Ekstremi i njeres gjithmone shkakton tjetren...
Ekstremi i njeres gjithmone shkakton tjetren...
Ka mundesi te jete e vertete ajo qe thua Star, por ne nuk po flisnim per veprime ekstreme por per ndienja te cilat cojne ne veprime te ekstremiteteve te kunderta. Kjo gje ama nuk i ben edhe vete ndienjat te jene ne keto ekstremitete diametralisht te kundert.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 01-12-2002 mė 04:48
- Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.
- Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
po s'e diti peshku e di Zoti vetė.
Dashuria e tepert shkakton urrejtje nganjehere Sokol, sidomos kur ajo dashuri nuk realizohet dhe fajtor eshte njera pale.
Ndienjat jane teper fleksibile per t'u dhene "detyra" te caktuara. Ato nuk mund t'i ndash, si te them, me sopate. Sepse njera shkakton tjetren ne aktivitete te ndryshme fizike. Deshperimi i madh mund te shkaktoje edhe qarjen, mirepo edhe gezimi i madh mund te shkaktoje qarjen...
Keto dy ndienja gershetohen aq shume, saqe eshte e pamundur ti kontrollosh. Te duash eshte bukuri, por si mund ta kuptosh vleren e dashurise nese nuk ekziston urrejtja? Keto jane si Yin -Yang-u Taoist... ne cdo te keqe, ka dic te mire. Ne cdo te mire ka dic te keqe. Dhe ne jetojme ne nje Bote, ku e keqja dhe e mira e krijojne nje balanc dhe ai balanc e ben njeriun te lire. E te qenit te lire, te ben te veprosh si ta do natyra...
StarCraft.
P.S. Ndoshta konceptet per Urrejtjen&Dashurine nuk na perputhen, por qellimi im ishte te mbaja nje fanar tjeter mbi rolin e tyre...
Dashuria dhe Urrejtja nuk jane dy ndienja diametralisht te kunderta por cojne ne veprime te tilla. Ket nuk duhet ngaterruar.
Edhe vete fjalet e tua apo diskutanteve te tjere kete gje shprehin, pavarsisht se bindja mund te jete tjeter.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 01-12-2002 mė 05:11
- Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.
- Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
po s'e diti peshku e di Zoti vetė.
Ne te dyja rastet e konsideron tjetrin! Edhe nese e urren dike, do te thote qe e ka nje fare rendesie per ty, pavaresisht nga ngarkesa emocionale qe permban energji negative! Urrejtja eshte nje kompleks gjerash p.sh. keqardhje per mardhenien e meparshme, xhelozi ndaj personit qe te ka zene vendin etj. Nese dashuron, ndihesh i plotfuqishem dhe je ne qender! Ngarkesa emocionale eshte pozitive dhe dihet qe ne kete rast, mund te besh te munduren dhe te pamunduren! Prandaj thuhet qe dashuria nderton, urrejtja shkaterron! Per mendimin tim jane dy ndjesi me te njejtin drejtim dhe ne kahe te kundert!
Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere
Qe te shohesh ndryshimin midis te dyjave duhet te njihesh me ndjesine e shpirtit kur perfshihesh ne aktet e dashurise dhe ate te urrejtjes. Provo te ndertosh nje familje, dhe ti do ta kuptosh forcen e dashurise. Provo te shkaterrosh nje familje, dhe ti do ta kuptosh forcen e urrejtjes. Nese ndihesh mire pasi shkaterrove dashurine midis nje cifti, ti je nje njeri qe urrejtja te lumturon. Nese ndihesh i lumtur dhe i bekuar ne pranine e familjes tuaj, ti je produkt i dashurise.
Njerezit qe njohin Dashurine, ndertojne.
Njerezit qe njohin Urrejtjen, shkaterrojne.
"Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"
kush e turbullon mendjen me teper....intensiteti i ciles prej ketyre ndjenjave ju verbon syte--kjo ishte pyetja, jo analiza e dashurise dhe e urrejtjes...a ka mundesi ndonjeri te flase per kete...nuk po i hyjme vlerave normave e raportit qe kto ndjenja marrin ne shoqeri!
Summertime baby!
Me se e vertete.Postuar mė parė nga Albo
Njerezit qe njohin Dashurine, ndertojne.
Njerezit qe njohin Urrejtjen, shkaterrojne.
Por valle sa vete e njohin realisht dashurine?
Ka shume lloj dashurish ne fakt dhe nuk e kemi ndare dot akoma se per cilen dashuri flasim.
Ka dashuri per veten.
Ka dashuri materiale, per nje send apo dicka te perafert.
Ka dashuri per te tjeret.
Ka nga ata qe mundohen ti gershetojne keto te dy permbledheset, per vete e te tjeret pra(teorikisht aty hyn shumica jone).
Pastaj ka dashuri shoqerore, dashuri vllazerore, dashuri prinderore, e pafundesisht...
Per cilen dashuri bejme fjale ketu? Mos valle per ndonje dashuri qe i permbledh te gjitha keto? Mos valle eshte dashuria per jeten qe i permbledh (hm, e diskutueshme)?
Pra per cilen dashuri flasim?
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 04-12-2002 mė 01:37
- Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.
- Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
po s'e diti peshku e di Zoti vetė.
Eh c'po behem pishman qe e hapa ket teme
Summertime baby!
Ihti, sinqerisht nuk ke perse merzitesh.
Ti thuaje mendimin tend qetesisht se ketu do mbese, nuk do e fshije njeri. Kush do kete nje mendje me ty do e mbeshtese. Kush nuk do jete ne nje mendje me ty, do e diskutoni. Kete presupozohet te bejme fundja.
- Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.
- Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
po s'e diti peshku e di Zoti vetė.
Krijoni Kontakt