Ka qene levrues dhe studiues i shquar i gjuhes Shqipe, veprimtar i Rilindies kombetare, i arsimit dhe i kultures. Lindi ne Elbasan me 1827. Vashdoi gjimnazin "Zosimea" te Janines. Me 1857 shkoi ne Stamboll ku hartoi memorandum per gjuhen Shqipe. Qendroi ne Malte deri ne 1860 ne nje seminar protestant, ku nderkohe perfundoi perkthimin e dhjates se re, toskerrisht e gegerrisht. Ka perkthyer ne gjuhen Shqipe edhe shume vepra te tjera fetare. Udhetoi disa here neper Shqiperi qe nga vitet 1870, per te mbledhur, fjale e shprehje nga goja e popullit, per te perhapur librat e tij e per tu mesuar bashkeatdhetareve gjuhen Shqipe letrare. Me 1884 u vendos perfundimisht ne Elbasan, ku vijoi te jepte mesimin e gjuhes Shqipe fshehurazi, deri sa vdiq me 1895.
Veprimtaria e tij lidhet kryesisht me gjuhen dhe shkollen Shqipe. Me 1867 botoi "Abetaren e gjuhes Shqipe" gegerisht dhe me 1868 Toskerrisht. Bashke me atdhetare te tjere Shqiptare mori pjese ne komisionin e alfabetin e per aresimin ne 1867 ne Stamboll dhe i vashdoi me pas perpjekjet e perbashketa per alfabetin.
Vepra themelore e tij, per te cilen punoi gjithe jeten eshte "fjalori i gjuhes Shqipe". Me 1882 botoi "Gramatiken e gjuhes Shqipe" sipas dialektit Tosk. Ka lene edhe disa doreshkrime.
Ne pikepamjen politike-shoqerore K. Kristoforidhi ishte iluminist demokrat. Si rruge kryesore per clirimin e Shqiperise shihte zgjerimin kombetar nepermjet Shkolles dhe kultures dhe gjuhen amtare e shihte si mjetin kryesor me te rendesishem per perparimin kombetar.
Krijoni Kontakt