
Postuar më parë nga
DI_ANA
Në forum nuk mund te gjykojmë.....fjala më e përshtatshme për mua do të ishte paragjykim!
Paragjykimet" janë të padëshiruarit e mëdhenj të ligjërimit modern. Duke filluar nga ai social apo komunikimi ndërpersonal, e deri tek tek gjuha e ligjit. Por në fakt, në ka një gjë më të pranishme në jetën tonë, këto janë paragjykimet. I kemi kudo, i përdorim kudo, jemi objekt dhe subjekt i tyre përditë.
Po në fakt, çfarë janë paragjykimet? Në planin social paragjykimet janë forma të thjeshtuara të të menduarit për tjetrin apo për të tjerët, të cilët bëjnë të mundur me një të rënë shkurt, arritjen në një konkluzion pa u munduar shumë. Paragjykimi social është komod. Eshtë pa shumë punë. Nuk ka nevojë të lodhesh dhe të marrësh shumë informacion, nuk ka nevojë të bësh sintezë për të përpunuar materialet e grumbulluara. Për shembull kemi nëj stereotip të caktuar për femrën, për qytetarin, për fshatarin, për francezin, për kinezin, për plakun, për fëmijën, të cilët rëndom i fusim nëpër disa stereotipe, nga të cilat pastaj është shumë e vështirë të dilet.
. Paragjykimet në ligj, thuajse nuk ekzistojnë. Ligji vepron vetëm "post -fakt", vetëm pas fakteve ka gjykim. Në ligj ka gjykim, jo paragjykim.
Tema jote ështe tepër interesante...nuk e kemi te drejtën e paragjykimit as ofendimit,por edhe të fuqishëm perballë tyre nuk mund të jemi,pasi çfarêdo qe do mund të bëjmë nuk mund ti shmangim fatkeqësisht!
Respekte
Krijoni Kontakt