Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 80
  1. #21
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    Kirurgji Plastike.
    KIRURGJIA ESTETIKE TRAJTIM MORFO-FUNKSIONAL DHE PSIKOEMOCIONAL


    Gezim Xhepa
    Anatom & Kirurg Piastik, Pedagog ne Fakultetin e Mjekesise,Tirane

    Kirurgjia estetike ne objektin e trajtimit te saj kerkon te korektoje aspektin morfologjik, duke pasur gjithnje ne oponence funksionalitetin e struktures perktese. Ne kete referim, tentohet se pari ne aspektin filozofik te debatohet mbi definicionin me te parshtatshem te nozologjive te saj ne balancen midis anomalise, variacionit dhe dismorfise.

    Per vete principin baze dhe te lashte sa vete mjekesia "primum non nocere" objeksioni baze i cdo nderhyrjeje estetike eshte transformimii i formes duke pasur ne qender te vemendjes interferimet pozitive apo negative te tansformimit kirurgjikal ne funksionet e struktures qe i nenshtohet nderhyjes.

    Mjeku i pozicionuar perballe pacientit papritur, si rallehere ne mjekesi, e sheh veten perballe nje kolaboracionisti qe me pretendimet e tij tenton te udheheqe nderhyrjen kirurgjikale. Duke qene se Jane probleme psiko-emocionale qe e adresojne te semurin drejt salles se operacionit, mjeku ne duelin e mesiperm me pacientin, perpiqet te gjeje konsensusin dhe jo te vendose diktatin ne pretendimet korektuese ndaj struktures perkatese.

    Nga ana tjeter ne principet mbi te bukuren, mjeku qe me bisturine e tij kerkon ta skalise ate ne strukturen qe i nenshtrohet tansformimit, duhet te jete i ndergjegjshem per subjektivitetin a saj dhe te shmanget nga parametrimet objektive mbi te. Kjo do te thote se bukuria e strukures eshte aq ndividuale, sa jo vetem duhet te kenaqe syrin e pacientit, por nga ana tjeter duhet ti pershtatet fizionomise morfologjike te organizmit ne teresi. Se fundi duke qene drama psikoemocionale stimuli drejt nderhyrjes operatore tentohet qe nderhyrja Jo vetem te pozicionohet ne pozita trajtuese, por edhe profilaktike duke tentuar minimizimin e moshes se nderhyrjes. Por ne kete tendence duhet patur parasysh dhe fiziologjia ne rritje te struktures perkatese, pasi tendencat korrektuese do te ishte e pershtateshme te perqendroheshin ne periudhen pas perfundimit te rritjes dile transformimit rnorfologjik.

    Minimizimi i moshes kontradikton nga ana tjeter me principin baze kirurgjikal estetik ku pacienti eshte jo vetem objekt kirurgjikal, por edhe subjekt ne proqeduren operatore, pasi ne moshat feminore jane prinderit qe drejtojne debatin planifikues dhe projektues preoperator. Ne te kundert pritja e rritjes dhe ndergjegjesimit te pacientit per te pasur ate udherrefyes ne projektimin a transformimeva estetike, e sjell pacientin drejt mjekut me nje ankth dhe revolte taper agresive te akumuluar ne vite, ku struktura nuk gjykohet me si nje objekt qe kerkon nje transformim paramatrik dhe te kenaqshem estetik, por si nje shtojce e pavlere ne organizem, e cila duhet te shkoje drejt nje eliminimi te individualitetit, kjo e pasqyruar ne pretendime hiperkorrektuese.

    Eshte kjo arsyeja qe kirurgu plastik ne pozicionin a tij psiko-analitik e transformon mestjeren a tij ne nje veprimtari teper elastike e konformiste, duke ju shmangur ne maksirnum konfrontimit jo vetein psiko-emocional me pacientin, por edhe atij morfofenotipik me tiparet e tij.

    P.S. Ky referat eshte mbajtur ne Koferencen Shkencore me 9 shkurt 2002 per nder te 70 vjetorit te Prof. Mantho Nakucit.

  2. #22
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga Force-Intruder Lexo Postimin
    Nqs njeriu ka nje detaj te vetem qe i prish pamjen... per mendimin tim mund ta beje ate sakrifice; per tu ndiere me mire me veten natyrisht.
    Por per remont total me duket e ekzagjuar dhe e pakuptimte.. pranoje veten per ate qe je .. nje cope shemtire.

    Pse i nderuar vetem shemtirat i bejne keto?.....gabohesh!


    Respekte
    "Carpe Diem"

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-04-2008
    Postime
    5
    Kerkoj ndjese se krejt postimet spata koh me i lexu, po mendova te jap mendimin tim per operacionet plastike...

    Varet se per cfar qellimi njeriu e ben ate, e nuk e bejne vetem femrat po edhe meshkujt... Ka arsye te llojllojshme, mirepo, une mendoj se secili njeri eshte simpatik, i kendshem e i bukur nga brendesia e shpirtit, vete ajo brendesia dhe miresjellja e ben njeriun te bukur... Por prap, eshte deshire personale, dhe ai/ajo qe e ben edhe e arsyeton ne menyren e vet. Ndokush eshte i kenaqur me pamjen e vet, don te jete natyral e jo artificial, ashtu si e ka fale Zoti, e dikush te kunderten haha...

  4. #24
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Festat, “boom” kërkesash për ndërhyrje estetike


    Të gjithë të bukur me anë të bisturisë. Interesi për kirurgjinë estetike është në ditët e tij të arta. Të gjithë nxitojnë të fshehin vitet që kanë nën lëkurë, duke treguar si kurrë ndonjëherë frikën e madhe të njerëzimit ndaj plakjes. Janë njerëz që kanë të ardhura të mira ekonomike dhe që nuk u dridhet dora teksa paguajnë 1000 mijë euro për të hequr dhjamin e tepërt. Dhe duket se përsa i përket drejtimit drejt kirurgjisë estetike, raportet meshkuj-femra po përmbysen. Jo vetëm femrat, por edhe meshkujt kërkojnë reduktim të rrudhave, heqje të dhjamit, transplant flokësh apo deri dhe maska rigjeneruese për fytyrën. Vladimir Filaj, kirurg plastik tek Shërbimi i Djegie-Plastikës në QSUT, specializuar për katër vjet në Francë në kirurgji estetike dhe që prej më shumë se një viti e gjysmë ka sjellë teknologjinë më moderne në klinikën estetike “Champs Elysées”, tregon në një intervistë për “Gazetën Shqiptare” se cilat janë teknikat më të përdorura, ndërhyrjet më të kërkuara, grupmoshat që kërkojnë korrigjime të gjurmëve të kohës si dhe komplikimet e mundshme nëse nuk aplikohen nga mjekë të specializuar. Fluksi më i madh i kërkesave është nëpër klinika private, ku shpesh realizohen ndërhyrje me anestezi lokale, kjo për shkak edhe të kushteve më të mira dhe ruajtjes së anonimatit, ndërsa nuk mungojne edhe nderhyrjet ne spitalet publike. Gjithashtu, ata tregojnë se muaji dhjetor është më i ngarkuari, pasi ka një “boom” kërkesash për të përmirësuar imazhin dhe për të qenë në formë. Vetëm në klinikën e tij janë bërë rreth 100 prenotime për fundvitin.
    Vihet re një orientim gjithmonë e më i madh drejt mjekësisë dhe kirurgjisë estetike. Cilat janë ndërhyrjet më të kërkuara?
    Në fakt estetika ka disa vite që ka hyrë edhe në Shqipëri, por në kohët e monizmit ishin më tepër të kufizuara te veshët dhe hunda. Aktualisht mund të themi se kirurgjia estetike është mjaft e përhapur edhe në vendin tonë. Ashtu si në të gjithë vendet e tjera të botës, edhe këtu tek ne ofrohen shërbime të rhinoplastikës, otoplastikë, abdomoplastikë, liposuction (thithje e dhjamit), lifting apo implante të protezave te gjirit. Ndërhyrjet në hundë, në vesh dhe abdomoplastika janë më të kërkuarat në QSUT, pasi ata bëhen me anestezi të përgjithshme dhe pacienti duhet të qëndrojë i shtruar së paku 2 ditë. Gjatë një viti në QSUT kryhen rreth 200 ndërhyrje estetike.
    Kështu, lipoaspiracioni është një ndërhyrje mjaft e kërkuar, heqje e dhjamit me anë të disa tubave me diametër nga 2-5mm, të cilët futen nën lëkure. Kjo ndërhyrje bëhet në të gjitha pjesët e trupit, fytyrë, krahë, gushë apo kofshë.
    Gjithashtu, mjaft i kërkuar është edhe lifting-u, ndërhyrje e cila ka pak që realizohet në vendin tonë. Lifting-u është një ndërhyrje kirurgjikale e cila realizohet në disa mënyra. Së pari me kirurgji, ku incizioni kryhet në një vend të padukshëm, ngjitur me flokët. Mënyra e dytë është ajo me fije ruse, ku tërheqja e rrudhave bëhet me anë të disa fijeve me “ganxha” që futen nën lëkurë dhe e tërheqin atë. Mënyra e tretë është ajo me endoskopi. Nuk ka incizion, por futet një kamer 5 mm dhe me anë të gërshëres priten aderencat që krijojnë tërheqjet. Do të theksoja se mjaft e kërkuar është edhe blefaroplastia, kirurgjia e kapakëve të syrit. Blefaroplastia inferiore aplikohet në kapakun e poshtëm të syrit dhe zakonisht konsiston në heqjen e qeseve dhjamore që formohen dhe varjet që krijon kjo pjesë, ndërsa ai superior aplikohet te kapaku i sipërm i syrit.
    Lipostruktura është gjithashtu një ndërhyrje e cila kërkohet shpesh për qëllime estetike që kanë të bëjnë me përmirësime të pamjes nëpërmjet injektimit të dhjamit autolog (të vetë personit). Modelimi i këmbëve, ngritja e mollëzave apo trajtimi i ptozave (rënieve) janë shembuj të lipostrukturës.
    Po ndërhyrjet në gjoks? Cilat janë format më të aplikuara?
    Edhe kirurgjia e gjoksit është mjaft e kërkuar. Ajo konsiston ne zmadhimin apo zvogëlimin e gjoksit dhe ofrohet edhe në QSUT. Protezat që implantohen mund të jenë prej silikoni ose fiziologjiku. Vendosja e e këtyre protezave bëhet me incizion poshtë gjoksit, ose futet me endokskopi nga poshtë sqetullës. Një tjetër metodë e vendosjes së protezave të gjoksit është edhe me incizion areolar apo në formë T-je
    Së fundmi është futur edhe transplanti i flokëve. Çfarë është në të vërtetë transplanti i flokëve dhe cilët janë kategoritë që e kërkojnë më shumë?
    Transplanti i flokëve ose mbjellja e flokëve (implanti) kërkohet më tepër nga meshkujt ose dhe femrat që kanë probleme alopecie apo dendësie. Bëhet fije për fije, që do të thotë se fijet e flokëve merren në pjesën e pasme të kokës ku cilësia e flokëve është më e fortë, pa lënë shenjë në lëkurë. Flokët e mbjella qëndrojnë rreth 10 ditë dhe pastaj bien. Por ky është një proces normal, pasi deri në 9 muaj pas operacionit dalin flokët e rinj pasi flokët që bien kanë lënë rrënjën. E njëjta metodë aplikohet edhe për të rritur dendësinë e flokut. Por për të shkuar deri te transplanti duhet që më parë të bëhet një diagnostikim me trikograme (scan hair), e cila mat dendësinë e flokëve për cm2. Jashtë ky është një ekzaminim rutinë, që synon një analizë të rënies së flokut dhe mat shëndetin e tyre. Bëhet një diagnostikim për gjendjen e yndyrës, trashësinë e fijes dhe bëhen krahasime. Scan hair është një kamer që zmadhon deri në 150 herë flokun dhe shikon dendësinë, fazat ku ndodhet fija si dhe gjendjen e tyre.
    Nga trajtimet kryesore është mezoterapia dhe lazerterapia. Me anë të gjilpërës injektohen të gjitha vitaminat ushqyese drejt e në rrënjë. Thellësia e futjes së gjilpërës është e përcaktatuar për të kapur rrënjën, produktet janë të gatshme dhe janë të studiura për flokët.
    Mezoterapia përdoret edhe për trajtimin e celulitit (sigurisht produktet ndryshojnë). Injektimet bëhen në trup, në bark, kofshë, vithe në të gjithë pjesët ku ka dhjamë. Ai është mjaft i efektshëm, sidomos kur shoqërohet me një aparat masazhi.
    Po lazer terapia?
    Lazer terapia përdoret për rinimin e fytyrës, heqje të akneve, njollave të diellit, vaskularizimit sipërfaqësor, hemangiomave (shenja të kuqe të lindura). Lazeri duhet të përdoret nga mjeku, pasi është një pajisje mjekësore apo nën survejimin e një mjeku. Lazeri nuk këshillohet te gratë shtatzëna, ato në periudhë laktacioni apo personat diabetikë. Lazer terapia është një teknikë që përdoret mjaft edhe nga meshkujt për depilimin definitiv të gjoksit, shpinës, kofshëve, etj.
    Cilët janë disa prej produkteve estetike që rifreskojnë dhe rigjenerojnë lëkurën duke e bërë atë të duket më e freskët?
    Botox-i është një produkt specific që përdoret për të minimizuar rrudhat në ballë, injektohet në ballë dhe në cepat e syve me shiringë shumë të hollë. Ai mund të japë skuqje deri në një orë që nga çasti i injektimit si dhe ka raste kur krijon ndonjë enjtje, por që ikën brenda disa ditësh. Ai ka një efekt deri në 6 muaj, nuk ka rrudha dhe mund të injektohet ose jo pas kësaj periudhe. Ai mund të injektohet në ballë, por jo në fytyrë. Në fytyrë përdoret acidi hyaluronik, një produkt shumë natyral për lëkurën e njeriut. Koha e veprimit është nga 6 muaj deri 2 vjet, është i njëjti produkt që përdoret edhe për rritjen e volumit të buzëve. Të dyja këto metoda praktikohen nga mjekët dhe jo nga estetistët, pasi mund të shkaktojë deri në paralizë të nervave facialë apo hematoma të ndryshme.
    Injektimi në fytyrë i produkteve të patretshme si silikoni nuk praktikohen më në Evropë, pasi mund të japin probleme nën lëkurë, si kiste dhe aderoma dhe efekti i tyre nuk është gjithmonë i bukur. Kështu në Francë është ndaluar me ligj injektimi i silikonit në fytyrë.
    Realisht, ka klientelë në vendin tonë për këto lloj shërbimesh dhe cilat janë kategoritë e personave që i drejtohen mjekësisë estetike? Po çmimet, si janë krahasuar me vendet e tjera?
    Nga ndërhyrjet më të kërkuara mund të përmendim liposuctionin, më shumë i kërkuar për personat nga 35-45 vjeç, liftingun që kërkohet më tepër nga ata që i kanë kaluar të 45-at.
    Personat që vijnë për të marrë këto shërbime i përkasin një shtrese elitare, nga të gjitha profesionet. Megjithëse në vendin tonë çmimet jane dy-tre herë më lirë se sa në vendet e tjera të Evropës, mjekësia dhe kirurgjia estetike mbeten shërbime të shtrenjta.
    Po meshkujt, a janë të interesuar për kirurgjinë estetike?
    Mund të them se janë më shumë se sa ç’mund të mendohet. Ka burra që kërkojnë liposuction, të tjerë vijnë për trajtimin e rrudhave, trajtime klasike, deri te peelings mjekësore të cilët kanë rezultate shumë të mira për pastrim, depigmentim, trajtim të agneve, rigjenerim lëkure.

    "Gazeta Shqiptare online"
    "Carpe Diem"

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e alda09
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Vendndodhja
    a casa
    Postime
    1,327
    Personalisht me pelqen te bej ndonje nderhyrje(psh ti kem buzet pak me te shendetshme) por njekohesisht kam frike nga efektet anesore te ketyre substancave. Keshtu qe s'behet gje se "frika ruan vreshtin"

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e ani-d
    Anëtarësuar
    18-11-2006
    Postime
    208
    Jam plotesisht pro kirurgjise plastike, natyrisht per sa kohe qe nuk kthehet ne varesi...

  7. #27
    Elbasanlli 4eve® Maska e AnGeL_DeViL
    Anëtarësuar
    16-01-2008
    Vendndodhja
    As Ne Toke,As Ne Qiell
    Postime
    507
    Nga njera ane keto nderhyrje kirurgjikale jane te kota se nqs dikush eshte e bukur eshte nga natyra dmth si e ka bere zoti por nga ana tjeter duhen se me kohen eshte e zorshme te luftosh
    Trimi Mire Me Shoqe Shume

  8. #28
    superman Maska e rolling
    Anëtarësuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    rrokulli
    Postime
    132
    e4dhe une ja pro kirurgjise plastike!
    nese dikush deshiron te beje askush nuk mund ta ndale dhe ai ka te drejte te vendose per veten

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e DEA27
    Anëtarësuar
    18-08-2004
    Postime
    511

    Operacionet plastike ne Shqiperi

    kam degjuar qe ne shqiperi eshte hapur nje klinike amerikane me doktor turq (ec e mere vesh pse quhet amerikane) por gjithsesi ajo qe do me interesonte eshte kualiteti i ketyre sherbimeve, cfare lloj nderhyrjesh ofrohen, sa jane tarifat dhe mbit te gjitha cfare rezulatesh kane, nuk e di nese ndonje antare ketu ka dijeni ne lidhje me kete teme, apo nje eksperience ne kete fushe ju ftoje te ndani pershtypjet tuaja.

    faleminderit
    failure is not an option!

  10. #30

    Per operacionin plastik

    Operacioni plastik.Nje term i njohur per te gjithe,e i rrethuar me komente te ndryshme qe i behen atij.Cili eshte komenti juaj ? Do ta benit ju nje operacion plastik dhe ne cilen pjese te trupit ? Pse e bejne njerezit ? Cka mendoni per njerezit qe bejne plastifikimin e pjeseve te trupit ? Ta zeme je nje njeri kunder operacionit plastik , si do ta bindje dike tjeter te mos bente ate ,dhe anasjelltas ?
    Ndryshuar për herë të fundit nga вlαck'swαn : 16-01-2010 më 17:30

  11. #31
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Personalisht sbesoj se do beja ndonje operacion plastik , ne medyshje jam thjesht tek buzet qe hyn te riparimet e trupit ,
    por dhe kete si e thash e kam dhe po dhe jo ..
    Per mua i nenshtrohen nje operacioni njerzit qe ndjehen inferior ,me besim te dobet ne vetvete,
    dhe sndjehen te kenaqur me ate cka ju eshte dhuruar , skam asgje kunder njerzve qe bejne operacione plastike ,
    nuk i gjykoj as me bejn pershtypje ,gjithmone brenda normave flasim sepse kto te ekzagjeruarat me duken shum vulgare ,
    gjera qe me doemos kerkojne terheqje vemendjeje dhe qe seshte aspak e bukur ,
    dhe jam totalisht kundra kesaj gjeje ,qe me pas kalon ne diskutim te njeriut jo per bukuri por per antipati..

  12. #32
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar më parë nga WALCHIRIA Lexo Postimin
    Per mua i nenshtrohen nje operacioni njerzit qe ndjehen inferior ,me besim te dobet ne vetvete,
    Pse për shembull i goc që e ka hunën si kazëm ose veshët si saç s'duhet t'i boj operacion plastik që t'i rregulloj? Përderisa ekziston si mundësi s'ka naj gjo të keqe që njerëzit ta aplikojnë. E kam fjalën për difekte që ndikojnë në jetën e njeriut: psh një femër që ka vesh ose hund të madhe, ose ndonjë difekt që duket e që ia bo jetën sterr. S'shoh naj gjë të keqe. Për ato operacionet e tjera, ça janë ato: heqje dhjami, heqje rrudhash, të këtij tipi, jam totalisht kundra.
    Life's too short to remove USB safely.

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Per difekte fizike ne fytyre pse jo? Nuk eshte puna se ndihesh inferior pa arsye. Ti mund ta pranosh veten si je, por nuk te pranojne te tjeret. Kam, pat nje shoqe qe e kishte hunden jo te bukur, si shkabe dhe vertet e kishte problem. Te drejte kishte. Ajo hunda ja prishte goxha paraqitjen. Nje femer me difekte ne fytyre i ka mundesite me te limituara se nje me tipare te rregullta, ne cdo drejtim. Pse duhet te lejosh qe nje difekt te drejtoje jeten tende, sidomos kur ke mundesi ta rregullosh? Nuk ka ketu pune krenarie, me prano sic jam, ndryshe ik. Per fat te keq paraqitja e jashtme luan nje ndikim teper te madh ne jeten tone duam apo s'duam ne.

  14. #34
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    Pse për shembull i goc që e ka hunën si kazëm ose veshët si saç s'duhet t'i boj operacion plastik që t'i rregulloj? Përderisa ekziston si mundësi s'ka naj gjo të keqe që njerëzit ta aplikojnë. E kam fjalën për difekte që ndikojnë në jetën e njeriut: psh një femër që ka vesh ose hund të madhe, ose ndonjë difekt që duket e që ia bo jetën sterr. S'shoh naj gjë të keqe. Për ato operacionet e tjera, ça janë ato: heqje dhjami, heqje rrudhash, të këtij tipi, jam totalisht kundra.
    Dakort me kete qe ke thene ti. Po edhe per vajzat e reja qe kane "mendere" e kofshe te medhaja ne proporcion me pjesen tjeter te trupit, nuk do ishte keq nje operacion plastik, edhe se cdo gje ne proporcionin e duhur, se thone qe operacione te tilla ndonjehere kane probleme.
    La vita è bella...

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga Erlebnisse Lexo Postimin
    Dakort me kete qe ke thene ti. Po edhe per vajzat e reja qe kane "mendere" e kofshe te medhaja ne proporcion me pjesen tjeter te trupit, nuk do ishte keq nje operacion plastik, edhe se cdo gje ne proporcionin e duhur, se thone qe operacione te tilla ndonjehere kane probleme.
    Edhe per kete jam dakort, ose me sakte per cdo difekt te dukshem qe prish paraqitjen e jashtme ne fytyre dhe trup, dhe kuptohet nese eshte e mundur te rregullohet, por nuk jam dakort qe edhe pse nuk ke difekte te kerkosh te behesh akoma me perfekte. Kryesisht kete e kerkojne ato qe e kane paraqitjen e jashtme paresore ne karrieren e tyre, apo e shohin si te vetmen mundesi per te arritur ate qe duan.

  16. #36
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Edhe per kete jam dakort, ose me sakte per cdo difekt te dukshem qe prish paraqitjen e jashtme ne fytyre dhe trup, dhe kuptohet nese eshte e mundur te rregullohet, por nuk jam dakort qe edhe pse nuk ke difekte te kerkosh te behesh akoma me perfekte. Kryesisht kete e kerkojne ato qe e kane paraqitjen e jashtme paresore ne karrieren e tyre, apo e shohin si te vetmen mundesi per te arritur ate qe duan.
    Po shikoja nje emision nje dite: e tani beshin operacion edhe tek dhembet: i vishnin me nje shtrese porcelani siper dhe e ngjisnin per nje fare kohe. Ketij lloj ndryshimi i ushtroheshin zakonisht ata qe kishin profesion ne lidhje me publikun e me karriere te larte si financiere, politikane, drejtues etj etj. Ndoshta ne nje fare menyre edhe kjo eshte e drejte, sepse perderisa keto vihen ne dukje vetem nepermjet komunikimit nje paraqitje me e sakte e me dhembe perfekt s'eshte ide e keqe, edhe se jane fallco
    La vita è bella...

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga Erlebnisse Lexo Postimin
    Po shikoja nje emision nje dite: e tani beshin operacion edhe tek dhembet: i vishnin me nje shtrese porcelani siper dhe e ngjisnin per nje fare kohe. Ketij lloj ndryshimi i ushtroheshin zakonisht ata qe kishin profesion ne lidhje me publikun e me karriere te larte si financiere, politikane, drejtues etj etj. Ndoshta ne nje fare menyre edhe kjo eshte e drejte, sepse perderisa keto vihen ne dukje vetem nepermjet komunikimit nje paraqitje me e sakte e me dhembe perfekt s'eshte ide e keqe, edhe se jane fallco
    Opo dhembet silli ketu ti, po ka dhe nje tjeter qe nuk e them dot ketu, por besoj te gjithe kane degjuar..

  18. #38
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    belege LoL
    La vita è bella...

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e bebi im
    Anëtarësuar
    03-07-2012
    Postime
    121
    nuk besoj se ka ndonje person qe kur del para pasqyres nuk i gjen ndonje difekt vetes...
    ata qe e kane b.... e madhe e duan te vogel, ata qe e kane te vogel, e duan te madhe, po keshtu edhe me gjoksin...
    tani e mira dihet se kush eshte TE JESH NATYRALE, por problemi eshte kur ndjehesh keq me veten...
    ja une per veten time, e kam cdo pjese te trupit dhe fytyres pothuajse perfekte PERVEC gjoksit... ta kisha nje nr me te madh nuk do ishte keq.
    kur e diskutoj me ndonje shoqe timen kete "problem" ato me sulen dhe me thone qe e ke OK, se po ta kishe me te madh do te varej etj etj... ato le te me thone keshtu gjithe diten, por une me veten time e ndjej ndryshe...
    me qejf i isha drejtuar klinikave te tilla, POR NUK MA MBAN...

  20. #40
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095
    jam kunder kirurgjise estetike pervec se ne raste kur eshte vertet e nevojshme...

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. At Gjergj Fishta, Nder i Kombit
    Nga Albo në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 24-10-2022, 18:27
  2. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  3. Mexhit Prenci
    Nga Diabolis në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-07-2012, 16:19
  4. Medh'hebet ne Islam.
    Nga ERIKSON në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2009, 17:07
  5. Mendimi juaj për veten dhe mendimi i të tjerëve për ju
    Nga hope31 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 04-10-2006, 17:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •