Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 48
  1. #1
    At'qivia Maska e Flori
    Anëtarësuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranë, Albania
    Postime
    2,551

    Qeveria: 400 vende pune për shqiptarët me grada shkencore diplomuar në Perëndim

    Kryeministri fton studentët shqiptarë në vend dhe nëpër botë të aplikojnë për Fondin e Ekselencës

    -Kryeministri shpreh mbështetjen e madhe të qeverisë për thithjen e trurit

    Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë Kryeministri Berisha e vuri theksin në rëndësinë e jashtëzakonshme që ka për zhvillimin e shkencës dhe kulturës Fondi i Ekselencës.

    Duke evidentuar thelbin dhe vokacionin natyral perëndimor të shqiptarëve, Kryeministri Berisha ftoi studentët shqiptarë që studiojnë në vendin tonë apo jashtë tij, të aplikojnë për këtë fond kundrejt kontratës për të shërbyer për një periudhë të caktuar në institucionet shqiptare.

    “Ne dorëzuam sot 27 kontratat e para të ekselencave shqiptare, të cilët do të doktorohen në Universitetet më të mira perëndimore të mbështetura nga Fondi i Ekselencës. E konsideroj një çështje jashtëzakonisht të rëndësishme për vendin. Nuk ka asgjë më imperative dhe më të dobishme se sa softi perëndimor, i cili është në përputhje të plotë me vokacionin natyral perëndimor të kombit shqiptar. Gjej rastin që nga kjo sallë t`u bëj thirrje të gjithë studentëve shqiptarë kudo që ndodhen, pa përjashtim, të gjithë studentëve me origjinë shqiptare të aplikojnë në këtë fond për doktorimin e tyre kundrejt një kontrate për t`i shërbyer Shqipërisë për një periudhë të caktuar në institucionet e saj”, tha Kryeministri Berisha duke shtuar se përpjekjet e qeverisë për thithjen e trurit nuk do të njohin pengesa dhe kufizime.

    Kryeministri shprehu gatishmërinë e qeverisë për t`i mbështetur aplikuesit e këtij fondi, për realizimin e ambicies së tyre pozitive për të bërë doktoraturën në universitetet më të kuotuara të Perëndimit.

    “Përpjekja jonë për thithjen e materies së përhimët nëpërmjet programit‘brain gain’ nuk do të njohë kufizime dhe pengesa. U bëj thirrje të gjithë ekselencave shqiptare në universitetet private dhe shtetërore të aplikojnë në universitetet më të mira të Perëndimit”, deklaroi Kryeministri.

    Duke shprehur sigurinë se me intensifikimin e programit “brain gain” gjatë muajve në vazhdim, Kryeministri Berisha theksoi se çdo personalitet i njohur shqiptar, të mundë të japë përfundimisht, përkohësisht ose online kontributin e tij në zhvillimin e shkencës dhe kulturës në të gjitha proceset e vendit.

    “Projekti i parë nisi. Hapi i parë u bë me 27 ekselencat që firmosën kontratat me Ministrinë e Arsimit mbi bazën e një përzgjedhje tërësisht transparente”, u shpreh Kryeministri duke vlerësuar si pozitiv faktin që përfituesit ferma ishin dy herë më shumë se sa ata meshkuj.

    Në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha, u përcolli edhe njëherë urimet e përzemërta për Vitin e Ri, përfaqësuesve të medias.

    29/12/2007
    Ndryshuar për herë të fundit nga Flori : 29-12-2007 më 16:30
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Qeveria miraton 400 vende të reja për tërheqjen e pedagogëve me tituj akademikë, të graduar kryesisht në universitetet jashtë vendit

    Kryeministri Berisha bëri të ditur sot, gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, vendimin për hapjen e 400 vende të reja për tërheqjen në trupën pedagogjike të universiteteve publike të vendit të pedagogëve me grada shkencore.

    “Sot, qeveria merr vendimin për të hapur në universitetet e vendit 400 vende pune për pedagogë, profesorë dhe doktorë shkencash,” u shpreh Kryeministri, duke e veçuar si vendimin më të rëndësishëm në rendin e ditës së mbledhjes së sotme.

    Me këtë vendim, theksoi Kryeministri, synohet të përmirësohet dhe rritet cilësia e mësimdhënies në universitetet publike, duke tërhequr pranë tyre edhe të shkolluarit në universitetet më të mira jashtë vendit, nëpërmjet krijimit të hapësirave të reja në kuadër të procesit të ‘brain gain” (‘rikthimin e trurit’).

    “Situata aktuale në universitetet publike lidhur me gradat e mësimdhënësve, pedagogëve është e papranueshme. Doktoraturat e fituara në universitetet perëndimore përbëjnë vetëm 5 për qind të të gjithë mësimdhënësve, ndërkohë që në vende të tjera është 5 dhe 7 herë më e lartë. Në tërësi shumica e këtyre doktoraturave janë të para viteve ‘90-ve. Ndaj për t’i krijuar një mundësi të re universiteteve tona, për një proces ‘brain gain’, thithjeje të trurit, miratojmë këtë shtesë ndër më të mëdhatë që mund të jetë bërë,” tha Kryeministri.

    Kryeministri Berisha u bëri thirrje drejtuesve të universiteteve të shfrytëzojnë mundësitë e reja që ofron ky vendim për rekrutimin e më të mirëve në stafin akademik të tyre.

    “Unë dëshiroj dhe shpresoj se qarqet akademike universitare të vendit do ta përdorin këtë vendim për të përthithur e rikthyer në Shqipëri celebritete shqiptare, studiues që kanë mbrojtur doktorata apo grada shkencore në universitetet më të mira dhe që kanë dëshirë, në përputhje me kushtet e reja, të rikthehen në vendin e tyre. Ndaj do të doja t’u bëja thirrje drejtuesve të rinj të universiteteve dhe fakulteteve të vendit, ta trajtojnë këtë problem me seriozitetin më të madh e ta shfrytëzojnë këtë moment për të shënuar një hop të rëndësishëm në rekrutimin e pedagogëve në universitetet tona publike, si një kusht, absolutisht, përcaktues që t’i rezistojnë kohës dhe të qëndrojnë në lartësinë e saj. Rritja e cilësisë në universitete dhe shkollat tona është interesi më i mirë i publikut dhe i vendit,” u shpreh Kryeministri.

    Duke e konsideruar një arritje të madhe dyfishimin e numrit të studentëve, krahasuar me vitin akademik 2004-2005, ku nga 52 mijë studentë, sot janë mbi 100 mijë, Kryeministri siguroi se ky numër do të rritet edhe më shumë, çka kërkon, gjithashtu, rritjen e kapaciteteve dhe cilësisë së mësimdhënies në universitetet tona.

    Kryeministria
    13/02/2008

  3. #3
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Epo kjo eshte nje nisme qe duhet pershendetur. Shpresoj qe ne universitetet Shqiptare te rritet niveli i mesimdhenies. Universitetet Shqiptare kane nevoje imediate per pedagoge me grada shkencore, pasi per momentin jane shume te paket ne numer te tille pedagoge. Urime per nismen duke shpresuar qe te tjera nisma te rendesishme te ndermerren nga qeveria ne te mire te Shqiptareve.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  4. #4
    Cfare rroge mund tu ofrohet ketyre qe kane grada shkencore? Di njeri se sa eshte rroga e nje profesori ne universitet aferisht ?

  5. #5
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Kjo "nisme" eshte nje genjeshter tjeter qe i shtohet repertorit te mashtrimit "planovik" te saliut komunist kuadrovik ...

    jo vetem qe nuk ka asnje baze vertetesie dhe interesi, por ai kerkon, mes te tjerave, te nxije dhe shkaterroje imazhin e atyre qe kane diplloma dhe grada shkencore ne Perendim, ti beje ata kllaune, ti fuse ne "pllanifikimin" salist te prones se vjedhur, te kaosit te mbjellur, ti beje ata pjese te deshtimit total te pa-aftesise qeverisese te tij.

    karrem qe nuk e ha njeri, more komunisti sali ... ta kishe bere me pare mbase do te binte ndonje peshk ne rrjeten tende mafioze te infektuar puniste, per te kontaminuar nje brez te tere ...

    edhe ketu je deshtak si ne mashtrimin 1 Euro, reaktore atomike, mullinj me ere, 100 miliarda fuçi me genjeshtra nafte ...

    apo e ndjen se po vijne zgjedhjet ... do te kesh ne krah shokit fatos, xhuvel, tegel, teveqel ...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Ka mendje me shku njeri apo jo???
    He se si dihet..
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Xingaro
    Anëtarësuar
    14-06-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    640
    Une do kthehem.
    Me thene te drejten,admiroj njerezit qe arrijne te integrohen me se miri...njoh persona te lidhur me te huaja qe te pakten ne dukje kalojne mire bashke.Duket qe i pelqen jeta jashte,kane modifikuar ato zakonet e tyre,dhe kenaqesite qe kane i plotesojne me anen materiale.
    Por une nuk e bej dot,me duket vetja hipokrit nese them qe ktu kam gjetur vetveten.Nuk shoh njerez qe me respektojne per ate qe bej,dhe me duket vetja sikur jam ne provim per çdo kontakt qe krijoj apo pune qe bej.Me duket sikur njerzit blejne qe te mos ndjehen vetem.Konsumojne qe te mos mendojne.Fshihen mbas disa rrobave firme,ku duken me te bukur...po me japin sensacionin e nje bukurie fallco.Nje vetekenaqesi qe e shohin vetem ne pasqyre por nuk ju shihet ne sy.
    Ndoshta me duket vetem mua keshtu...
    Nuk e di sa me shume rri ketej,aq me shume me rritet respekti per popullin tone...Une mendoj qe kemi shume cilesi te mira ne si popull,prandaj duhet te kthehemi dhe ta gjejme rolin tone ne shqiperi.Duket si e frikshme se....nga disa fjale qe perdorin te gjithe...ska uje,ska drita...po nuk me duket se me uje me drita ketej po bejne kush e di se çfare.
    Nuk e di...po une do kthehem.

  8. #8
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Wow keto jane lajme shume te mira!

    Me behet qejfi dhe shpresoj qe te mos ngelen vetem ne fjale por te realizohen ne ndihme te te dyja paleve; Studenteve qe duan te vazhdojne studimet por s'kane mundesi financiare dhe qeverise shqiptare qe i nevojitet kaq shume 'mendja e re'.

    Une nuk hyj tek ata njerez qe do te mund te perdorin kete lloj mundesie, duke qene se fatkeqsisht pervec femijrise (qe do te mbetet gjithmone ne kujtese) Shqiperia nuk mund te me ofroje asgje tjeter tani. Megjithate shikoj studentet shqiptare qe vijne per studime ketu cdo vit dhe qe ne pergjithsi dalin me rezultate te mira, atehere pse te mos shfrytezohen keto rezultate. E keshtu as studentet nuk ngelen ketej pa prinderit kur mbarojne studimet dhe qeveria ndoshta fillon nje kapitull te ri.


    p.s. Me bejne pershtypje fjale si 'Ekselenca' te perdorura edhe ne tituj te tille...

  9. #9
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Cfare rroge mund tu ofrohet ketyre qe kane grada shkencore? Di njeri se sa eshte rroga e nje profesori ne universitet aferisht ?
    rreth 700 Euro merr prof. me grade: Asistent Profesor (ne universitet sheteror, se privat ndoshta marrin mes shume). Gradat e tjera nuk i di.

    Vetem di qe pedagoget fillestare marrin rroge te ulet, gjithmone ne varesi te oreve te leksioneve qe zhvillojne.
    Life's too short to remove USB safely.

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    rreth 700 Euro merr prof. me grade: Asistent Profesor (ne universitet sheteror, se privat ndoshta marrin mes shume). Gradat e tjera nuk i di.

    Vetem di qe pedagoget fillestare marrin rroge te ulet, gjithmone ne varesi te oreve te leksioneve qe zhvillojne.
    Shume keq nuk qenka rroga, po prap nuk eshte ndonje gje kushedi se cfare. Te garanton kushtet minimale te jeteses per mendimin tim, po veshtire se afron njerez me grada qe jashte shtetit mund te paguhen shume shume me mire.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Shqiptarët s`kanë pse të druajnë nga etno-identiteti i tyre
    Nga naqeta në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2009, 12:47
  3. Kontributi i shkenctarëve islam në shkencë
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  4. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •