prekjen e tokės me ballė dhe me theksimin e “subhāne rabbije-l-a'elā” e pranon vendin tėnd, se ti nė krahasim me All-llahun je i imėt dhe i asgjėshėm, se je dhe... Kurse, sa u pėrket lėvizjeve nė fjalė dhe mosmjaftueshmėrisė sė vetė pėruljes, mė lejo tė tė pyes para se tė tė pėrgjigjem: pėr ē’arsye ėshtė krijuar trupi dhe pse ti nuk kėnaqesh vetėm me dashuri abstrakte e cila nuk e inkuadron nė vete edhe trupin? All-llahu xhel-le shanuhu ta krijoi trupin qė tė ta zbulojė zemrėn. Nėse nė zemrėn tėnde ka diē, ajo do tė tregohet nė trup. Nėse adhurimi yt ėshtė i sinqertė, ti atė do ta manifestosh me trup, e nėse nuk ėshtė, atėherė do tė mbetet vetėm nė gjuhė.

    - A beson ti se do tė hysh nė xhennet?

    - Tė gjithė do tė shkojnė nė xhehennem(!?..). Pastaj All-llahu do t’i shpėtojė ata tė cilėt kanė vepruar atė qė e ka urdhėruar Ai dhe janė ruajtur prej asaj qė Ai e ka ndalur. Unė nuk e di se a jam prej atyre tė cilėt do tė jenė tė shpėtuar. Atė e di vetėm I Gjithėdijshmi. Vepra mund tė jetė e mirė, por qėllimi i cili qėndron pas saj ndoshta nuk ėshtė i mirė. Ndoshta dikush punon diē nė emėr tė dikujt tjetėr e jo nė emėr tė All-llahut tė madhėruar. Shumė ka prej atyre tė cilėt mashtrohen nė parashikimet e tyre. Ne e lusim Zotin tė na ruajė nga mashtrimet tona.

    - A ėshtė e mundur qė njeriu tė jetė plotėsisht i sinqertė?

    - Njeriu vetė nuk mund ta arrijė sinqeritetin e plotė. Sinqeriteti ėshtė dhuratė e Zotit dhe Zoti xhel-le shanuhu ka premtuar se do ta drejtojė dhe orientojė nė rrugė tė vėrtetė atė qė i drejtohet.

    Prandaj, nuk tė mbetet asgjė tjetėr pėrpos se t’i kthehesh Atij. Tek Ai ėshtė e amshueshmja!
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  10. #80
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    NE SENDĖRTOJMĖ FATIN E KĖSAJ
    BOTE, NDĖRSA JU SENDĖRTONI
    ILUZIONE




    Duke konsideruar se ėshtė ngadhėnjimtar, miku tha:
    - Pa i marrė parasysh kėto mospajtimet tona dhe kohėzgjatjen e diskutimit tonė, ne nga ato dalim si ngadhėnjimtarė, sepse ne sendėrtojmė fatin e kėsaj bote ndėrsa ju iluzionet. Ne kemi shumė gjėra tė tilla qė harami nuk i ngatėrron. Ju keni agjėrimin, namazin, duatė, frikėn nga llogaria. E mė thuaj, kush ėshtė nė fitim?

    - Ju do tė ishit nė fitim sikur ajo qė e posedoni tė ishte fati i vėrtetė. Mirėpo, kjo nė tė vėrtetė ėshtė fatkeqėsi.

    - Fatkeqėsi?! Si kjo?

    - Pėr arsye se kjo ėshtė robėrim i epsheve tė cilat janė tė pangopshme. Edhe Kur’ani e pranon se ju kėnaqeni, por kjo kėnaqėsi nuk ėshtė e denjė pėr njeriun. Prandaj, kjo s’ėshtė fat. Fati i vėrtetė ėshtė qetėsia shpirtėrore dhe ēlirimi spiritual nga tė gjitha robėrimet pėrveē robėrimit ndaj Zotit Njė dhe tė Vetmit. Fati ėshtė pajtimi i njeriut me vetveten, me tė tjerėt dhe me Zotin xhel-le shanuhu. Ky pajtim arrihet me aktivitetin e njeriut. Tėrė jeta e tij duhet tė jetė e pėrshkruar me tė mira dhe me tė forcuarit e lidhjes me All-llahun xhel-le shanuhu me anė tė namazit. Nė favor tė kėsaj janė edhe fjalėt e njė mistiku: “Ne jetojmė nė ėmbėlsitė e atilla qė mbretėrit, sikur ta dinin ēfarė janė, do tė tentonin me shpata tė na i rrėmbenin”. Ata tė cilėt e njohin kėtė ėmbėlsi tė pajtimit me Zotin dhe me vetveten, e njohin vlerėn e kėsaj thėnieje.

    - A nuk ke pirė edhe ti para disa vjetėsh, je dėfryer sė tepėrmi dhe ke qenė i kėnaqur me jetėn e atillė, sikur qė jemi ne tash tė kėnaqur? Nė librin tėnd All-llah we-l-insān (All-llahu dhe njeriu) ke bėrė herezi para njė shumice tė cilėve tash po ua zė pėr tė madhe, e ēka ėshtė ajo qė tė solli nga njėri skaj nė skajin tjetėr?

    - Zoti ėshtė Ai i cili i ndryshon njerėzit dhe i cili ėshtė i vetmi i pandryshueshėm.

    - E di. Ti thua se e tėrė kjo ėshtė me mirėsinė e Zotit, por cili ėshtė roli yt?

    - Vdekja ėshtė ajo e cila sė pari mė nxiti nė njė pėrsiatje tė thellė pėr botėn rreth meje. Ajo mė parė, nė tė vėrtetė, mė ėshtė dukur paradoksale dhe atė vetes kurrsesi nuk kam arritur t’ia shpjegoj, derisa bota mė ėshtė dukur e rregulluar nė mėnyrė tė pėrkyer dhe e kuptueshme. Sikur jeta ime me ndonjė rast tė ishte rastėsi e vėrtetė dhe lojė, kurse mbarimi i saj asgjė, atėherė pėr ē’arsye dėshpėrimi, animi nga e vėrteta, idealet, madje edhe me ēmimin e vetė jetės.
    Yjet tė cilat lundrojnė shtigjeve tė veta, bashkėsitė jashtėzakonisht tė rregulluara tė bletėve dhe tė buburrecave, bimėt tė cilat ndiejnė, morali i disa llojeve tė shtazėve, truri i njeriut me fijet e veta dhjetėmilionėshe tė cilat nė harmoni tė pėrkryer funksionojnė, kjo mė nxiti nė pėrsiatje pėr Atė i cili qėndron pas tė gjitha kėtyre. Hijeshia e gjethit tė drunjve, e bishtit tė palloit, krahut tė fluturės, kėndimit tė bilbilit, mė ka folur pėr Krijuesin e tyre. E kam parė rregullimin e tėrėsishėm tė natyrės e cila e ka mohuar ēdo rastėsi dhe jopėrcaktueshmėri. E kam lexuar Kur’anin dhe kam mbetur i magjepsur dhe i mahnitur me melodinė e tij. Mirėpo, pėrveē kėsaj melodie nė tė kam gjetur pėrgjigje pėrkatėse nė pyetjet tė cilat shtrohen nė politikė, etikė, sheriat, kozmos, jetė, shpirt, shoqėri. Fakti se Muhammedi, i cili nuk ka ditur tė lexojė e as tė shkruajė, ka jetuar nė njė mjedis tė prapambetur, sė bashku me tė gjitha qė u theksuan mė lart, mė ka bindur se Kur’ani ėshtė prej Zotit, kurse Muhammedi ėshtė I dėrguar i Zotit. Pasi qė me vėmendje i dėgjoi fjalėt e mia, miku mė tha duke e shfrytėzuar rastin e fundit tė cilin e kishte:

    - Unė asgjė nuk po humb, sepse e kam jetuar jetėn mė tė fatshme dhe mė tė pasur. Mirėpo, nėse llogaritė e mia janė tė sakta, ju do tė humbni shumė, kurse llogaritė dhe shpresa ime janė tė vėrteta dhe juve, miku im, ju pret befasi e tmerrshme.

    E shikova mikun derisa ende fliste, dhe nė thellėsitė e syve tė tij zbulova frikė, atė frikė tė rėndė nga e cila qepallat vezullojnė dhe dridhen. Edhe pse frika nė sy ka shndritur vetėm njė ēast, ai ka qenė mjaft i gjatė tė tregojė se dyshimi e ka prekur verbėrinė dhe mendjemadhėsinė e mikut. Me tonin tė cilit orvatej t’i japė ashpėrsi mė tha:

    - Do tė shohish se toka ėshtė ajo qė na pret edhe ty edhe neve.

    - A je i sigurt?
    Duke e fshehur dyshimin me theks tė forcuar ai tha:

    - Po!

    - Nuk ke tė drejtė - i thashė, - se nė atė qė ti e pohon, kurrė nuk mund tė jemi tė sigurt.

    Duke mbetur vetėm, atė natė, pas dialogut tonė tė gjatė, kam qenė i sigurt se miku im nė shpirt ka lėndim. Thashė nė veten time, duke u lutur pėr tė: mbase kjo frikė do ta shpėtojė, sepse kush ia mbyll vetes me krenarinė e tij shtigjet deri te e vėrteta, frika ėshtė rrugėdalje e vetme. Mirėpo, e kam ditur se pėrudhja nga rruga e drejtė dhe nga e vėrteta nuk ėshtė nė duart e mia. A nuk po i thotė All-llahu xhel-le-shanuhu Tė dėrguarit tė Tij:
    “Ti, me tė vėrtetė, nuk do ta udhėzosh drejt atė qė do ti, por All-llahu e udhėzon drejt atė qė do Ai...” (El-Kasas, 56).
    Por, kam bėrė lutje pėr mikun, sepse kam dėshiruar tė pėrudhet dhe tė shpėtojė nga mėkati mė i madh.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678

Tema tė Ngjashme

  1. Dialogu Ndėrshqiptarė
    Nga Nuh Musa nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 13-05-2012, 16:00
  2. Dialogu ndėrmjet muslimanėve duhet tė ketė pėrparėsi
    Nga intel inside nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 23:39
  3. "Benedikti VXI do ta largojė kishėn nga dialogu me myslymanėt"
    Nga i fundit nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 27-09-2006, 19:32
  4. Daci: Nuk pres shumė nga dialogu Prishtinė-Beograd
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-09-2003, 17:03
  5. Dialogu i kulturave
    Nga erzeni nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-12-2002, 13:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •