Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Kulti i Kargove

    (Nga Shekulli)

    Ardian Vehbiu

    Ēka ndodhi me institucionet nė Shqipėri pas vitit 1990 mund tė lexohet edhe si importim masiv formash, ligjesh, procedurash dhe praktikash nga vendet perėndimore, nė emėr tė vendosjes dhe tė konsolidimit tė “demokracisė”. Mirėpo, nė kulturė dhe nė politikė importimi kėrkon edhe pėrshtatje me realitetin e vendit pritės, ose “pėrkthim” ndėrkulturor; pėrndryshe format e reja nuk do tė pranohen nga shoqėria, madje edhe mund tė flaken, njėlloj si organet e transplantuara.

    Rreziqet qė kanė tė bėjnė me importet institucionale dhe imitimin mekanik tė modeleve njihen mirė; por dėshtimi i modernizimit politik nė Shqipėri i detyrohet gjithashtu njė lloj tė menduari magjik nga klasat nė pushtet, por edhe nga publiku, i cili mund tė kundrohet si formė e tė ashtuquajturit kult i kargove (angl. cargo cult).

    Antropologėt prej kohėsh kanė vėnė re se kur dy kultura, nė shkallė tė ndryshme zhvillimi, vijnė nė kontakt me njėra-tjetrėn, kontakti shoqėrohet me pasoja veēanėrisht traumatike pėr kulturėn mė pak tė zhvilluar. Shembuj katastrofash nuk mungojnė, qė nga pushtimi i Meksikės prej Cortez-it, e deri te shpėrbėrja dhe rrėgjimi i kulturave tė indianėve vendas nė Amerikėn e Veriut, gjatė bashkėjetesės me kolonėt prej Europe. Megjithatė, edhe kur katastrofat arrijnė tė shmangen, pasojat shpesh nuk parashikohen dot, madje ndonjėherė tė habitin, siē e provon historia e kontakteve tė popullsive tė ishujve tė Melanezisė e tė Mikronezisė me ushtritė japoneze e sidomos amerikane, gjatė Luftės II Botėrore.

    Ishujt nė fjalė, shpėrndarė si kokrra orizi nė syprinė tė Oqeanit Paqėsor, gjenden pėrgjithėsisht larg rrugėve tregtare dhe nuk kanė as pasuri natyrore tė shėnueshme, as popullsi tė shumtė, as ekonomi tė rėndėsishme pėr t’u shfrytėzuar, prandaj edhe ishin lėnė relativisht tė qetė nga fuqitė koloniale tė shek.XIX. Marrėdhėniet midis kulturave animiste tė popullsive vendase dhe qytetėrimit industrial, kufizoheshin nė pak shkėmbime mallrash dhe vizita misionarėsh tė krishterė.

    Lufta II Botėrore, sidomos konflikti i SHBA me Japoninė, befas i shndėrroi ishujt nė pika me rėndėsi strategjike, sidomos pėr strehimin e pėrkohshėm tė forcave tė armatosura dhe kontrollin e korridoreve detare nė Paqėsor. Amerikanėt e shtuan praninė ushtarake nė njė numėr tė madh ishujsh, duke vėnė nė punė edhe banorėt vendas pėr tė ngritur fortifikime e ndėrtuar aerodrome, ku do tė uleshin pastaj avionėt dingas me armatime dhe pajisje tė ndryshme pėr ushtrinė: racione ushqimore, konserva, veshmbathje, ēadra, barna dhe tė mira tė tjera materiale. Shumė nga kėto mallra pėrfunduan nė duar tė vendasve, si dhurata ose shpėrblim pėr punėn e bėrė.

    Kulturat vendase nuk ishin nė gjendje t’i jepnin shpjegim tė arsyeshėm bollėkut material tė papritur, as mund tė kuptonin se nga e kishin prejardhjen kėto produkte e as u besonin sqarimeve ofruar prej mysafirėve. Teksa fiset melaneziane e mikroneziane zunė tė visheshin me uniforma tė sjella nga SHBA, tė mbathnin kėpucė ushtarake amerikane dhe tė hanin mish kutie SPAM prej racioneve tė ushtrive aleate, kulturat pėrkatėse nisėn tė kultivojnė besimin se tė gjitha kėto produkte, nė tė vėrtetė, ishin dhurata Perėndish tė destinuara pėr vendasit, por tė pėrvetėsuara, me mėnyra tė ndryshme, nga tė ardhurit.

    Me pėrfundimin e Luftės II Botėrore, amerikanėt e reduktuan shumė praninė ushtarake nė ishujt, ēka u shoqėrua edhe me ndėrprerjen e furnizimeve ajrore me mallra tė konsumit. Nė pistat e aerodromeve ushtarake nuk po uleshin mė avionėt me kargot e ēmueshme nga pėrtej detit. Vendasit, tashmė tė mėsuar me bollėkun e magjishėm, e pėrjetuan largimin amerikan si njė lloj ndėshkimi, ose si pasojė tė ndonjė gabimi qė mund tė ish bėrė; ndonjėherė edhe si shenjė se tė ardhurit kishin vendosur t’i mbanin kargot tė gjitha pėr vete.

    Nė kėto rrethana, kulturat pritėse reaguan nė rrugė magjike: pėr t’i rikthyer avionėt, kargot dhe mallrat amerikane tė konsumit, filluan tė rikrijojnė e tė rindėrtojnė, me zell tė pashoq, ato objekte tė cilat konsideroheshin si karakteristike pėr qytetėrimin qė sollėn amerikanėt. Zona tė tėra nė brendėsi tė ishujve u shpyllėzuan, pėr tė ndėrtuar pista pėr ulje avionėsh; pranė kėtyre pistave rudimentare u ngritėn kasolle qė u ngjanin ngrehinave tė aeroporteve, sė bashku me modele prej druri, nė madhėsi reale, tė avionėve amerikanė. Gjetiu banorėt u vunė tė ndėrtonin kulla vrojtimi dhe antena radioje pėrsėri prej druri, ose spitale, zyra me radio-telefonė prej kashte e tė tjera struktura e pajisje e aparatura qė u kishin parė amerikanėve t’i pėrdornin gjatė Luftės. Tė tjerė ishullarė nisėn tė mbanin nė kokė helmeta si ato tė pilotėve amerikanė, tė pajisura edhe me kufje tė rėnda, tė cilat i sajonin me zhguaj arrash kokosi. Nė disa ishuj, banorėt visheshin me kostume tė prera sipas uniformave ushtarake amerikane, sė bashku me gradat pėrkatėse, flamurkat dhe shenjat e armėve; pastaj kryenin ritualisht stėrvitje rreshtore me orė tė tėra, duke pėrdorur shkopinj nė vend tė pushkėve. Ideja ishte se, duke pėrsėritur besnikėrisht ēfarė kishin bėrė amerikanėt, edhe vendasit do tė arrinin tė tėrhiqnin drejt ishujve tė tyre “kargot” me mallra.

    Kulti i kargove mbetet i gjallė edhe sot e kėsaj dite, i ndėrthurur me kulte tė tjera tė vjetra e tė reja, si pjesė e besimit dhe ritualeve fetare nė ishujt e Paqėsorit dhe i ushqyer nga shpresa se njė ditė prej ditėsh avionėt me mallra do tė ulen pėrsėri nė pistat e braktisura nė mes tė oqeanit. Nga ana tjetėr, antropologė dhe sociologė qė i kushtuan vėmendje kėsaj dukurie, vėrejtėn se ky kult, nė forma tė ndryshme mė abstrakte, shfaqet edhe nė shoqėritė moderne, sa herė qė njė kulturė pritėse nuk arrin tė rrokė thelbin e suksesit tė njė kulture tjetėr, tė cilėn dėshiron ta imitojė me ēdo kusht; dhe nis tė ngatėrrojė kushtet e domosdoshme me kushtet e mjaftueshme pėr suksesin.

    Natyrisht, hendeku midis kulturave industriale dhe kulturave vendase nė ishujt e Paqėsorit nuk mund tė krahasohet me dallimet midis Perėndimit kapitalist dhe Lindjes komuniste; por historia njėlloj ka treguar se adoptimi mekanik i institucioneve, ligjeve, praktikave dhe mėnyrave tė prodhimit ka ēuar rregullisht nė pėrēudnime dhe ka dhėnė rezultate tė papritura. Kush i ka jetuar vitet 1980 nė Shqipėri do ta mbajė mend si kultura qytetare e asaj kohe ishte hipnotizuar nga Perėndimi, prej nga i vinin kargot me mallra konsumi materiale dhe shpirtėrore: veshjet, modat, muzika, letėrsia, televizioni, kultura pop, bollėku, sensualizmi, arti. Kjo nuk ndodhte vetėm nė Shqipėri, por nė krejt Lindjen; vetėm se shqiptarėt ishin mė tė izoluarit ndėr popujt e Europės, ose melanezianėt e mikronezianėt e qytetėrimit europian tė Pasluftės.

    Nėse ka njė mėsim qė duhej tė ishte nxjerrė kėto vjet tė etiketuara si “tė tranzicionit” ėshtė se importimi i institucioneve nė Shqipėri nė pėrgjithėsi ka dėshtuar; dhe ka dėshtuar kryesisht ngaqė shartimi ėshtė bėrė keq, me ngutje dhe pa e pėrfillur shumė nevojėn e pajtueshmėrisė me traditat kulturore. Bie fjala, njė parim themelor kushtetues nė shumė demokraci perėndimore, si ndarja e pushteteve, u transplantua me njė tė rėnė tė lapsit, duke bėrė ndryshimet pėrkatėse nė legjislacion e pa i kushtuar vėmendje kulturės politike tė nevojshme pėr ta realizuar kėtė reformė kaq rrėnjėsore e thelbėsore. Edhe privatizimi u mendua si shkop magjik pėr t’i kthyer humbjet nė fitime, por ashtu siē u krye, shkaktoi probleme tė mėdha ekonomike, shoqėrore dhe juridike, pa pėrmendur shkatėrrimet e pashembullta tė pasurisė dhe tė pronės publike.

    Sot e kėsaj dite, Shqipėria qė kėrkon tė anėtarėsohet nė NATO e nė Bashkimin Europian, nuk ėshtė nė gjendje t’u sigurojė qytetarėve tė vet dritė, ujė, mjedis tė pastėr e shėrbime publike tė transportit, arsimit e tė shėndetėsisė; nė njė kohė qė popullsia mbetet e paregjistruar, banorėt nuk kanė dokumente tė pėrshtatshme identiteti, as adresa tė mirėfillta. Nė kėto rrethana, shumė nga pėrpjekjet e bėra pėr t’iu afruar Europės, herė tė sinqerta e herė me dinakėri, vijnė e u ngjajnė aeroporteve nė mes tė xhunglės dhe avionėve prej kashte qė ndėrtonin melanezianėt e Guinesė sė Re, pėr tė ndjellė “kargot”.

    Kapitalizmi, demokracia, parlamentarizmi, tė drejtat e njeriut, tregu i lirė e tė tjera fjalė tė mėdha kėrkojnė njė vetėdije shoqėrore tė caktuar, pa tė cilėn nuk e bėjnė dot kalimin nga fjalėt te sendet. Nėse kushtetuta mund tė pėrkthehet fjalė pėr fjalė nga kushtetuta e njė vendi tė zhvilluar demokratik, tė tjera kushte tė nevojshme pėr tė pasur njė kulturė demokratike - tė tilla si besimi i ndėrsjellė midis qytetarėve; bindja nė paanshmėrinė e ligjit; vullneti pėr pjesėmarrje aktive nė proceset demokratike; gatishmėria pėr shėrbim publik - nuk mund tė kopjohen, as tė pėrkthehen nga kultura tė tjera, as t’u tregohen “tė huajve” si shenja e prova tė modernizimit. Edhe risi tė tjera nė jetėn shqiptare, si universitetet private, OJQ-tė, krediti bankar, bastet dhe lojėrat e fatit, sigurimet private, njohja e tė drejtave pėr pakicat etnike dhe kulturore, kthimi i pronave pronarėve “tė ligjshėm”, manovrimet me ēmimin e tokės, zhvendosja e lirė e popullsisė drejt zonės bregdetare, e kėshtu me radhė, kanė dėshtuar sa herė qė kanė shpresuar se do tė mund tė kishin sukses vetėm e vetėm duke ndjekur me besnikėri modele tė huazuara.

    Ndoshta nė rrethanat e posaēme tė Shqipėrisė ky kult kargosh ndaj Perėndimit nuk mund tė shmangej; por tashmė kanė kaluar aq vjet e janė koleksionuar aq dėshtime, ndonjėherė tė rėnda e tė turpshme, qė tė na bindin se rruga drejt pėrparimit kalon nėpėrmjet restaurimit tė etikės qytetare, jo bombastikės sė reformave tė imponuara; dhe se modernizimin duhet ta kultivojmė si bimėn nė arė, jo tė presim tė na e hedhin nga qielli me parashutė. Pėrndryshe vetėm vėmendjen e antropologėve tė botės mbarė do tė kemi tė garantuar.

  2. #2
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Sqarim i metejshem per shkrimin nga autori

    ... Nuk kam mundėsi t’ju pėrgjigjem vėrejtjeve dhe pyetjeve tuaja njė pėr njė, por do tė pėrpiqem tė jap disa sqarime nė vija tė trasha.
    Shkrimi i tanishėm ėshtė njė orvatje imja pėr t’i dhėnė njė emėr njė dukurie pėr tė cilėn ka kohė qė vras mendjen e shkruaj. Kjo dukuri ka tė bėjė me shpresėn se importimi i formave dhe i praktikave nga Perėndimi do t’u garantojė shqiptarėve po atė sukses qė ato kanė pasur edhe nė Perėndim.
    Ajo qė unė gjej tė pėrbashkėt midis kėtij besimi tonit, dhe kultit tė kargove nė trajtat e veta klasike, ėshtė ngatėrresa midis kushteve tė domosdoshme dhe kushteve tė mjaftueshmepėr njė dukuri qė tė ngjasė.
    Pėr ta shtjelluar kėtė koncept timin, m’u desh t’i jap relativisht shumė hapėsirė pėrshkrimit tė kultit tė kargove nė ishujt e Paqėsorit, pėr t’i parapėrgatitur lexuesit pėr tezėn time.

    Interesohem prej kohėsh pėr kargo-kultizmin nė Shqipėri; por ēfarė mė bėri tė shkruaj tani pėr kėtė ēėshtje ishte lajmi qė lexova diku se ushtria shqiptare sapo kishte ndryshuar teknikėn e hapit ceremonial.
    Nuk e di nėse kjo u bė me bindjen se hapi i mėparshėm nuk i shkonte njė ushtrie qė bėhet gati tė hyjė nė NATO, apo nuk pėrshtatet me modelet e reja tė kėpucėve qė mbathin ushtarėt tanė. Por di qė pėr reforma tė tilla lexon ēdo ditė nė gazetat, dhe mbetesh pa gojė.

    Natyrisht, format mund tė importohen lehtė, brenda natės. Por kėto forma, nė vendet e origjinės, janė produkte historike, ndėrsa tek ne vijnė si teknologji. Prandaj unė mendoj se importimi i formave deri tani ka dėshtuar dhe do tė vazhdojė tė dėshtojė, sa kohė qė nuk kuptohet dallimi midis produkteve historike dhe produkteve teknologjike.

    Mbetem i bindur se shqiptarėt do tė arrijnė t’ia kthejnė vetes dinjitetin aq tė nevojshėm pėr njė komb, mes familjes europiane. Por nuk kam shumė shpresė qė elitat e sotme politike mund ta arrijnė kėtė, sepse kėto elita preokupohen vetėm pėr tė mbajtur pushtetin, ose pėrkatėsisht pėr t’ua marrė tė tjerave.
    Elitat tona vetėm kujtojnė se dinė; janė dinake e tė menēme, por nuk e kanė urtėsinė qė u kėrkohet elitave. Tė mos na ngatėrrojė dinakėria, e t’i marrim si intelektualisht tė afta pėr t’i interpretuar drejt lidhjet e Shqipėrisė me botėn; sepse veprimet e tyre ende mbėshteten mbi njė botėkuptim magjik – tė njėjtė, me tė themi, tė kumarxhiut qė ėshtė i bindur se do tė fitojė, se kjo ėshtė nata e tij.
    Njė koleg mė pyet nėse ideja ime ėshtė qė institucionet duhet tė zhvillohen mbi baza “kombėtare”. Unė them qė institucionet duhet tė shartohen me shumė kujdes, sepse pėrndryshe nuk zėnė. Deri mė sot, politika shqiptare ka vepruar me idetė perėndimore si ajo banda e kaēakėve te “Viti i Mbrapshtė” i Kadaresė, e cila kish gjetur rastėsisht njė hartė tė ushtrisė austro-hungareze, dhe po manovronte sipas manovrave tė vjetra tė asaj ushtrie, tė cilat e kishin humbur tashmė logjikėn.

    Kujtoj edhe fillimet e pluralizmit nė Shqipėri. Njė nga partitė e para, ishte Partia Republikane, e cila u pozicionua djathtas spektrit, pastaj kėrkoi edhe disa kontakte me parti “simotra”, mes tė cilave edhe Partia Republikane e La Malfa-s nė Itali. Kėtė tė fundit e ftuan edhe tė vizitonte Shqipėrinė… pa e vėnė re menjėherė qė republikanėt italianė kanė qenė tradicionalisht tė qendrės sė majtė!
    Kargokultizėm? Ndoshta. Tek e fundit ėshtė thjesht njė fjalė, njė metaforė. Rėndėsi ka dukuria e adoptimit tė formave, e cila e ka njė bazė magjike, jo logjike.
    Mė nė fund, nuk ėshtė kaq skandaloze tė bėsh krahasime antropologjike si tė shkrimit tim. Vėrtet kulti i kargove ėshtė edhe ai produkt historik i njė realiteti qė s’ka shumė lidhje me Shqipėrinė, por nė njė nivel abstragimi mė tė lartė pika takimi mund tė gjenden – dhe pikėrisht nė konfliktin relativisht paqėsor midis dy kulturave, nė shkallė tė ndryshme zhvillimi.

    Edhe maoizmin e kanė quajtur “cargo cult marxism”; ndėrsa njė fizikant nobelist, Richard Feynman, e ka denoncuar tė ashtuquajturėn shkencė “kargokultiste”, e cila i pėrmbahet teknikisht shkencės, por nuk ėshtė e tillė nė thelb.


    (peshku pa uje)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •