Njė gjendje mund ta pėrfshishė vetėm kur gjendesh jashtė saj. Ne nuk do tė kishim mundėsi ta kuptojmė karakterin kalimtar tė kohės sikur te ne tė mos ishte pjesa e cila kupton, kurse e cila ėshtė jashtė kėsaj kalueshmėrie tė vazhdueshme kohore, d.m.th. e cila qėndron nė prag tė amshueshmėrisė. Sikur botėkuptimi ynė i karakterit kalues tė kohės tė lėvizte ēdo ēast me treguesin i cili i tregon sekondat, asnjėherė nuk do tė mund ti kuptonim ato sekonda.
Kėshtu vijmė deri te rezultati hutues se nė vetė ne ekziston pjesa e tė ekzistuarit tonė, e cila ėshtė jashtė suazės sė kalimit tė kohės, d.m.th. e cila ėshtė e amshueshme. Ajo e kundron lėvizjen e kohės, kurse vetė ėshtė nė gjendjen e qetėsisė, e kupton atė dhe nuk pėrzihet nė tė. Pėr kėtė arsye kjo pjesė nuk rritet dhe nuk vjetrohet, prandaj edhe nuk shkatėrrohet. Atė ditė kur trupi i njeriut vdes, kjo pjesė do tė mbetet duke jetuar jetėn e saj tė veēantė pa u kufizuar me kohėn. Kjo pjesė ėshtė shpirti.
Tė gjithė ne mundemi nė brendinė tonė ta ndiejmė kėtė ekzistencė shpirtėrore nė trajtė tė pranisė, pėrhershmėrisė, tregueshmėrisė dhe ekzistueshmėrisė e cila ėshtė plotėsisht e ndryshme nga tė ekzistuarit e ndryshueshėm material. Kjo gjendje e brendshme tė cilėn e ndiejmė dhe kuptojmė nė ēastet e zgjuarshmėrisė sė brendshme, kurse tė cilėn e kemi quajtur gjendje e pranishmėrisė, nė tė vėrtetė, ėshtė udhėheqės i cili na udhėheq nga ekzistenca shpirtėrore brenda nesh dhe na shpie deri te enigma qė quhet shpirt...
Dėshmia e dytė pėr ekzistencėn e natyrės sonė shpirtėrore ėshtė ndjenja jonė fillestare (fitrijjeh) e lirisė. Sikur me ndonjė rast tė jemi vetėm trupa materialė brenda jetės materiale me tė cilėn drejtojnė ligjet e domosdoshme materiale, ndjenja jonė fillestare e lirisė nuk do tė ketė kuptimin e vet. Domethėnė se ne posedojmė shpirtin i cili ngrihet mbi suazat e kohės dhe i tejkalon vdekjen dhe nevojat materiale. Ētė thuhet kėtu pėr ringjalljen?
Askush pas vdekjes nuk ėshtė kthyer qė tė na lajmėrojė pėr atė se ēka ka ndodhur me tė atje. Nuk ka hyrė as Dita e Ringjalljes e cila do tė na shėrbente si argument dhe dėshmi e qartė (e ringjalljes sė sėrishme). E gjithė ajo qė mund tė thuhet pėr ringjalljen ėshtė se ringjallja ėshtė e vėrtetė fetare tė cilėn e pranojnė edhe arsyeja edhe shkenca. Ato e pranojnė kėtė tė vėrtetė fetare pėr shkak se dėshmitė e tė ekzistuarit sikur edhe tė gjitha fenomenet e tij tregojnė atė se nė ēdo gjė ekziston kthimi nga pika nisėse dhe se ēdo gjė ka rendin e vet. Kėshtu nata e ndėrron ditėn nė mėnyrė qė kjo dukuri tė pėrsėritet sėrish me fillimin e ditės sė re. Dielli lindet, pastaj perėndon nė mėnyrė qė sėrish tė lindet. Stinėt e vitit ndėrrohen: vjen vera, pastaj vjeshta, e pastaj vijojnė dimri dhe pranvera nė mėnyrė qė menjėherė pas pranverės sėrish tė fillojė vera e pas saj vjeshta, pastaj dimri dhe kėshtu me radhė. Pasi tė zgjohemi ne pėrsėri flejmė, e kjo parashtron zgjimin tonė tė sėrishėm. Tė gjitha kėto janė fakte tė cilat na konfirmojnė se pas vdekjes pashmangshėm vjen zgjimi i sėrishėm, sepse ēdo gjė ka rendin e saj. All-llahu i Gjithėfuqishėm pėr Veten nė Kuran thotė se ėshtė Fillues (elmubdiu) dhe Pėrtėritės (el-muidu):
Ashtu siē ju ka krijuar, ashtu edhe do tė ktheheni tek Ai...(el-A'rāf, 29).
Ai me tė vėrtetė e filloi krijimin e pastaj e pėrsėrit atė...(Jūnus, 4).
A nuk lundron ēdo gjė nė gjithėsinė e gjerė duke filluar nga atomi e deri te galaktika!? Madje edhe qytetėrimet kanė lėvizje zikzake. Edhe historia gjithashtu. Dhe pikėrisht ky fakt i kthimit tė amshueshėm, i cili inkuadron ēdo gjė qė ekziston, e konfirmon fenomenin e ringjalljes pas vdekjes. Dėshmia e dytė e ringjalljes ėshtė rendi i vendosur preciz i cili e pėrfshinė tėrė gjithėsinė, nė tė cilėn ēdo gjė funksionon sipas planit tė caktuar me menēuri dhe zhvillohet sipas njė rregulle tė dhėnė.
Krijoni Kontakt