Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1

    Fjalė Apo Vepra?

    Nga Ardian Vehbiu
    20-12-2007


    Njė shoqėri qė kėrkon tė jetė demokratike nuk bėn dot pa mbajtur gjallė njė proces tė vijueshėm dialogu publik dhe jo vetėm nė institucionet pėrfaqėsuese, por edhe nė mediat e nė ēdo hapėsirė tjetėr ku qytetarėt mund tė komunikojnė publikisht me njėri-tjetrin. Megjithatė, nėse sistemi shumėpartiak ose vota e lirė mund tė vendosen me dekret e tė zbatohen me rrugė formale, dialogu kėrkon njė maturi e cila nuk arrihet dot me rrugė administrative, ose vetėm falė vullnetit tė mirė tė palėve, por duhet kultivuar.

    Kohėt e fundit vihet re njė irritim me fjalėn publike dhe me intelektualėt publikė ndonjėherė tė quajtur "analistė", tė cilėt tregohen me gisht nė biseda private e nė forume publike si njerėz "tė llafeve" jo tė veprave; dhe se Shqipėrisė ose shqiptarėve, nė kėtė moment u duhen njerėz tė veprimit, jo tė fjalės. Kėto akuza, sa anonime aq edhe tė sinqerta, janė para sė gjithash shprehje e njė keqkuptimi tė madh tė rolit tė fjalės dhe tė intelektualit publik nė demokraci; rol i cili, qė tė ketė sukses, kėrkon bashkėpunimin sistematik tė institucioneve shtetėrore, shoqėrisė civile, mediave dhe tė publikut.

    Kush kėmbėngul se sot Shqipėrisė i duhen vepra jo fjalė, ende nuk e ka kuptuar qė, nga njėra anė, edhe fjalėt mund tė jenė vepra dhe, nga ana tjetėr, njė shoqėri demokratike dhe pluraliste ka nevojė edhe pėr tė parat, edhe pėr tė dytat. Dialogu publik nuk e pengon as i vonon zgjidhjet e punėve e tė problemeve, por vetėm ndihmon qė problemet tė ravijėzohen mirė e tė zgjidhen nė tė mirė tė publikut, jo thjesht tė atyre qė kanė pushtetin e sidomos jo tė ekzekutivit, as tė interesave okulte.

    Konfuzioni me rolin e intelektualit publik lidhet edhe me aktorėt qė kėrkojnė ta luajnė: editorialistė gazetash, moderatorė programesh televizive, artistė, ekspertė tė ndryshėm, politikanė partiakė, ministra e drejtorė gjithfarėsh. Jo rrallė sheh intelektualin tė ngatėrrohet e tė veshė petkun e ekspertit, ndėrsa ministrin tė filozofojė; ēka mund tė shpjegohet me njė megalomani tė induktuar nga protagonizmi, por edhe me mbeturinat e barazitizmit tė trashėguar nga regjimi i shkuar. A nuk ishte Lenini qė na mėsonte se nė socializėm "ēdo kuzhinier duhej tė mėsonte tė drejtonte shtetin"?

    Qarkullon njė pėrshtypje se njė pjesė e "analistėve" janė ekspozuar shumė, sidomos nė televizion. Mirėpo televizioni ka pėr qėllim, nė thelb, tė shesė produktet e reklamuara duke e dėfryer publikun dhe nuk mund tė shėrbejė mirė si forum i dialogut demokratik, me gjithė dėshirat e mira tė kėtij apo atij producenti, ose pjesėmarrėsi nė debatet. Kjo mangėsi e mediumit televiziv mund tė ndikojė qė heronjtė e programeve tė atjeshme tė perceptohen si "tė shitur" ndaj interesave politike, dhe fjala e tyre ta humbė forcėn qė pėrndryshe do t'ia jepte virtyti i pavarėsisė.

    Megjithatė, vetėm ekspozimi i tepruar nuk mjafton pėr ta shpjeguar irritimin e publikut me fjalėn. Publiku shqiptar sot ėshtė vetvetiu i irrituar me tė gjithė ata qė zėnė vend nė tribuna elitash, sepse natyrshėm priret qė t'i bėjė me faj pėr vėshtirėsitė e mėdha qė po kalon vendi; edhe pse jo tė gjithė ndėr elitat janė njėlloj tė pėrgjegjshėm. Tek e fundit, intelektualėt nė media mė shumė do tė formulojnė pyetje e probleme, sesa do tė angazhohen nė zgjidhjen e tyre; njėlloj sikurse ministrat e deputetėt nuk do tė gjykohen nga shija qė tregojnė pėr tė zgjedhur ēorapet, markat e celularėve dhe sekretaret, as nga restorantet qė frekuentojnė.

    Irritimi i publikut, ose vetėdija se sistemi ynė politik tashmė ka dėshtuar, mund tė ushqejė dhe praktikisht ka ushqyer njė lloj fashizmi "nga poshtė", ose tė bindjes se disa gjėra nuk zgjidhen mė me llafe, por kėrkojnė dorė tė fortė. Tundimi i dhunės ėshtė gjithnjė i pranishėm, pas ēdo pakėnaqėsie, frustracioni, ose akuze pėr korrupsion ndaj pushtetarėve; meqė dhuna premton tė sigurojė atė ēka institucionet nuk e garantojnė dot – drejtėsinė sociale. Kur shoqėria ndihet e zhgėnjyer, e mashtruar ose e fyer, nevoja pėr tė rivendosur drejtėsi merr pėrparėsi ndaj vullnetit pėr ta mbajtur tė pandėrprerė dialogun, ose pjesėmarrjen e palėve nė formulimin dhe zgjidhjen e ēėshtjeve; edhe pse koncepti i drejtėsisė pa dialog nuk duket tė ketė bazė as etike, as historike.

    Dihet se fashizmi ishte edhe kult i veprimit si reaksion ndaj "pallavrave" e "pazarllėqeve" tė demokracive parlamentare; alegoria e pėrsosur e metodės fashiste pėr trajtimin e problemeve do tė gjendej, me kėtė rast, te gojėdhėna e zgjidhjes qė i dha Aleksandri i Madh Nyjes Gordiane – duke e prerė me njė tė rėnė tė shpatės. Kultura shqiptare, pėr shkak tė traditės shekullore, tundohet mė lehtė nga fashizmi, sesa nga sistemet demokratike pluraliste tė pėrpunuara nė Perėndim. Prandaj intelektualėt publikė e kanė kaq tė vėshtirė pėr ta ruajtur rolin e tyre nga ndotjet politike dhe tė interesave tė ndryshme jopublike.

    Nga ana tjetėr, sistemi i sotėm politik nė Shqipėri nuk ėshtė zhvilluar natyrshėm, por ėshtė rezultat mė tepėr i adoptimit artificial tė institucioneve, ligjeve dhe praktikave qė janė pėrpunuar dhe pėrsosur nė kontekste shoqėrore tė ndryshme nga ai shqiptari; dhe pėr mė tepėr, kėrkon tė funksionojė me njė shoqėri e cila ende i ka tė forta lidhjet psikologjike dhe kulturore me sistemin politik totalitar.

    Mirėpo shpesh harrohet se, brenda sistemit totalitar, fjala publike ishte atribut, por edhe prerogativė e klikės qė kishte pushtetin politik; madje krejt ligjėrimi publik buronte, simbolikisht, nga goja e Udhėheqėsit suprem. Shumė prej nesh, sot e kėsaj dite, e kanė tė vėshtirė ta disociojnė ligjėratėn e kėtij apo atij intelektuali publik nga ligjėrata e pushtetit; duke e interpretuar ēdo lloj kritike si formė tė luftės politike. Kjo dukuri e dobėson shoqėrinė civile, sa kohė qė ia kanalizon tė gjitha pėrpjekjet pėr tė qenė palė e jetės publike pa synuar drejtpėrdrejt pushtetin politik.

    Fjala publike, nė Shqipėri sot, nuk mund tė pėrcillet veēse nėpėrmjet masmediave; dhe dinjiteti i sė parės shpesh do tė varet nga respekti qė kanė arritur tė fitojnė tė dytat nė publik. Me gjithė mangėsitė e njohura, mediat, veēanėrisht gazetat, kanė mundur tashmė tė bėhen instrumente tė domosdoshme tė dialogut dhe garantė tė procesit demokratik; por ende nuk munden gjithnjė tė diferencojnė midis dėshirės pėr t'i folur publikut dhe dėshirės tjetėr, njėlloj legjitime, pėr t'ia marrė paratė.

    Nga kjo pikėpamje, obsesioni i shtypit tė pėrditshėm tė Tiranės me politikėn e kuadrit, ose me peripecitė publike dhe private tė personave qė janė nė krye tė institucioneve, ose zėvendėsve e deri edhe truprojave tė tyre, nuk i shėrben procesit demokratik; madje pėrkundrazi, e degradon dialogun nė kėnetė thashethemesh dhe banalitetesh. Kėtij obsesioni nuk i shpėtojnė ndonjėherė edhe analistėt qė duan tė jenė tė pavarur, edhe pse vijnė e shndėrrohen pashmangshėm nė portretistė e fotografė, herė zyrtarė e herė paparazzi, pėr llogari tė kėtij apo atij lideri politik ose VIP-i radioaktiv.

    Qė fjala publike tė rifitojė statusin e vet tė domosdoshėm nė demokraci, kjo varet edhe nga ē'pėrpjekje bėjnė autorėt – intelektualė, ekspertė, teknokratė dhe pushtetarė – pėr tė ruajtur dinjitetin e tyre pėrballė publikut. Jo paratė, pronat, shtėpitė e vilat, titujt shkencorė, udhėtimet jashtė shtetit, zėrin e trashė, fotozheninė, shpatullat e gjėra dhe tė ngrohta, aftėsinė pėr tė dėfryer tė pranishmit e modelin e kėmishės; por dinjitetin, qė ndonjėherė shkon nė kah tė kundėrt me shenjat e ekzagjeruara tė mirėqenies materiale. Tradicionalisht, shoqėria i do priftėrinjtė e vet pak asketė, sikurse i do luftėtarėt tė vrazhdė dhe punėtorėt fjalėpakė e duarartė. Disa tė vėrteta vetėm konfirmohen nga ndėrrimi i stinėve historike.

    Fjala nė demokraci ėshtė edhe vepėr, por vetėm kur zė vend mirė nė kontekst tė dialogut publik. Pėrndryshe pakėnaqėsia sjell pakėnaqėsi, tribunėt e djeshėm intelektualė emėrohen ministra, ministrat shkruajnė kolona pėr tabloidėt, ekspertėt nisin tė rrėfejnė barceleta nė televizion, VIP-at filmohen me celularė, teknokratėt i bien oboes, shoqėria civile bėn plane tė marrė pushtetin, protesta profesionalizohet, analistėt gdhihen biografė dhe shqiptari i rrugės nis tė psherėtijė pėr dorėn e fortė – tė gjitha kėto efekte anėsore jo tė procesit demokratik, por tė talljes me tė.



    http://www.shekulli.com.al/news/44/A...007-12-20.html
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    FJALA

    Nuk dua ta lodhni shumė mendjen
    Mes labirinthesh fjalėsh filozofike
    Nuk dua logjikrat tė shastisura tė enden
    Dhe prapė tė krijojnė tė tjerė labirinthe.

    Dua Fjalėn, ashtu siē u krijua
    Ta them, ta shkruaj, ta lexoj
    Mė tmerron kur e shoh tė tjetėrsuar
    Antifjalė kur e shoh, mė tmerron.

    Mė dhimbset kur e shoh tė sakatuar
    Mes thyerrjesh gėrmash e rrokjesh
    Si njė tespije e vjetėr ndėr duar
    Qė numuron mbetje ditėsh e motesh.

    Mė shurdhon kur zhurmshėm del
    Nga grykėra tė ējerra hipokritėsh
    Mė ēmend kur ēmendurisht rrugėn merr
    Kjo fjalė ēmendinė e politikės.

    Fjalė ēmendarake e servirur
    Menyrash kuzhinash propagande
    Nga zėra tellallėsh thirrur
    Ndėr veshė pėrcjellur me tallje.

    Dhe ai qė thurri temenara
    Pėr kohėra lumturie tė gėnjeshtra
    E filloi dhe mbeti tek fjala
    Si njė trup pa mish e pa eshtra.

    Dhe ai qė thellė gėrmoi
    Si arkeolog shpirtrash tė vdekur
    Nervave njerėzore e ndjesoi
    T'ju vidhte besimin e mbetur.

    Dhe ai, dhe ai, dhe ai....
    Qė fjalė, vetėm fjalė, vetėm fjal....
    Lėshoi njė jetė gjarpėrisht
    Nga vetfjala gjarpėr u vetvar.

    E ku ta dinte e para Fjalė
    E thėnė vjetėrsisht sa vetė bota
    Ē'fjalė do pillej nga njerėz bastardė
    Sa neveritshėm tė thuhej, "Me fjalė u ngopa!"

    Ndaj Fjala Fjalės i bėn lutje-apel
    Ndihmė t'i kėrkojė veprės njerėzore
    -Tė lutem moj vepėr, vema Fjalėn nė vend
    Ndryshe, s'kam ē'i duhem mė kėsaj bote!
    * * *

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    sado qe jan te verteta por kalimi nga fjala ne veper esht pak problem
    me kte miell kjo buke behet,si mund te sitet ca ?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Nisur nga rezultatet, jo nga qellimet!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    ceshtja,sipas mendjes sime eshte se nuk e ka fain e ashtuquajtura elite,ajo qe esht de facto,por nje veti e keqe e tutti..., mos njohja e pergjitheshme e ne pergjithjesi e se keqes ose me mire thene injoranca morale e ktyne elementave qe perbejne tufezen apo po deshe kombin, gje kjo qe esht ushqyer pa pike mundimi nga lloj lloj miqsh te jashtem, me lloj lloj parrullash a sloganesh utopike ne fakt diversive
    edhe ne hymnin e flamurit,me apo pa dashje,qortohemi a keshillohemi thuj si te dush,me fjalen tradhti
    po ne s jemi tradhtar...se s e njofim si veper...esht fjala per tradhti morale se pari,
    nuk mund te quhemi njerez imorale ,jo jo kurre se shqiptari eshte namuzqar,por esht nje fjale tjeter qe mbase shkon '' amoral''
    nje germe ndryshon po rrreziku prap esht i madh...mbase edhe me teper...
    pra s kemi dhe aq baza shpirtrore,po themi kshtu...e jo baza morale po kemi bazė amorale
    po t a morish ne analize me nji mikroskop te dores se dyte vec deficenta ,hileqar e s po themi tradhtare,shtremsa e injoranta etj. shef e as mun i akuzojsh sepse kon priviligjine e padijes,e shyqyr qe s jon mo t trash
    t vje n men nji shprehje''burgaxhijt mo t rrezikshem jon perjashta''
    po ishalla e bo Zoti mir '' lidhe gomorin e masnaj lutju Zotit'' po gom jon t shumt,n kuptimin figurativ thene a ?
    kom pershtypjen se me perjashtime, ktu mo debilat etj dalin fitus...
    pun agjentesh poliagjentesh superagjentesh? te kujt se? mos te vetes vet?
    popolo i pa fe,jo institucjonalisht jo....

  6. #6
    srbe na vrbe Maska e pryll
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ke prroi palpoēit
    Postime
    573
    po feja ca lidhje kishte? ke ngaterru forum

  7. #7
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Te citoj shkurtimisht Hasan PRISHTINEN:

    Veprim e jo fjalė
    Trimni e jo frikė
    Bashkim e jo pėrēamje...
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •