Prof. Dr. NEXHIP GAMI
Ka ca kohė qė mė ra nė dorė njė artikull me titullin intrigues Ismail Qemali donte tia shiste Shqipėrinė Greqisė, nė fundin e tė cilit del se ai ėshtė pjesė nga vepra mė interesante (?) e Nopēės Udhėtime nė Ballkan: kujtimet e baronit Franc Nopēa, ndėrsa nė shėnimet hyrėse thuhet se ky fragment, ku baroni hungarez tregon edhe pėr pjesėmarrjen e tij nė Kongresin (e Shqiptarėve) (N.G.) e Triestit, ėshtė njė rrėfim qė duhet tė jetė mjaft interesant pėr publikun e sotėm shqiptar. Pasi e lexova me vėmendje tekstin e botuar nė faqet III IV tė Milosaos, suplementit letrar-kulturor tė sė dielės tė Gazetės Shqiptare 19 gusht 2007 pa qenė specialist nė fushėn a fushat pėrkatėse tė albanologjisė nė tė cilat ka kontribuar dukshėm Franc Nopēa, por i nxitur nga titulli e sidomos nga ēka thuhet nėpėr artikull lidhur me temėn qė shtron ai titull, si edhe si njė nga ata qytetarė qė pėrbėjnė publikun e sotėm shqiptar, e pashė tė udhės tė parashtroja disa opinione tė miat lidhur me ēka thuhet aty.
Qė nė fillim tė fragmentit, pa ndonjė tė dhėnė dokumentare, autori zė e shkreh karikatorin e akuzave aspak tė lehta: Ismail Qemali, si mik shumėvjeēar i Greqisė, bile si agjent i paguar prej grekėve (mirė si pėr fillim, apo jo? (N.G.), kishte premtuar qė tė lehtėsonte pushtimin e Janinės (edhe vazhdim nuk ėshtė aq i keq, ė? (N.G.). Por kur ngre njė akuzė, qė ta mbash nė kėmbė, duhet edhe ta mbėshtesėsh me fakte. Baroni nuk mėnon ta mbėshtesė akuzėn e vet: Ishte e qartė se Ismail Qemali donte tė mbetej shef i Qeverisė sė Pėrkohshme, sepse njė gjė e tillė ishte me pėrfitim financiar. Pra, pėrveē njė padije pa kėllqe, tė cilėn mund ta ngresh a priori ndaj cilitdo kryetar qeverie kudo qoftė, na dalka qė Perandoria Austro-Hungareze nuk kishte aq para sa tė mėnjanonte rryshfetet e hamendėsuara qė paskėrkish derdhur shteti grek pėr tė blerė kryetarin e Qeverisė sė Vlorės dhe, mė shumė akoma, Balkanhauzi paskėrkish qenė aq tuhaf sa tė mos mundte ta parashikonte njė gjė tė tillė dhe tė merrte kundėrmasat urgjente, qoftė edhe paraprakisht, kur, tanimė qysh nė fillimin e vitit 1913, zor qė Greqia tė mund tė radhitej si njė ndėr aleatėt e Fuqive Qendrore.
Diēka tjetėr: si e vėrteton Nopēa se de facto Ismail Qemali ia hodhi Berhtoldit? Ku janė faktet (tė paktėn njėzė) sepse njė dijetar si ai, pa dyshim, e kuptonte si buka qė ha se shkenca nuk i honeps dot hamendjet, nga kushdo qoftė.
Vargu i akuzave tė Nopēės vijon me fjalėt: Duke qenė se mė 1911 botuesi Stid (Stead) mė kishte treguar diēka pėr marrėdhėniet e Ismail Qemalit me Greqinė dhe se shkrimtari Aleksandėr Ular mė kishte zbuluar ca gjėra pėr sjelljen e Qemalit si guvernator i Tripolisė, nuk e kisha tė vėshtirė tė parashikoja se Qemali do tia shiste Shqipėrinė Greqisė dhe, as mė shumė as mė pak, mbėshtetur mbi kėto dokumente (?!),ti deklarojė Berhtoldit: Ismail Qemali ėshtė maskara. Po tė mbėshtetesh nė fakte tė tilla si Filani mė ka treguar diēka dhe Fistėku mė ka zbuluar ca gjėra (kuptohet, ky i fundit (fakt qė nuk e tund as topi!), atėherė mund tė nxjerrėsh konkluzione tė sigurta se Xhon Kenedi paskish dashur ta skuqte Amerikėn, (po ja qė nuk paskėrkish mundur!) apo qė baron Franc Nopēa ka pasė qenė agjent i mēefėt i Rusisė para dhe pas 1917-ės. Pse? Sepse tė mund tė thuash, duke vėnė dorėn nė zjarr (veē qaje dorėn) qė dikush tė ka treguar diēka ose qė njė tjetėr tė ka zbuluar ca gjėra, mund tė vėrtetosh edhe mė shumė akoma, pėr shembull atė qė thuhej nė njė kėngė tė kahershme humoristike shkodrane se kish hypė bullica nfik. Veēse nė kėtė tė fundit grumbullohen qėllimisht, pėr tė realizuar efektin komik, njė tog absurditetesh. Ndėrsa Nopēa e ka pėrnjėmend! Dhe hajde e merre vesh se ētė ka (apo vėrtet tė ka) treguar ai dikushi ose tė ka zbuluar ai tjetėrkushi! Dhe pastaj tė deklarosh, pa ta bėrė bef syri: Pupu, ēmaskarenj paskan pasė qenė kėta burra!
Mė tej % mė ruda. Ky fakt, qė i vė Ismail Qemalit damkėn e tradhtarit, i ishte konfirmuar (bash kjo ėshtė fjala qė ėshtė pėrdorur nė atė fragment) shkruesit tė atyre radhėve edhe nga dy shqiptarė, njėri prej tė cilėve ka pasė qenė nipi i Ismail Qemalit. Vetvetiu dalin dy pyetje. E para: pse duhet ta besojmė pa mėdyshje kėtė fakt tė pakonfirmuar asgjėkundi, posė disa kujtimesh ( qė, ashtu si ato faktet nė hava, qė janė dhėnė mė sipėr pėr ēėshtjen qė po shqyrtojmė, u ngjajnė mė shumė atyre muhabeteve ēakėrrqejf qė bėhen nė njė qoshe mejhaneje ku tė dalin sytė prej tymit tė qofteve gjysmė tė djegura? Edhe sikur ti marrim si tė mirėqena, madje tė bėra nė njė bar luks, mos vallė tė dy konfirmuesve, pėr arsye nga mė tė ndryshmet, u interesonte nxirja e figurės politike e morale tė Ismail Qemalit? Pastaj (tanimė jo me sigurinė e breshėrisė sė fakteve tė mėsipėrme) aty flitet pėr flakjen e limonit tė shtrydhur prej grekėve.
Vetė Nopēa ia lejon vetes tė bėjė shakara me gogozhel, si ajo qė bėn pėr ta trembur shumė Tahiri. Dhe kėto i bėn si mik i shqiptarėve, siē shprehet vetė, por pikėsėpari nė dobi tė shtetit qė pėrfaqėsonte dhe tė cilit i shėrbente. Dhe, pėr ne, kjo ėshtė e kuptueshme, sido qė dikush tė cilit nuk i pėlqenin a nuk i pėlqejnė veprimet e tij nė kėtė hulli do tė kishte lėshuar a do tė lėshojė akuza e sharje tė rėnda nė kėtė drejtim. Ama, kur ėshtė fjala pėr vlerėsim fjalėsh tė dėgjuara nga njėri a nga tjetri pėr veprime a veprime tė Ismail Qemalit, ai ngulet tė lėshojė kokrra rrfeje mbi tė dhe nuk ndalet pak e tė ftillojė se sa mund e madje dredhi i duhej tė bėnte njė politikani-diplomat tė njė shteti ende nė shtėrzimet e lindjes pėr tė siguruar njė lindje tė mbarė. Ajo ishte njė kohė kur politika e pėrgjithshme e Monarkisė Dyfishe nė Ballkan pėrputhej me synimet liridashėse e shtetformuese tė shqiptarėve. Por disa nga vendet fqinje, me mbėshtetje tė fuqishme prej njėrės a disave nga Fuqitė e Mėdha, donin ta pengonin nė ēdo mėnyrė realizimin e tyre. Nga ana e vet, njė politikani-diplomat shqiptar i duhej qė ta pengonte nė ēdo mėnyrė realizimin e synimeve tė tyre antishqiptare. Nė kėtė tragė ecte madje edhe ndonjė pėrpjekje ( qė nuk pati tė ardhme) e disa nga idelogėt e politikanėt e lėvizjes kombėtare shqiptare qė nga koha e Rilindjes e nė fillimet e shekullit XX pėr krijimin e njė konfederate a bashkėsie me njė a disa vende fqinje, fakte kėto tė dokumentuara e tė interpretuara drejt edhe nga historianė seriozė prej atyre vendeve fqinje qė, tė paktėn nė atė kohė, mbanin qėndrime agresive ndaj Shqipėrisė. Na duket se kaq duhej ta kuptonte njė njeri i rrahur me vaj e me uthull nė punė tė politikės e tė diplomacisė, po aq sa edhe nė ato tė shkencės, pėrpara se tė lėshonte anatemėn denigruese tė pambėshtetur nė fakte, nė fakte nga ato pa tė cilat shkenca pėlcet si flluskė sapuni.
Nė njė letėr drejtuar Shkėlqesisė sė Tij Konradit qė nga Triestja mė 3 mars 1913 (Kongresi i Shqiptarėve i Triestes pėrfundoi mė 6 mars tė atij viti), Nopēa pohon se qeveria shqiptare (e cila nė atė kohė kryesohej nga Ismail Qemali (N.G.) mbante kontakte miqėsore me Vienėn. Nė rastin mė tė keq, kėto fjalė nuk flasin nė dobi tė akuzės sė tij, por mbėshtesin mendimin mjaft tė pėrhapur nė qarqet e historianėve qė merren me atė periudhė tė historisė sė Shqipėrisė se Ismail Qemali ka qenė njė politikan i menēur, elastik, qė, nė momentin e dhėnė, dinte ku ta gjente pikėn e orientimit pėr tė punuar nė favor tė interesave tė vendit tė vet.
Mė poshtė: I shpjegova Berhtoldit (pėr tu bėrė ai vetė, pra Nopēa, mbret i Shqipėrisė (N.G.) se mė duhej vetėm (boldi ėshtė imi (N.G.) njė shumė e madhe pėr tė blerė tė ashtuquajturit patriotė shqiptarė (Mė parė, nė fragmentin qė kemi parasysh, ai na e ka paraqitur Fan Nolin si ndonjė njeri hutaq, qė harroi (siē) dhe, pak kohė pasi Nopēa lėshoi nė erė njė pyetje qė, ashtu siē na rrėfen ai vetė, nuk qe aq marramendėse sa ta hutonte njė njeri si Noli ( tė merremi vesh: Fan Noli nxjerr nga xhepi dokumentin qė i interesonte aq shumė Nopcės! ). Dhe, padashur, zėmė e pyesim veten: Ismail Qemali maskara, Fan Noli shushameno. Kush e ka radhėn? Baroni-mik nuk shqiptohet ende. Mbase e kishte planifikuar ta bėnte shqiptimin e madh pas vitit 1933, kur, siē duket, besonte se do ta merrte veten. Sqe e thėnė. Nė atė vit gjėmėmadh bėri ca gjėra tė tjera. Ndodh. Ne kėtu na trishton fakti qė fakte tė kėsaj fare bėhen metoda e tij e hulumtimit atėherė kur, nė vend tė dokumentimit tė saktė, mbi tė cilin mbėshtetet vepra e tij shkencore, edhe si albanolog, sidomos ajo e periudhės sė vonė, ai operon me fakte qė tė gozhdojnė e nuk tė lėnė tė bėsh as gėk, as mėk! Bukur fort. Pse vallė? Vėrtet, pse? Si na hapet e na e bėn tė ditur vetė Nopa, asnjėri nga eprorėt e tij nė sferėn e diplomacisė nuk ua kishte vėnė veshin ambicieve tė tij mbase edhe qėllimlarta pėr tu bėrė ai vetė mbret i Shqipėrisė. Ndėrkaq, sipas po kėtij fragmenti tė kujtimeve tė veta, ai i kishte shprehur Berhtoldit mendimin se nė Vlorė mund tė shpresohej qė Ismail Qemali, i mbėshtetur mė parė prej Berhtoldit, nuk do tė mė krijonte vėshtirėsi . Mos lepuri fle pikėrisht kėtu? Duke hamendėsuar edhe ne njė herė pas gjithė atyre hamendėsimve tė baronit nepsqar (tė kuptohemi: edhe kjo hamendje ėshtė e asgjė mė) do tė thoshnim: Mos vallė Ismail Qemali, i cili, siē do qė tė na bindė Nopēa, pėrsėri pa argumente pėr tė qenė, ia kishte hedhur njė herė Berhtoldit, tani na hodhi Nopēės dhe, kur mund tia kishin kėrkuar ndonjė opinion, nuk e kishte mbėshtetur synimin e tij pėr tu bėrė mbret dhe, madje, mund tua kishte deklaruar troē mendimin e vet instancave tė ndryshme tė Vienės zyrtare? Mbase edhe ndonjė tjetėr nga patriotėt shqiptarė kishte bėrė po ashtu? Jo se ēėshtja e mbretit tė Shqipėrisė aso kohe do tė vendosej (siē nuk u vendos) nė Shqipėri. Prapėseprapė, nėse dėgjon ca gjėra tė tharta pėr mėtimet e tua, qė gati pėrherė tė ngjajnė tė drejta, tė duhet tė kesh shumė vetėpėrmbajtje pėr tė mos reaguar si tė tė vijė...
Diēka tjetėr. Nopēa shkruan: Ka mundėsi qė kandidatura ime tė pritej me shpoti nė qarqet kompetente. Disa janė mė vonė, kur u tėrhoqa i neveritur nga ēdo veprimtari lidhur me Shqipėrinė Kaq shpejt u neveritka njeriu, bre, nga njė dashuri e gjatė, e pėrgjėruar, kur kjo neveritje nuk shpjegohet me arsye pasionale, gjė qė edhe mund tė ndodhė, por ngaqė, pas Konferencės sė Londrės, Shqipėria ishte njė lindje e vdekur. Ja, ta zėmė se ashtu ishte vėrtet. Po si u braktiska, zoti baron, kufoma atėherė kur ti, miku, je i shtrėnguar, qoftė edhe nga njė kod etik minimal, ti bėsh nderimet e fundit? Pėr kėtė tė detyronin edhe prejardhja jote, edhe ato dy fije fisnikėrie qė ti duhej ti kishe mėsuar nė vitet kur jetoje nė ato shkrepa tė vdekura, atėherė kur ishe ngujuar aty nga ashku i dijetarit (pėr tė cilin tė nderojmė dhe tė falėnderojmė) dhe jo nga monomania e mbretėrimit. Siē duket, tė ka kapėrthyer ideja fikse se, po tė ishe bėrė ti mbret i saj, as mė shumė e as mė pak, Shqipėria do tė kishte qenė njė lindje e gjallė. Ajmé.
Na duket se do tė ishte nė dobi si tė dijetarėve tė shquar, ashtu edhe tė vetė organeve tė shtypit qė nga veprat e tyre tė pėrzgjidheshin pėr botim pasazhe qė pėrbėjnė meritat e tyre tė padiskutueshme, pėr ēka dijetarė shqiptarė, kur ka qenė rasti, u kanė dhėnė hakun dhe jo tė atilla qė, objektivisht, tingėllojnė si qesėndi fyese pėr ta. Mund tė thuhej se shtypi i lirė i ka faqet tė hapura pėr tė shprehur ēdo mendim. Ashtu vėrtet, por tė fillosh ta prezantosh njė personalitet, bie fjala Franc Nopēėn, nga ato gjėra qė, nė rastin mė tė mirė, ngjan se i kanė hedhur nė letėr nė ca imta kur e kanė humbur kthjelltėsinė qė i karakterizon (dhe ēdo njeri ka tė tilla imta) do tė thotė qė, dashur pa dashur, tua shėmtosh imazhin nė sytė e lexuesit, i cili, qoftė edhe larg e larg, ka njė tjetėr ide pėr ta. Ėshtė tjetėr gjė kur botohet njė libėr i plotė, ku ajo ēka thuhet e veēuar nė njė artikull zė njė vend tė parėndėsishėm sido qė, prapėseprapė, tė lė njė shije tė athėt, si pėr nga bendia e paargumentuar, ashtu edhe, akoma mė shumė, pėr nga cilėsia pa cilėsi.
Ndėrsa pėr tė dalė nė shtyp si fragmente mė vete, nėse ndėrkohė nuk do tė jetė terur xanxa e sensacionit, ato mund tė prisnin radhėn edhe disa vjet, pa shkaktuar ndonjė dėm kushedi se ēfarė. Pėr mė tepėr, nuk duhet tia lejojmė vetes qė, pėr ēdo arsye qoftė, tė botohen shkrime tė cilat, ashtu nė tym, e prezantojnė veten si orvatje mjerane pėr tė nxirė figura tė tilla tė Kombit si Plaku i Vlorės, Plaku i Shqipėrisė, figura qė i kemi si ujėt e paktė dhe na bėjnė ta mbajmė kokėn lart. E di qė mund tė pėrdoren disa pėrligjje, por sofizma tė tilla nuk do tė ishin dinjitoze pėr organe shtypi qė e respektojnė veten dhe, pikėrisht pėr kėtė arsye, do tu neveriten dhe nuk do tė pėrdoren). Nė njė formė a nė njė tjetėr, dukuri tė kesaj fare qėsin kryet edhe nė raste tė tjera. Jo pa shkak, pėr to janė shqiptuar figura tė shquara tė jetės intelektuale tė vendit.
http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=27727
Krijoni Kontakt