Rexhep Mejdani, eunuku mediatik i Edi Ramės


28 December 2007

Nga Kastriot Myftaraj

- Rexhep Meidani, nė njė shkrim tė botuar nė gazetėn “Shekulli”, nė 26 dhjetor 2007, me titull “Pėr njė etikė e evolucion tė mėtejshėm”, kritikon ashpėr atė qė ai e quan gazetaria tabloide nė Shqipėri.Meidani shkruan: “Nė gazetarinė shqiptare tė tranzicionit shfaqen nė mėnyrė tė ndėrthurur informimi, identifikimi dhe ‘ngadhėnjimi’. Krahas tyre ka marrė njė zhvillim tė mirėpritur gazetaria investigative, sidomos pėr ēėshtje korruptive. Ndėrkohė qė, gjatė gjithė periudhės 17 vjeēare, nuk ka munguar dhe gazetaria tabloide, ajo e hamendjeve dhe e thashethemeve, deri pamja e shėmtuar e saj e manifestuar si njė gazetari antishqiptare e anti-intelektuale, e mbarsur me fyerje e shpifje tė paturpshme. Fillimisht, kjo e fundit ėshtė ndeshur nė gazetarinė militante, ndėrsa kohėt e fundit ajo po bėhet mbizotėruese nė ndonjė media tė shkruar, qė nė ‘origjinė’ ka pretenduar tė jetė neutrale (!) Shumė mė pak shfaqet gazetaria tabloide nė median televizive. Sidoqoftė, pėr probleme tė tillė tė mungesės sė njė etike minimale gazetareske, pėrkundrejt mbėshtetjes sė drejtpėrdrejtė ose tė tėrthortė tė pronarėve e botuesve, ‘indiferencės’ apo ‘kapjes’ sė tyre, normalisht duhet tė preokupoheshin dhe tė ngriheshin nė kėmbė vetė strukturat pėrfaqėsuese tė gazetarisė shqiptare, gazetarėt qė manifestojnė njė etikė tė lartė profesionale si nė median e shkruar, ashtu dhe atė elektronike. Pa kėtė zė etik, tė mirė-organizuar, madje dhe tė ligjėruar, nuk mund tė ngrihet nė njė standard tė ri pėrgjegjėsia profesionale-qytetare e vetė gazetarėve. ‘Tabloidėt’ do tė vazhdojnė tė ushqehen jo keq me plehrat e tyre!” (gazeta “Shekulli”, 26 dhjetor 2007, f. 1. 19) Rexhep Meidani nuk saktėson se kujt gazete nė Shqipėri dhe rasti i referohet, por flet nė mjegull. Kur bėhet i qartė ai flet pėr njė rast nė Danimarkė, qė nuk merret vesh se ē’ lidhje ka me ēėshtjen qė ai trajton. Por, duket qartėsisht se Rexhep Meidani ka marrė shkas pėr tė botuar kėtė artikull nga botimi nė gazetėn “Sot”, i disa artikujve pėr lidhjet e familjes sė Edi Ramės me Mbretin Zog. Kjo kuptohet dhe nga fakti se kur Meidani nė kėtė artikull bėn njė vlerėsim tė emisioneve televizive, ai kritikon vetėm Arian Ēanin, i cili tė premten e kaluar botoi njė artikull, ku praktikisht pėrdori metodėn e “Vezės sė Kolombit” nė ēėshtjen e tė dhėnave pėr lidhjet e familjes sė Edi Ramės me Mbretin Zog, duke konkluduar se Edi Rama ėshtė nipi i Ahmet Zogut, pėr shkak se babai i tij ėshtė djali i fshehtė i Ahmet Zogut, me ē’ rast na kthjelloi dhe ne tė tjerėve. Kur Rexhep Meidani shkruan pėr gazetarinė e llojit tė asaj qė paraqet tė dhėna pėr origjinėn zogolliane tė Edi Ramės, duke e quajtur gazetari “e hamendjeve dhe e thashethemeve, deri pamja e shėmtuar e saj e manifestuar si njė gazetari... anti-intelektuale, e mbarsur me fyerje e shpifje tė paturpshme”, ai ka detyrimin t’ i pėrgjigjet pyetjes se a duhet quajtur kėshtu gazetaria britanike, e cila zbuloi se Tonny Blair, pėr tė cilin PS, Meidani dhe Rama deklarojnė se e kanė idhull, ishte realisht nipi i njė ēifti aktorėsh anglezė qė kishin patur njė fėmijė ilegal, tė cilin e adoptoi James Blair. Kjo gjė doli e vėrtetė dhe tashmė ėshtė pranuar dhe nga vetė Toni Blair. Ato tė dhėna qė kam paraqitur unė mund tė jenė tė papėlqyeshme pėr dikė, por ato janė tė vėrteta, dhe shumica e njerėzve qė e njohin tė shkuarėn e kėtij vendi, i dijnė mirė. Me kaq tė dhėna sa ka pėr lidhjen mes Edi Ramės dhe Mbretit Zog, nė ēdo vend perėndimor ku mediat kanė standarde tė larta etike, do tė kishte filluar njė investigim i hollėsishėm. Kėtė duhet tė kishin bėrė dhe mediat nė Shqipėri dhe jo tė ngriheshin, siē thotė Meidani, pėr tė atakuar atė qė i paraqiti kėto tė dhėna. Edhe pėr interpretimin e Arian Ēanit mund tė kesh kundėrshtime, por ėshtė alarmuese qė kryetari i bordit tė fondacionit qė supozohet tė pėrpunojė mendimin e ri politik tė PS, aq mė tepėr i zgjedhur dhe kryetar i Akademisė sė Shkencave tė atakojė njė gazetar me emėr, se guxoi e bėri njė interpretim tė tillė. Duke qenė se Meidani ėshtė zgjedhur kryetar i Akademisė sė Shkencave, edhe pse i padekretuar, ai ka mundėsi tė angazhojė specialistė shqiptarė dhe tė huaj pėr tė bėrė testin genetik tė Edi Ramės, ēka do tė pėrbėnte tė vetmen mėnyrė qė Edi Rama tė sillet si Tonny Blair nė kėtė ēėshtje. Kėshtu mund tė bėhet fjalė pėr njė evolucion tė mėtejshėm nė aspektin moral tė politikės shqiptare. Media nuk ka faj se tė vėrtetat e politikanėve shqiptarė janė antietike. Pėr kėtė arsye dhe tė vėrtetat e medias janė, pa dėshirėn e atyre qė i thonė, antietike. Do tė ishte kurioze se si do tė interpretohet sipas standardit etik qė pėrcakton Meidani, sjellja e Edi Ramės, qė para disa vitesh i tha njė gazetareje qė i drejtoi njė pyetje qė tė shkonte tė punonte si prostitutė nė semafor. A ėshtė ky njė “evolucion i mėtejshėm etik”, siē shprehet Meidani. Rexhep Meidani nė shkrimin e vet na sjell si model tė etikės nė media gazetėn “Shekulli”: “Sidoqoftė, duhet tė ishte fare normale qė situata dhe ēėshtje tė tilla etike-morale tė diskutohen nė organizmat e etikės sė vetė gazetarėve, pėr tė pėrcaktuar pozicione sa mė njerėzore. Nėse kėto komisione etike nuk ekzistojnė, ata duhen ndėrtuar sa mė shpejt, pėr tė shmangur deformimet e deritanishme, qė nuk janė tė vogla nė njė plan tė mirėfilltė etik. Njė shembull pozitiv ėshtė ai i gazetės "Shekulli", ku funksionon njė strukturė e tillė pėr etikėn”. (gazeta “Shekulli”, 26 dhjetor 2007, f. 19) Sė pari, kėtu duhet thėnė se njė i ashtuquajtur kėshill mbikqyrės i etikės nė media ekziston dhe atė e ka krijuar Remzi Lani, me mbėshtetjen e Prezencės sė OSBE nė Tiranė. Problemi ėshtė se a duhet qė ky forum tė mblidhet me urgjencė pėr atė qė thotė Rexhep meidani, apo pėr tė shqyrtuar skandalin e fundit para tė cilit u vu Remzi Lani, pas dėshmisė publike nė gazetėn “Sot” tė z. Dodė Bajraktari, i cili nė vitin 1979 ėshtė dėnuar pėr agjitacion e propagandė, duke pasur si dėshmitar tė akuzės nė gjyq pikėrisht Remzi Lanin. Sa pėr atė se ky forum i etikės ekziston tek gazeta “Shekulli”, siē thotė Rexhepi, duhet vėrejtur se pikėrisht kryetari bordit tė etikės tek “Shekulli”, Mark Marku, para dy vjetėsh bėri fyerjen mė brutale qė mund tė jetė bėrė nė njė polemikė nė historinė e shtypit shqiptar, kur i pėrmendi Edmon Tupjes nė sens fyes njė fatkeqėsi familjare qė ai ka. Por rekordin pėr njė fyerje nga njerėzit e medias e mban me siguri botuesi i “Shekullit”, Koēo Kokėdhima, i cili para disa vitesh nė njė konferencė pėr mediat iu drejtua publikisht, para kamerave televizive, ambasadorit italian nė Shqipėri, duke i thėnė: “Vafanculo Januēi!” Nė rast se “Shekulli” ėshtė brenda standardit etik tė Rexhep Meidanit, me kėto qė kanė thėnė Mark Marku dhe Koēo Kokėdhima, atėherė unė nuk arrij ta kuptoj se ēfarė janė ato qė Rexhep Meidani i quan fyerje nė media, dhe qė nuk i pėrmend. Nė shkrimin e tij, Rexhep Meidani nuk mungon tė japė dhe vlerėsime pėr emisionet televizive, por kėtė e bėn se do qė tė kritikojė emisionin e Arian Ēanit, pėr shkak se ky botoi artikullin pėr Edi Ramėn si nipi i Ahmet Zogut. Meidani shkruan: “Njė narracion tė pėrgatitur me mjaft kujdes, tė normuar me njė informacion tė mjaftueshėm e analitik, e gjejmė dhe tek emisionet e A. Bushatit. Po kėshtu, ky stil narrativ, nėpėrmjet shpjegimit tė fotografive tė zgjedhura, po alternohet me njė dozė tė mjaftueshme informacioni nė emisionet e M.Nanos”.(gazeta “Shekulli”, 26 dhjetor 2007, f. 19) Tek emisionet e Andi Bushatit mund tė gjesh cfarė tė duash, por jo ato qė thotė Meidani. Ėshtė mjaft interesante qė Meidani nga Tv Klan ka zgjedhur tė vlerėosjė vetėm emisionin e Andi Bushatit. Narracioni dhe analitika e Andit janė tė traditės sė Sigurimit tė Shtetit, tė mėsuara nga babai, Mehdiu. Sa pėr Mustafa Nanon, qė lavdėron Meidani, duhet thėnė se nėse do tė bėhej njė top listė me dhjetė fyerjet mė tė mėdha tė historisė sė medias shqiptare, me siguri qė atje do tė zinte vend dhe Mustafa Nano, sė paku me atė qė nė janar 2004, nė emisionin “Opinion” nė Tv Klan e quajti bastard Spartak Ngjelėn, qė ishte i pranishėm. Ėshtė ironi e madhe qė Rexhep Meidani bėhet gjykatės etik, kur veprimi i parė qė bėri ai kur u bė President i Republikės, ishte qė tė fyente njė grup tė popullsisė sė Shqipėrisė, siē janė romėt. Nė vitin 1997, kur Meidani u bė president i Republikės, zyra e shtypit e Presidencės dha njė njė njoftim pėr mediat ku thuhej se mbiemri i Presidentit ėshtė “Meidani”, pra jo me “j”, por me “i”. Rexhep Meidani deri nė vitin 1997 e ka mbajtur mbiemrin e vet me “j”, pra Mejdani. Kėshtu ėshtė mbiemri i tij nė botimet qė Meidani ka bėrė me emrin e tij, nė dokumentet qė ka firmuar si pedagog, nė kandidimin e tij pėr deputet nė 1991, nė dokumentet qė ka firmuar si kryetar i KQZ nė 1991 etj.Se si ėshtė e mundur qė ky njeri qė ishte dhe intelektual, u kujtua nė moshėn 53 vjeēare se mbiemri i tij ishte “Meidani” dhe jo “Mejdani”, siē e kishte mbajtur deri mė atėherė, ky mbetet ende njė mister. Atėherė Presidenca nuk sqaroi se ē’kuptim kishte fjala “Meidani”, kur dihej se fjala “Mejdan” ėshtė turqisht dhe ka kuptimin e sheshit, dhe ėshtė mbiemėr shumė i pėrdorur nga romėt, duke qenė dhe mbiemri i kryetarit tė shoqatės sė tyre qė nga viti 1991 dhe deri mė sot. Fakti qė kryetari i shtetit kishte tė njėjtin mbiemėr me atė tė kryetarit tė shoqatės sė romėve bėri qė tė kishte komente bizarre nga media pranė opozitės, madje dhe nė qarqe nė PS ku Meidani nuk shihej me simpati. Me sa duket kėto komente bėnė qė kryetari i shtetit tė ndėrronte njė gėrmė tė mbiemrit tė vet. Nuk dihet nėse Rexhepi e ka ndryshuar emrin nė mėnyrė formale, pra gjyqėsisht apo nė mėnyrė informale, thjesht me anė tė njoftimit pėr mediat. Nė vitin 2001, njė libėr i botuar nga Shtėpia botuese «Toena», ku pėrfolej pėr kėtė gjė Presidenti i saj kohe Meidani, u tėrhoq me ngut nga qarkullimi prej botuesit Fatmir Toēi, i vėnė nė dijeni nga Presidenca, madje Toēi i kėrkoi falje Meidanit se nuk e dinte kėtė detaj tė pėrmbajtjes sė librit dhe se autori nuk ia kishte bėrė tė ditur atė. A nuk do tė ishte njė evolucion i mėtejshėm etik, po tė pėrdor shprehjen e Rexhepit, sikur ky i fundit tė rikthehej tek mbiemri “Mejdani”? Pasi tė na provojė se nuk ka paragjykime fyese pėr romėt, do tė provojmė ta besojmė pėr tė tjerat.

SOT