Puhize e dashur...
Nese ti nuk do ta kishe me mua, apo une me ty, apo ne te gjithe me njeri tjetrin, ky diskutim do te kish qene pa vlere pasi...do te kish qene nejsoj sikur te flisnim me veten. Gjithsesi, Cupka te falenderon per pergjigjen dhe...do ta kete parasysh te mos te te shqetesoje here tjeter
Pasioni....pasioni ...pasioni....
Pasioni eshte zemra, ndersa ndergjegja eshte truri. Pasioni eshte i lindur; ndergjegja e imponuar nga normat shoqerore. Kjo eshte arsyeja qe une nuk kam deshire ta klasifikoj. Ta klasifikosh pasionin do te thote ti imponosh ndergjegjen, dhe megjithese ne te shumten e rasteve eshte e domosdoshme qe ndergjegja te nderhyje, mendoj se kendveshtrimi me objektiv nga i cili duhet pare pasioni, eshte ai ku ndergjegja eshte menjanuar.
Mendoj se gjithcka qe eshte e lindur nga natura eshte e 'shenjte' dhe se nuk kam asnje te drejte te fajesoj dike qe e shfaq pasionin ne ekstrem, qofte kjo edhe e papranueshme per moralin. Shtypet apo shfrenohet nuk ka shume rendesi--pasioni mbetet aty. Nese ndergjegja imponohet nga shoqeria njerezore, pasioni imponohet nga natura njerezore, dhe si i tille, ai eshte i pashmangshem.
Diskutim te kendshem!
Krijoni Kontakt