Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690

    Jorge Luis Borges

    Tregim

    Jorge Luis Borges

    TEOLOGĖT

    Me te shkretetuar kopshtin, kallmet e lteret, kaluruan Hunet brenda librores se monastirit i shqyen librat e pakuptueshem, i peshtyne dhe i dogjen, nga frika se mos ndoshta shkronjat fshehin ndonje sehir, te vdekjes ne shpaten e hekurt qe kane thurur, qe ti shmagen mallkimit. Flaka perpiu palimpsestet dhe doreshkrimet e vjetra, por perfundi hirit, nga zemra e turres se zjarrit, shpetoi, gati i paprekur, libri i dymbedhjete i vepres Civitas Dei ne te cilen citohet se si Platoni ne Athine, ka predikuar se, pas shekujve te panumert, cdo gje merr serish pamjen meparshme, dhe qe ai, ne Athine, po njejtit polem perseri do t'ia thote te njejtat mesime. Teksti qe shpetoi nga zjarri nderohej me vecanti, dhe ata qe e kane lexuar e rilexuar ne ate krahine te skajshme harronin se autori kishte predikuar ate mesim vetem qe ta kishte me lehte per ta mohuar. Nje shekull me vone, Aureliani, ndihmes Peshkop i akuilese, erdh ne dieni se sekti i ri i monotoneve, (te cilet i therrisnin edhe anuliste) te brigjet e Danubit predikonin se historia eshte rrote dhe se nuk ka asgje qe nuk ka qene qe me pare dhe qe nuk do te jete. Rrota dhe Gjarperi neper male kishin debuar Kryqin. Te gjithe kishin frike, por ngushelloheshin me paramendimin se Janus Panoniusi, i njohur per polemiken e tij ne lidhje me atributin e shtate te Zotit, do ta cfaroste ate herezi te verber.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Baptist : 01-01-2008 mė 17:14
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  2. #2
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Aureliani i pranoi njoftimet zemer rende, sidomos kete te fundmin. E dinte se ne shkencat teologjike cdo lloj risie sjell viktima; por konkludoi se teza e kohes se rrumbullakte ishte si teper e pabesueshme qe te mund te paraqiste ndonje rrezik. (Rrezik paraqesin vetem besimet e shtrembera qe te cilat mund te ngaterrohen me besimin te drejte.) Me teper e shqetesonte perzierja - nderhyrja - e Janus Panoniusit. Dy vjete me pare, ai ne shkresen e tij te dekoruar De septima affectione Dei sive de aeternitate pjeserisht pervetsoi tematiken e Aurelianit; tani me te tehuajzuar problemin e kohes rrethore, kush di se me cfare argumentesh Prokrustiane, kunderhelme me te forta se te gjarperit, synonte t'i korrigjonte anulistet... Ate nate Aureliani cfletoi faqet e dialogut te lashte te Plutarkut De defectu oraculorum; ne pjesen e njezet e nente lexoi pertalljen drejtuar stoikeve te cilet perkrahin idene se ka nje rreth te boteve te panumerta, diej te panumert, henera, Apollone, Diana, e Posejdone. Keto te dhena i shkuan per shtati atij; vendosi t'ia dilte Janus Panoniusit ne rrenimin predikimeve te besimit te shtrember te perkrahesve te Rrotes.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  3. #3
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Ndokush synon dashurine e nje femre per ta harruar, qe te mos mendoj me ne te; Aureliani, ne analogji, donte ta merrte nder krih Janus Panoniusin qe ta largonte urrejtjen qe kishte pa ia dashur te keqen. I Preokupuar me punen, gatitje te silogjizmave dhe shpikje te ofendimeve, perplot nego, autem dhe nequaquam arriti ta harronte urrejtjen. Thurte fjali te gjata dhe gati te pazgjidhshme, te ngarkuara me nenblloqe, ne te cilat forma, pakujdesia dhe sintaksa e dobet, reflektonin neveri. Kakofonia iu be instrument. Parashikoi se Janusi me dinjitet profetik, do t'i cfaroste anulistet; per ta frenuar veten nga adhurimi ndaj tij, zgjodhi shpifjen dhe percmimin. Augustini ka shkruar se Jezusi eshte rruga e drejte qe na shpeton nga bredhja ne labirintin paskajshem ne te cilin bredhin te pabeset; Aureliani qellimisht duke grumbulluar trivialitete, i barazoi me Iksionin, melcine e Prometheut, me Sizifin, me ate mbretin e Tebes qe kishte pare dy Diej, me belbezimin, me papagajte, me pasqyrimin, me jehona, me gomere vitrinash dhe me silogjizma disjunktiv. (Traditat pagane kan mbetur ne rangun e dekorit te thjeshte.) Sikur cdokend qe ka bibloteke, Aurelianin e shtrengonte fort ndjenja e fajsise qe nuk i kishte lexuar te gjitha; ai debat teologjik beri qe tua lante borxhin shume prej librave qe prej kohesh i rrinin mbi koke qortueshem. Keshtu arriti te fuste ate pjesen nga shkrimi e Origenit ne De principiis, ne te cilin parathuhet se Juda Hiskariot, serish do ta shes te Zotin dhe qe Pavli ne Jerusalem serish do te jete i deshmitar i tortures se Shtjefnit, pastaj nje pjesez nga Academica priora te Ciceronit ne te cilen oratori ne ze i ve ne loje te gjithe ata qe mendojne se nderkohe qe bisedon me Lukulin, te tjere Lukule dhe te tjere Cicerone, te panumert, flasin te njejten gje, ne te njejtat botera pa fund. Pervec kesaj, goditi monotonet me tekstin e Plutarkut dhe murmuroi se eshte e pa mundur qe nje idhulltar te kete besim me te forte ne lumen naturae se sa ne nė fjalen e Zotit. Per nente dite varg radhiti keto; ne te djeten, ia sollen perkthimin e debatit te Janus Panoniusit.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  4. #4
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Permbajtja ishte aq e shkurter sa te ngrinte gazin; Aureliani nje here e pa me perbuzje, dikur me treme. Ne pjesen hyrese ishin zberthyer fjalet perfundimtare te kapitullit te fundit te te derguarit Hebrenjeve, ku thuhej se ne teresine e kohes, Jezusi prej fillimit te Botes nuk eshte flijuar shume here por tani, kete here dhe pergjithmone. Ne pjesen e dyte qendronte urdheresa biblike e emerimeve te kota te paganeve (Mt 6,7) dhe ajo pjesa e librit te shtate te Plinit ku thuhet se ne gjithesine e pambarim nuk ekzistojne dy persona te njejte. Janus Panoniusi po siguronte se nuk ekzistojne as dy shpirtera te njejte, se edhe mekatari me i zi eshte i cmueshem sikur gjaku qe Krishti derdhi per te. Vepra e nje njeriu te vetem (siguronte ai) eshte me peshe me te madhe se nente qiejte koncentrik; paragjykimi i lehte se ajo mund te zhduket dhe prap te behet eshte bosheti e fryre. Koha nuk i kompenzon humbjet; perjetesia i mban per lavd dhe per zjarr. Debati ishte i shprehur qarte, gjithperfshires; nuk mund te besoje se e ka shkruar njeriu konkret, por me pare dicka pa emer, ose, madje, te gjithe njerezit.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  5. #5
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Aurelianin e pushtoi nje perulje gati fizike. Ne fillim i erdhi ta shkaterronte ose ta permiresonte hartimin e vet; por pastaj me ndershmeri sfiduese, e dergoi ne Rome pa ia ndryshuar asnje shkronje. Kaluan muaj dhe kuvendin qe u mbajt ne Pergam, teologu i ngarkuar per pergenjeshtrimin e lajthitjeve te monotoneve ishte (sikur qe edhe mund te parathuhej) Janus Panoniusi; polemika e tij eprore dhe e matur e mohimit te asaj doktrine mjaftoi qe hereziarku Euforb te denohej ne turre te druve. Kjo ka ndodhur, dhe do te perseritet tha Euforbi. Ju nuk po ia veni flaken kesaj turre por labirintit te zjarrte. Po te mblidheshin ketu gjithe ato stiva ku kam qene, as toka s'do t'i mbante, edhe engjujt do te verboheshin. Aq shpesh e kam perseritur kete. Pastaj klithi me gelltitur nga zjarri.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  6. #6
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Rrota u step perpara Kryqit, por Aureliani dhe Janus Panoniusi ende vazhdonin luften e tyre te heshtur. Te dy sherbenin ne te njejten ushtri, e deshironin te njejtin shkelqim, ne luften kunder te njejtit Armik, megjithese Aureliani nuk e kishte shkruar asnje fjale qe defton se fshehurazi kerkonte ta mposhtete Janusin. Dyluftimi i tyre ishte i padukshem; nese vrojtimet e gjera nuk me mashtrojne, emri i atij tjetrit nuk permendet ne asnjerin nga vellimet e shumta te Aurelianit qe i ruan Patrologjia e Mingeut. (Nga veprat e Janusit tani kane ngelur vetem njezet fjale.) Te dy kan gjykuar anatemat e sinodit te Peterhoves; te dy sulmuan arianizmin qe mohon se i Biri eshte nje me te Atin; te dy kane deshmuar drejtebesimin e vepres Topographia christiana te Kozminit e cila thote se Bota eshte katrore, si tabernakuli hebraik. Si ne ore te lige, nga te kater anet e botes shpertheu tjetra herezi e furishme. Me t'u shfaqur ne Egjipt apo ne Azi (deshmite nuk pajtohen dhe Bousset nuk i pranon argumentet e Harnackut), ajo i vershoi krahinat lindore dhe ngriti shenjetore ne Maqedoni, Kartagjene dhe Treverise, lirisht mund te thuhej se kishte arritur ne cdo cep; flitej se ne diecezen Britanike kishte kryqa te permbysur dhe se ne Cezare pasqyra kishte zevendesuar figuren e Zotit. Pasqyra dhe harku ishin simbolet e skizmes se re.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  7. #7
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Ne histori kane hyre me nje numer emrash te ndryshem (spekulare, abismale, kainite) por me se shpeshti i quajne histrione; kete emer ua vuri Aureliani. Ata e perqafuan pa asnje shqyrtim. Ne Frigji sikur edhe ne Dardani, i quanin simulakret. Ivan Damaskini i quajti formate; perkujtoj se Erfjord kundershtoi kete. Nuk ka hereziolog qe nuk i ka pershkruar zakonet e tyre rrenqethese. Shume histrione propaguan asketizem; disa u gjymtuan, sikur Origeni; disa jetonin nen toke, ne kanalizime; disa ia nxoren syte vetes; disa kane - si nabukodonosoret nga Nitria - "kullotur sikur qete, ndersa qimja u dilte sikur orlave". Ata nga asketizmi shpesh do hidheshin ne krim; ne disa bashkesi vjedhja ka qene normale; ne disa vrasja; ne disa sodomia, prishja e gjakut, kafsheria. Te gjitha keto ishin blasfemike; jo vetem qe blasfemonin Zotin e krishter, por edhe perendite e fshehta te panteonit te tyre. Thuren libra te cilat jane zhdukur per fatin e keq te shume shkencetareve. Rreth 1658, Sir Thomas Brown shkruante: "Koha ka shkaterruar ungjijte shpresengrites te histrioneve, por nuk i zhduku Poshterimet me te cilat fshikullohej Mosbesimi i tyre". Erfjordi nga tjetra ane pohon se ato "poshterime" (te ruajtura ne nje doreshkrim grek) jane ne realitet ata ungjij te humbur. Kete s'mund ta pranojme sepse nuk e njohim kozmologjine e histrioneve.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  8. #8
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Ne librat e Hermetikeve qendron se: si poshte ashtu edhe larte dhe anasjelltas; ne Zohar bota e poshtme eshte reflektim i te epermes. Histrionet i bazuan diturite e tyre ne shtremberimin e ketij mendimi. Thirreshin ne Mateun 6, 12 ("dhe na liro nga borxhet, ashtu sikur ne i lirojme borxhlinjte tane") dhe 11,12 ("Turr po bejne per mbreterine qiellore, dhe te fuqishmit po e fitojne"), per te argumentuar se toka derdhet ne qiell, dhe ne 1 Kor. 13, 12 ("tani ne pasqyre shohim turbullt") per te deshmuar se ajo qe ne shohim eshte jarmi. Ndoshta, me tu pare ne monotonet, mendonin se cdo njeri eshte vet i dyti dhe se ai qe eshte ne qiell, ai tjetri eshte i verteti. Paramendonin poashtu se, veprimet tona kane shprehje te kundert, ashtu qe, kur ne jemi te zgjuar, ai tjetri flen, kur mekatojme me epsh, ai tjetri permbahet me ftohtesi, kur ne vjedhim, ai tketri eshte dorelire. E se kur te vdesim do te bashkohemi me te dhe te behemi ai. (Ndonje jehone nga keto predikime, e verejme te Bloy.) Tjeret histrione thonin se bota do te shkaterrohet kur te shtjerron numri i mundesive te saj; se asgje nuk perseritet, se i drejti duhet ndalur per te bere veprat me te turpshme, se ato nuk do ta nxijne ardhmerine por te shpejtojne ardhjen e mbreterise se Jezusit. Keto thenie i mohonin pasonjesit tjere, duke interpretuar se e kaluara e botes duhet te realizohet ne secilin njeri. Shume prej tyre, sikur Pitagora, duhet te kalojne nga trupi ne trup para se ta fitojne lirine; protejte ta zeme, "kalojne jetet si luaj, dragoj, derra te eger, ujera e drunje". Demosteni flet per pastrimin me balte qe zbatohej nga anetaret e mistereve orfike; protejte ne analogji me kete pastroheshin me ligesi. Paramendonin se, ne shembellese te Karpokratit, askush nuk do te lirohet nga biruca perpara se ta laje edhe monedhen e fundit. (Lk 12, 59), dhe arrinin ta kthenin te penduarin me keto fjale: "une kam ardhur, qe delet te kene jete dhe ta kene me bollek" (Iv10, 10). Me tej thonin se ai qe nuk eshte i lige shfaq shenja te krenarise satanike... Histrionet thuren mitologji te ndryshme; disa propagonin heremine, te tjeret shthurjen, e te gjithe se bashku parregullsine. Theopompi, histrion nga Berenika, rrezoi te gjitha keto mesime; tha se secili njeri eshte perktates i asaj qe fale Zoti per ta qetesuar boten.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  9. #9
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Te dalurit feje nga dieceza e Aurelianit deftonin se nuk ka perseritje ne kohe, ndryshe nga ata qe deftonin se cdo veper tokesore pasqyrohej ne Qiell. Kjo vecanti ishte e cuditshme. Aureliani e theksoi ne raportin derguar pushtetit ne rome. Prelati te cilit ia dorezoi raportin ishte rrefyesi i mbretereshes; te gjithe e dinin se kjo detyre e pergjegjshme ia shkurtonte atij embelsite e papershkrueshme te teologjise spekulative. Shkruesi i tij - ate kohe bashkpunetor i Aurelius Panoniusit, tani armik i tij - gezonte namin e kerkuesit te pameshirshem te mosbesimtareve; Aureliani ne vazhdim plotesoi pershkrimin e herezise histrione, ashtu sic interpretohej ne keshillin e fshehte te Akuilise dhe Gjenoves. Shkrojti disa pjese; kur nisi ta pershkruante tezen e tmerrshme se nuk ekzistojne dy momente te njeta, iu lodh penda. Nuk gjente me fjale te duhura; bulbat e besimit te ri ("A deshiron te shohesh ate qe syte e njeriut nuk e kan pare? Shikoje Henen. A deshiron te vezhgosh ate qe veshet e njeriut nuk e kane degjuar? Degjo si kendojne zogjet. A deshiron te prekesh cfare duart njerezore nuk kane prekur? Perkit token. Me te vertete them se Zoti, tek ka per ta krijuar boten.") e qe per citim ishin teper figurative dhe te sforcuara. Per nje moment nje periudhe prej njezet fjalesh ia ndricoi shpirtin. I shkruajti, me endje; por sa i kreu e zuri dyshimi se mos i kishte shkeputur nga dikush. Te nesermen iu kujtua se i kishte lexuar ne vepren Adversus anulares te Janus Panoniusit. E vertetoi; thenia ishte prej aty. Ngeli i hamendur. T'i hiqte apo t'i ndryshonte. Kjo prishte teresine dhe plotesine shprehese; ti linte, do te thoshte, te huazosh fjalet e njeriut qe urren. Ti bente fusnote ishte si te kallzonte me gisht. U lut per ndihme. Ne perendimin e ardhshem engjulli mbrojtes ia diktoi ujdine. Aureliani i la te njejtat fjale, por ne hyrje vuri kete verejtje: Ajo qe tani heretiket po lehin ne dem te fese ka qene thene kohe me pare nga je burre i shumeditur, me teper padashje se me qellim. Pas kesaj ndodhi me e keqja, ajo e pritura, e pashmangshmja. Nga Aureliani u kerkua te nxirrte ate njeri; Janus Panoniusi akuzohet per perhapje te mesimeve te heretike.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  10. #10
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Pas kater muajsh, nje farketar nga Aventini besimtar ne gabimet histrione, femiut te vet ia vuri ne shpine nje gjyle te madhe hekuri me qellimin qe dyshi i tij te mund te fluturonte. Femija vdiq; lugateria e perhapur nga ky krim ndikoi qe gjykatesit e Janusit te demonstronin nje rigorozitet te pashembullt. Janusi nuk donte te terhiqej; perseriste se mohimi i asaj fjalije do te thoshte te pranohej herezia kuterbuese e monotoneve. Nuk e kuptonte (nuk donte ta kuptonte) se te fliste per monotonet ishte si te flisje per deboren e parvjetshme. Pak si me kembengulje pleqesh e numeronte pjeset e tij me te ndritshme te polemikave te dikurshme; gjykatesit as qe vranin mendjen per ato nga te cilat mrekulloheshin dikur. Ai ne vend se te mundohej te shkundte edhe me te voglen qime te histrionizmit, luftonte per te deshmuar se ato fjale te inkriminuara jane shembull i besimit te drejte. Shtyhej me njerezit nga te cilet i varej fati, dhe kete e beri me pamaturine me te kobshme duke perdorur mendjeprehtesine dhe ironine. Me 26 Tetor, pas gjykimit i cili zgjati tri dite e tri nete, e denuan me vdekje ne turre.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Jorge Luis Borges
    Nga armandovranari nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 16-07-2013, 19:30
  2. Njė vėshtrim i shkurtėr historik rreth debatit mbi filoque
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 07:52
  3. Ishin sė bashku floriri dhe ėmbėlsia (JORGE LUIS BORGES)
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-03-2006, 13:50
  4. Jorge Luis Borges
    Nga katana nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 23-08-2005, 22:04
  5. Ku janė teologėt shqiptarė tė KOASH?
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 14-02-2005, 18:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •