Per mendimin tim te gjitha vendet jane njesoj karshi urrejtjes: nuk ka me shume apo me pak urrejtje, por jane nje sere kushtesh ekonomike, sociale pse jo edhe politike qe e bejne njeriun disi me te eger nder syte e te afermeve e atyre qe na shikojne nga jashte.
Mendoj se shumica e atdhetareve qe jetojne jashte shtetit sidomos ne veprat e tyre nuk mundohen te gjejne pikat e bukurise se shqiperise apo te vendit qe mund te kene lene, por gjejne gjithmone negativitetin e te keqen! Keshtu nuk ngrihet nje vend duke qene ne shqipetaret te paret qe e shajme e duke qene ne te paret qe veme ne dukje agresivitetin e urrejtjen per njeri-tjetrin qe per mendimin tim s'eshte e vertete...
Personalisht me behet shume qejfi kur shikoj njerez nga vendi im! Nuk di nese kam mundesi t'i ndihmoj, por e dua shume vendin tim, e i dua shume njerezit e mi.
Duhet ndryshuar vezhgimi, kot s'e thote edhe kenga e Elsa Liles: "Larg urrejtjes"!
P. S Ciao Di_Ana, mire je?
Krijoni Kontakt