Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1

    Krimet kompjuterike, policia do të krijojë zyrën kundër Kibernetikës

    Nuk bëhet fjalë për një trupë policore të veçantë, por për krijimin e një strukture të posaçme në Drejtorinë e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar e cila do të hetojë krimet kompjuterike. Struktura ishte propozuar të krijohej dhe të përfshihej në strukturën e re të Policisë së Shtetit. Lajmi bëhet i ditur nga burime të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Sipas tyre, struktura e hetimit të krimeve kibernetike mund të jetë pjesë e organikës blu, në një afat të shkurtër, duke qenë se zhvillimi dhe importimi i teknologjisë në vend ka marrë përmasa të konsiderueshme. Mungesa e kuadrit të përcaktuar në ligj dhe miratimi i këtij kuadri nga Parlamenti, si në Kodin Penal dhe në ligjin për Policinë e Shtetit, duket se ka qenë një nga pengesat dhe shkaqet që mund të ketë ndalur krijimin në nivel zyre apo sektori. Aktualisht krimet piraterike, ose kibernetike dhe interneti (rrjetet kompjuterike të lidhura mes tyre), kanë qenë vetëm dy herë objekt hetimi në Shqipëri. Në të dy rastet denoncues kanë qenë dy kompani ajrore që kanë shitur bileta në internet. Ndërkohë krijimi i kësaj strukture do të krijonte kuadrin ligjor, për të goditur organizatorët e vjedhjeve të bankave (hakcerat) institucioneve financiare dhe ndërhyrjeve të paautorizuara në rrjete. Sipas propozimit është menduar që specialistë të fushave të informatikës të trajnohen në drejtimin policor, si në drejtim të hetimit dhe njohjes së karaktereve të veprave të ndryshme penale. Më pas këtyre specialistëve mund t’u ofrohet mundësia e karrierës në radhët e policisë së Shtetit. Gjithsesi sipas burimeve, krijimi i këtij sektori do të kërkojë kohën dhe koston e tij, për shkak se përzgjedhja, trajnimi dhe specializimi i tyre nuk është i thjeshtë. Sektori më i ri i krijuar në drejtorinë e Krimit Ekonomik, është ai i hetimit Financiar dhe Pastrimit të Parave, ndërsa krimi Kibernetik që po merr përmasa të mëdha, ende nuk ka një kuadër ligjor dhe strukturë për hetimin e tij.

    panorama
    ¿Quién ganará la Champions? = BARÇA

  2. #2
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Nese kjo strukture do ngrihej ne shqiperi te garantoj qe eshte totalisht e deshtuar. Zakonisht ne shume shtete kjo lloj strukture eshte e destinuar te deshtoje ne hetimet e saj qe i mbesin arkivave perjete sepse kualifikimi i njerez-ve eshte skandaloz, mund te them pa u druajtur qe jo vetem eshte skandaloz por dhe shume me teper. Fakt; Prekurore te ndryshem ne shqiperi me sjellin Mo-Bo te ndryshem per ti hulumtuar se ckane brenda, dhe me e cuditshmja keta prekurore kane mbaruar edhe per informatike.

    Te shikojme disa pika qe duhen plotesuar nese do krijojme nje departament te tille.

    A egziston technologjia e tille ne shqiperi sepse mesa di une askush nuk ta shet ate technologji qofte edhe per shuma te majme pasi nese e shet ajo i kthehet vete shitesit kunder, pra ketu supozojme qe duhet te kemi njerez qe krijojne vete menyra investigimi online gje per te cilen ne shqiperi ngelet per te deshiruar.

    Dy fjale per kete lloj departamenti.

    Eshte absurde te mendosh qe drejtoria e pergjithshme e policise te kete nje dege te tille kaq te rendesishme ne varesi, do te thoja qe eshte shume me teper se luks. Ata qe kane konceptin e nje departamenti, te tille dine se cdo te thote nje institucion i tille qe ka nje rendesi te barazvleshme me sherbimin informativ kombetar. Pra si rrjedhoje ai institucion do ishte krejt i pavarur dhe do kontrollohej apo urdherohej nga instanca teper te larta. Nuk mohoj faktin qe do kishte bashkepunim me te gjitha nivelet e policise por kurre nuk do ish nen varesine e policise apo te ministrit te brendshem.


    Dito.

  3. #3
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Nje pyetje desha te beja, sa police ne vendin tone dine ta perdornin kompjuterin?
    Se mos na kapin ndonje televizor dhe na thone qe kapen kompjuter "kriminel:

  4. #4
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Nje pyetje desha te beja, sa police ne vendin tone dine ta perdornin kompjuterin?
    Se mos na kapin ndonje televizor dhe na thone qe kapen kompjuter "kriminel:
    Te siguroj qe mjaftojne gishtat e duarve per te numuruar ata individe qe dine ta perdorin dhe njohin njekohesisht se ceshte MoBoard.


    Dito.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Mua më ka rënë të hyj nëpër zyra të komunës dhe kam parë përplot të punësuar aty që dinin ta përdornin kompjuterin në lojë me letra. Dokumentet i lëshonin ende me disa makina të vjetra të shkrimit.

  6. #6
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Zyra kunder Kibernetikes?
    Pse nuk krijojne edhe nje zyre kunder Informatikes, nje zyre kunder Gjenetikes e keshtu me rradhe lol
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  7. #7
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga D@mian Lexo Postimin
    Zyra kunder Kibernetikes?
    Pse nuk krijojne edhe nje zyre kunder Informatikes, nje zyre kunder Gjenetikes e keshtu me rradhe lol
    Shqiptareve do te u konvenonte nje zyre kunder Politikes!
    Sui generis

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Të nderuar forumistë!
    Mua më erdhi kjo letra më poshtë nga një mik imi i ngushtë. Ma mori mendja se vërtet është fjala për diçka serioze, andaj po ua përcjelli edhe juve.
    Përmbajtja e letrës:

    Përshëndetje,

    Ju lutem e përcillni urgjentisht këtë letër te shokët, koleget, miqtë...
    Ne ditët ne vijim duhet të keni kujdes qe të mos hapni e-mailin e quajtur
    "invitation", pavarësisht se kush ua dërgon atë, sepse ky është një virus që "hap" stafetën olimpike qe arrin ta djeg Hard Diskun e kompjuterit tuaj.Këtë virus nëse e pranoni, do të vijë nga personi i cili është i regjistruar ne adresarin tuaj, prandaj është mire qe kjo letër te dërgohet tutje te shokët, miqtë...
    > Nëse vërtetë e merrni letrën me emrin " invitation" mos e hapni, por menjëherë e fshini. Ky është virusi me i rrezikshëm (qe është emituar
    > Perms valëve te CNN) i klasifikuar nga Microsoft si virusi me i rrezikshëm e shkatërrues deri me tani i paraqitur.
    > Ky virus është zbuluar parmbrëmë nga Antivirusi MCAfee, por qe nga ky virus nuk ka mbrojtje tani për tani.
    > Ky virus e shkatërron sektorin Zero te Hard Diskut te kompjuterit, ne të cilën pjese gjendet informata vitale. Pas këtij ataku, disku i juaj është I papërdorshëm sikur qe edhe shënimet.
    > Përcillni këtë informate tutje!
    >
    > Informata mund të sigurohet edhe ne internet.
    >
    > ----------------------------
    > http://im.live.com/Messenger/IM/MTV/
    > ------------------------

  9. #9
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Legalizohet zyra për krijimtarinë ilegale

    Pirateria mbi pronën intelektuale është një nga fenomenet që haset shumë në vendin tonë që deri tani nuk ka gjetur zgjidhje. Flitet shpesh për mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe të ligjit, i cili prej më pak se një viti ka nisur të zbatohet nga Zyra për Mbrojtjen e të Drejtave të Autorit. Por janë pak persona, edhe ata që janë të interesuar direkt për të, që nuk kanë shumë dijeni se çfarë mund të përfitojnë nëse certifikohen pranë kësaj zyre apo marrin konsulencë ligjore për të drejtat që ju takojnë. Përgjegjësi i Sektorit të Gjykimitdhe Administrimit të Ankesave në ZSHDA Ervin Ruka shpjegoi rolin që luan kjo zyrë në funksion të mbrojtjes së autorit. “Dua të sqarojmë nocionin e mbrojtjes që ligji organik njeh: Zyra Shqiptare për të Drejtën e Autorit luan rolin e mbikëqyrësit dhe monitoruesit të respektimit të të drejtës së autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të. Autori personalisht, përfaqësuesi i tij ose agjencia e administrimit kolektiv të të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të në përputhje me nenin 106 pika 2 të ligjit bën mbrojtjen e kësaj të drejte. Procedura që ndiqen janë të parashikuara në ligj dhe pikërisht në nenet 130, 131 dhe 132”, u shpreh ai. Por, që nga fillimet e punës së saj në këtë zyrë janë depozituar 33 ankesa që janë depozituar nga autorë të cilëve iu është cenuar e drejta e tyre dhe sipas tij nga çështjet që janë parë deri tani në masën 99 përqind autorëve iu është dhënë e drejta. “Pranë Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit dhe pikërisht pranë Sektorit të Gjykimit dhe Administrimit të Ankimeve janë depozituar deri në këto momente që ne po flasim 33 ankesa, që janë të depozituara nga autorët e të drejtës së autorit, të cilëve iu është cënuar e drejta e tyre, zyra në zbatim të nenit 104 për të drejtën e autorit i mëshon fort faktit për të zgjidhur çështjen me mirëkuptim. Në sajë të përpjekjeve tona shumë çështje janë zgjidhur, jo të gjitha, por një pjesë dërrmuese e tyre janë zgjidhur. Pjesa tjetër nga zyra, pothuajse në masën 99 përqind iu është dhënë e drejtave autorëve, është bërë konstatimi i cënimit dhe palët për më tej i janë adresuar gjykatës për të përcaktuar dëmin material dhe atë moral. Gjithashtu edhe për të kërkuar sekuestrimin e kopjeve ose tërheqjen nga tregu të këtyre kopjeve, të cilat me daljen e tyre në treg kanë cënuar të drejtën e këtyre autorëve që kanë depozituar ankesat pranë nesh. Vendimi jonë i parë daton në muajin qershor dhe është një ankesë, e cila është zgjatur pak në kohë për arsye të përsosjes në kuptimin në prova materiale nga ana e ankimuesit. Është dhënë një vendim pozitiv për ankimuesin që ka të bëjë me zotin Petrit Blloshmi dhe Sadik Bejko për librin “Vilsoni dhe Genci”, pra për dy poetët që janë ekzekutuar gjatë periudhës komuniste, dhe i është dhënë e drejta autorëve. Kjo ankesë kishte të bënte shtëpinë botuese “Marin Barleti” si dhe me Institutin e të Përndjekurve Politikë. Nga kjo periudhë Zyra Shqiptare për të Drejtën e Autorit ka shqyrtuar në vazhdim të gjitha ankesat e tjera në numrin që përmendëm dhe sot ne kemi një seancë dëgjimore” theksoi përgjegjësi Ruka. Ndërkohë që pyetjes se si funksiononte kjo zyrë dhe a kishin hasur probleme në punën e tyre ai u përgjigj “Sektori i Gjykimit dhe Administrimit të Ankimeve pranë kësaj zyre është ideuar si një gjykatë administrative dhe një hap paraprak që duhet ezauruar nga të gjithë përpara se ti drejtohen gjykatës për çështje civile apo penale me të dëmtuar akuzues. Ajo që ne kemi konstatuar gjatë proceduarve tona është problemi që ne hasim, i cili është sigurimi i provave, pasi dhe vetë komuniteti i ankimuesve nuk ka dijeni mbi ligjin dhe shumë prej tyre vijnë vetë të pashoqëruar nga përfaqësues ligjorë. Nuk mbledhin gjithë dokumentacionin e kërkuar p.sh nga KKRT në rastin e misioneve apo firmave që cënojnë autorësinë, nga Tatim – Taksat për të evidentuar që ky biznes, i cili prek produkt intelektual sa të ardhura ka kthyer apo ka përfituar nga ky mall që ka hedhur në treg. Pra problemi ynë është vetëm çështje administrative dhe shkresore, mungesa e provave të cilat janë të pakontestueshme dhe që të jenë forcë në dorën e ankimuesve, autorëve. Por, një nga këngëtarët e njohur të këngës polifonike Yzeir Llanaj, i cili është edhe president i shoqatës “ Polifonia Shqiptare”, por që në aktivitetin e tij është pjesë edhe grupi polifonik “Bashkimi”, mendon se në këtë zyrë do të mund të gjejë të paktë të drejtën e tij. “Tek kjo zyrë kam ardhur sepse e shikojmë që thotë për mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe themi se kjo do të jetë “babai për mbrojtjen e autorit”. Ligji për të drejtën e autorit mendoj se ekziston për sa është ngritur edhe kjo zyrë, dhe shpresojmë që të na ndihmojnë. Pasi deri më tani, ligji nuk është zbatuar sepse këtu jemi në Shqipëri dhe vazhdon ajo miqësia, shoqëria, korrupsioni, i cili është shumë i theksuar që ne na ka bërë kaq pesimistë, që ne të mos trokasim më në zyra, por të humbasim edhe shpresën. Pirateri ka në të katër anët dhe kjo ndodh sepse të gjithë ata që kanë hapur studio private, kanë hapur mikrostudio private ku kaseta sa del në një studio albumi ata menjëherë e marrin dhe e shumëfishojnë nëpër rrethe të ndryshme kështu që, këtu ka probleme fitimi dhe kjo është pak e vështirë, por ma merr mendja se ligji po të forcohet arrin të sjellë rezultate”, u Yzeiri. Por, në fakt për intelektualët shqiptarë kjo do të vazhdojë të jetë si një ëndërr, pasi për vite me radhë jo vetëm nuk kanë përfituar nga prona intelektuale, por më keq akoma në të shumtën e rasteve prona e tyre është shpërdoruar. Edhe pse nga intelektualët dhe artistët zyra ka filluar që të quhet “babai për mbrojtjen e autorit”, gjithnjë mbetet për tu diskutuar zbatimi i ligjeve.

    GAZETA SOT
    My silence doesn't mean I am gone!

Tema të Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Luftrat,Konfliktet qe jane zhvilluar pas luftes se dyte boterore
    Nga YlliRiaN në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-12-2008, 20:06
  3. Shpërthim në Prishtinë, atentat ndaj presidentit Rugova
    Nga Lioness në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 07-05-2005, 08:56
  4. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56
  5. Policia e vret. Kush do ta mbrojë qytetarin shqiptar...
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 04:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •