Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 16 prej 16
  1. #11
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Aureliani qe i pranishem ne kryerjen e denimit sepse mungesa e tij mund te kuptohej si fajesi. Vendi i ekzekutimit ishte je koder ne maje te livadhit ku qendronte nje shtylle e ngulur thelle ne toke e perreth shume krahe drunjesh. Ndihmesi e lexoi vendimin. Nen diell te mesdites, Janus Panoniusi i shtrire permbys duke uluruar si kafsha. Gerryente token me thonje, por gjaketaret e ngriten e cveshen dhe ne fund e lidhen ne shtylle. Ne koke ia vune nje kurore prej kashte te ulur ne sulfur; prane tij gjindej je kopje e vepres se ndyre Adversus annulares. Naten qe shkoi kishte reshur; drunjte ishin te rituar dhe digjeshin me veshtiresi. Janus Panoniusi u lut ne greqishte, pastaj ne nje gjuhe te panjohur. Gjuhet e flakes sa kishin filluar ta lepinin, Aureliani denjoi te ngrente shikimin. Gjuhet e flakeve u shtangen; Aureliani per here te pare dhe te fundit ia pa fytyren njeriut qe kish urryer. I ngjau ne dikend qe si kujtohej. Pas kesaj e perpiu zjarri; piskati si kur klithin drute e lageshta.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  2. #12
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Plutarku rrefen se Jul Cezari e vajtoi vdekjen e Pompeut; Aureliani nuk e qau vdekjen e Janusit por ndjeu ate qe, sigurisht ndien cdo njeri i sheruar nga nje lengate vdekjeprurese qe i eshte bere pjese e jetes. Vitet i iken ne Akuili, ne Efez, ne Maqedoni. U end neper kufijte e veshtire te Mbreterise, mocalet e pakapercyeshme, shkretetirat kontemplative, qe permes vetmise te mundohej ta njihte fatin e vet. Ne qeline mauritaneze, ne naten perplot luaj, rishqyrtoi edhe njehere akuzen e komplikuar kunder Janus Panoniusit dhe e perkrahu kushedi per te saten mije here vendimin me vdekje. Veshtiresine e kishte te gjetja e arsyetimit per akuzen qe kish gatuar. Ne Rusaddir mbajti predikimin e vjeteruar Pishtar mbi pishtaret ndezur ne trupin e te mallkuarve. Ne Hiberni, ne t'banen e monastirit ne mes te malit, naten pak para agimit e shqetesoi nje zhurme shiu. U kujtua per ate naten e Romes kur njesoj ishte shqetesuar nga zhurme e holle e shiut. Ne mes te dites vetetima ia vuri zjarrin malit dhe Aurelianin e gjeti vdekja e Aurelius Panoniusit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Baptist : 01-01-2008 mė 20:20
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  3. #13
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Fundin mund ta rrefejme vetem ne metafora, sepse ai ndodhe ne mbreterine qiellore ku koha nuk rrjedh. Ndoshta do te ishte me vend te themi se si Aureliani kishte folur me Perendine dhe se iu ngaterrua me Janus Panoniusin, sepse atij fare nuk i interesojne dallimet fetare. Kjo shkurtimisht len te kuptohet se ne pyetje eshte hutimi i mendjes se perendishme. Me sakte do te ishte sikur te pohonim se, me te arritur ne parajse, Aureliani kuptoi se per Perendine e pa zberthyeshem, ai dhe Janus Panoniusi (basimtari i drejte dhe besimtari i shtrember, urrejtesi dhe i urrejturi, paditesi dhe i denuari) jane nje, dhe i njejti person.
    Fund

    b.b. troy iii p.a.e.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Baptist : 01-01-2008 mė 20:16
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  4. #14
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Poezi

    Jorge Luis Borges
    The Art Of Poetry

    To gaze at a river made of time and water
    And remember Time is another river.
    To know we stray like a river
    and uor faces vanish like water.

    To feel that waking is another dream
    that dreams of not dreaming and that the death
    we fear in our bones is the death
    that every night we call a dream.

    To see in every day and year a symbol
    of all the days of man and his years,
    and convert the outrage of the years
    into a music, a sound, and a symbol.

    To see in death a dream, in the sunset
    a golden sadnes -- such is poetry,
    humble and immortal, poetry,
    returning, like dawn and the sunset.

    Sometimes at evening there's a face
    that sees us from the deeps of a mirror.
    Art must be that sort of mirror,
    disclosingto each of us his face.

    They say Ulysses, wearied of wonders,
    wept with love on seeing Ithaca,
    humble and green. Art is that Ithaca,
    a green eternity, not wonders.

    Art is endless like a river flowing,
    passing, yet remaining, a mirror to the same
    inconstant Heraclitus, who is the same
    and yet another, like the river flowing.
    Genia Gurarie (Princeton Univeristy)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Baptist : 03-01-2008 mė 03:44
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  5. #15
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690


    Jorge Luis Borges
    Arti i Poezisė

    T'ia ngulėsh sytė lumit tė pėrbėrė nga koha dhe uji
    dhe tė mos harrosh Koha ėshtė njė tjetėr lum.
    Tė dishė se ne endemi si njė lum
    dhe fytyrat tona tresin sikur uji.

    Tė ndjesh se zgjimi ėshtė nje tjetėr ėndėrr
    qė ėndėrron se nuk ėshtė ėndėrrim dhe se vdekja
    qė e kemi frikė nė palcė, ėshtė vdekja
    tė cilėn pėr cdo natė e quajmė ėndėrr.

    Tė shohėsh nė secilėn ditė dhe vit simbol
    tė gjithė ditėve tė njeriut dhe tė viteve
    dhe ta shndėrrosh egėrsinė e viteve
    nė muzikė, tingull, dhe nė simbol.

    Tė shohėsh nė vdekje njė ėndėrr, nė perėndim
    njė pikėllim tė artė -- kjo ėshtė poezi,
    e pėrulur dhe e pavdekshme, poezi,
    tek kthehet, si lindje si perėndim.

    Ndonjėherė nė mbrėmje aty ėshtė njė fytyrė
    qė na shikon nga thellėsite e njė pasqyre.
    Arti duhet tė jetė ai lloj pasqyre,
    qė shpėrfaq te secili prej nesh po ate fytyrė.

    Thonė se Uliksi,i kėputur nga bredhja
    qau me mall kur pa atė Itakė,
    modeste dhe tė blerte. Arti ėshtė ajo Itakė,
    blerimi i perjetshem, jo bredhja.

    Arti ėshtė i pa kėputur si njė lum qė rrjedh,
    shkon, e prap ngelė, pasqyrim i njėjtė
    i Heraklitit tė ndryshueshėm, qė ėshtė i njėjtė
    por prap i ndryshėm, si lumi qė rrjedh.


    b.b. troy iii p.a.e.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  6. #16
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga Baptist Lexo Postimin
    Rrota u step perpara Kryqit, por Aureliani dhe Janus Panoniusi ende vazhdonin luften e tyre te heshtur. Te dy sherbenin ne te njejten ushtri, e deshironin te njejtin shkelqim, ne luften kunder te njejtit Armik, megjithese Aureliani nuk e kishte shkruar asnje fjale qe defton se fshehurazi kerkonte ta mposhtete Janusin. Dyluftimi i tyre ishte i padukshem; nese vrojtimet e gjera nuk me mashtrojne, emri i atij tjetrit nuk permendet ne asnjerin nga vellimet e shumta te Aurelianit qe i ruan Patrologjia e Mingeut. (Nga veprat e Janusit tani kane ngelur vetem njezet fjale.) Te dy kan gjykuar anatemat e sinodit te Peterhoves; te dy sulmuan arianizmin qe mohon se i Biri eshte nje me te Atin; te dy kane deshmuar drejtebesimin e vepres Topographia christiana te Kozminit e cila thote se Bota eshte katrore, si tabernakuli hebraik. Si ne ore te lige, nga te kater anet e botes shpertheu tjetra herezi e furishme. Me t'u shfaqur ne Egjipt apo ne Azi (deshmite nuk pajtohen dhe Bousset nuk i pranon argumentet e Harnackut), ajo i vershoi krahinat lindore dhe ngriti shenjetore ne Maqedoni, Kartagjene dhe Treverise, lirisht mund te thuhej se kishte arritur ne cdo cep; flitej se ne diecezen Britanike kishte kryqa te permbysur dhe se ne Cezare pasqyra kishte zevendesuar figuren e Zotit. Pasqyra dhe harku ishin simbolet e skizmes se re.
    Ke hasur ne ndonje nga veprat e Patrologjise? Mos e ler novelistin argjentinas te te hutoje.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Jorge Luis Borges
    Nga armandovranari nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 16-07-2013, 19:30
  2. Njė vėshtrim i shkurtėr historik rreth debatit mbi filoque
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 07:52
  3. Ishin sė bashku floriri dhe ėmbėlsia (JORGE LUIS BORGES)
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-03-2006, 13:50
  4. Jorge Luis Borges
    Nga katana nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 23-08-2005, 22:04
  5. Ku janė teologėt shqiptarė tė KOASH?
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 14-02-2005, 18:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •