Pershendetje alko 71. E shoh se ke bere goxha pune dhe ke edhe shume per te shkruar. Sbesoj se ju ngelet hatri nese ju ndihmoj pak, si njeri pa pune qe jam![]()
Dhemba e tij per ta ishte aq e madhe, sepse vdekja e tyre ishte humbje e pakompensueshme. Por, megjithate, ne Kur'an nuk theksohet asnje lajm i vetem. Gjithashtu Muhammedit a.s i vdes djali i tij Ibrahimi. Ky atij i dhimbet dhe qane per te, por ne Kur'an per kete s'ka kurrfare gjurme. Kur'ani eshte plotesisht i abstraksionuar nga personaliteti i Muhammedit.
Jo vetem kjo. Ndodh, perkundrazi, te shpallet ndonje ajet porosia e te cilit eshte e kundert me ate qe e vepron dhe mendon Muhammedi a.s. Ndonjehere vjen ajeti si qortim per ndonje qendrim te tij, si rasti i cili ndodhi me njeriun e verber nga i cili ai e ktheu koken derisa zhvillonte bisede me lideret kurejshite. Kur'ani per kete thote:
"U vrenjt dhe ktheu koken per arsye se i ka ardhur i verberi. Cka di ti, ndoshta mu ai i verberi veten do ta pastroje ose do ta pranoje keshillen e cila do t'i sjell dobi..."(Abese,1-4).
Ne Kur'an ka edhe ajete ne te cilat kritikohet ndonje veprim i Muhammedit si:
"Nuk i ka hije asnje pejgamberi te kete rober gjersa nuk shenon fitore ne Toke. Ju i doni te mirat e kesaj bote, ndersa All-llahu ua deshiron Ahiretin. Po te mos ishte libri prej All-llahut i cili ka ardhur me pare, juve do t'ju qellonte denimi i madh per ate qe keni marre." (El-Enfal,6-7).
Shpeshhere Kur'ani i urdheron Muhammedit a.s qe t'u thote ithtareve te tij edhe ate te cilen nuk do te mund t'ua thoshte sikur te ishte ai autor:
"Thuaj! Une nuk jam zanafille e pejgambereve dhe nuk e di se cdo te behet me mua dhe me ju..."(El-Ahkaf,9).
Krijoni Kontakt