
Postuar mė parė nga
alko71
NĖSE ALL-LLAHU I KA
CAKTUAR VEPRAT E MIA,
PĖRSE ATĖHERĖ MĖ THĖRRET
NĖ PĖRGJEGJĖSI?!
Duke menduar se kėsaj here s’kam rrugėdalje, miku me dashakeqje tha:
Pohoni se Zoti e cakton ēdo gjė madje edhe veprat tona. Nėse ėshtė ashtu, nėse Ai i ka caktuar edhe veprat e mia tė kėqija, pėrse atėherė mė thėrret nė pėrgjegjėsi pėr to?
Mos mė thuani, sipas traditės suaj, se unė kam tė drejtė tė zgjedh, sepse s’ka gėnjeshtėr mė tė madhe se kjo. Ju pyes: A mos e kam zgjedhur unė lindjen, gjininė, lartėsinė, ngjyrėn, vendlindjen time?
A lind Dielli dhe a perėndon Hėna sipas zgjedhjes sime?
A vjen sipas zgjedhjes sime caktimi im; mė befason vdekja dhe mė ndodh tragjedia, dhe bėj krim.
Pėrse Zoti mė detyron tė bėjė diēka, e pastaj pėr kėtė shkak mė dėnon?!
Nėse pohoni se jeni tė lirė sepse pėrveē vullnetit tė Zotit keni edhe vullnetin vetjak, a nuk po i pėrshkruani me kėtė bashkėpjesėmarrje dhe reciprocitet tė shumė vullneteve?!
Pėrveē kėsaj, ē’thoni pėr ligjet e mjedisit, kushtet dhe domosdoshmėrinė pėr tė cilat flasin meterialistėt historikė?!
I kėnaqur me kėto pyetje tė shkrepura sikur tė shtėna (arme), miku u qetėsua, i bindur se me to pėrgjithmonė mė ka varrosur.
Krejtėsisht i qetė ia fillova:
Ke rėnė nė disa gabime: Veprat tua i janė tė njohura Zotit dhe tė shkruara nė Librin e Tij, por me kėtė nuk tė janė caktuar detyrimisht. Ato janė caktuar vetėm nė dijen e Tij. Kjo caktueshmėri deri diku mund tė krahasohet me kėtė qė vijon: Ti ke njohuri pėr veprat e birit tėnd dhe nė to ekziston mundėsia qė biri yt tė bėjė kurvėri. Nėse ai kėtė e bėn, a mos e ke detyruar ti nė kėtė ose kjo vetėm ėshtė parashtruar dhe ka ndodhur qė dituria jote ka qenė e saktė?
Sa u pėrket fjalėve tua pėr lirinė dhe mundėsinė e zgjedhjes se kjo ėshtė vetėm gėnjeshtėr e kulluar dhe se kjo dėshmon kėtė ēka nuk e ke zgjedhur lindjen, gjininė, ngjyrėn, vendlindjen tėnde, se nuk mund tė ndikosh nė Diellin dhe Hėnėn; kėto tregojnė gabimin tjetėr tė cilin e ke bėrė. Gabimi ėshtė nė atė qė ti lirinė e kupton krejtėsisht ndryshe nga ne besimtarėt. Ti flet pėr lirinė absolute dhe po thua pse s’kam mundur veten ta krijoj tė bardhė apo tė zi, tė gjatė apo tė shkurtėr dhe a ėshtė nė mundėsinė time ta bart Diellin nga vendi i tij apo ta ndalė nė orbitėn e tij.
Ne kėsaj i pėrgjigjemi: Ti flet pėr lirinė absolute, lirinė e zotėrimit tė lirė me kozmosin qė i pėrket vetėm Zotit. Pėr ne ėshtė e vėrtetė e vetme: “Zoti yt krijon ēka tė dojė dhe zgjedh. S’ėshtė (e drejtė) e tyre tė zgjedhin.” (El-Kasas, 68).
Askush nuk ka tė drejtė zgjedhjeje nė ēėshtjen e krijimit, sepse Zoti xhele shanuhu ėshtė Ai i cili krijon ēka tė dojė dhe zgjedh ēka tė dėshirojė. Zoti i lartmadhėruar nuk do tė tė ftojė nė pėrgjegjėsi pėr shkak tė lartėsisė tėnde, as qė do tė tė dėnojė pėr shkak se nuk e ke ndalur Diellin nė orbitėn e tij. Por, fusha e pyetjeve ėshtė fushė e ngarkimeve. Ti nė kėtė fushė je i lirė dhe ata janė kufijtė pėr tė cilėt po flasim. Ti je i lirė t’i kultivosh pasionet tua, ta pėrmbash urrejtjen tėnde, t’i kundėrvihesh vetvetes, t’i largosh qėllimet e kėqija, ndėrsa t’i vazhdosh prirjet tua tė mira. Ti mund tė bėhesh bujar me vetveten dhe pasurinė. Mund tė flasėsh tė vėrtetėn ose tė gėnjesh. Mund ta pėrmbash dorėn tėnde nga e ndaluara. Mund ta pėrmbash shikimin tėnd nga trupi i tė tjerėve. Mund ta pėrmbash gjuhėn tėnde nga sulmi, pėrgojimi dhe intrigat.
Krijoni Kontakt