Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Astrit Haraqija do t’i përgjigjet Tribunalit të Hagës

    Ministri Astrit Haraqija do t’i përgjigjet Tribunalit të Hagës, më 10 janar, me akuzën për “presion në dëshmitarët” e rastit Ramush Haradinaj. Nëse vërtetohet kjo, ai mund të dënohet me 4 vjet burg ose me 100 mijë euro. Në një prononcim të tij, Haraqija konfirmon pjesëmarrje në Hagë, por mohon akuzën. Ai ka bë presion që dëshmitarët të dëshmojnë kundër njerëzve që udhëhqën luftën e UÇK-së, konkretisht kunder Ramush Haradinajt.

    ................

    Nese vertetohet kjo gje ky militant partie duhet te denohet me burgim te perjetshem ne Kosove.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ministri Astrit Haraqija do t‘i përgjigjet Tribunalit të Hagës, më 10 janar, me akuzën për "presion në dëshmitarët" e rastit Ramush Haradinaj. Nëse vërtetohet kjo, ai mund të dënohet me 4 vjet burg ose me 100 mijë euro. Në një prononcim për Express, Haraqija konfirmon pjesëmarrje në Hagë, por mohon akuzën.

    ME 10 JANAR GJYKOHET ASTRIT HARAQIA NË HAGË

    Prishtinë, 23 dhjetor 2007 Gazeta „EXPRESS“

    Ditën kur po hapej fushata zgjedhore e LDK‘së, njëri nga anëtarët e Kryesisë mungonte në sallën 1 Tetori. Astrit Haraqija. Dikush e quajti si protestë mungesën e tij, ndërsa të tjerët e cilësuan si mungesë përgjegjësie. Ministri i Kulturës për dy ditë u përgjigjej dhjetëra pyetjeve të hetuesve të Tribunalit të Hagës, për atë që tashmë kishte rrëfyer Nazif Ramabaja dhe Bajrush Morina, lidhur me aktakuzën e ngritur ndaj Ramush Haradinajt. As vetë nuk kishte besuar se një dëshirë e mirë për të ndërmjetësuar për paqësim, do të shndërrohej në një hetim të gjatë kundër tij dhe më pas në akuzë për presion ndaj dëshmitarëve të mbrojtur.

    Burime të Express nga Tribunali kanë pohuar se Nazif Ramabaja, Zëvendëskomandant i Tahir Zemës - që përfaqësonte krahun e FARK‘ut, ishte mbuluar me mikrofona të vegjël incizues, në një shtëpi në Oslo të Norvegjisë, derisa kishte pritur në vizitë një mysafir nga Kosova.

    Ai kishte lajmëruar policinë se po priste një të njohur të tij që vinte nga Prishtina, Bajrush Morinën. E kishte njohur gazetarin kosovar prej kohësh dhe ishte habitur se si i kishte rënë në gjurmë vendndodhjes së tij. Prej muajsh, nuk i kishte treguar askujt se Norvegjia ishte vendi i tij i së ardhmes, i jetës dhe familjes së tij. Emri i tij ishte gjendur në konfidencialitet të plotë në listën e atyre që do të dëshmonin kundër Grupit të Ramush Haradinajt. Por, as që i kishte shkuar ndërmend se dikush nga LDK do t‘ia kërkonte atij që të heqë dorë nga lista e dëshmitarëve. Një zyrtar i Tribunalit ka thënë se dy bileta avioni, në relacion Prishtinë-Vjenë-Oslo, ishin rezervuar në emër të Ministrit Astrit Haraqija dhe redaktorit të së përditshmes Bota Sot.

    Udhëtimi për në Oslo e kishte një mision. Për ta bindur mikun e vjetër që të hiqte dorë nga dëshmia e tij.

    Vetëm disa ditë më herët, para se të udhëtohej në Oslo, thuhet se Ministri i Kulturës kishte mësuar emrin e Nazif Ramabajës si dëshmitar i mbrojtur në rastin Haradinaj. E kishte takuar shumë herë gjatë luftës. Si militant i LDK‘së, Haraqija kishte njohur të gjithë njerëzit e FARK‘ut. Edhe pas luftës, kishte qëndruar afër tyre. I kishte takuar me Presidentin Ibrahim Rugova dhe u kishte dhënë kurajë, duke ua hequr frikën se mund t‘u ndodhë ndonjë hakmarrje nga njerëzit e UÇK‘së. Por, Nazif Ramabaja, me gjasë, kishte mbetur i betuar se do të përballej në çfarëdo momenti kohor me krahun tjetër të luftës, UÇK.

    Mllefi i tij ishte zbrazur me mijëra herë gjatë pasluftës, por nuk kishte pasur fuqi që të bënte asgjë më shumë se aq. E kishte gjetur momentin e tij. Në procesin kundër Daut Haradinajt dhe më vonë kundër Ramush Haradinajt.

    Paslufta atij i kishte dhënë fuqi tjetër. Fitorja e Rugovës dhe LDK‘së dhe afërsia me stafin e Presidentit.

    Por, në politikë, siç dihet, nuk ka armiqësi të përhershme dhe miqësi të përhershme. Ramush Haradinaj bëhet Kryeministër i Qeverisë, pas një koalicioni të pagëzuar nga Ibrahim Rugova.

    Rrëfimi i Nazif Ramabajës tashmë ishte shkruar dhe incizuar në tërësi nga hetuesit ndërkombëtarë. Nuk mund të hiqej se nuk kishte deklaruar asgjë. Pas 100 ditësh, një fotografi e habitshme përshkroi mediat nëpër botë. Kjo foto e kishte befasuar edhe Nazif Ramabajën. Ishte Astrit Haraqija, me lot në sy, derisa Ramush Haradinaj po i dorëzohej Hagës. Ata që e njihnin Ministrin Haraqija - nuk mund të besonin se po qante për një Kryeministër, të cilin s‘e kishte pëlqyer aspak para, gjatë dhe pas luftës. Ishin lot të dhimbjes për njeriun që e kishte ndërprerë mandatin e Kryeministrit të Kosovës. Por, kush ishin ata që do të dëshmonin kundër Ramush Haradinajt? Askush nuk mund të thoshte emra konkretë dhe qind për qind të sigurt, njësoj siç askush nuk mund të dinte se kush kishte dëshmuar gjatë muajve të pasluftës. Një natë të gjatë bisede, në një ndejë kosovare, siç pohojnë burime të gazetës, një emër ishte lakuar nga Zëvendësshefi i UNMIK‘ut, Steven Schook - i cili po ashtu është duke u hetuar për presion ndaj dëshmitarëve të rastit Ramush Haradinaj. Ai kishte pyetur nëse njihte dikush një njeri me emrin - Nazif Ramabaja - për të cilin thuhej se kishte dëshmi të rëndë kundër Ramush Haradinajt. Kjo fjali kishte rënë në veshët e Ministrit Astrit Haraqija. E kishte konsultuar Bajrush Morinën dhe kishte marrë vendimin që të bëjë misionin e paqësimit midis Nazif Ramabajës dhe Ramush Haradinajt. Bajrush Morina niset për në Vjenë dhe pastaj në Oslo, kurse Haraqija lakon rrugën dhe merr drejtimin për në Tiranë. Nuk dëshiron të takohet me Nazif Ramabajën, por i dërgon një mesazh miqësie në emër të tij dhe Familjes Rugova.

    "Mos e bëj atë që nuk duhet ta bësh", kishte qenë porosia e Ministrit Haraqija.

    Kaq i është dashur Bajrush Morinës që ta përforcojë pozitën e tij negociuese me njeriun që e njihte prej kohësh. Nazif Ramabaja e kishte pritur me kënaqësi mikun nga Prishtina. Kishte qenë i afërt, miqësor dhe dashamirës. Por, asnjëherë nuk kishte menduar se do t‘i shkonte dikush me një propozim për dëshminë e tij që i kishte dhënë Tribunalit të Hagës. I armatosur me mikrofona përgjues para vetes, ishte gjetur përballë një kosovari që kishte shkuar në mision paqësimi. Bajrush Morinën. Ai po fliste me emra dhe po jepte porosi, në emër të Ministrit Haraqija. I gjithë muhabeti ishte incizuar nga policia norvegjeze. Nazif Ramabaja kishte premtuar se nuk do të dëshmonte asgjë, për shkak të respektit për njerëzit e Presidentit Rugova. Pas një kohe, hetues të Tribunalit të Hagës i nxjerrin Bajrush Morinës përball bisedën e incizuar në Oslo. E dëgjon me veshët e tij atë që kishte thënë. Tutje, tregon gjithë historinë e shkuarjes tek dëshmitari i mbrojtur Nazif Ramabaja. Në katin e pestë të ndërtesës së UNMIK‘ut, javën e kaluar, Ministri Astrit Haraqija ka kaluar orë të tëra për të dëshmuar edhe për dy persona tjerë që nuk i kishte dëgjuar asnjëherë.

    Mirëpo, në një prononcim për Express, Astrit Haraqija ka thënë që asgjë të mos jetë e vërtetë. "Nuk kam bërë asnjë gabim dhe nuk kam marrë pjesë në asnjë mënyrë në atë që quhet presion ndaj dëshmitarëve", ka pohuar ai.

    Por, ai ka pranuar se së shpejti do të shkojë në Hagë për gjykim dhe atje do të përgjigjet për atë që akuzohet.

    Me 10 janar, Ministri Haraqija pritet të dërgohet në Hagë. Nëse vërtetohet ajo për çfarë akuzohet, ai mund të dënohet më 4 vjet burg, ose me 100 mijë euro. Ministri i Kulturës së Kosovës do të bëjë pushimin e vitit të ri. Pastaj, rrugëtimi i tij është - Haga.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Zemra me rritet kur ndegjoj qesi lajme te mira qe hajnat e dergun hajnin e tash duhet me zavendsu,me vjen keq per ramushqin qfar ka ab per kosov,lakmija e hajnis ja mori gjith dhe hanin e tij e dajten me hajna ,e hajnat e Ldk e qun ne hag, etash duhet me genjy per ato qe kan deklaru kundra tina edhe nese paskan qen te verteta,kta bir shkina te ldk duhet ne prush me i kall para se te vdesin,se keta morren jet shum jerzve ,dhe poshtru ngdo gje shqiptar e vetem per karrige,familjarizem serbizem,Unmioviq,ja pafshi hajrin,se edhe te tjeret vin mas juve se sju lan vet jo...
    Kosova është Zemra e Shqipërisë !

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    besoj që më së miri kjo dëshmon që, fatkeqësishtë tek shqiptarët me të gjitha institucionet po udhëheqin kriminelët!

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 168
    Postimi i Fundit: 03-09-2013, 16:18
  2. Dr.No - Barcoleta
    Nga Dr.No në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-04-2006, 12:56
  3. Kryeministri i Kosovës jep dorëheqjen
    Nga rudo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52
  4. Aktakuza e tribunalit të Hagës për Haradinaj
    Nga I-amëshuar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 14:58
  5. Haradinaj nuk do të shkojë në KS të OKB-së
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 11-03-2005, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •