Eshte hera e dyte qe me fshihen postimet tek tema e Leucemise. sepse denova menyret no te drejte te trajtimit te kesaj semundjeje.
Kjosemundje duhet trajtuar nga specialistet sepse prek psikiken e njerzve te semure e te shendoshe. Kjo dhe te gjitha semundjet e renda, gjendjet e tilla labil ku preken momente delikate nunk mund te hidhen en forum sic ka qejf dikush apo cdokush, pa pergatijen e duhur profesionale.
Fjale, fjale pa fund...
A ka demokraci ne virtualitet??
A ka censure?
Problemi eshte gjetke, te dashur miq. Ne nuk jemi mesuar me kete menyre te cuditshme komunikimi...ne duam te bertasim, skuqemi, kthejme koken menjane, kur nuk pelqejme dicka duke injoruar, te pozojme, te marrim nje te forte me vete...ne duam te zihemi dhe jo bashkebisedojme, ne na ngacmon ulcera apo majaselli dhe nuk dime kujt t'i shkrehemi....ne na torturon klimaksi dhe afshet e nxehte dhe shohim rretull me ke duhet te zihemi.
Ne nuk jemi mesuar te bashkejetojme, te bashkebisedojme, te degjojme dhe pastaj te flasim; jo, ne duam te flasim te gjithe ne te njejten kohe dhe te degjohemi vetem ne.
Ky virtualitet i mallkuar qe nuk me le ta shoh kundershtarin dhe t'ja ndrit syte, ne mos po t'ja dermoj turinjte...
Ne nuk dime te respektojme ate qe di me shume dhe po ashtu ne nuk dime te mesojme ate qe di me pak.
Ne kemi nje pjese te dashur te trupit tone akoma nen dhune dhe nuk duam te shohim se si po vuan. Ne mallkojme kosovaret qe jane aq dobet me gjuhen shqipe, sikur te jete vertet faji i tyre dhe harrojme sa ka punuar serbi per te shuar kete gjuhe, kur te shkolluar ne Universitet shqiptare me ne ze, bejne gabime drejtshkrimi. dhe atehere fillon reagimi bastard....Tosket e dreqit apo greket, apo maloket, apo geget. Keto jane rrugicat me te rrezikshme per te kaluar, ne nje periudhe te tille instabel per Shqiperine. Mjaft me percarjen e keqe, fara e se ciles nuk ka nevoje per shume perkujdesje qe te perhapet.
Nisim nje teme me seriozitet dhe papritur futet dikush dhe mundohet t'a prishe, ta devijoje, te ktheje ne chat etj
Atehere perdorim ate qe kemi mundesi per te perdorur, fjalen e ndyre, sharjen, ironine, epitetimin, nofkat, pushtlleqet, bejtet...dhe kur na bien buzeve, themi qe nuk ka demokraci.
Grindje, grindje pa fund dhe rezultati eshte zero. Ne te "barabartet".
A ka te barabarte? A duhet te kete dhe ku ?
Ne jemi te berabarte vetem para ligjit.
Nuk ka barazi ne jete dhe as ne virtualitet.
Barabarlleku eshte i komunizmit, ne demokraci ka hierarki, ka shkallezime te shoqerise. Ne virtualitet kjo hierarki eshte e domosdoshe dhe e pamohueshme. Shkallezimet ne virtualitet lindin vetvetiu, pa sterhollime, pa miqesi, pa rekomandime. Eshte tasiera qe na jep mundesine te komunikojme. Komuniko pra, por brenda ca rregullave. Ke liri, por te kufizuar nga ....liria e tjetrit.
Ja ku eshte mejdani dhe ngriheni nivelin e ligjeratave tuaja, ne menyre qe te mos j'u heqin nga forumi, ngriheni pra nivelin e shqipesaq sa te jete e kendeshme dhe jo acaruese per ate qe e lexon.
Po te ndjekesh temat shkencore ve re gabime trashanike, turpe te mirefillta pseudopatriotike qe erresojne ne fakt patriotizmin e vertete. Njerez me shkolle nuk kane as idene si te ndertojne nje fjali, por perdorin shqipen e rruges, apo perdredhin fjalet sikur jane ne kopshtore. Gjeni vendin ne forum per ato tema te dashur miq. Kur diskutohet nje teme serioze, nuk ka pse te nderhyet me batuta banale, sharje ironira dhe ne kete menyre te kamuflosh injorancen tende...
Me falnin qe po e rendoj gjuhen, vertet qe j'u kerkoj falje por nuk e shihni si po katandisen edhe ca emra(nick-e) te nderuar? Ka edhe nga ata qe mbasi e kane djegur reputacionin fillojne japin keshilla prej plaku....Kur isha une....Mjaft nuk ka nevoje njeri per keto keshilla, por per ndihme reale konstruktive, permiresuese ne dobi te forumit dhe jo te Albos apo moderatoreve.
Keto i kam shkruar para nje viti dhe perseri po i nxjerr ketu.
Krijoni Kontakt