Close

Rezultati i Sondazhit: Si e kuptoni thelbin e lëvizjes 'Vetëvendosja' së Albin Kurtit?

Votues
68. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Referendum për pavarësi të Kosovës

    10 14.71%
  • Referendum për bashkim me Shqipërinë

    9 13.24%
  • Referendum për bashkim të të gjitha trojeve shqiptare

    33 48.53%
  • Nuk më intereson

    16 23.53%
Faqja 27 prej 40 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 270 prej 400
  1. #261
    DuRrEsAk&MoDeRaToR Maska e Bledari
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Durres - Shqiperi
    Postime
    2,071
    Brezi Jone Pati Fati Te Shohi Shqiperine Ne Vitin 1990 Te Lirohet Nga Komunizmi Dhe Te Hapet Me Gjithe Boten Ku Brezi Jon Po Ashtu Dhe I Bababllareve Tane Paten Fatin Te Dalin Jasht Shtetit Dhe Te Shohin Bote Me Sy.
    Po Ashtu Brezi Jone Ishte Aty Kur Kosova U Shpall Shtet I Lire Dhe I Pavarur "Enderr E Te Gjithe Shqiptareve Ne Shekuj Te Tere"
    Po Ashtu Brezi Jone Ishte Aty Kur Shqiperia U Antarsua Me Drejta Te Plota Ne "NATO"
    Keto Gjera Kane Ndodhur Ne Epoken E Brezit Tone Dhe Kane Qene Shum Te Lumtura Pasi Kemi Pare Dhe Kemi Ndjere Shume Emocione E Te Ndjerit Shqiptar.
    Shpresoj Qe Te Jemi Po Ne Te Shohi Shqiperine Te Hyj Ne Familjen E Bashkimit Europian Dhe Finalja E Madhe Qe Do Mbyll Siparin E Vuajtjeve Te Shqiperise Do Jet Bashkimi I Shqiperise Me Kosove Te Jene Nje Shtet, Nje Komb, Nje Gjuhe Dhe Qe Bota Ta Njohi Shqiperine E Madhe Dhe Etnike.
    Uroj Dhe Shpresoj Qe Keto Dy Ngjarje Te Ndodhin Sa Me Shpejt.

  2. #262
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Kili:
    Albin Kurti nuk eshte nje shqiptar ordiner, ai duhet ta kuptoje kete fakt se pari per vetveten dhe mos te sillet si ordiner, ka simpatine e shume shqiptareve ne bote...une vec sa e dua ta shoh dita dites te rritet dhe te profilizohet ne nje personalitet te shquar kombetar , se vertete besoj qe e meriton te jete me i mire!
    Ai ka kapacitet, karizme dhe kredibilitet kombetar, duhet te mendohet mire qe ta coje rruga qe eshte nisur , atje tek qellimi qe synon duhet nderruar strategjia.
    Droja se do te perfundoje si politikan ordinere ,mosbesimi se me konkurence ne vizione dhe materializimi te synimeve politike-kombetaro shtetrore, mund ta le edhe ne rruge , si sot !!
    Pra, te gjithe e dine qellimin qe ka Albin Kurti, se ai-Albini nuk ra nga qielli eshte njeri nga ne, njeri nga bijte besnik te Kosoves por, te dishe eshte tjeter, te veprosh eshte tjeter ,te deshirosh eshte tjeter dhe te materializosh-realizosh eshte tjeter. Albini deshiron, dhe di por- strategji veprimi i duhet per terenin qe eshte krijuar( u tejkalua levizja- populizmi- dhe revulucioni ne konditat qe eshte Kosova sot)
    Sot krijohen klane ne Kosove qe do ti zene frymen levizjes Vetvendosja mund te mbese dhe te vdese ne rruge levizja.
    Ka vetem nje shteg dhe nje fushebetej ku gjenerata e re me kete lider te ri mund ti fitoje pushtetaret e sotem( dhe une nuk kam dert se kush do te fitoje- le te fitoje kush eshte i mire per Kosoven dhe vazhdon rrugen e Kosoves shqiptare dhe jo me idenditet te importuar dhe pa rrenje)
    Por, per ate fushbeteje duhet me shume pune se sa zhurme, duhet aktivitet i perditshem ne cdo pore te shoqerise shqiptare atje, dhe paraprakisht duhet nje pergatitje dhe vetedijsim se homogjenizimi i shqiptareve ka vdekur me shumepartizmin, as ideale shume jetike ne diten e sodit nuk mobilizon as gjysmen e popullates shqiptare ne Ballkan.
    Koha do te vij, kete fakt duhet ta di Albini dhe vetvendosja se ne jemi nisur ne nje maratone kombetare dhe nuk do te vij shpejt.
    Por qe Vetvendosja dhe Albini te mbesin ne "lojen" kombetare dhe mos rrine "rezerve" ne rruge, duhet ta kuptojne shpejt ,te ecin shpejt!!!

    Tash do te kete plot qe do te thone : "ja edhe ky Albini si te tjeret , e kishte per pushtet, beri parti...etj..etj..." vepra dhe jeta e perditshme me ndere do ti demantoje te gjitha dhe do te gjeneroje nje mobilizim kah Vetvendosja.
    Perfundimisht kush jane djemt e Vetvendosjes ? djemt qe e duan lirine e Kosoves kristal pa asnje hije, djemt dhe bijat nder me te miret te Kosoves, pra energjia e re e Kosoves shqiptare..

    Kete vit pacin sukses , ashtu si e kane pare te arsyeshme te veprojne...por, neser ne vitin qe vjen do te duhet te nderrohet rruga qe te len ne vendnumrim, rruga qe te len ne rruge!!!

    suksese !! ne te ardhmen, kete vit nuk perfundon gje me 15 Nentor vec sa vazhdon nje rruge e nisur kahere per pavarsi te plote..dhe VETVENDOSJE !


    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 14-10-2009 më 15:19
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  3. #263
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    bili99 , po shifet se jemi në të njëjten vijë , prandaj vetëm po të përshëndes!

    Kili

    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!

    Vetëm antishqiptarët i thërasin armiqët e shqiptarëv të dalin në zgjedhje dhe shpresojn në votat e tyre!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  4. #264
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-01-2009
    Postime
    129
    Vetvendosja e Shkiet kan nji qellim
    qe ta pengoin sa shum Shtetin e Kosoves

    Serbët, peticion kundër EULEX-it

    Nga Express më 16.10.2009 në ora 15:03
    Një delegacion i të ashtuquajturit Kuvend i Bashkësisë së Komunave të Kosovës, i ka dorëzuar sot presidentit të Serbisë, Boris Tadiç, një peticion me më tepër se 48 mijë nënshkrime, me të cilin serbët e Kosovës kërkojnë largimin e misionit EULEX nga Kosova dhe kthimin e kompetencave tek UNMIK-u.

    Peticioni i është dorëzuar edhe ambasadorit rus në Beograd, raporton REL.

    Nënkryetari i këtij “kuvendi”, Marko Jakshiç, i ka thënë agjencisë serbe B92 se EULEX-i nuk i përket Kosovës, sepse ky mision nuk ishte neutral, kur erdhi për statusin e Kosovës.

    Sipas mendimit të tij, qëllimi i misionit është ta përfundojë shtetin shqiptar. “Gjatë këtij viti kemi pasur rast të shohim se EULEX-i as nuk është neutral ndaj statusit, as nuk është duke u përpjekur për të zbatuar planin gjashtëpikësh. Ai shërben thjesht si një instrument për arritjen e qëllimeve kombëtare dhe shtetit shqiptar”, ka thënë Jakshiç.

    Ai ka shtuar se presidenti Tadiç ka bërë gabim të madh duke e lejuar EULEX-in të vendoset në Kosovë, duke e ditur se “ky mision vinte nën Planin e Ahtisaarit, për t'ua dhënë shqiptarëve një shtet tjetër”.

    Por ai ka thënë se është njerëzore të bëhen gabime dhe ka shfaqur shpresën se ky peticion do t'i japë presidentit Tadiç rast për të korrigjuar gabimin e tij, duke i dhënë misionit të BE-së “urdhër për largim”.

    Jakshiç shpreson se peticioni do t’i dorëzohet në dorë edhe presidentit të Rusisë, Medvedev. Sipas tij, Federata Ruse është më konsistente dhe parimore në përpjekjen për të mbrojtur dhe mbajtur Kosovën brenda Serbisë. “Rusia është një vend i madh dhe ka të drejtë të vetos në Këshillin e Sigurimit. Unë personalisht mendoj se mund të jetë ndihmë e madhe në zbulimin vërtetën reale pas punës së këtij misioni", ka thënë Jakshiç, për B92.

  5. #265
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Kurti: Pushteti në Kosovë duhet të ndërrohet

    “Është ende herët të flasim për rezultatin. Sigurisht që varet prej qytetarëve mbështetja që do ta kemi në fund. Lëvizja jonë nuk fiton atëherë kur fitojnë njerëzit e saj, por atëherë kur fiton koncepti i saj”, -thotë kreu i Lëvizjes, ka thënë lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti në një intervistë për “Kosova Sot”. Sipas tij, deri më tani janë krijuar 15 Këshilla për Zhvillimin e Qendrave të “VETËVENDOSJE”-s në nivel komunash. Këto janë struktura të reja që kanë për detyrë ta shtrijnë organizimin nëpër lagjet e qyteteve dhe nëpër fshatrat e komunave përkatëse. Po ashtu, Këshillat do ta përfaqësojnë “VETËVENDOSJE”-n në nivel lokal. “Qëllimi ynë është që Lëvizja jonë të jetë organizatë e fuqishme. Jemi të hapur për të gjithë ata që duan të na bashkohen për ndryshime politike, ekonomike e shoqërore në Kosovë, për njerëz të të gjitha moshave e profesioneve. Këta Këshilla do të mund të zgjerohen në vijim edhe me anëtarë të tjerë për të njëjtën arsye për të cilën janë formuar: për hir të organizimit sa më të mirë. Një koncepti të fuqishëm gjithsesi i nevojitet edhe një organizim i tillë”, thotë Kurti.

    Lideri i “Vetëvendosjes” është shprehur për gazetën se “ Pushteti në Kosovë duhet të ndërrohet. Maksimumin që këta pushtetarë mund ta bëjnë për Kosovën tashmë e kemi parë. Ajo që ende nuk e kemi parë është maksimumi që këta mund ta bëjnë për veten e tyre. Thjesht, na e kanë dëshmuar që janë të pangopshëm. Që prej shpalljes së pavarësisë është rritur vetëm mirëqenia e qeveritarëve, por jo edhe e qytetarëve. Politikat e gabuara dhe angazhimet e politikanëve për interesa të veçanta në dëm të interesit të përgjithshëm janë shkaku i kësaj gjendjeje. Ne nuk bëjmë improvizime. Ne duam ta luajmë një rol unifikues për të gjithë qytetarët për ndryshimin e këtij pushteti që më shumë veproi kundër qytetarëve sesa në shërbim të tyre”.

    Në pyetjen për dilemat rreth kufizimeve ligjore për certifikim të kandidatëve, për liderin e “VETËVENDOSJES” dhe disa aktivistë të tjerë, Kurti thotë se “nuk mund të ketë kufizime ligjore përderisa ka shpërputhje midis ligjeve. Në këtë rast, ka kundërthënie ndërmjet kodit penal dhe ligjit mbi zgjedhjet”. (Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të “Kosova Sot”).
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  6. #266
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje ndaj prishjes së koalicionit qeverisës

    Koalicioni qeveritar është sajuar për interesa të krerëve partiakë

    Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, deklaroi të shtunën se koalicioni qeveritar PDK-LDK u sajua për interesa të krerëve partiakë.

    Koalicioni qeveritar është sajuar për interesa të krerëve partiakë
    Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, deklaroi të shtunën se koalicioni qeveritar PDK-LDK u sajua për interesa të krerëve partiakë. ...

    Ai tha se ky koalicion po prishet për të njëjtat arsye. ”Inatet që i kanë me njëri-tjetrin nuk janë asnjëherë për hir të Kosovës. Nuk kanë probleme konceptuale, programore a parimore me njëri-tjetrin, sepse aty janë aq të ngjashëm. Gjithçka që po ndodh, akuzat e kundër-akuzat, janë për më shumë pushtet, e jo për shtet”, ka thënë për Kosovapress lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  7. #267
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Citim Postuar më parë nga Qendi Lexo Postimin
    Si e kuptoni thelbin e Vetevendosjes se Albin Kurtit?

    -Referendum per pavarsi te Kosoves
    -Referendum per bashkim me Shqiperine
    -Referendum per bashkim te te gjitha trojeve shqiptare
    -Nuk me intereson
    Thelbi i Lëvizjës “VETËVENDOSJE”, përderisa ajo e ushtronte aktivitetin e saj si lëvizje kundër antagonizmave të të drejtës së shqiptarëve për vetëvendosje, akoma pa u profilizuar si një organizatë e cila do të garojë në zgjedhje, qëndronte në faktin e idesë për organizmin e referendumit për bashkimin e të gjitha tokave shqiptare. Mirëpo, tani për tani, thelbi i kësaj lëvizje qëndron në organizmin e referendumit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, që do të thotë se i dallon këto dy koncepte aktualisht.

    Siç potencoi edhe vetë lideri i kësaj lëvizje, z. Albin Kurti në një intervistë pranë një mediumi publik në Republikën e Kosovës, idealizmi është përparësi e kësaj lëvizjeje, që nënkupton, organizmin e referendumeve në Shqipëri dhe Kosovë, për bashkimin e kësaj të fundit me Shqipërinë dhe më pas, shqyrtimi dhe fillimi i hapave të tjerë që do të çonin edhe në pëlqimin, afrimin dhe bashkimin edhe të trojeve të tjera shqiptare në Mal të Zi, Serbi, Maqedoni e Greqi, nëse këto shtete të fundit nuk heqin dorë nga praktika e nënpërfaqësimit dhe diskriminimit të shqiptarëve që jetojnë në tokat e tyre autoktone.

    Sipas z. Albin Kurtit, kjo ide është e përkrahur nga shumica e popullsisë që jeton në Kosovë dhe Shqipëri, që do të thotë se nëse kjo lëvizje merr mandatin e qeverisjes së Republikës së Kosovës, atëherë brenda katër viteve të administrimit, kjo ide edhe do të materializohet.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  8. #268
    Si nje levizje te manipuluar dhe qe i mungon thelbi!

    Rikthim ne nje forme me moderne te romantizmit komunisto-pseudonacionalist te Demaçit!

    Koço Danaj u ka thene se ka ardhur koha e nacionalsocializmit!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 19-11-2010 më 17:39

  9. #269
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    Leunora Berbatofci Kush Na Qenka Kjo Lavire

  10. #270
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    511
    Referendum për bashkim të të gjitha trojeve shqiptare

Faqja 27 prej 40 FillimFillim ... 17252627282937 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shinasi Rama: Ju rrëfej kujtimet e mia mbi lëvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  2. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  3. Lec Kurti, kompozitori dhe diplomati i shquar shkodran
    Nga Albo në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 16:13
  4. Vlerësimi për Luftën Nacional Çlirimtare Shqiptare
    Nga Kryeplaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 05-11-2007, 20:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •