Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Kodi i nderit për anëtarët e “Cosa Nostra”!

    Nuk mjafton vetëm "dëshira e mirë" për t'u bërë pjesë e mafies, a më saktë e Cosa Nostra-s. Përveç aftësive të caktuara që duhet të ketë një person që të mund të rekrutohet nga familja, ai duhet gjithashtu të kalojë dhe një sërë provash. E fundit e këtyre provave është prova e zjarrit, e cila aplikohet gjatë betimit. Në Cosa Nostra aplikohet një kod i tërë nderi, i cili shërben si rregullator i organizatës.

    Rregullat përbërëse të kodit të nderit janë bërë të njohura ndër vite nga të penduarit e mafies. Në një sentencë të dhënë nga Tommaso Buscetta-s, një prej anëtarëve të parëve që ka thyer Omerta-n (kodi i heshtjes)ndër shumë ligjet e pashkruara që rregullojnë sjelljen mafioze është dhe detyrime për të thënë gjithnjë të vërtetën kur flitet mes "burrave të nderit". Jeta e Cosa Nostra-s (fjala mafie është një term letrat që nuk përdoret nga anëtarët e kësaj organizate) është e disiplinuar nga rregulla të ashpër të pashkruar, por të paraqitura gojarisht, të cilët rregullojnë organizimin dhe funksionimin e tërë organizatash. Ligjet e pashkruara dhe kodet e Cosa Nostra-s janë bërë herë pas herë të ditura nga të penduarit që vijnë prej këtyre radhëve.

    ¨ Celula e parë është e përbërë nga "familja", një strukturë me bazë territoriale që kontrollon një zonë të qytetit apo një qendër të tërë të banuar, nga ku merr dhe emrin.
    ¨ Familja është e përbërë nga "burra nderi" ose "ushtarë" të koordinuar dhe udhëhiqet nga një shef i zgjedhur i quajtur edhe "përfaqësuesi", i cili pasohet nga një "zv/shef" dhe nga një ose më shumë "këshilltarë".
    ¨ Nëse ngjarje të rastit bëjnë të pamundur zgjedhjen normale të shefit nga anëtaret e familjes, "komisioni" organizon emërimin e "anëtarëve të këshillit" që të administrojnë përkohësisht familjen deri në kohën e zgjedhjeve në normale.
    ¨ Aktiviteti i familjeve koordinohet nga një organizëm kolegjial i quajtur "komisioni" ose "kupola", ku bëjnë pjesë përfaqësuesit e tre a më shumë familjeve të afërta.


    ¨ Komisioni drejtohet nga njëri prej përfaqësuesve të familjeve. Komisioni ka një rreze veprimi të gjerë, si dhe ka detyrën për të siguruar respektimin e rregullave të Cosa Nostra-s brenda secilës familjeje, e mbi të gjitha, të zgjidhë konfliktet ndërmjet familjeve.
    ¨ Jo më pak të rëndësishme janë rregullat që disiplinojnë "rekrutimin" e "burrave të nderit" dhe çështjeve të sjelljes së tyre.
    ¨ Kërkesat për rekrutim janë: dhuntia e guximit dhe mungesa e mëshirës; një situatë familjare transparente, e mbi të gjitha mungesa e lidhjeve të çdo lloji me policinë.
    ¨ Prova e guximit nuk u kërkohet atyre personazheve që shërbejnë si përfaqësues. Sipas një shprehjeje të Salvatore Contorno-s, anëtar i penduar i Cosa Nostra-s, këtu bëjnë pjesë "fytyra e pastër" e mafies, pra profesionistët, administratorët publikë, sipërmarrësit, të cilët përgjithësisht nuk përfshihen në veprime kriminale.


    ¨ Personi që të dhënat e përdorura më lart afrohet me kujdes për t'i testuar disponueshmërinë për t'u bërë pjesë e shoqërisë. Me të marrë pëlqimin, anëtarësimi i rishtarit kryhet në një vend në natyrë. Në prezencën e të paktën tre burrave të familjes, ku do të bëjë pjesë, zhvillohet ceremonia e betimit për besnikëri ndaj Cosa Nostra-s.
    ¨ Personi në fjalë mban në duar një imazh të shenjtë, e spërkat me gjakun e një prej gishtave të tij, i vendos zjarrin dhe më pas e mban në duar deri sa fiket duke përsëritur formulën e betimin që përmbyllet me frazën: "U djegsha si kjo figurë e shenjtë nëse tradhtoj betimin tim".
    ¨ Statusi i "burrit të nderit" me t'u përftuar përfundon vetëm në vdekje; mafiozi, cilado qofshin rrethanat e jetës së tij, a kudo të banojë, në Itali a jashtë, mbetet gjithnjë i tillë.


    ¨ "Burri i nderit", pasi të ketë mbaruar betimin, fillon të njohë sekretet e Cosa Nostra-s dhe të hyjë në kontakt me anëtarët e tjerë. Vetëm familja Korleone e dhe ajo e Resuttana-s nuk ua kanë bërë të ditur asnjëherë zyrtarisht emrat e anëtarëve të tyre, shefave të familjeve të tjera.
    ¨ Në çdo rast, njohja e "burrit të nderit" me faktet e Cosa Nostra-s, varet rrënjësisht nga grada që ai do të ketë në organizatë, në kuptimin që sa më lart të jetë aq më të mëdha janë mundësitë që ai të mësojë fakte dhe të hyjë në konkakt me "burra nderi" të familjeve të tjera.
    ¨ Çdo "burrë nderi" është i detyruar të respektojë "barrën e heshtjes": nuk mund t'i zbulojë të huajve anëtarësinë e tij në mafia dhe aq më pak sekretet e Cosa Nostra-s; ky është mbase rregulli më i hekurt i Cosa Nostra-s.
    ¨ Brenda organizatës, llafet e tepërta zakonisht nuk çmohen: qarkullimi i lajmeve është i reduktuar në minimumin e domosdoshëm dhe "burri i nderit" duhet të përmbahet për të mos bërë pyetje të tepërta sepse kjo është shenjë e kuriozitetit të pavend dhe çon në lindjen e dyshimeve ndaj personit në fjalë.


    ¨ Kur burrat e nderit flasin mes tyre për çështje që kanë të bëjnë me Cosa Nostra-n kanë detyrim absolut për të thënë të vërtetën dhe kur bëhet fjalë për "burra nderi" të familjeve të ndryshme është mirë që të asistojë në bisedë një i tretë që mund të konfirmojë përmbajtjen e bisedës.
    ¨ Kush nuk thotë të vërtetën pëson sanksione të rënda që variojnë nga përjashtimi e deri në vdekjen e personit në fjalë.
    ¨ Këto koncepte janë të një rëndësie themelore për të vlerësuar deklaratat e kryera nga "burrat e nderit", pra nga anëtarët e Cosa Nostra-s dhe për të interpretuar sjelljet dhe bisedat.


    ¨ Nëse për shembull dy "burra nderi" ndalohen nga policia ndërkohë që gjenden një makinë ku ndodhet një armë, mjafton një shenjë e pakapshme mes tyre për të vendosur se cili do të mbajë përgjegjësi për armën, në mënyrë që të mos përfundojnë të dy në burg.
    ¨ Gjatë dënimit me burg është normë që "burri i nderit" të mos tentojë të arratiset nga burgu: një sjellje e tillë është treguese e mungesës së aftësisë për të marrë përsipër përgjegjësitë. Tani sidoqoftë, duket se ky rregull nuk ndiqet më.
    ¨ Një rregull tjetër themelor i Cosa Nostra-s i ndalon absolutisht "burrat e nderit" që të kërkojnë ndihmë nga drejtësia e shtetit. Përjashtim të vetëm, sipas Buscetta-s bën vjedhja e automjeteve, të cilat mund të denoncohen në polici për të shmangur që "burri i nderit" që ka automobilin të mos përfshihet në ngatërresa që mund të sajojë personi që e ka vjedhur atë. Por një "burrë nderi" nuk duhet të japë asnjëherë emrin e personit që e ka vjedhur makinën.

    Riti i anëtarësimit

    Një anëtar i mundshëm i Cosa Nostra-s, para betimit ndiqet me kujdes dhe testohet për të parë nëse është i përshtatshëm për t'u bërë pjesë e organizatës. Pasi testohet ai çohet në një vend të veçuar në prezencë ne tre "burrave të nderit" të familjes, ku më i vjetri prej tyre i thotë se mafia ka për qëllim të mbrojë të dobëtit dhe të eliminojë fëlliqësitë. Shpohet gishti i dorës së kandidatit dhe gjaku hidhet në imazh të shenjtë. Më pas imazhit i vihet flaka dhe në anëtari i ardhshëm i mafies duhet ta mbajë në duar falkan deri sa të fiket krejtësisht duke u betuar ndërkohë që do t'u qëndrojë besnik parimeve të Cosa Nostra-s dhe duke pranuar solemnisht: "U djegsha ashtu siç digjet ky shenjt nëse nuk do t'i qëndroj besnik betimit". Pas betimit, dhe vetëm atëherë, "burri i nderit" prezantohet me kreun e familjes, së cilës do t'i përkasë.

    Blendina Cara : Gazeta TiranaObserver

    Mendimi juaj per kêtë lloj "kod nderi"?!

    Respekte
    "Carpe Diem"

  2. #2
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Njerëz të dënuar nga mafia vetëm për faktin e shkrimit të një libri kundër saj!!

    "Une nuk kam Frike"
    Pasi shkroi një libër bestseller mbi mafien napolitane, Roberto Saviano u detyrua të fshihet. Romani bestseller i Roberto Savianos, "Gomorra", një lojë fjalësh kjo mbi Kamorran napolitane, e ka shpërblyer atë me shumë më tepër se sa tituj nderi apo çmime letrare. Ai ka marrë gjithashtu kërcënime me vdekje nga Kamorra, një prej grupeve kriminale më të përgjakshme në planet. Saviano studioi vëllime të tëra dokumentesh gjykate dhe infiltroi në mafien napolitane, duke bërë punë të çuditshme, të gjitha këto për qëllime kërkimore për librin e tij.

    Tani ai jeton i fshehur dhe roje të armatosura e ruajnë 24 orë në ditë. Libri i tij ka shitur 900 mijë kopje në Itali dhe ai sapo është botuar në anglisht në Shtetet e Bashkuara. Shumë shpejt do të botohet edhe në Britani, Francë dhe Gjermani. Saviano, 28 vjeç, doli nga vendi ku ishte fshehur dhe i rrethuar nga truprojat e tij dha këtë intervistë, duke bërë ecejake përgjatë Villa Borghese në Romë.

    Kamorra napolitane thotë se do t‘ju vrasë. A keni frikë?

    Jo, nuk kam frikë. Është thjesht diçka me të cilën më duhet të përballem. Kam disa kufizime dhe sigurisht disa gjëra duhet t‘i bëj ndryshe nga më parë. Më duhet të lëviz me truproja. Ndoshta dikush tjetër do të qe frikësuar, por unë e kuptoj qartë se kjo ndodh për shkak të asaj që jam duke bërë.

    Ju jetoni i fshehur, ndryshoni shpesh banesat. Si është?

    E çuditshme. Është absolutisht e çuditshme. Çdo ditë është ndryshe. Më kujtohet kur filloi. 13 tetori i vitit që kaloi ishte dita që më ndryshoi jetën. Krejt papritur m‘u desh të shoqërohem me truproja, me makina të blinduara. Kjo më bëri gjithashtu të kuptoj se njerëzit që mund të takoj, ndoshta duan të më bëjnë keq. Isha me fat që pati shumë solidaritet me mua. Shumë njerëz e mbështetën punën time dhe besuan në atë që bëja.

    Përse ju duan të vdekur?

    Ndodhi kur ishin shitur tashmë 100000 kopje nga libri im. Kjo gjë e shqetësoi shumë klanin Kamorra, që preferon ta shpërndajë informacionin e tij si do vetë dhe jo të jenë të tjerë që ta bëjnë. Këto grupe nuk kushtojnë shumë vëmendje kur dikush thotë diçka. Klani nuk ka ndonjë problem të madh me lirinë e shprehjes. Kur vendosën që duhej të më eliminonin, ndodhi sepse unë jo vetëm e thashë, por edhe e shkrova, dhe kur libri nisi të shesë më shumë kopje, kjo i zemëroi, sepse historia e tyre do të zbulohej nga një audiencë edhe më e gjerë. Tradicionalisht historia e klanit nuk dëgjohet asnjëherë. Historia e tyre njihet vetëm në qarqe lokale. E dini, mes Kamorrës, norma e vdekjeve është një ose dy në ditë. Vdekjet nuk janë as për lajm, nëse nuk arrijnë në gjashtë apo shtatë në ditë. Por, për mua, dukshmëria që rrethon librin është një formë mbrojtjeje. Sa më i famshëm që mund të bëhem unë, aq më pak gjasa ka që ata të krijojnë një skandal mbi gjakun tim. Por, nga ana tjetër, ata nuk do të harrojnë kurrë.

    A pendoheni ndonjëherë që e keni shkruar këtë libër?

    Jo. E vetmja gjë për të cilën pendohem, është se këto kërcënime kanë ndikuar gjithashtu në familjen time. Por pozicioni im mbetet i palëkundur, po kështu edhe besimi në atë që po përpiqem të bëj. Ç‘lloj kërcënimesh me vdekje ju kanë bërë?

    Në të vërtetë, rreziku më i madh ishte kur karabinierët e Napolit zbuluan një plan për të më eliminuar përmes një informatori. Atëherë më ofruan eskortën policore. Unë nuk e kërkova, por bazuar në kërcënimet që më vijnë, e kuptoj përse më duhet.

    Jeni përgëzuar se i keni bërë më shumë dëm Kamorrës, se sa vite të tëra luftë kundër mafies. A e kuptoni plotësisht atë që keni bërë për të shkundur Kamorrën?

    Mendoj se kryesorja që unë kam bërë është jo brenda organizatës, por mënyra se si ata perceptohen në botën e jashtme. Kur njerëzit lexojnë këtë libër në Angli, Finlandë, Amerikë, ata kuptojnë më mirë veprimtarinë dhe mënyrën si klani mban peng popullsinë. Ky informacion është diçka që Kamorra nuk e dëshiron. Në çdo vend tjetër flasin për mafien, por jo në Itali. Në Itali ne nuk flasim për problemin. Ekziston perceptimi se nëse flet për mafien, do të të ndodhë diçka e keqe. Çdo vend tjetër e lidh Italinë me mafien, por jo Italia.

    A po bën progres Italia në luftën kundër mafies?

    Ka shumë nisma, por janë të vogla. Kështu që edhe progresi është i vogël. Mentaliteti i njerëzve ndryshon ngadalë, por duhen ndryshime në nivel institucional. Dhe jo vetëm në Itali, por në gjithë Evropën. A e dini që nuk ka shoqatë antimafie jashtë Italisë? Nuk ka një të tillë në Angli, Finlandë, Francë apo Gjermani. Të gjithë prokurorët italianë antimafie bashkëpunojnë me forcat e policisë në vende të tjera, por këta nuk kanë ligje antimafie që të korrespondojnë me ligjet antimafie këtu te ne. Nuk ka rregulla evropiane antimafie që të lejojnë llojin e hetimit, ekstradimit dhe marrjes në pyetje që kërkohet në çështjet e mafies. Paradoksi është që nuk ka pasur asnjë hetim antimafie në Gjermani, përpara incidentit në Duisburg verën që kaloi. Kjo i hapi sytë Gjermanisë, por edhe Evropës. Ndoshta ky është hapi për fazën tjetër. Pas Duisburgut, krimi i organizuar mund të përcaktohet si problem evropian, jo vetëm italian. Mafia e kupton këtë më mirë se çdo gjë tjetër. Cosa Nostra siciliane nuk është aq e fortë sa Kamorra dhe Ndraghetta, por ata kanë një shtrirje globale të madhe dhe janë infiltruar në shumë industri globale. Në fakt, mafia kuptoi dobinë e globalizimit dhjetë vjet para pjesës tjetër të botës.

    A ka ndonjë mënyrë për të ndalur mafien?

    Duhet nisur me ndryshimin e mendjeve të njerëzve që bëjnë marrëveshje të fshehta me mafien, por duhet ndryshuar edhe struktura politike, si dhe rregullat ekonomike në Evropë. Mafia hyn në vende të ndryshme duke investuar në sipërmarrje pa risk, si restorante e hotele. Më pas zhvendoset drejt kompanive të naftës etj. Por ata bëjnë zigzage mes aktiviteteve ligjore dhe joligjore, gjithnjë duke mbajtur një pjesë të ligjshme. Ata madje e kryejnë këtë edhe në një nivel social. Anëtarë të klanit mund të investojnë në Kinë, apo të kontrollojnë industrinë e mbeturinave toksike, por nga ana tjetër, nuk lejojnë gratë të lyejnë flokët, sepse kjo është shumë erotike.

    A besoni se një ditë Italia do të çlirohet nga krimi i organizuar?

    Është e mundur, por jo nëse mundohesh ta ndalësh vetëm në Itali. Duhet të ketë një fokusim në të gjithë Evropën. Kufiri i ri për mafien është Afrika. Atje duhet të bëhen përpjekje. Kjo qeveri ka bërë disa veprime, por tani jemi vetëm në ground zero.

    Sa gjatë mendoni se do të jetoni?

    Më duhet të rrëfej, nuk është se kam ndjesinë se do të jetoj një jetë të gjatë. Por shpresoj. Më pëlqen me të vërtetë jeta.
    Marre nga : Gazeta Shqip
    "Carpe Diem"

  3. #3
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Nuk di cte them per ty hapesja e kesaj teme, sepse jam i bindur qe ju nuk keni idene e Cosa-Nostra apo te ligjeve te saj. Te sugjeroj qe te lexosh me pare mbi mafien dhe pastaj te besh copy&paste te cdo pacavureje si gazeta nga je referuar.
    Nese vertet do kishit njohuri mbi kodin e nderit te organizates ne fjale, te siguroj qe do i hiqje kapelen sepse jane njerezit me idealiste. Eshte problem tjeter ana kriminale e ketij organizmi mbi te cilat arrin mireqenien materiale e cila nuk duhet te ngaterrohet aspak me kodin e nderit.
    Kjo organizate pa frike duhet krahasuar me Masonet e medhenj per nga ligjet, ne te cilen bejne pjese emrat me te medhenj boterore.

    Nese vertet ju i njihni kodin e nderit, na sillni disa fraza ju lutem dhe ta analizojme se bashku ku qendron e keqja ne ate kod i cili mesa kam lexuar une thote qartesisht; Mos Vidh, Mos vrit pa arsye madhore, mos spiuno, duaje familje, ndihmo njerezit ne nevoje etc....


    Dito.

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Dragut
    Anëtarësuar
    14-06-2006
    Vendndodhja
    Përtej Gramozit, gati për luftë
    Postime
    535
    Citim Postuar më parë nga Dito Lexo Postimin
    Nese vertet ju i njihni kodin e nderit, na sillni disa fraza ju lutem dhe ta analizojme se bashku ku qendron e keqja ne ate kod i cili mesa kam lexuar une thote qartesisht; Mos Vidh, Mos vrit pa arsye madhore, mos spiuno, duaje familje, ndihmo njerezit ne nevoje etc....
    E po kjo! Foli ky shume ngjyreshi, ky "te dashurohemi te gjithe me zezake e jevgj". Po cne flet ti per vlera dhe aq me teper per ato te familjes.

    A nuk je ti qe do ti vesh emer kinez e arab femijes tende, duke e shkeputur nga orgjina e tij. A nuk je ti ai qe do ti mesosh femijes tende ta duan edhe jevgun edhe homoseksualin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga D@mian : 03-01-2008 më 20:56

  5. #5
    Perjashtuar Maska e BlackEagle
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    500 Miles a way from home.
    Postime
    260
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA Lexo Postimin
    Nuk mjafton vetëm "dëshira e mirë" për t'u bërë pjesë e mafies, a më saktë e Cosa Nostra-s. Përveç aftësive të caktuara që duhet të ketë një person që të mund të rekrutohet nga familja, ai duhet gjithashtu të kalojë dhe një sërë provash.
    Respekte
    Ja nje provë qe duhet kaluar nese dikush ka deshire te antarsohet .
    Ndryshuar për herë të fundit nga D@mian : 03-01-2008 më 20:56

Tema të Ngjashme

  1. Gjakmarrja
    Nga Ferdinandi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 19-11-2022, 14:02
  2. Gjilani
    Nga cod3r në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  3. Kushtetuta dhe kombi Amerikan
    Nga ILovePejaa në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 07-03-2006, 05:11
  4. Debat në kuvend për mediat, opozita denoncon qeverinë Nano
    Nga ALBA në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 22-09-2004, 16:54
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •