Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-08-2002
    Postime
    31

    Spiralja E Heshtjes Kërcënon Opinionin Shqiptar

    Mediumet dhe politika

    SPIRALJA E HESHTJES KËRCËNON OPINIONIN SHQIPTAR

    Shkruan: Gezim MEKULI, Oslo

    Gazetaria dardanase po manipulon me përmbajtjen e informacionit duke përdorur, vetëdishëm, nuancat e shumta të shkrimit e shprehjes gjuhësore. Është e njohur se "ndërtimi" dhe lansimi i dy llojeve të informacioneve mbi të njëjten ndodhi mund të ndryshojë për nga forma dhe përmbajtja, pa patur gabime konkrete në asnjerin verzion. Përzgjedhja e fjalëve dhe shprehjeve luan një rol të rëndësishëm. Kjo përzgjedhje është tregues se ç’synon të arrijë politikisht e ekonomikisht një institucion medial. P.sh. kryetitujt e gazetave të tipit: "Angazhimi i SHBA-ve në Afganistan dhe Irak" gjegjësisht "Agresioni i SHBA-ve në Afganistan dhe Irak" përshkruajnë dhe transportojnë një realitet politiko-ushtark që aktualisht ekziston. Por opionit publik i lënë përshtypje e i transporton vlerësime tërësisht të ndryshme, rreth krizës, strategjise dhe qëllimeve politike të aktorëve të saj.

    Recipicientit shqiptar për një aktivitet, ndodhi apo deklaratë politke, është duke ju servuar informacione me përmbajtje, porosi e përshtypje të shumllojshme. Për shembull, mbi takimin e një politikani me studentet dhe te rinjet e kryeqytetit një nga gazetat e perdithsme shkruan, se: filan politikani "dokumentoi", "kristalizoi" dhe "konstatoi", ndërsa tjetra gazetë, oponente e politikanit, për të njëjtin takim informon, se: filan politikani "supozoi", "hamendi" dhe "mendoi".

    Pastaj konstruktimi i fjalisë nga gazetarucët partiak, se: "salla për pritjen e perfaqësuesve të X partisë… ishte GJYSMË E MBUSHUR" ka asociacione, prapaskena e qëllime krejt tjera nga ai që thotë se: "salla për pritjen e përfaqësuesve të X partisë ishte GJYSMË E ZBRAZËT".

    Spiralja e heshtjes në Kosovë

    Është e njohur se shumica e individëve nuk e pëlqejnë të jenë të vetmuar, leqitur apo "hermetikisht të gjallëkonzervuar" vetëm e vetëm për shkak të pikëpamjeve, qëndrimeve e vlerësimeve të veta publike. Nga frika e izolimit intelektual e social këta "ndrydhin", dhe nëse është nevoja, edhe "tradhëtojnë" mendimet dhe qëndrimet e tyre politike, mendime të cilat do të ishin "në kundërshtim" me klimën dominuese të opinionit publik.

    Shumica e njerëzve dhe "intelektualëve dhe intelektualeve burracake" i bashkangjiten qëndrimit dhe mendimeve të grupacioneve dominuese. Kjo ndodhë edhe atëherë kur hapur e qartë shihet se vlerësimi i grupacioneve dominuese në opinion është i gabuar. Për shembull, shqiptarëve të Kosovës, nga disa mediume masive shqiptare u imponohet përdorimi dhe futja e fjalëve ideologjike e copëtuese "Kosovar", "Histori kosovare" , "Letërsi kosovare"... në vend të asaj shqiptare. Politika mediale e këtyre mediumeve tenton të pjellë, krijojë, formësojë e vizatojë një „popull" të paqenë; të ri e artificial nga populli antik shqiptar. Ndërkaq intelektualë e intelektuale shqiptare të Tiranës, Prishtinës e Tetovës heshtin një heshtje mortore!

    Shembulli shkollor nga historia moderne do ishte ai i Rajhut të Tretë. Shum intelektualë, akademikë e punonjës të kulturës heshtën, ndihmuan dhe iu bashkangjiten klimës dominuese politike gjatë sundimit të NSPD-së hitleriane të vitit 1939. Edhe pse botërisht përflitej e dihej se ky opinion, strategji e orientim politik ishte i gabuar politikisht e i varrosur historikisht!

    Fituesit dhe humbësit e mediave dështake

    Me ndihmën e "CT-së së opinioneve" qytetari dhe intelektuali dardan vazhdimisht është duke kërkuar "të zbulojë", se në ç’raport është mendimi i tij me qendrimet e "shumicës sunduese", gjegjësisht të "pakicës së nënshtruar". Ky "rentgenizim i opinioneve" në rrethana tjera do të realizohej pjesërisht me ndihmën e vetvëzhgimeve përsonale, por në shoqërinë tonë janë mediumet ato që shprehin klimën e opinionit publik.

    Klima e opinionit publik shqiptar ka humbësit dhe fituesit e saj. Ka pikëqëndrime e projekte që përkrahen nga shumica, por ka edhe aso që nuk përkrahen, apo që përkrahen nga "një numër krejt i pakët" i tyre.

    Në këtë etapë është duke u aktivizuar frika nga izolimi, dhe kjo krijon qëndrime të ndryshme kundrejt ndodhive politike me përkrahje të ndryshme. Ata të cilët po gjejnë përkrahje për mendimet dhe qëndrimet e tyre, po fitojnë vetëbesim të fuqishëm, po bëhen më aktivë dhe po marrin pjesë në debate të jetës politke, sociale e ekonomike. Ata të cilët po "e kuptojnë" se i përkasin klimës "së opinionit pakicë", vetëtërhiqen, bëhen pasivë dhe ndjejnë se është e vështirë të mbrohen e të lansohen pikëpamjet dhe mendimet e tyre (edhe pse të drejta shkencetarisht e historikisht) në mediat publike.

    Kështu debati i shoqërisë dardane, debat i "lindur dhe brumosur"nga rrethanat sociale, ekonomike e politke dhe stimuluar nga mediumet masive, do të karaktersizohej e orientohej në dy drejtime: Nga ajo shumicë që është në ofansivë, dhe ajo pakicë që është në defanzivë. Se sa do të mbijetoj kjo "klimë gladiatorësh" në hapsirën shqiptarë, mbetet të shifet!

    (Marre nga revista Pasqyra-www.pasqyra.com)
    Shqiptari nga Peja!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anëtarësuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    Bac sU Kry

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga &Mitrovicalia& Lexo Postimin
    Bac sU Kry
    Jo po krejt valla veq per ata qe shpresoin se nji dit do tu kthehen miqt shki su krye




    Bajden siguroi se pavarësia e është një proces i pakthyeshëm, kurse Kosova është e pandashme

    Nënpresidenti amerikan, Xhozef Bajden ka siguruar sot edhe njëherë në Prishtinë se njohja e pavarësisë së Kosovës është një proces i pakthyeshëm, nuk do të ndryshojë dhe se Kosova është një e plotë dhe e pandashme.

    Bajden vlerësoi se Qeveria e Kosovës ka bërë përparim të konsiderueshëm në vitin e parë, duke thënë se është e mrekullueshme që për një vit të arrihet ky përparim që është bërë.Por ai kërkoi që të vazhdohet me këtë sukses, duke thënë se "përderisa të ketë sukses dhe pandashmrëi ju mund të llogaritini në mbështetjen e SHBA ve".
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anëtarësuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    hajt te dho pak men se shum pom dhimesh kure te shoh se ne qfar gjendje mjeruese je....Lexo intervisten e Bushit me vemendje dhe atehere thum se a guxon Kosova me na met pa shkije?!...hajt te lutem lexo qat interviste te tij e masandej nisja mem sha qysh ja ki zakon.
    Kam ni se serbet tashe e tutje dojne me ket flamurin e rri te kosoves me shku nermes veti me marre nuse....e vete jakupin tonde ku jan ato fjal te tij se flamuri i kosovareve ka qene dhe eshte flamuri i skenderbeut???!!!!

Tema të Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Shpërthen dhuna ndëretnike në Kosove
    Nga mitrovicalia_81 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26
  3. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •