Të vishesh me lëkurë
Nuk ka më dyshime. Është një nga tendencat më të forta. Vërtet e rikthyer nga e kaluara, por që duket se do të vazhdojë të rezistojë ende. Tendenca “animal print” ka pushtuar edhe këtë vit pasarelat vjeshtë-dimër.
Që nga palltot e trasha, këpucët, çantat, aksesorët, deri tek fustanet e mbrëmjes, që duket se personazhet e njohur e kanë të pamundur t’i rezistojnë, sidomos kur vjen puna për të pozuar para aparatit.
Kombinohu
Mund të vishet edhe gjatë ditës në stilin casual, por më së shumti këshillohet gjatë mbrëmjeve dhe rasteve të veçanta. Tërheq më shumë vëmendjen dhe të siguron një look tërësisht të ri.
Mos e tepro! Nëse zgjedh një fustan, ose pallto, zbute pamjen. Mos zgjidh të njëjtën dizenjo edhe për këpucët edhe për çantën.
Marre nga : Revista Jeta
Krijoni Kontakt