Close

Rezultati i Sondazhit: A jeni dakort pėr vendosjen e njė ligji tė tille?!

Votues
14. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Po, sepse do ulet grada e kriminalitetit....

    5 35.71%
  • Jo,pasi cėnon ligjin e tė drejtave tė njeriut..

    9 64.29%
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #-9
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    "Ligji i pėrgjimit"!

    Nga viti i ardhshėm nė Gjermani do tė ruhen pėr gjashtė muaj me radhė tė dhėnat e atyre qė telefonojnė, pėrdorin internetin, dėrgojnė e-maile apo sms. Bundestagu pritet ta miratojė ligjin pėrkatės kėtė javė.


    Frank Ulrih Montgomeri (Frank Ulrich Montgomery), mjek dhe kryetar i shoqatės sė mjekėve "Marburger Bund" i referohet mjekut tė Greqisė sė Vjetėr Hipokratit, qė konsiderohet si themeluesi i mjekėsisė si shkencė, kur ėshtė fjala pėr raportim mes mjekut dhe pacientit. Qė pėrpara 2500 vjetėsh ai e quante si parim tė vetkuptueshėm tė punės sė mjekut, atė qė kėrkojnė sot mjekėt dhe pėrfaqėsuesit e disa profesioneve tė tjera qė kanė tė bėjnė me besimin e njerzve, pra juristėt dhe gazetarėt:

    „Ne mjekėt jetojmė prej besimit qė kanė pacientėt pėr tė na treguar gjithēka qė ka tė bėjė me shėndetin dhe sėmundjet e tyre. Kjo e drejtė u takon edhe tė burgosurve, edhe atyre qė konsiderohen si tė dyshuar. Kjo bėn pjesė nė tė drejtat themelore tė njeriut dhe nuk mund tė kufizohet prej askujt.“

    Me kritikėn e Montgomerit bashkohen edhe tė tjerė, qė mendojnė se miratimi i ligjit pėr regjistrimin dhe arkivimin e tė dhėnave tė telekomunicionit pėrbėn njė kufzim tė veprimtarisė sė tyre. Megjithatė miratimi i kėtij ligji mund tė konsiderohet si i sigurt pėr shkak tė shumicės sė votave qė kanė nė parlament CDU dhe SPD.

    Ministrija e drejtėsisė, Brigite Cypris Brigitte Zypries (SPD), mendon se kritikat nuk janė tė justifikuara. Sipas saj Gjermania zbaton nė kėtė mes njė direktivė tė BE-sė dhe arkivimi ka tė bėjė jo me pėrmbajtjen e bisedave apo tė e-maileve, por vetėm me tė dhėnat e atyre qė komunikojnė. Sipas saj kompetencėn pėr pėrgjimin e plotė e kanė gjykatat:

    „Kjo do tė thotė se vendimin nėse vėrtet do tė pėrgjohen telefonat apo lidhjet e internetit duhet ta marrė pėr ēdo rast tė veēantė gjykata.“ - thekson Zypries.

    Deputetėt dhe priftėrinjtė pėrjashtohen nga ky ligj. Nė ndryshim nga ai i gazetarėve, mjekėve apo avokatėve komunikimi elektronik i tyre mbetet pėr prokurorinė tabu.

    Partitė opozitare nė parlamentin gjerman, liberalėt, tė majtėt dhe ekologjistėt, janė kundėr miratimit tė kėtij ligji. Sipas tyre pas miratimit tė tij do tė pasojė ligjit tjetėr, i cili sipas modelit amerikan do tė lejojė qė pėr 13 vjet me radhė tė depozitohen 19 tė dhėna personale tė pasagjerėve tė avionėve. Nė Gjermani ėshtė tashmė realitet pajisja e pasaportave me shenjat e dy gishtrinjve si dhe tė dhėna biometrike.

    Njė grup aktivistėsh pėr tė drejtat e njeriut kanė vendosur qė nė rast se ligji, sikurse edhe pritet, do tė miratohet, do tė ngrenė padijė nė Gjykatėn Kushtetuese Gjermane.

    Kryetari i shoqatės sė avokatėve gjermanė, Hartmut Kilger thekson:
    „Natyrisht qė ky ligj do tė pėrfundojė nė Gjykatėn Kushtetuse.“

    Nė vitin 2003 kjo gjykatė e kishte konsideruar mbledhjen e tė dhėnave tė telekomunikacionit si shkelje tė rėndė tė ligjit pėr ruajtjen e fshehtėsisė sė tyre. Nė lidhje me kėtė ēėshtje pritet tė marrė njė vendim edhe Gjykata Evropiane. Irlanda ka ngritur padijė nė kėtė gjykatė kundėr direktivės sė BE-sė pėr depozitimin e tė dhėnave tė telekomunikacionit.

    Marcel Fürstenau : DW-World.de


    Ky ligj eshte diskutuar ne shume vende te botes...

    Cili do te ishte mendimi i juaj?!


    Respekte
    "Carpe Diem"

  2. #-8
    DR-GR Maska e oliver55
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Qielli Qe Eshte I Paster.nuk Trembet Nga Rrufet.

    Cenohen te drejtat e kriminelit.
    .............te drejtat e perdhunusit.
    .............te drejtat e hajdutit.
    .............te drejtat e shume te tjerave qe mbarojne me .....it.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga oliver55 : 30-12-2007 mė 01:08
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  3. #-7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    04-02-2003
    Postime
    444

    Post Welome to 1984!

