Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 44

Tema: Fund

  1. #11
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Me thonj m'a perzien dhimbjen
    ne sy, bebezat varen jehonave
    qe struken ne boēet e pishes,
    pyllit ku pritja kuqelon si
    seksi i eger i ciganes, i imi
    ne kembimin e syve te lotit
    per te sajen femije te rrudhur.
    Kukull e pafat eshte fati, here mbetur
    vitrinave, here blere me ēmim
    te lire kur i mungon nje dore apo
    nje kembe (nuk mban e nuk mbahet).
    E shesim me pas, shkembejme
    cungimet per nje luge kohe,
    te shmangim perhitjen e palevizshme
    prane shtratit me ēarēafe spermeshkruar
    ku dashnoret lindin vdekjen e sterdhjete
    e bashkeshortet femije te hirnosur,
    poshte pemes se Krishtlindjeve zbukuruar
    me zemra, melēi, shpretka, dhe nje thike
    me pulitjen e pulsit ne teh si dhe kuptimin
    e organeve, e paemer pa to. Serish perhitja
    kerkon nje shtylle kurrizore per t'u
    ngjitur ne qiell a zbritur ne barkun e tokes
    ku te vdekurit i japin doren njeri-tjerit
    pasi i vjedhin gjuhen.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Fillova te vecoja vargje qe me bene deng dhe me ngacmuan shpirtin e mendjen bashke, por jane aq shume sa me mire po i le aty, mes te gjitha poezive te qena kaq afer dengut dhe kenaqesise se atyre vargjeve. Qenkan vertet surprize dhuratat e fundvitit. Faleminderit.
    Suksese.

  3. #13
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Faleminderit per fjalet e tua, mondishall.
    Kerkoj ndjese per zbrazjen e menjehershme te poezive, por i kam shkruar dhe postuar me pare ne nje forum tjeter prej te cilit i prura ketu.
    Pershendetje,
    R.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Tani po qemtoj ca shprehje ne poezite e tua, sic beja dikur gjimnazist dhe student me librat qe lexoja. Jane vertet sa artistike aq dhe filozofike dhe une jam i apasionuar pas te dyja aneve te dijes. Nuk po ndalem ne ndonje kritike te vogel, pasi e mbyt e mira. Besome sinqerisht. Sikurse ju besoj dhe une. Respekt Mondi

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Citim Postuar mė parė nga Rebele Lexo Postimin
    Fole yjesh ngre mbi timen shpine
    Ti, nje emer e gjys pas meje
    Kurrsesi i vogel, thjesht i ardhur heret
    Do te me pushtosh me rripa peshtyme

    Puthlypesi im!
    Armiku ka dy gjuhe,
    nje per secilen faqe.

    ***


    Oret permbys i kthej
    S'ka ē'me duhen akrepat
    kur trupin qindra kandrra ma shijojne.

    Te pres ne kohe gersheresh.

    ***

    Kemb'fije merimange
    Unazash stolisur
    Unazash prangosur
    Sfilitese eshte sfilata

    ***

    Vdekjen s'e pashe ne sy
    Ish me e gjate se une.
    ............

    Mos valle eci me kembet e genjeshtres?
    Larmi e kendshme fjalesh, ndjenjash e mesazhesh. tingellime e embel poetike. me pelqen. pergezime!
    me respekt Syku.

  6. #16
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Faleminderit, te dyve.
    (Do te kete edhe krijime te tjera.)

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    sa shume i ngjajne keto vargezimet e tua vargjeve te spoetit kodraq bregoviqit..

    lol

    pa na bej nje tregim te shkurter a te gjate dhe ti o rebele.. qe je rebeluar me shqipen.. llogjiken .. bukurine e meditimin.. e te shohim se cdi te tregosh ti.. pastaj hidhu ne poezi.. se deri tani ke bere vec izeop..

    ju grupi i vargezuesve kodra mbas bregut..qe jeni bere nje tufe tani.. po kur bisedoni me shoqe shoke keshtu.. rroma per toma flisni..

    ??

  8. #18
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Faleminderit per kritiken tende, Brari. Teper e arritur. C'do benim pa lexues si ju?

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Une brari ju kuptoj ne thelb, se dhe ju po keshtu me keni kuptuar. Edhe nga ashpersia apo ironia e nje fraze, ndjej miresine tuaj qe fshihet dhe qe eshte dashamirese. Per poezite e rebele-s, po te isha nga lloji i te ofenduarit, inatciut apo ziliqarit(kujtoj kritiken e bere nga rebele per mua) do rremoja te gjeja dhe une kundervenie deri ne ofendim. Dhe pastaj? Nese mund te quhem ne pragun e nje poeti, poetuc mos qofsha kurre. Nese kam pak aftesi kritiku, kritikuc kurre mos qofsha. Gjithashtu, kur shpreh vleresim per nje krijim, nuk nisem kurre nga shijet e mia, nga animet e mia ne krijimtari. Respektoj larmishmerine ne rryma e lloje, ne stile dhe figura, ne anen teknike te vargut dhe mesazhit., pa rene ne gracken e gustos personale. Sepse kam te bej me nje krijim. Atehere i hy me shpirt atij krijimi dhe aty ku ndjej kenaqesi, ngacmim shpirteror dhe mendor bashke, jap noten time relative. Ketu groposin me lloj-lloj ofendimesh vargjet me rime, ku une ne 10 poezi 11 i kam me rime(haa). Ketu groposin gjithashtu vargun e lire, ku une mbase s'ja them dot, por e shijoj vence. E pastaj?
    C'me fute ne kaq mendime i uruar mik. Me mire t'i hedh ne fletore per t'i mbajtur per vete, se keshtu si fillova zor te mbaroj dhe kush ka nge te lexoje llafet time. Shendet Mondi

  10. #20
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Me bulezen e djerses se kursyer
    miklove buzet, dehe dejet
    Rremba te rreme metojne
    pergjethjen tende, rrenjet tė
    nėmin palcėn.

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •