Pastaj, pse nuk vjen ti brooklyn te punosh ketu? Te jap une 550 euro ne muaj qe tani po te punosh si financier.
Ky eshte komplet debat pa bereqet. Pse s'vjen ti ketu, pse s'iken ti atje. Ore djale une kam gjithe keto vite qe kam investuar mund e kohe per tu bere pjese e kesaj shoqerie. Sot jam qytetar amerikan. Ti zoteri c'fare qytetari je?! Shqiptar?! Atehere meshoi vendit. s'te pelqen puna qe te ofrohet?! Hajde ne Amerike apo gjetke si emigrant ilegal dhe puno lloj lloj punerash. S'do as ashtu, ehpo s'ta ka fajin njeri qe je pertac (jo ti, ne pergjithesi them). Jetes i duhet dhene zgjidhje me kushtet qe te rrethojne. Me llafe e ankesa nuk mbaron kjo pune.
ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)
Une qe thua ti, kam qene jashte dhe mund te merrja 2-3 shtetesi e te behesha qytetar i atyre shteteve dhe mund te merrja edhe rroge te mire, dhe me mire me dukej shoqeria atje se ne Tirane; por u ktheva per te punuar ne vendin tim..por nuk ma merrte mendja te gjeja kete katastrofe qe eshte ketu. Po te me kishte thene njeri se si ishte ketu nuk do te isha kthyer. Prandaj po te them qe kur keta qe jane kthyer po shikojne te ikin, nuk e di si do te kthehen ata qe jane jashte!
Kjo pune eshte me deshire, po s'deshe mos shko, po deshe shko.
Dekani i sapozgjedhur i universitetit te Vlores ka mbaruar shkollen (PHD) ne US. Per ata/ato qe jetojne ne US e dine shume mire sa eshte rroga per personat me doktorate. Eshte kthyer ne Shqiperi, u votua nga stafi i universitetit (perfshi dhe mamane time qe votoi pro), dhe rroga e tij eshte 1000 (euro me duket.)
Ndoshta problemi eshte i fshehur gjetke. Administrata perben 10% te fuqise puntore, pra 1 person nder 10 punon per shtetin, dhe ky proporcion me duket absurd per Shqiperine. Ndoshta ajo qe duhet bere eshte pergjysmimi i administrates dhe dyfishimi i rendimentit dhe rroges se atyre qe ngelen.
Pastaj, gjithkund ne bote rrogat e shtetit jane te ulta, ne "perendim" te te lusin dhe nuk shkon te punosh ne administraten shteterore, vetem te pa-aftet i pranojne ato lloj vendesh, por çuditerisht ne Shqiperi jane te preferuara.
When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.
SALAMANDRISTAN
WWW.lajmet.com
Profeti vazhdon te përqeshet ne vend te vet!
Motivi
Shkaku i këtij reflektimi u bë fakti se nuk para ndihem mirë këto kohët ë fundit, d.m.th. nja 3-4 vjet kësaj ane. Por kurajo më dha pikërisht një ngjarje e vogël, gati e padukshme për sytë dhe veshët tanë “të stërvitur për ngjarje të mëdha”. Ngjarja ishte takimi me një mikun tim, me të cilin shkëmbeva bisedën që do tregoj më poshtë.
Të gjithë ata që më njohin e dinë faktin se unë nuk kam qenë në paqe tash sa vite mbi rrjedhën e gjërave. Madje kam lënë edhe punët e mija, ose jetën time siç u pëlqen disa të thonë shpesh. E kështu, e dinë këtë gjë edhe ata që kanë patur mundësi të lexojnë publicistikën time.
Pasi një pjesë e madhe e “publikëve” (ata që sulmuan jetën publike për ta kthyer në biznes e jo për të shërbyer), u njohën me qëndrimet e mija, nuk e qethën fare (trurin e tyre të zënë me lesh).
Sot, të gjithë po thonë: “Nuk jam mirë. S`jam hiç në terezi! I kam punët keq! Po shkon zi e më zi!” . Kuptohet qartë se të gjitha shtresat shoqërore janë në depresion të thellë. Në depresion sepse ekonomia lokale (shqiptare) po jep shpirt, më shumë se ajo botërore që s`I ka punët hiç mirë.
E njerëzit e shkretë depresionin po e përballojnë duke vrarë veten. Po i japin fund jetës për t`I dhënë fund depresionit. Shifrat janë në rritje progresive marramendëse. Të tjerë akoma, depresionin po mundohen ta largojnë duke vjedhur, grabitur, duke bërë kontrabandë apo duke marrë peng njerëz që kanë mundësi të paguajnë për kthimin në liri.
Veçmas tufës, që bënte pallate dhe “xhiro me makinë”, un parathoja këto pasoja që sapo kanë filluar të duken e nuk I dihet se si do përfundojnë. Me kultin e fuoristradëes ultimo grido e me dashnore që nuk janë lap-dancer por duken si të tilla, çunat, as që preokupohen se si do t`i vejë halli kësaj pune.
Në këto vite impenjim në studimin dhe parashikimin e fatkeqësive shoqërore, un po mundohem të shkruaj e të flas, me sa më shumë njerëz, duke dashur të tërheq vëmendjen e të gjithëve. Sepse bashkjetesa, apo më mirë jetesa dinjitoze në këtë vend është gjithashtu çështje e të gjithëve.
Pra kam parashikuar dhe kam luftuar që kjo ditë të mos afrohej e jo më të vinte e të rrinte këmbëkryq mbi kokat e njerëzve, shumica e të cilëve janë viktima.
Pasi kuptova më në fund se këtu tek ne individi mendon se bota fillon dhe mbaron tek ai, e lashë fare sensibilizimin e masave. U morra me një rreth më të ngushtë njerëzish. Mendova se këta të fundit ndanin të njëjtat pikpamje me mua por jo. Edhe ata, në mënyrë paksa më të rafinuar, ishin egoistë, mendonin vetëm për veten e tyre dhe kafshatën e bukës. Specie e brishtë, sensibile ndaj stomakut. Ata mendonin sit ë tjerët paçka se në sytë e mi ndërronin lëkurë dhe shfaqnin interes për çështjet publike.
Kështu u verifikua një fenomen i shëmtuar, shumë i shëmtuar. Tradhtia. “Miqtë” e mi të afërt, për interesa krejt personale, më shitën. Shitën edhe idetë dhe projektet e mia. I shitën tek ata që I kishin rekrutuar vetëm e vetëm që këto ide të mos zinin rrënjë në shoqërinë tonë që aq shumë kish nevojë për to.
Thënë më troç, për mua u përsërit tradhtia e Judës, për para dhe përfitime personale. Por jam i bindur se u konsumua edhe një lloj tradhtie tjetër në disa raste, tradhtia e shtyrë nga zilia. Me moton ai nuk mund dhe nuk duhet të jetë më i mirë se mua iu dha rrugë tradhtisë e cila konvertohet në një dëm të madh individual e kolektiv. Kjo pasi e gjithë shoqëria do vuajë pasojat e mosndërgjegjsimit dhe mos angazhimit në zgjidhjen e problematikave që un ngrija.
Tradhtia ra mbi mua. E rëndë por jo asfiksuese (për mua). Ma mori të keqen edhe këtë rradhë. Un mora Biblën.
Mora Biblën në dorë sepse nuk dija se ku mund ta gjeja tjetërkund shpjegimin apo shpëtimin nga kjo sjellje njerëzore. Për mua që nuk kam shumë dyshime mbi dogmën, vuajtja dhe pasioni më i madh mbetet ai i Jezu Krishtit. E kështu, askund tjetër përveçse në Bibël nuk mund të gjeja ngushëllim për sa po ndodhte me njeriun, për faj të njerëzve.
Duke shfletuar Librin e librave, të them të drejtën, nuk u morra fare me historinë e Apostujve, sepse nuk më pëlqen aspak refreni bajat që dëgjojmë shpesh në formë justifikim: “edhe Pjetri, Juda apo Apostujt e tjerë e tradhtuan Jezusin…. Personalisht nuk kam qenë dhe nuk jam dakort me interpretimet filozofike apo teologjike që bëhen mbi këtë argument. Më duket gjithmonë e pështirë dhe e papranueshme tradhtia. Ves i ulët dhe ata që e bartin më ngjajnë me krimbat e squllur të tokës kur baltoset.
Për këto e të tjera motive, kërkova të lexoj profetët sepse ata, gjithnjë të ndriçuar me Fjalën e Zotit, të dashur dhe burrërorë, pa patur frikë vdekjen, kanë shpallur publikisht të vërtetat. I kanë shpallur dhe u kanë mbajtur edhe peshën e rëndë që ato sjellin mbi vete.
Kështu zgjodha Jereminë. Ky është Profeti i zhgënjimeve, i mundimeve por edhe ngushëlluesi e frymëzuesi.
Ai ngulshëllon dhe inkurajo njerëzit që pësojnë padrejtësi por edhe popujt e skllavëruar nga politikat e publikëve apo nga veset e individëve të tjerë.
Ky Profet nuk i tregon ngjarjet dhe mundimet e jetës së tij poetikisht, si Isaia. Veprimtaria e tij në jetën publike zgjat rreth 40 vjet. Ai vinte nga një familje priftërorë dhe kish parë me sytë e tij pushtimin e parë të vendit. Fill pas këtij pushtimi ai kish përjetuar edhe shpërnguljen e parë të popullit të Judesë. Përjetoi gjithashtu rrethimin e Jeruzalemit, pushtimin dhe rrënimin e tij, djegjen dhe shaktërrimin e Tempullit, për të vazhduar me përjetimin e deportimit të popullit të tij në Babiloni, nën tmerrin e Nabukodonosorit.
Dhe diçka kuptova… për të mos gabuar më.
Biseda me mikun tim
U takova me një mikun tim rastësisht në rrugë. Pasi u përshëndetëm më pyeti: Hë, si je? Ckemi ndonjë gjë interesante?
Un iu pergjiggja: Dëgjo! Dëgjo me vëmendje dhe mundohu të kuptosh atë që dua të të them!
Ai po priste me kureshtje. Un ndërkohë ia fillova:
“Megjithëkëtë”-thotë Zoti, “un as atëherë nuk do të të zhduk.
E nëse do të thonë: Pse na i bëri Zoti, Hyji ynë të gjitha këto?”- thuaju!
“Siç më latë mua e u shërbyet hyjnive të huaja në vendin tuaj, po ashtu do t`u shërbeni të huajve në një vend që s`është juaji!”
-Kjo është një nga profecitë e Jeremisë!- i thashë mikut tim.-Ai zbulon para njerëzve që e dëgjonin, fjalët që Zoti ia ka porositur. Kjo është një nga profecitë mbi tradhtinë që populli i bën Zotit. Sipas Jeremisë, ky është shkaku me pasojë shpërnguljet dhe jetën e nënshtruar të këtij populli.
Miku im, pa mbaruar un fjalën mirë, kercen menjëherë dhe flet duke qeshur me ironi.
-Ej! Mos e ka pas me gjujtje të largët për ne kët muhabet ky Jeremia!
-Kjo është Bibla!-i thashë un.-Libri i Jeremisë 5, 18-19. Në fakt ti ke të drejtë, sepse kështu mund të përmblidhet me dy fjalë gjithë historia dhe peripecitë e popullit tonë.
Miku im, i habitur dhe i emocjonuar, kërkoi të dalë nga situata dhe ndërroi temë. Pas disa batutash miqësore, argumenti u kthye përsëri tek Jeremia. Vazhduam të kujtojmë të dy bashkë se si populli ynë e kish lënë besimin tek Zoti, besimin tek vetja, tek virtytet dhe tek tradita e tij, tek bujaria e tek besa, tek urtia dhe tek gjith vlerat që e kishin prurë deri në shekullin e 20-të mes shumë sfidash të egra. Pa dashur, kaluam një më një, të gjitha etapat ku kish kaluar dhe tradhëtitë që kish bërë ky popull kundër Zotit e si pasojë kundër vetes. Goja na u lëshua dhe mendja fluturonte në histori ku nga një popull me virtyte ishim kthyer në një popull puthadorë, ku i puthej dora çdo mbreti e i ulej koka çdo pushtuesi që kalonte. Kur respektoheshin ushtarët e huaj dhe kur nderoheshin hyjnitë e huaja. Turp dhe inat më vinte mua. Turp dhe inat i vinte edhe mikut tim. Kujtonim të turpëruar se si ky popull e la Zotin, e la veten e tij dhe për marifete apo përfitime personale (çështje goje), dhe kreu çdo lloj tradhtie. Sigurisht, duke veçuar përjashtimet individuale apo kontkste historike (vitet 1930-1944). Ky popull sipas nesh ish treguar Felëshues, me dëshira trupore, gojore, duke harruar krejtësisht zemrën dhe besimin e pastër që duhet të ruante Brenda saj, në shpirt.
Prandaj, sipas meje dhe mikut tim, i cili e kapi menjëherë thelbin e citimit tim nga Libri i Jeremisë, ky popull ka vuajtuar nënshtrimin, kokëuljen, shërbestarinë ndaj të huajve dhe emigrimin, paçka se është një vend shum i begatë. Pa u përpjekur të reflektojë, gjithnjë më tradhti, zili dhe kreni të padobishme, ka vuajtur vargonjtë e robërisë së madhe si emigrant i përçmuar.
-E ti si thua?- më pyeti miku im. –Si i bëhët kësaj pune?
-Nuk ka rrugë tjetër.- ia ktheva-Ta thotë qartë Jeremia! Kthimi tek Zoti, tek vlerat, tek vetevetja. Zoti na ka krijuar e na ka vënë në dispozicjon gjithë këto të mira e cilësi njerëzore. Porn e duhet t`I përdorim mirë e t`i optimizojmë ato, jot ë ushqejmë veset dhe dobësitë tona me energjinë dhe shanset që na i jep TjetërKush. Tradhtinë piksëpari, duhet ta shkulim nga qendra e rëndesës së jetës tonë. Ajo na ka vulosur thellësisht në mëkat dhe pasojat janë këto që she ti- i thashë.
Po, po- më tha ai…-por ti e di se Profeti në vend të vet gjithnjë përqeshet!
*Kjo ishte batuta, e dhimbjes dhe e shpëtimit. Këtu morri rrugë ky koment i gjatë.
Mbeta. Nuk fola.U përshëndetëm dhe u ndava prej tij. Kishte të drejtë miku im. Më kaloi nëpër mend historia e gjithë Profetëve deri tek Jezu Krishti. Atij, Krishtit, kur u kthye në vendlindje të predikonte, bashkfshatarët i thanë: “Aha! Ti je ai i biri i marangozit… ti je ai i biri i Marisë që merret me punët e shtëpisë!”
Të gjitha këto ia thanë Atij, Jezusit, fshatarë mendjelehtë e të paditur. Këto thanë bashkfashatarët e Tij asaj kohe.
Tani, me dhimbje më takon të them, se çdo lloj Profeti që të dalë në këtë vend të mbrapshtë siç është sot, do ta përqeshin bashkfshatarët. Po, po, do ta përqeshin bashkfshatarët e tij nga Tirana, Durrësi, Shkodra, Elbasani, Vlora, Korça apo Fieri. Sepse këtu qyetet, kryeqëndrat e botës mezdhetare të kohrave të Jeremisë etj, janë kthyer në fshatra. Qytetarë nuk gjen më. Njerëz është shumë vështirë të gjesh sepse rrugët janë mbushur me kufoma ambulante, pa shpirt dhe kulturë, që vetëm ecin me fuoristrada apo në këmbë dhe mendojnë vetëm të pinë apo të hanë. Kjo lloj specje quhet ndryshe. Quhet kafshë, duam apo nuk duam ne. Buka, pijet, veshjet dhe fuoristradat janë blerë me para të cilat në 95% të rasteve kanë ardhur si përfitim nga shitja e vetes. Kanë ardhur edhe nga shitja e shokut, e vëllait, e çdo gjëje që ka lidje me vlerat. Kanë shitur besimin dhe idealet. Kanë shitur shpirtin e tyre… për të blerë disa gjëra… Vetëm disa gjëra.
Kështu bëri edhe Juda, shiti Jezusin për para. Më pas e kuptoi se kish shitur vetveten dhe në fund nga turpi, u vetvra.
Ky reflektim vjen në kohë Krezhmesh kur përsëriten pasjonet e Jezusit që u paralajmërua nga të gjithë profetët.
Na e tregon Jeremia dhe shumë profetë të tjerë se çmimi i tradhtisë, i kokëfortësisë dhe i zemërgurësisë është mjerimi. Mjerimi materjal dhe shpirtëror. Nuk mungon pa ardhur zjarri dhe hekuri që zbresin mbi ta nga lart. Më pas vijon nënshtrimi apo shtegtimi. Histori shërbëtorësh dhe disfatistësh që përsëritet.
Pra, Profeti i përqeshka ende nga gjithë bashkëfshatarët e vet, me apo pa “maqinë”!
Këtu qenkemi kthyer të gjithë në bashkëfshatarë, ose më mirë në bashkë stalljerë, ku jetojmë në një stallë të madhe mes kafshëve dhe pak njerëzve të nënshtruar nga ky rregjim stalle.
Kjo ka ndodhur pa u kuptuar, sepse e kemi patur mendjen tek goja, tek veset, tek stomaku e të tjera dobësira.
Por profeti do flasë, sepse atij fjalët ia vendos në gojë e në zemër TjetërKush, vet Zoti.
p.s.
Ne kemi qenë populli më bujar e më i virtytshëm në popujt e mesdheut. E këtë na e kujton Shën Pali në letrat e tij drejtuar Filipianëve apo Timoteut. Kaq i virtytshëm, saqë fjala e dhënë, Besa, u kthye në institucion. Por kjo nuk ndodhi rastësisht. Atëherë shqiptarët e dinin se Fjala është krijim,”Fjala u bë Njeri!”. Për këtë arsye shenjtëria e Fjalës së dhënë, mbahej e mbrohej me burrni, me jetë. Sepse ishte më e shtrenjtë se vetë jeta trupore. Ishte diçka më e lartë. Vinte nga Zoti.
/28 Feb 2008/F.F.
------------------------------
Krijoni Kontakt