    Ashtu sikurse marrja e shenjave te gishtave,e cila fillimisht u praktikua vetem per emigrantet,dhe ndaj se ciles praktike atehere vendasit reaguan me kenaqesi te heshtur,edhe kjo eshte vetem nje legalizim per te gjithe popullaten e asaj qe per ne emigrantet me pasaporta gjermane eshte praktike qe sa kemi shkelur ne kete vend.
    Fakte:
    Ne korrik te vitit 1990,nje njeri i cili e prezantoi veten si z.Blum drejtor i kryqit te kuq gjerman,me mori ne telefon dhe me pyeti a do isha i gatshem te merrja brenda nje ore pas asaj telefonate nje taksi apo tren dhe te shkoja ne Bon per t'ju shtuar nje ekipit i cili do te priste rrefugjatet e ambasades gjermane qe do te vinin me anije ne Brindisi.
    Kur une e pyeta ate njeri,se nga e dinte ai se ku banoja une,numrin e telefonit te apartamentit ku banoja,te cilin as pjesetare te familjes time nuk e dinin,ai tha: Kjo eshte puna jone(!!!!!!) a pranoni apo nuk pranoni te ndihmoni vullnetarisht ne kete rast.
    Mund te thuash: Wittstar atehere ti ishe nje njeri qe edhe pse kish ardhur legalisht me vize nga ambasada gjermane ne Tirane,shteti vendas kish te drejte te te pergjonte.
    E drejte.Shteti i ketij vendi kish te drejte te me pergjonte por jo te ma perplaste pergjimin ne fytyre gje qe ky shtet e ben vazhdimisht deri sot e kesaj dite.
    Fakte:
    Kur isha student i juridikut ne Hadleyburg te Gjermanise nje pinjoll nga nje familje diplomatesh gjermane,pa carre koken fare,ne menyre demonstrative me kontrollonte canten kur une largohesha nga salla e leksionit,me ndiqte hap pas hapi,dhe me thosh se nuk deshte qe une te takoja kete apo ate bashkekombas timin!
    Nderkaq civile me kostume e me kollaro qe binin ne sy ne ambjentin studentor ne menyre demonstrative me perplasnin ne fytyre faktin se po ndiqesha hap pas hapi nga ky shtet,ne menyre demonstrative edhe pse ne baze te Konventave te Gjeneves pasi me kishin dhene statusin e rrefugjatit politik,qe me 8 Janar 1991,vetem kater muaj pas aplikimit, bishat nuk kishin te drejte ta benin nje gje te tille.
    Ne vitin 1992 kur une tanime qe prej nje viti isha refugjate politik me status te mbrojtur nga Konventa nderkombetare te Gjeneves,me qellim prishjen e familjes time,dhe shkaterrimin e personalitetit tim publik edhe ne ata pak vendas qe njihja,doktoret gjermane pasi kishin nxituar stresin tim posttraumatik te shkaktuar ne goditje finale prej tyre(zyrtareve gjermane),t'a klasifikonin sic e deshte interesi i shtetit gjerman(m.bleuler),nxituan gjithashtu qe vetem dy dite pas shtrimit tim vullnetarisht ne nje spital ketu te informojne ata pak shtetase gjermane qe njihja ketu germe per germe mbi c'ka kishin shenuar ne kartele time,perfshi diagnozen(!!!!!!),pa ditur as une as gruaja ime asnje germe nga shenimet e tyre!
    Nje shkelje flagrante e cdo konvente nderkombetare,dhe e ligjeve vendase.Keto praktika une i njihja vetem si karakteristike te Bllokut Lindor,Ne ato vende mjeku me urdher nga lart,gjoja ne moment dobesije leshonte rruges informacione mbi qytetar qe duheshin damkosur publikisht.Por nuk me shkonte nderment kurre qe keto marifete tinzare te praktikoheshin nga nje shtet me pretendime instutucionesh demokratike,sepse Deutsche Welle radioja e jashtme e Gjermanise ne ate kohe,na servirte te tjera perralla ne naiveve qe besonim cdo fjale.Deutsche Welle qe ne vitin 76-77,kritikonte praktikat sovjetike te abuzimit te psikiatrise duke bere reklame njerrzilleku per praktikat e veta ne kete drejtim.Nje mashtrim i plote i opinionit sic mesova une mbi kurrizin tim ne kete vend,dhe nje kamuflim praktikash naziste tanime me te sterholluara se ne World War II,sic i kam perjetuar vete deri pak kohe me pare.
    Policia gjermane qe sa kam ardhur ketu ne kete vend,nuk e fsheh faktin se te pergjojne jo vetem kur telefonon,por edhe cka ti i thua psikologut tend,dhe madje edhe ne dhomen tende te gjumit.Ata jo vetem pergjojne cdo gje qe ti i thua psikologut,mikut apo gruas tende,por madje kane ne dore te dhenat e tua sociale apo mjekesore germe per germe.
    Policia gjermane ne eksperiencen time ndryshe nga c'thone ligjet e gjermanise,te Europes e te Konventave Nderkombetare eshte nje tumor fashist,qe nuk le rast pa t'a bere te qarte se ketu je mot a mo ne vitin 1984,c'ka eshte e denueshme nga Kushtetuta e ketij vendi.Informacioni i pakufizuar i fashisteve me uniforme,rreth qytetareve,u jep atyre nje mundesi pa precedence ne Historine e Njerrezimit,te kryejne krime ne heshtje,duke rruajtur ne dukje format demokratike.
    Mendoni se c'mund te bente Gestapoja sikur te egzistonin telefonat ne mase,tv,dhe interneti qe ne ate kohe.A ju shkon nderment se cfare? Jau them une: Holokausti do ish realizuar urte e bute.Hitleri nuk do kish patur kurre nevoje te ngrinte kampe perqendrimi e t'a bente aq trashe ate kasaphane qe beri.
    Duke ditur ne detaje format e episodeve te paranojas te cilat une kisha perjetuar si pasoj edhe e abuzimit te fuqise shteterore nga ana e ketij shteti,policia gjermane perdori me vite me rradhe te dhenat mjekesore per te arritur shkaterrimin tim te plote psiqik,duke u perpjekur te krijoje eksperienca deja-vus,te nxisi pasigurine,dhe te ushtroj presion piqik ne forma te tjera.
    Le te mos flas per nje moment nga eksperienca sepse gjithkush mund te mendoje: Ehe,Wittstar i traumatizuar mos nuk i sheh gjerat tamam ashtu sic jane?
    Thirrini mendjes!
    Nje shtet qe i jep vetes legalisht te drejten te rregjistroje cdo gje qe ka te beje me ty,po te doje mund t'i perdore te dhenat per te te vrare ne kuptimin konkret te fjales.Le te shprehemi ne menyre hipotetike.Rregjistroni nder ment termat
    "Mesazhe te personalizuara",apo "personalised advertisement".
    Ne qofte se une di se cilat stacione televizive,apo faqe interneti viziton cdo dite ne jeten e tij private Sali Berrisha,ne se di se ne cilat rruge kalon me shpesh ne se di nga bisedat e tij telefonike preferencat,mendimet,si dhe dobesite e tija,ne(Do vajzen me teper se djalin apo ku ta di une,)pelqen kete apo ate ngjyre etj,dhe nese une do te isha nje njeri qe zoterron mjete financiare,atehere te pakten teorikisht eshte e mundur qe une nepermjet reklamave te personalizuara ne ato stacione tv,website,etj,te influencoj vendimmarrjen e Kryeministrit te Shqiperise.
    Psh nese e di se nje dite ai duhet te vendose midis Gazprom,dhe Ambo,(teorikisht) nje shtet tjeter me muaj me rradhe mund te beje nje "personalized advertisement" tek ato website ne menyre qe Kryeministri te ngarkohet te themi me teper me mesazhe pozitive per njerin nga dy kombet pretendente.Saliu pastaj nuk duhet te habitet nese ne websites pro Ruse sheh personazhe pozitive me ngjashmeri te larte me vajzen,gruan,apo gjyshen e tij,e ku ta di une,te cilat synojne t'u bejne rrezonance preferencave dhe te fshehtave te shpirtit te tij,duke u perjpjekur njekohesisht te influencojne ne vendimmarrjen.Besoj se kuptoni c'fare dua te them.Ne kete kendveshtrim mund te shohesh me me teper tolerance vendimin e ish Kryeministrit Fatos Nano,per hapin e tij ne jete private te ndarjes se partneres qe kish dhe lidhjen me nje tjeter.Kushedi c'truke e c'presion i fshehte psikollogjike eshte ushtruar mbi ate njeri per t'a cuar deri ne ate vendim qe morri,e te shkonte deri aty sa diten e aksidentit te madh te shqiptareve t'a kalonte ne nje diskoteke greke(Kjo thjesht si shembull hipotetik,sepse te verteten nuk e dime,mbase kjo ndodhi pa nderhyrjen e te tjereve)
    Ose nje shembull tjeter: Ta zeme se policia ka keqtrajtuar mizorisht nje qytetar,ne se dime stacionet televizive apo websites te cilat frekuenton ai qytetar,te pakten teorikisht eshte e mundur me teknika moderne t'ja beshe mendjen sallate viktimes deri ne ate mase sa kur te dale ne gjyq te mos jete ne gjendje te padise kriminelet!
    Po keshtu madje mundet te krijoshe gjendje shpirterore te caktuara tek nje perdorues interneti e duke manipuluar website-t qe ai viziton me shpesh,duke aplikuar ngjyra te celura apo depresive,etj truke,me synimin per t'i forcuar moralin apo per t'a dekurajuar deri ne vetevrasje!
    Dhe mos kujtoni se firmat private do te rrefuzonin bashkepunim ne praktika te tilla: Jepi ca para nje iks firme interneti dhe per ate shume,ata kan per borxh t'i nxjerrin trute edhe te parit te shtetit e jo me nje qytetari te thjeshte.
    Pra e keni kuptuar mire: Mediat ne pergjithesi,por vecanerisht Interneti mbart ne vetvete nje potencial shume te madh abuzimi te tij nga shtete fashiste apo fashistoide.Dhe per mua policia gjermane e pare nga eksperienca ime eshte nje tumor fashist autonom me i rafinuar se Gestapoja!
    Fakte: Sapo me futen ne spital ne menyre te kundraligjshme disa muaj me pare,ata sigurisht jo vetem qe dinin gjithe kohes dhomen ku mua me mbajten padrejtesisht te mbyllur deri sa me nxorri nderhyrja e gjyqesorit,por ata,policia pas futjes me zorr times ne spital,futen ne dhomen ku isha une nje Nazist te rrezikshem i cili duke patur nje kartele psikiatrie(ndonje ish-polic i dale nga ment-?-),ishte personi me i pershtatshem per te me vrare duke lene policine fashiste gjermane perpara cdo instutucioni nderkombetar me duar te pastra.Personi i cili u fut ne dhomen time,filloi nje paraloje fyerjesh time si pjesetare Minoriteti,si dhe propagandim intensiv nazist me nje frazeologji e cila te linte te mendoje se ai mund te ish paraprakisht i informuar per ato forma verbale me te cilat une kam demaskuar racizmin e ketij vendi gjithe keto vite.
    Protestat e mija tek shefja e pavionit,u klasifikuan nga ajo doktoreshe si nje forme tjeter paranoje,edhe pse ajo vete,deri ate dite tek gjykata kish shprehur mendimin se vendimi i policise
    per te me mbyllur me zorr ne phorensic psychiatry nuk dukej te ish i justifikuar.
    Mua m'u desh te luftoj per jeten time.Nazisti nga fjalet fyese dhe hakerruese kaloj tek veprime konkrete,per desh me mbyti me duart e tija.Nje nate m'u desh te ri zgjuar gjithe kohen ne nje shtrat te improvizuar nga personeli ne korridor,tmerresisht i frikesuar,edhe pse Inshuranca Shendetesore per mua paguante 400 euro nata!
    Pra une kam perjetuar fashizem ketu qe prej 17 vjetesh,dhe e kam pare disa here vdekjen me sy per shkak te tyre,pse po dalin fashistet ne cete duke e thene publikisht- Po ne kemi bere realitet 1984,ne syte e mi nuk ndryshon gje.
    Per Ameriken i shoh ne nje kendveshtrim kohor afatgjate te justifikuara ligjet e reja mbi komunikacionin,pasi Amerika perjetoi 9/11,dhe gjithe aventurieret,qelbesirat e ziliqaret e ketij rruzulli enderrojne dite e nate sabotimin apo shkaterrimin e USA,kurse edhe pse flitet ketu per grupe terroriste islamike qe rrezikojne kete vend,une nuk besoj asnje germe.Mendimi im mbetet si me pare,sic e kam shprehur vite me pare: Egziston nje aleance e fshehte midis islamisteve dhe Gjermanise.Pra ne raport me rrezikun islamik ne syte e mi e gjithe kjo kthese nuk eshte e justifikuar(Flase per Gjermanine,jo per vende te tjera te Europes te cilat sipas mendimit tim nuk gezojne ate status qe gezone Gjermania ne syte e islamisteve fanatik)Por keta shfrytezojne situaten dhe ndryshojne ligjet.Le te bejne c'te duan.Pune e tyre.
    Welcome to 1984!
    Une jam nje qytetar i thjeshte dhe sigursht nuk jam ne gjendje te gjykoj me objektivitet te plote kompleksitetin e ketij problemi,por t'i themi troc gjerat dhe me ze te larte ka ardhur koha te shkojme te gjithe ne Sheshin e Shen Pjetrit ne Itali dhe t'i themi Papes se Romes:
    Ngushellimet tona per fundin e Katolicizmit.Pse? Nuk besoj t'a beje njeri kete pyetje:2+2 =4
    Praktikisht nese nje katolik sot shkon te falet ne nje Kishe besoj se kushdo e pranon qe intimiteti i konfesionit te tij(rrefimi i fshehte tek prifti) ka marre fund!
    Pa le po te jeshe edhe ndonje VIP.Imagjino ndonje personazh VIP te qeverise gjermane apo te parlamentit gjerman te fese katolike te shkoje te beje nje rrefim intim tek ky apo ai prift katolik ketu ne Gjermani,c'ka eshte e drejta e saj legjitime.Liri e Fese!
    Pa vene ne dyshim besnikerine e prifterinjve katolik ndaj rregullave te fese se tyre,me siguri mund te thuash,qe ka shume mundesi qe besimtarja VIP,te nesermen ne mengjese te shohe ne mediat nje jehone te terthorte te sekretit shpirteror,dhe qe nga ai moment kushdo mund te luaj me ndjenjat e atij personi VIP qe pati mendjelehtesine te rrefehet ne kete kohe kur policia ka te drejte dhe mundesi teknike praktikisht te pergjoje cdo njeri pothuajse ne cdo cep te botes.
    Ne se duke u rrefyer ajo shpreh ndonje rezerve ndaj bashkeshortit te saj,te nesermen do sulen gjithe qente e lagjes per t'a shfrytezuar ate dobesi ne favor te tyre,(Ta lidhin me njeriun e tyre).
    Ne se ajo rrefehet per ndonje problem shpirteror( Morra vendim te fus filan person ne burg por von e kuptova se nuk ish mafioz e ku ta di une) neser e ke ne mediat direkt apo indirekt si informacion mbi ate qe ajo e quan gabim apo faj te sajin gjate rrefimit,e qe mund te perdoret per t'i bere presion katolikes.
    Pra nje nga elementet me te rendesishem dhe me esenciale te praktikave te fese katolike ka marre fund qe kur u pajis me mjete teknike stacioni i pare i pergjimit policor!Kjo eshte aq e vertete saqe edhe vete Papa i Romes po te vije ketu ne Gjermani ketej e tutje duhet te kete kujdes e te mos flase me vete.
    Nuk kam qene ndonje here ithtare i Katolicizmit por duke ditur se miliona njerrez besojne ne teologjine dhe praktikat e kesaj dege te Krishterimit,te cilat praktika psikiatri zviceran Carl Jung i klasifikon si nga me te shendetshmet e si me frenuese te neurozave e psikozave se sa deget e tjera te Krishterimit,me vjen keq per gjithe ate mase njerrezish rrefimet e te cileve do te shperdorohen legalisht ketej e tutje nga GESTAPO ne fuqi/z.
    Ngushellimet e mija Katholicizem urra me e fuqishme tendja drejt besimtareve,monopoli yt mbi shpirtrat e tyre,me keqardhje e them-ka marre fund.
    Dhe ti o psikollog qe perpiqesh te jesh aq bindes e aq me takt me pacientin tend ne studjon tende:
    Bye Bye intimitet sherrues.Si mund te lehtesoje shpirti plaget ne studjon tende kur edhe monopoli yt mbi shpirtrat e plagosur eshte f-j-a-l-a e kembyer ne intimitet e besim reciprok.
    E si mund te te marre njeriu ty seriozisht,kur ti e di dhe pacienti e di,se cdo germe qe del nga goja jote dhe e tija,po te duan,e rregjistrojne te gjithe bishat e qytetit!E qe kjo behet cdo here qe une leshoj nje tingull para teje.
    Cfare kujtoni ju moderatore pse ri Wittstar gjithe naten para kompjuterit?
    Pse i eshte prishur ritmi ketij shpirtit tim? Dashuri te parealizuara? Jo miqte e mi,kam alamet gruaje.Familje renduese? Jo miqte e mi,kam nje djale te dashur dhe nje grua te dashur.
    Mekate nga e kaluara? Jo miqte e mi ka patur veprime qe mund t'i kisha bere me me ment si cdo njeri,por shpirtin e ndjej qelibar,aq sa sot po te mbyllja syte do flija ne paqe.
    Atehere cfare? -Kam 17 vjet qe jetoj s-k-e-t-e-rr-e-n.
    Bye Bye romance! Forca jote romance qendron nder te tjera ne ekskluzivitetin.Trendafilit i hiken era kur e di se aromen e tij,tingujt e tu,e dashur i rregjistrojne gjithe qente e lagjes.
    Welcome to 1984.

    -------------------------------------------------------

    Kush eshte ndryshimi midis Policise gjermane dhe Policise turke?
    (Policia gjermane synon te tejkaloje arritjet e Policise turke,ndersa Policia turke perpiqet t'u afrohet standarteve te Brukselit)
    Beethoven,Mozart,List,Chopin,Brahms,Panties,Kohl, Hitler,Schuman,Schubert,Mendelson,Bach,
    Eisenbahnwagen,racist german policemen,Guten abend human rights bitte,Tribunal,Schönen Danke,Constitutional,human rights of Ulm-Humor
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga wittstar : 30-12-2007 mė 04:27

  4. #-6
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anėtarėsuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    "[...]pasi cėnon ligjin e tė drejtave tė njeriut.."

    pse... cka po thojka "ligji i te drejtave te njeriut" ne lidhje me pergjim?
    "Qė t’i ēqitėsh kėta . . . duhet t’u preē jo vetėm duart e kokėn, po edhe kėmbėt e trupin." Fan Noli

  5. #-5
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga skipetar Lexo Postimin
    "[...]pasi cėnon ligjin e tė drejtave tė njeriut.."

    pse... cka po thojka "ligji i te drejtave te njeriut" ne lidhje me pergjim?

    Quhet...."Cėnim i jetes private te individit"!
    Eshte shkelje ne "Ligjin e te drejtave te njeriut"!

    respekte
    "Carpe Diem"

  6. #-4
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anėtarėsuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    Citim Postuar mė parė nga DI_ANA Lexo Postimin
    Quhet...."Cėnim i jetes private te individit"!
    Eshte shkelje ne "Ligjin e te drejtave te njeriut"!

    respekte
    prej ku e ke marre kete "Ligjin e te drejtave te njeriut" qe e mbron "jeten private te individit"?

    me nderime.
    "Qė t’i ēqitėsh kėta . . . duhet t’u preē jo vetėm duart e kokėn, po edhe kėmbėt e trupin." Fan Noli

  7. #-3
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Deklarata e pergjithshme mbi te drejtat e njeriut

    Hyrje
    Mbasi njohja e dinjitetit tė lindur tė tė drejtave tė barabarta dhe tė patjetėrsueshme tė tė gjithė anėtarėve tė familjes njerėzore ėshtė themeli i lirisė, drejtėsisė dhe paqes nė botė;

    mbasi mosrespektimi dhe pėrbuzja e tė drejtave tė njeriut ka ēuar drejt akteve barbare, tė cilat kanė ofenduar ndėrgjegjen e njerėzimit, dhe mbasi krijimi i botės nė tė cilėn njerėzit do tė gėzojnė lirinė e fjalės, tė besimit dhe lirinė nga frika e skamja ėshtė proklamuar si dėshira mė e lartė e ēdo njeriu;

    mbasi ėshtė e nevojshme qė tė drejtat e njeriut tė mbrohen me dispozita juridike, kėshtu qė njeriu tė mos jetė i shtrėnguar qė nė pikėn e fundit t'i pėrvishet kryengritjes kundėr tiranisė dhe shtypjes;

    mbasi ėshtė e nevojshme qė tė nxitet zhvillimi i marrėdhėnieve miqėsore midis kombeve;

    mbasi popujt e Kombeve tė Bashkuara vėrtetuan pėrsėri nė Kartė besimin e tyre nė tė drejtat themelore tė njeriut, nė dinjitetin dhe vlerėn e personit tė njeriut dhe barazinė midis burrave dhe grave dhe mbasi vendosėn qė tė nxitin pėrparimin shoqėror dhe tė pėrmirėsojnė nivelin e jetės nė liri tė plotė;

    mbasi shtetet anėtare u detyruan qė, nė bashkėpunim me Kombet e Bashkuara, tė sigurojnė respektimin e pėrgjithshėm dhe zbatimin e tė drejtave tė njeriut dhe tė lirive themelore;

    mbasi kuptimi i pėrbashkėt i kėtyre tė drejtave dhe lirive ėshtė mė i rėndėsishėm pėr realizimin e plotė tė kėtij detyrimi;

    ASAMBLEJA E PERGJITHSHME shpall Kėtė DEKLARATE TE PERGJITHSHME MBI TE DREJTAT E NJERIUT si ideal tė pėrgjithshėm tė cilin duhet ta arrijnė tė gjithė popujt dhe tė gjitha kombet, nė mėnyrė qė ēdo njeri dhe ēdo organizėm shoqėror, duke pasur parasysh gjithmonė kėtė Deklaratė, tė pėrpiqet qė, me anė tė mėsimit dhe edukimit, tė ndihmonte nė respektimin e kėtyre tė drejtave dhe lirive dhe qė, me anė tė masave progresive kombėtare dhe ndėrkombėtare, tė sigurohej njohja dhe zbatimi i tyre i pėrgjithshėm dhe i vėrtetė, si midis popujve tė vetė shteteve anėtare , ashtu edhe midis popujve tė atyre territoreve qė janė nėn administrimin e tyre.






    Neni 10.
    Gjithkush gėzon njėlloj tė drejtėn pėr njė proces gjyqėsor objektiv e publik para njė gjykate tė pavarur e tė paanshme, nė pėrcaktimin e tė drejtave dhe detyrimeve tė veta dhe pėr vendimin mbi ēfarėdo lloj akuze penale.

    Neni 11.
    Kushdo qė ėshtė i akuzuar pėr njė vepėr penale ka tė drejtė tė konsiderohet i pafajshėm deri sa tė vėrtetohet fajsia nė bazė tė ligjit dhe nė njė proces publik nė tė cilin ka pasur tė gjitha garancitė e duhura pėr mbrojtjen e vet.
    Asnjeri nuk duhet tė dėnohet pėr veprime ose mosveprime tė cilat nuk pėrbėjnė njė vepėr penale, sipas ligjeve kombėtare dhe ndėrkombėtare, nė kohėn kur janė kryer. Gjithashtu nuk mund tė vendoset njė dėnim mė i rėndė nga ai qė ka qenė zbatuar nė kohėn kur ėshtė kryer vepra penale.

    Neni 12.
    Asnjeri nuk duhet t'i nėnshtrohet ndėrhyrjes arbitrare nė jetėn, familjen, banesėn ose korrespondencėn vetjake, si dhe sulmeve kundėr nderit dhe prestigjit personal. Gjithkush ka tė drejtėn tė mbrohet nga ligji kundėr ndėrhyrjeve ose sulmeve tė tilla.

    Lexo nenin 12.


    Respekte
    "Carpe Diem"

  8. #-2
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anėtarėsuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    Citim Postuar mė parė nga DI_ANA Lexo Postimin
    Nga viti i ardhshėm nė Gjermani do tė ruhen pėr gjashtė muaj me radhė tė dhėnat e atyre qė telefonojnė, pėrdorin internetin, dėrgojnė e-maile apo sms. Bundestagu pritet ta miratojė ligjin pėrkatės kėtė javė.
    [...]
    ka kaluar nje dite prej se ky ligj ka hy ne fuqi pasiqe eshte miratuar me 9 Nentor te vitit 2007..

    Citim Postuar mė parė nga DI_ANA Lexo Postimin
    [...]

    Neni 12.
    Asnjeri nuk duhet t'i nėnshtrohet ndėrhyrjes arbitrare nė jetėn, familjen, banesėn ose korrespondencėn vetjake, si dhe sulmeve kundėr nderit dhe prestigjit personal. Gjithkush ka tė drejtėn tė mbrohet nga ligji kundėr ndėrhyrjeve ose sulmeve tė tilla.

    [...]
    te falemnderit per kete te dhene.. per kush don me e lexu burimin.. http://www.unhchr.ch/udhr/lang/aln.htm ..

    mbasi po shkruajme per te njejten gje.. nese mundesh me e sqaru se si bie ndesh ligji Gjerman (per ruajtjen e te dhenave nga telefoni e Interneti per deri ne gjashte muaj) me nenin 12 te Deklarates se Pergjithshme Mbi te Drejtat e Njeriut.
    "Qė t’i ēqitėsh kėta . . . duhet t’u preē jo vetėm duart e kokėn, po edhe kėmbėt e trupin." Fan Noli

  9. #-1
    Perjashtuar Maska e riu
    Anėtarėsuar
    05-12-2005
    Postime
    421
    tangjencialisht email-sms dhe korrespondence vetjake

    po ky ligji ne fjale i shtetit gjerman qeka kurorezim i demokracise

  10. #0
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anėtarėsuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    pasiqe kjo veprimtari mbeshtetet ne ligj qe eshte miratu prej 366 deputeteve perderisa 156 kane qene kunder e 2 kane abstenu.. nuk eshte arbitrare.. pra.. nuk eshte ne kundershtim me Deklaraten E Pergjithshme Mbi Te Drejtat E Njeriut..

    kjo eshte arritje Demokratike.
    "Qė t’i ēqitėsh kėta . . . duhet t’u preē jo vetėm duart e kokėn, po edhe kėmbėt e trupin." Fan Noli

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. "Ligji italian" kush mund tė mė ndihmojė
    Nga blue_crystal nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 08-04-2007, 21:02
  2. Marketingu
    Nga Vote For Pedro nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 28-07-2006, 03:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •