Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 32
  1. #21
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Dėnimi ėshtė realitet konkret dhe njeriu i ėshtė nėnshtruar forcės, e cila ėshtė mė e fortė se ai dhe ai nuk ka mundėsi qė t'i shmanget shtrėngimit tė asaj fuqie. Pėr ne ėshtė e barabartė se kėtė fuqi besimtari a e quan tė “All-llahut” ose ateisti “tė natyrės”, “ligje tė natyrės” ose “ligj kryesor”. Kjo shmangie e emrit tė vėrtetė s'ėshtė asgjė tjetėr veēse lojė fjalėsh sofistike. Me rėndėsi ėshtė se ka qenė i detyruar ta pranojė se ekziston fuqia mbi fuqinė e njeriut dhe ndodhitė, dhe se kjo fuqi dėnon dhe vė nė sprova.
    Njerėzit e ndijshėm, tė cilėt lebetiten nė pėrfytyrimin e All-llahut si tirani i cili na ndėshkon, do t'i pėrkujtojmė nė atė ē'kanė vepruar disa sundues kur armiqtė e tyre i gjykonin me tė ngulur nė hu..., do t'i pėrkujtonim nė atė ēka bėrė xhelati tė cilit i qe besuar ekzekutimi i dėnimit. Ai sakrificėn do ta vėnte nė bark dhe nė pjesėn e mbrapme tė trupit do t'ia ngulte hurin, i cili nė maje ka qenė i mbushur me gozhda. Xhelati hurin shkallėrisht do ta ngallmonte ashtu qė t'ia shqyente organet e brendshme nė tėrėsi dhe huri tė dalė te qafa e sakrificės. Detyra e xhelatit ka qenė qė sakrificėn ta mbajė sa mė gjatė gjallė, deri sa huri tė dalė nė qafė, nė mėnyrė qė t'i ndjejė tė gjitha dhembjet e domosdoshme. Ende mė rėndė se kjo ėshtė tė verbuarit e robėrve me hekur tė skuqur.

    A mundemi tė supozojmė se All-llahu (xh. sh.) tiranėve tė tillė do t'u pėrgatisė koktej sepse All-llahu ėshtė i dhembshėm dhe i mėshirshėm?
    Jo, por skėterrė - kur tashmė nuk ka ekzistuar mjet tjetėr qė tė tillėt ta njohin dhe tė binden se ekziston Zoti i drejtė - ėshtė pika skajore, e fundit e mėshirės.
    Nė tė vėrtetė, ky ndėshkim ėshtė mėshirė duke e marrė parasysh se kjo ėshtė masė edukative dhe kėshilluese pėr ate i cili kėtė e ka refuzuar tė mėsojė prej tė gjitha librave tė Zotit dhe prej lajmėtarėve tė fesė (rusul), pėr ata tė cilėt i kanė mohuar edhe njohjet primare tė arsyes dhe aksioneve tė njeriut.

    A ėshtė e drejtė qė Hitleri, nė Luftėn e Dytė Botėrore, tė mbysė njėzet milionė njerėz, qė njerėzit e tij ta rrjepin lėkurėn nga robėrit, qė mijėra njerėzve t'u zihet fryma nė gypat e gasit dhe t'i djegė nė furra dhe qė, nė ēastin e kapitullimit, duke ikur nga pasojat e veprave tė veta tė kėqija, tė bėjė vetėvrasje?
    Vetėm dis'harmonia dhe paqėllimėsia e tėrėsishme e kėsaj bote dhe papėrshtatshmėritė e saj mund ta shpėtojnė kėtė doras total nga mėkati i tij.
    Me fjalė tė tjera, ēdo gjė qė na rrethon, nė kėtė rruzull pėrkryeshmėrisht tė rregulluar e tė bukur, nuk flet mbi dis'harmoninė, tė gjitha, prej yjv e mė tė mėdhenj e deri te atomi mė i imtė, flasin mbi rendin dhe rregullin. Pėr kėtė, All-llahu nuk do tė ishte i Mėshirshėm, as qė do tė jetė i drejtė, pėrveē nėse kėtė njeri do ta vinte nė ambisin e veprave tė kėqija tė tij.

    Njeriu i menēur, subtil dhe i arsyeshėm nuk duhet tė filozofojė qė ta kuptojė vėrtetėsinė e dėnimit. Ai, sė shpejti, edhe do ta zbulojė arsyetimin e kėtij dėnimi nė vetvete, nė vetėdijen e vet, nė sytė e mėkatarit, nė shikimet e dorasve, nė lotėt e fatligėve, nė dhembjet e tė pezmatua rve, nė nėnēmimet e tė zėnėve robėr, nė tiraninė e ngadhėnjyesit, nė gurgullimin (gėrhatjen) e atyre qė vdesin. I tilli, kur ta pėrfshijė ndjenja e pendimit - e pendimi nė ēastin e mėkatit ėshtė zėri i tė vėrtetės - do ta kuptojė esencėn e dėnimit (adhāb) dhe dhėnies sė llogarisė (hisāb). Kjo llogari me vetveten, ky ėshtė kijamet nė miniaturė, skėterra mė e vogėl, kjo, nė mėnyrė plastike thėnė maketa e ditės sė Gjykimit. Kjo ėshtė drita qė jep shėnjė nė rrezik, e cila ndizet nė shpirtrat tonė tė tregojė se veprat do tė maten, se ekziston e vėrteta dhe e pavėrteta dhe, kush ėshtė nė rrugėn drejtė edhe zemrėn do ta ketė tė qetė, e kush ėshtė nė rrugėn e shtrembėr do tė jetė greminėn e pendimit dhe me zemėr tė zhgėnjyer e tė dėshpėruar.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  2. #22
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Dėnimi i kėsaj bote ėshtė gjithnjė masė edukative, qoftė se ka tė bėjė me individin ose popullin. Humbja mė 1967 nė Sinaj(Egjipti nga Izraeli, Alko)ka qenė leksion , mėsim, sikur qė ngelja e nxėnėsit nė shkollė ėshtė mėsim. Gjithashtu dhembjet e tė sėmurėve dhe shėndeti i dobėt, nė krahasim me njeriun i cili ka jetuar jonormalisht - ėshtė dėfryer nė luksoz dhe bollėk - janė mėsim.
    Vuajtja ia heq ndryshkun dhe korozionin shpirtit dhe i jep shkėlqim metalit tė tij.
    Mė nė fund, nuk dimė asnjė tė dėrguar (nebij), as reformator (muslih), as artist (fennān) ose gjeni (abkarij), e qė nuk i ka shijuar vuajtjen mė tė rėndė qoftė se ka tė bėjė me sėmundjen, varfėrinė ose internimin.

    Vuajtja, e shikuar nga ky kėnd, ėshtė mėshirė dhe ajo, nė kėtė rast, paraqet tatim tė obligueshėm, dhuratė e cila paguhet pėr kalim nė shkallėn mė kualitative.
    Nėse, nganjėherė, nuk mundemi ta zbulojmė enigmėn e mėsimit dhe urtėsisė sė dėnimit, kjo ėshtė pėr atė qė nuk kemi mundur ta kuptojmė as ta njohim tėrė rrėfimin, por vetėm atė epizodė e cila ėshtė ndėrmjet kllapave dhe tė cilėn e quajmė tė kėsaj bote. Por, ajo qė ka ndodhur para kėsaj dhe qė do tė ndodhė pas kėsaj, kjo pėr ne ėshtė transcendentale, e panjohura sekrete. Pėr kėtė, nė lidhje me kėtė, duhet tė heshtim me respekt dhe qė mbi kėtė tė mos i shfaqim mendimet tona.

    Ēfarė do tė jetė dėnimi pas ringjalljes (ba'th), ne mbi kėtė nuk mundemi tė detajizojmė, sepse ēdo gjė qė ėshtė e lidhur me Ahiretin ėshtė transcendentale. Ėshtė e lejuar tė parashtrojmė se ajo qė nė kėtė kuptim ėshtė thėnė nė librat e shenjtė nė mėnyrė alegorike dhe nė aluzione, ėshtė e ngjashme me atė sikur t'i flasim fėmijės mbi kėnaqėsitė e marrėdhėnieve seksuale, tė cilat mund t'i pėrjetojė vetėm nė moshėn madhore, sepse nė fjalorin e tij fėmijėror nuk mundemi tė gjejmė nocion adekuat. Kėshtu diē e ngjashme ėshtė edhe me xhennetin (parajsėn) dhe xhehennemin (skėterrėn). Me fjalė tjera, pėrvojat me kėto dy nocione, nė lidhje me ne, janė transcendentale dhe ėshtė e pamundur tė pėrshkruhen me fjalėt e pėrvojės sė kėsaj bote. Krejt qė nė kėtė aspekt mund tė bėhet, kjo ėshtė qė pėrafėrsisht tė pėrshkruhen, siē ėshtė pėrshkrimi i zjarrit ose parqeve tė mrrekullueshme pėrfundi tė cilave rrjedhin lumenjtė; e, nė tė vėrtetė, ē'do tė ndodhė, kjo ėshtė mbi tė gjitha kėto pėrshkrime tė pėrafėrsishme, kėto janė gjėra dhe fenomene tė cilat s'i ka parė syri i njeriut, as s'i kanė rėnė ndėrmend njeriut. Vetėm se sigurisht mund tė thuhet se skėterra ėshtė vuajtja mė e madhe shpirtėrore dhe fizike e cila mund tė pėrjetohet dhe se parajsa ėshtė pėrjetimi mė i madh fizik dhe shpirtėror i begative dhe kėnaqėsive.

    Sufitė thonė se xhehennemi ėshtė vend i largėsisė dhe i izoluar prej All-llahut, e xhenneti vend i afėrsisė sė Tij dhe gjithė asaj qė kjo afėrsi e bart me vete: fatin tė cilin ėshtė e pamundur tė pėrshkruhet.
    “Ai i cili nė kėtė botė ka qenė i verbėr, ai edhe nė botėn tjetėr do tė jetė i verbėr edhe mė rrugėhumbur”. (El-Isrā, 72).
    Verbėria, nė kėtė rast nėnkupton zemrėn e verbėr, mosaftėsinė pėr ta vrojtuar tė vėrtetėn.
    Nė tė vėrtetė, ky ėshtė shkallėzim dhe krahasim ndėrmjet tė verbėrit dhe njeriut qė sheh, atij qė ėshtė nė rrugė tė drejtė dhe atij nė rrugė tė shtrembėt. Mirėpo, nė Ahiret kėto kontraste do tė jenė shumė mė tė mėdha.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  3. #23
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    “Shiko se si disave iu japim pėrparėsi ndaj disave; e nė Ahiret, dallimi nė shkallė dhe prioritet do tė jetė, vėrtet i madh”. (El-Isrā, 21).

    Dallimet do tė jenė aq tė mėdha saqė gjendja e njeriut nėshkallėn e ulėt do tė jetė sikurse po digjet nė zjarr, edhe mė keq.
    Ky ėshtė i njėjti po ai ligj i shkallėzimit i cili dominon nė tėrė botėn fenomenale, qoftė qė ka tė bėjė me kėtė apo jetėn pas vdekjes, tė njeriut apo hyjnisė, pėr shqisat tona me botėn e dukshme apo tė padukshme. Ēdo gjė do ta ketė gradėn e vet dhe meritėn e vet. Dy persona nuk do tė nivelizohen.
    Kalimi prej shkallės nė shkallė do tė jetė vetėm nė bazė tė angazhimit, veprės, pėrvojės dhe vuajtjes. Sė kėndejmi edhe konkludimi se nė jetėn pas vdekjes nė shkallėn mė tė ulėt do tė jetė ai, verbėria zemrore e tė cilit nė kėtė botė ka qenė mė e madhe.

    Nė kėtė ėshtė esenca e drejtėsisė: qė ēdo njeri tė vendoset nė vendin, kategorinė dhe meritėn e vet. Ai i cili nė kėtė botė pėrjeton tirani, do tė fitojė nė jetėn pas vdekjes kėnaqėsi.
    Drejtėsia e marrė do tė konpensohet.
    Dėnimi (adhāb) kėshtu i kuptuar, nė tė vėrtetė ėshtė drejtėsi, e shpėrblimi (thevāb) gjithashtu ėshtė drejtėsi, e tė dyjat janė rezultate tė domosdoshmėrisė. Kjo ėshtė e ngjashme sikur kur themi se prej ēelikut mė tė fortė tė konstruktohet motori, prej materies sė butė tė kauēukut tė fabrikohen gomat e forta automobilistike, prej melekuqes sė lirė fshisa, prej pambukut kualitativ jastėkėt, e prej atij kuantitativ - pejėzat pėr gypat e kanalizimit.

    Kėto janė aksionet pėr tė cilat na flasin instikti dhe logjika e arsyes. Kėtyre konkludimeve nuk u nevojiten shkrimet elokuente filozofike as arsyetime tė veēanta.
    Sė kėndejmi, edhe konfirmimi se tė gjitha fetė janė manifestim i tė natyrshmes, jokontestueshmes, edhe ai nuk mund tė rrėzohet. Pėr kėtė mėsimet e tyre janė e vėrtetė absolute, tė pranueshme me arsye tė pastėr tė cilėn nuk e ka shtrembėruar filozofia dhe sofizmi i izoluar, kjo ėshtė arsyeja e cila e ka ruajtur urtėsinė, mendjemprehtėsinė e vet dhe nuk ėshtė e ngarkuar me kryeneēėsi dhe mendjemadhėsi. Pėr kėtė sufij-a (mistiku) edhe thotė se All-llahu s'ėshtė i nevojshėm pėr argumente, porse All-llahu ėshtė argument me tė cilin ēdo gjė tjetėr argumentohet. Me tė ekzistuarit, dhe domosdoshmėrinė e All-llahut e definojmė dhe e njohim ndryshmėrinė (kontingjencėn). Ai ėshtė substancė me tė cilėn e njohim nduarnduarshmėrinė fenomenale. Ai ėshtė l o g o s4 nėpėrmjet tė cilit e mėsojmė urtėsinė e kėsaj bote kalimtare.

    Intelekti (akl) i cili kėrkon argument pėr tė ekzistuarit e All-llahut, ky ėshtė intelekti i cili ka pushuar tė mendojė, sepse drita na i zbulon gjėrat dhe na tregon pėr to. Mirėpo, gjėrat e ndriēuara nuk janė argumenti jonė pėr dritėn, - nė tė kundėrtėn do tė ngatėrroheshin premisat, si ndokush qė gjatė ditės udhėton dhe pastaj pyet: “Ku e ke argumentin se ėshtė ditė? Ma konfirmo kėtė me argument?!”

    Do tė vėrenim edhe kėtė se njeriu i cili e ka humbur pastėrtinė e karakterit dhe dėlirėsinė e zemrės, ėshtė i humbur. Tė tillit nuk i mbetet asgjė tjetėr, veēse tė polemizojė. I tilli e ka humbur ēdo gjė. Ai vazhdimisht do tė endet dhe kurrė nė cak nuk do tė arrijė.
    Atij qė do tė ishte kundėr dėnimit nė kėtė botė, i cili tronditet, zemėrohet dhe e mallkon jetėn dhe konfirmon se kjo ėshtė jetė e cila nuk mund tė durohet, se ai e refuzon, se askush nuk e ka konsultuar para se qė ėshtė lindur, ose me dhunė ėshtė krijuar, se me dhunė ėshtė gjykuar nė vuajtje dhe se tėrė kjo paraqet tirani eklatante, do t'i thonim se tė refuzuarit e kėtillė (tė jetės) me pakėnaqėsi, ėshtė i ngjashėm me artistin qė e ka rolin nė dramėn e cila kėrkon qė artisti ēdo ditė para shikuesve, tė pranojė goditje dhe ta shkelin.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  4. #24
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Sikur, pėr shembull, ky ta kishte humbur memorien dhe nė shiritin filmik nga jeta e vet ta shohė vetėm kėtė rol tė cilin ai, si prerje nga tėrėsia, e luan ēdo ditė nė skenė, ai sė shpejti do tė protestonte duke refuzuar tė durojė mundime dhe do tė thoshte se askush nuk e ka konsultuar, se me dhunė ėshtė krijuar, se tiranisht ėshtė gjykuar tė vuajė, se pa shkak tė arsyeshėm para opinionit ėshtė nėnēmuar dhe se nė kėtė botė ėshtė pa vullnetin e vet tė lirė.
    Ky artist harron se para fillimit tė programit, ka ekzistuar kontrata. Ka paraprirė obligimi prej regjisorit dhe artisti e ka pranuar kėtė obligim, e pastaj ėshtė obliguar dhe ka kontraktuar se obligimet do t'i kryejė. Krejt kjo ka ndodhur nė liri tė plotė para se tė ketė filluar programi dhe artisti vullnetarisht e ka pranuar rolin e vet 5. Madje e ka pėlqyer rolin e vet dhe ėshtė orvatur qė ta luajė.

    Mirėpo, artisti, para se tė ketė dalur nė skenė, krejtėsisht ka harruar periodėn e vet kohore. Pėr kėtė jeta e tij, me obligimet dhe dhembjet e tij ėshtė shndėrruar nė pikėpyetje dhe misterie tė pakuptueshme.
    Kėshtu do tė sillet njeriu i cili merr me mend se jeta e tij e tėrėsishme ėshtė pėrfshirė nė ekzistencėn fizike, nė kėto disa ēaste tė kėsaj bote, dhe se do tė zhduket dhe mbarojė nė tokė, dhe se nuk do tė ketė kurrfarė ekzistence tjetėr pėrveē kėsaj tredimensionale nė skenėn e kėsaj bote.
    Ky njeri ka harruar se ka qenė shpirt (ruh)6 nė botėn e All-llahut, se nė botė ka ardhur me detyrė, se vullnetarisht e ka pranuar kėtė obligim dhe se ndėrmjet tij dhe krijuesit tė tij (regjisorit mė tė madh tė dramės nė botėn fenomenale) janė bėrė kontratat dhe obligimet, se pas dramės sė luajtur fenomenale - botėrore tė kėsaj jete, do tė pasojė ringjallja (ba'th) dhe dhėnia e llogarisė (hisāb), dhe se pas lojės sė pėrfunduar kritikėt do ta japin fjalėn e vet. A ka fituar artisti nė popullaritet apo ka humbur nė sytė e tyre. Ka tė bėjė me harresėn, mospėrfilljen dhe shikimin e ngushtė, tė kufizuar i cili pėrfytyron se kjo botė ėshtė ēdo gjė. Kjo ėshtė ajo imagjinatė e cila na mashtron dhe na shpie nė dilemė, para ēėshtjeve tė dėnimit tė keqes dhe tė dhembjes.
    Sė kėndejmi, edhe erdhi emri pėr Kur'anin se ėshtė Vėrejtje, Pėrkujtim (Paralajmėrim), Sjellje ndėrmend, mėsim pėr tė arsyeshmit, menēurit. Mandej edhe i dėrguari i Zotit ėshtė qortues, pėrkujtues:
    “Tėrhiqua vėrejtjen!, ti je vetėm qortues, e jo detyrues”! (El-Gashjje, 22)

    Bota nuk ėshtė tėrė rrėfimi. Ajo ėshtė vetėm akt, pjesė e dramės. Fillimi i rrėfimit ka lindur para lindjes dhe ai vazhdon pas vdekjes.
    Nė shikimin e kėtillė pėrfshirės dėnimi e ka domethėnien e vet. Kėshtu dėnimi nė kėtė botė fiton domethėnie tė mėshirės sė tė Mėshirshmit me tė cilėn Ai na paralajmėron qė tė mos bijmė nė neglizhencė. Kjo ėshtė pėrpjekje qė tė zgjohemi, t'i angazhojmė shqisat, qė arsyeja tė kėrkojė pėrgjigje. Kjo ėshtė vėrejtje permanente qė kjo botė s'do tė jetė parajsė, as qė kjo mund tė jetė. Ajo ėshtė vetėm episodė. Dhe se dhėnia pas kėnaqėsive tė kėsaj bote e orienton tė zhyturin e tillė nė neglizhencė dhe apati shkatėrrimtare.
    Pra, ka tė bėjė me dėnimin sa pėr sy e faqe i cili, nė esencė, ėshtė mėshirė. Sa i pėrket dėnimit nė Ahiret, ai ėshtė njohje dhe pėrjetimi i tė vėrtetės dhe drejtėsisė absolute tė cilės nuk do t'i shpėtojė “atomi i tė mirės, as atomi i tė keqes”, e kjo ėshtė “jekin”, dije autentike mbi rendin e pėrgjithshėm tė rregullatorit i cili ēdo gjė aq shkėlqyeshėm e ka krijuar.
    “Wa'bud rabbeke hattā je'tijeke-l-jekin” (El-Hixher, 99).
    “Adhuroje krijuesin tėnd deri sa tė vijė jekini” e “jekin” kėtu do tė thotė vdekje dhe ajo qė pason pas saj.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  5. #25
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Ē'mėsova nga vetmia?


    A je i sinqertė?
    Kjo ėshtė pyetje nė tė cilėn tė gjithė pozitivisht dhe shpejt do tė pėrgjigjemi, sepse tė gjithė ne pėr vetveten parashtrojmė se jemi tė sinqertė dhe se nuk gėnjejmė. Ndonjėri do tė pranojė njė a dy gėnjeshtra tė vogla, por tė gjithė konsiderohemi jashtėzakonisht precizė dhe tė sinqertė dhe se denjėsisht e flasim tė vėrtetėn.
    Pėrveē kėsaj, tė lejojmė qė sė bashku ta vėshtrojmė kėtė pohim evident, dhe sė shpejti do tė konstatojmė se si sinqeriteti ėshtė send mjaft i rrallė dhe se njeri plotėsisht i sinqertė thuajse nuk ekziston.
    Ėshtė evidente se shumica prej nesh e mashtrojmė vetveten kur supozojmė se jemi tė sinqertė. Sepse, ne, madje edhe para se ta kemi hapur gojėn, fillojmė tė gėnjejmė nga ēasti i zgjimit nė mėngjes. Me fjalė tjera, nganjėherė edhe vetė mėnyra e tė krehurit tė cilėn e kemi zgjedhur bėhet gėnjeshtėr; plaku i cili, qė tė duket mė i ri, i lėshon flokėt si tinejxher - gėnjen; gėnjen edhe plaka e cila i ngjyros flokėt e saj qė tė duket mė e re.

    Gėnjeshtėr ėshtė edhe tufa e flokėve nga tembla e cila e mbulon rrashtin e kresė sė “qelanit”. Gėnjeshtėr ėshtė edhe proteza nė gojėn e dhėmbrishurit. Gėnjeshtėr janė edhe rrobat e lehta prej tergalit tė cilat i fshehin teshat e ngrohta, prej leshit. Kėto tė njėjtat janė edhe korsetat dhe brezat rreth gruas barkoshe. Kraholi artificial i plastikės nė gjinjtė pėr thithje tė femrės sė lodhur, - ėshtė gėnjeshtėr. Tė shminkuarit (kozmetika) me tė cilėn njeriu dėshiron t'i mbulojė rrudhat, edhe kjo ėshtė lloj i gėnjeshtrės memece. Pudra, tė kuqtė e buzėve, surma, makijazhi nė sy, qerpikėt artificialė, tė gjitha kėto janė tashmė gėnjeshtra tė bėra para se ta hapim gojėn e tė flasim.
    Edhe gėrsheti i nxėnėses nė kokėn e vashės tridhjetėvjeēare paraqet gėnjeshtėr. Gėnjeshtėr ėshtė dhe mjaft keq ndikon goma pėrtypėse nė gojėn e njeriut nė moshė. Tė gjitha kėto e bėjnė njeriun gėnjeshtėr edhe pse ende as gojėn nuk e ka ēelė.

    E kur dikush e ēel gojėn dhe thotė: “Mirėmėngjesi!”, ai kėtė e thotė nga shprehia dhe tradita. Kėtė ia thotė edhe atij qė ia do tė mirėn edhe atij qė s'ia do tė mirėn. Prandaj, edhe kėtu gėnjen, sepse me fjalė ia ka dėshiruar mirėmėngjesin edhe njeriut ndaj tė cilit ėshtė i disponuar armiqėsisht.
    Ose, kur dikush e ngren dėgjuesen e telefonit dhe i kėrkon gjėrat tė cilat vėrtet nuk i dėshiron, por kėtė e bėn vetėm nga kurtoazia; edhe kjo ėshtė gėnjeshtėr. Nganjėherė po ai i njėjti, pėr shkak tė turpit ose oportunizmit do tė refuzojė diē qė do tė dėshironte ta posedojė; edhe kjo ėshtė gėnjeshtėr. Jo tė sinqertė janė prindėrit dhe vajza tė cilėt dy orė tė gjata bisedojnė pėr ēdo gjė, vetėm jo pėr atė pėr ēka njėri tjetrit mė sė shumti do tė dėshironin t'ia besonin.

    E rrejshme ėshtė edhe reklama me tė cilėn pėrshkruhet shija e cigares dhe dobitė e saj shėndetėsore. Rasti i njėjtė ėshtė edhe me reklamėn e cila pohon se pilula e aspirinit e shėron ftohjen. Kjo ėshtė gėnjeshtėr edhe nga aspekti i farmakologjisė.
    Ēdo gjė qė ndodh nė botėn e shitblerjes fillon me gėnjeshtra.
    Ta rikujtojmė reklamėn e tenistit nė dorėn e tė cilit shohim shishen e uiskit dhe fotografinė e luanit i cili pėrqafon shishen e verės. Ose fotografinė e sprinterit tė njohur i cili e pi cigaren e duhanit nga Virgjinia. Tė gjitha kėto janė gėnjeshtra tė zbukuruara tė cilat i shohim tė ngjitura nė mure, nė faqet e para tė gazetave, nė reklamat e kinemasė dhe televizionit, - sikur gėnjeshtra tė ishte bėrė traditė komerciale sė cilės nuk i shihet pėr tė madhe.

    Po ashtu nė botėn e politikės dhe politikanėve, nė kuloarėt e Kombeve tė Bashkuara dhe nė fjalorin e diplomatėve hasim se si gėnjeshtra ėshtė rregull. Madje edhe shkathtėsia ėshtė aftėsi e lartė diplomatike qė gėnjeshtrėn ta prezentosh si tė vėrtetė, tė thuash diē ashtu sikur kėtė nuk dėshiron ta thuash, tė fshehė ē'dėshiron, qė sa pėr sy e faqe tė duash ēka vėrtet e urren, qė sa pėr sy e faqe tė urresh ēka vėrtet e do.

    Me kėtė rast mė kujtohet anekdota e cila tregohet pėr Ēerēilin kur e ka parė epitafin nė tė cilin shkruante: “Kėtu pushon njeriu i sinqertė dhe diplomati i madh”, e Ēerēili duke e qeshur shtoi: “Kjo ėshtė hera e parė qė t'i shoh dy njerėz tė varrosur nė njė arkivol”.

    Me fjalė tjera, sipas mendimit tė Ēerēilit, ėshtė i papajtueshėm sinqeriteti dhe kualitetet e politikanit tė lartė, janė tė papajtueshme te njė njeri sepse, sipas Ēerēilit, gėnjeshtra ėshtė parakusht i politikės sė shkathėt.
    Kushti i politikės ėshtė qė, pėr shkak tė interesit, ta fshehėsh, tė vėrtetėn dhe ta pengosh simpatinė, e tė shėrbehesh me dinakėri, subtilitet, mendjeprehtėsi dhe me pėrgjigje ekuivoke - hipokrite. Diplomati i cili publikisht e manifeston simpatinė e vet, ėshtė diplomat i marrė. Thėnė ndryshe, ai kurrė s'do tė bėhet diplomat.
    Edhe nė botėn religjioze dhe nė sferėn e liturgjisė gėnjeshtra e fshehtė pėrgjon nė formėn e ceremonialit ekstrem dhe formalizmit tė tepruar. Ta marrim pėr shembull muajin e agjėrimit muajin e abstenimit nga ushqimi i cili ėshtė shndėrruar nė muaj tė grykėsisė e pėr kėtė shpiken paragjellat (antipastet), mezellėqet, gjellat aromatike dhe delikateset prej kadaifit deri te pitet e shumėllojshme.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  6. #26
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Konsumi i mishit nė muajin e Ramazanit po rritet, e tė dhėnat statistikore na flasin se ngjitet deri te konsumimi i dyfishtė dhe nė kėtė mėnyrė muaji i Ramazanit po shndėrrohet nė muaj tė pjatave dhe grykėsisė.
    Prej njėqind musal-live (atyre qė falin namaz) prej tyre mė shumė se nėntėdhjetė qėndrojnė tė kthyer kah All-llahu tė dekoncentruar, mendimet e tyre nė namaz janė tė lidhura pėr interesat e tyre nė kėtė botė. Ata mendojnė se po i luten Zotit e ata, nė tė vėrtetė, po u luten interesave dhe synimeve tė veta dhe pėrulen qė Zoti (xh.sh.) vetėm t'ua realizojė synimet dhe interesat e tyre.

    Ose pėr shembull papėt mesjetarė kanė jetuar nė luksozin mbretėror e sulltanor dhe kanė notuar nė ar, mėndafsh, sundim dhe ndikim. Kanė qenė feudalė tė pasur dhe kanė poseduar pallate dhe tė gjithė kėtė nė emėr tė fesė dhe Ungjėllit, i cili thotė se pasaniku nuk do tė hyjė nė mbretėrinė e Zotit pėrveē nėse deveja hyn nėpėr vrimėn e gjilpėrės. Kanė shkuar edhe mė tej dhe kanė menduar se janė zotėrinj tė parajsės dhe kanė shitur shkresa pėr faljen e mėkateve (indulgjenca).

    Nė “Vendin e dashurisė” gjejmė se mashtrimi i vetvetes ėshtė sistem i gjithėpranueshėm: secili me vetėdije dhe pa tė e mashtron vetveten, e nganjėherė edhe tjetrin. Dy tė dashuruar bisedojnė mbi dashurinė dhe secili, veē e veē, dėshiron tė ofrojė dėshmi me nder tė arsyes sė pranueshme qė tė arrijė nė krevat. Edhe dashnorit i duket se ėshtė ēmendur prej dashurisė e ai, nė tė vėrtetė, kėrkon mjet qė tė ikė nga njėmendėsia e hidhur.

    Nė mjediset e qytetėruara dashuria praktikohet si lloj i humbjes sė kohės ose si lloj shkathtėsie dhe pėrvoje, ose si aspekt i suksesit tė personalitetit.
    Nganjėherė fjala dashuri pėrdoret si gėnjeshtėr e mjaltė, e cila e mbulon dėshirėn e egėr tė posedimit, nėnshtrimit dhe supremacionit. Nganjėherė, prapėseprapė, fjala dashuri pėrdoret si plan dhe grackė e mirė qė tė arrihet deri te trashėgimia. E nė formėn mė tė shpeshtė dhe mė tė pėrhapur fjala dashuri ėshtė mjet qė tė arrihet kėnaqėsia e epsheve dhe mėnyrė qė tė qetėsohet ndėrgjegjja, qė tė mposhtet trupi dhe tė mėnjanohet afektacioni (jonatyrshmėria).

    Ai ėshtė mendimi ynė permanent me ndihmėn e sė cilė s e tejkalojmė kompleksin e mėkatit. Kėshtu femra nga vetja do ta heqė edhe copėzėn e fundit tė teshės duke e bindur vetveten se kėtė po e bėn sepse ėshtė sakrificė e dashurisė..., se dashuria ėshtė ndjenjė e pastėr, se kjo ėshtė caktim i Zotit, se kjo ėshtė fati dhe se ajo nuk ėshtė e para e cila ka dashuruar, as e fundit e cila ėshtė flijuar.Nuk ka rrenė mė tė rafinuar se ajo nė dashuri. Kėtu nė ēdo fjalė ėshtė rrena, nė ēdo kontakt e pavėrteta. Edhe vetė instikti seksual, edhe ai ėshtė i rrejshėm, sepse ai aq lehtė zgjohet, e edhe lehtė fiket. Ai aq shpejt ngihet dhe kėrkon ndėrrimin e shijes.

    Sinqeriteti nė dashuri ėshtė i rrallė, mė i rrallė se elmazi (diamanti) nė shkretėtirė. Sinqeriteti nė dashuri ėshtė etika e lojalėve reciprokisht, e jo shfaqje e simpatisė sė rėndomtė. Trillohen poezi tė dashurisė dhe tregime romantike, dhe, nga ana e tyre, bėjnė komplot qė ta thurin (trillojnė) fijen e gėnjeshtrave tė dekoruara dhe tė bukura, ndėrtojnė kala nė ajėr dhe ėndėrrojnė ėndrra trėndafili, fotografojnė fotografi mashtruese dhe tė shkėlqyeshme mbi puthjen, pėrqafimin dhe kontaktin nė shtrat, i pėrshkruajnė kėnaqėsitė e vuajtjeve dhe vuajtjet e kėnaqėsive, pėrmallimin e zhveshjes (privimit), lotėt nė shtrat, alivanosjet tronditėse, njohet mbi ndarjen dhe mjegullat, mjegullat..., aromat dhe pikturat tėrheqėse tė pikturuara me furēėn e artistėve, gėnjeshtarėve tė mėdhenj.

    Vazhdon...
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  7. #27
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Gėnjeshtra nė art ėshtė traditė klasike tė cilėn kaherė e kanė filluar poetėt. Odat dhe satirat (pėrqeshėset) klasike nė poezinė tonė (arabe), dėshmojnė pėr shtrirjen e kėsaj tradite tė keqe.
    Arti ėshtė produkt i epsheve, ideve dhe temperamenti, e temperamenti dhe karakteri janė tė ndryshueshėm. Gėnjeshtra, vėrtet, ka shumė! Ne, vėrtet, gėnjejmė edhe kur hamė, sepse hamė edhe kur jemi tė ngirė.

    Ku ėshtė, pra, sinqeriteti? Kur do tė pasojė ai ēasti i vlefshėm kur do ta themi tė vėrtetėn dhe kur vetėm ajo do tė vijė nė shprehje?

    Ai vjen shumė rrallė. Ai do tė lajmėrohet nė laboratoriumin e shkencėtarit kur ai shikon nė mikroskop qė tė kėrkojė tė vėrtetėn. Nė kėtė moment arsyeja jonė njėmend me plot zjarr dhe sinqeritet hulumton dhe absolutisht nė mėnyrė objektive e kėrkon tė vėrtetėn. Ajo objektivisht, nė dritėn e numrave precizė, normativave dhe vlerėsimeve mediton. Vetėm shkenca ėshtė shikim objektiv, i pavarur nga devijimi dhe temperamenti njerėzor. Mjet shkencor ėshtė vetėm metoda e vėrtetė induktive, fiziognomike.

    Momenti tjetėr i sinqertė ėshtė ai i vetmisė, i kuvendimit me vetveten, kur fillon dialogu i brendshėm, ai kuvendim nė vetmi kur nuk ka vesh tjetėr tė pėrgjojė. Kjo tė zėnit besė, pranim, nxjerrje e sinqeritetit prej thellėsisė mė tė madhe tė njeriut nė nivelin e vetėdijes, nė shtangimin e sinqertė qė tė kuptohet - ajo ėshtė njė prej ēasteve mė tė ēmueshme. Atėherė, nė kėtė moment, jeta pushon tė rrjedhė qė ta shprehė sekretin e vet. Atėherė edhe koha pushon qė kėsaj ndjenje mezi tė kuptueshme t'ia mundėsojė prezencėn, sepse atėherė jemi para tė vėrtetės, atėherė nuk mund tė gėnjejmė, mashtrojmė dhe falsifikojmė, sikur qė nuk mund tė bėjmė kėtė nė ēastin e vdekjes dhe nė kramzėn (grahmėn) e saj.

    Atėherė, nė atė ēast, zbulojmė se tėrė jetėn e kemi jetuar pėr kėtė ēast, se kemi vuajtur dhe kemi duruar qė tė arrijmė deri te kjo njohje e vlefshme mbi shpirtin tonė. Rasti i kėtillė pason, ndoshta, njė herė nė jetė, dhe se vlera e tij ėshtė e barabartė me tėrė jetėn. Nėse ky ēast vonohet dhe paraqitet pikėrisht nė ēastin e vdekjes, tėrė jeta ėshtė humbur, ka fėrshėlluar pa rėndėsinė e vet, pa kuptimin e vet, pa urtėsinė e vet. E kanė ngrėnė rrenat dhe ardhja nė veti ka pasuar shumė vonė. Pėr kėtė, kuvendimi me vetveten pėr njeriun bashkėkohės, tė humbur nė labirintin e rrenave e falsifikateve, ėshtė domosdoshmėri dhe shenjtėri. Ky kuvendim pėr njeriun bashkėkohor paraqet shokėn shpėtuese dhe barkėn pėr shpėtim.

    Njeriu vetė lindet, vetė vdes dhe fillikat vetėm arrin deri te e vėrteta. Dhe nuk e teprojmė, kur, duke e pėrshkruar kėtė botė, themi se ėshtė e rrejshme, ose ėshtė e pavėrtetė dhe se kėto tė gjitha janė kapje tė erės. Sepse, krejt ēka na rrethon nė kėtė botė fenomenale, ēdo gjė ėshtė rrenė dhe falsifikim. E mbysim njėri tjetrin pėr shkak tė mashtrimit, mburrjes dhe krenarisė sė rrejshme.

    Bota mė tepėr ėshtė komedi sesa do tė ishte tragjedi. Por, megjithatė ne digjemi pėr tė vėrtetėn dhe tė lumtur vdesim. Ndjenja pėr tė vėrtetėn e pėrmbush tėrė qenien tonė edhe pse jemi tė paaftė qė deri tek ajo tė mbėrrijmė. Ne, edhe pse ėshtė rreth nesh, nuk e shohim, por me plot zemėr e ndjejmė. Dhe pikėrisht kjo ndjenjė vėrshuese, ėshtė argument se e vėrteta ekziston.
    Edhe pse nuk e kemi parė tė vėrtetėn, edhe pse deri tek ajo nuk kemi arritur, ajo ėshtė nė ne. Ajo ėshtė pikėrisht kjo e cila na motivon, ajo ėshtė ideali absolut i cili as pėr njė ēast nuk e lėshon ndėrgjegjen tonė dhe arsyeja jonė pėrherė mallėngjen pėr atė.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  8. #28
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Ēasti i meditimit tė pastėr na shpie kah e vėrteta. Tė njėjtėn e bėn edhe shkenca. Nė tė njėjtin drejtim lėviz edhe kontrolli ynė i brendshėm, vetėdija. Edhe arsyeja jonė na orienton kah e vėrteta.
    E vėrteta nė Kur'an ėshtė sinonim i All-llahut, dhe e vėrteta (el hakk) ėshtė njė prej emrave tė Zotit, esma-ul-husna.
    Tė gjitha kėto pėrjetimet tona tė brendshme, indikatorėt dhe orientuesit tregojnė se e vėrteta ekziston. Vetėm ajo ėshtė sipėr kėsaj bote, ajo e tejkalon. Ne atė me sy nuk e shohim, por e pėrjetojmė. Atė e dėshmojnė shpirtrat tonė, me tėrė fuqinė dhe impulsin e tyre.
    Pėr kėtė vėrtet habitemi me atė i cili kėrkon dėshmi pėr ekzistencėn e Zotit, pėr ekzistencėn e tė vėrtetės. Me pyet pėr tė vėrtetėn, kurse ajo e pėrshkon tėrė qenien e njeriut, ajo e ka pushtuar tėrė zemrėn e tij!

    Si tė bėhet objekt dyshimi diē qė ėshtė pika qendrore tė cilėn e synojnė tė gjitha zemrat, e dashur nga tė gjitha zemrat dhe synim tė gjitha arsyeve?

    Si tė dyshmojmė nė tė ekzistuarit e saj, e ajo i ka pushtuar dhe ka dominuar mbi tė gjitha ndjenjat tona ?

    Si tė dyshojmė nė tė vėrtetėn dhe pėr ekzistimin e saj tė kėrkojmė argumente nė tė pavėrtetėn?

    Si tė rrėshqasim mbi dykuptimėsinė logjike deri te kundėrthėniet dhe qė ekzistencėn primare, reale dhe vėrtetėsinė e saj ta bėjmė hipotetike?

    Nė kėtė rast unė vėrtet nuk gjej kėshillė mė tė ēmueshme veēse tė them qė tė gjithė t'i kthehemi natyrės sonė tė pafalsifikuar tė pastėr, virgjėr, tė dlirė, tė cilėn nuk e ka ndotur pseudologjia e izoluar dhe tė persiaturit ekuivokė, qė secili nė vetminė e tij, me meditimet personale tė kėrkojmė pėrgjigje nė zemrat tona. Zemrat tona do tė pėrgjigjen nė ēdo gjė.

    Me fjalė tjera, All-llahu u ka dhuruar zemrave tona atė kompasin, i cili nuk gabon, e tė cilin e quajmė intuitė, aksiomė kongentiale. Intuita nuk mund tė mashtrojė as tė shrembėrohet dhe deformohet, sepse ajo ėshtė boshti i botės fenomale, pika e saj qendrore, fusha e saj e gravitacionit dhe mbi tė ndėrtohen tė gjitha njohjet dhe kuptimet.

    All-llahu kėtė intuitė tė njeriut (nė Kur'an tė quajtur elfitretu) e ka bėrė qė ta kėrkojė, dhe kėtė vazhdimisht, sikur qė i kėrkon kompasi polet e veta dhe jep shenjė nė to. Pėr kėtė ēdokush le tė jetė i tillė si ia dikton kėtė natyra e tij dhe asgjė mė shumė. E natyra sė shpejti do t'i japė shenjė nė tė vėrtetėn.
    Pa vėshtirėsi natyra e njeriut do ta orientojė njeriun kah All-llahu.
    Bėhu vetėm ai qė je!
    Shpirti yt do tė tė udhėzojė nė rrugėn e drejtė.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  9. #29
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Baraspesha Madhėshtore


    Kurrė nuk do ta harroj natėn tė cilėn e kam pėrjetuar, para disa viteve, gjatė rrugės nė malet e pashkelura tė Afrikės Ekuatoriale. Me anije kam lundruar nėpėr Nilin e gjerė. Tashmė e patėm kaluar El-Melkalin dhe hymė nė zonėn me shumė mushkanja, nė tė cilėn Nili derdhet dhe shndėrrohet nė kėneta qė s'kanė anė e fund. Anija luhatej mbi sipėrfaqen e ujit, ajri ishte ngjitės, i ngopur me lagėshti; tė gjithė nė anije, e edhe vetė
    kapiteni, lėnguan nga malaria. Rregullisht i kam gėlltitur tabletat e kamokinit nga frika qė tė mos i marr ethet.

    Atė natė mė ra ndėrmend qė tė ngjitem nė kuvertė (terracė tė anijes) tė shoh si duket natėn Afrika Ekuatoriale. Duart dhe fytyrėn e pata lyer me pastė kundėr mushkanjave dhe hipa nė kuvertė. Atė qė e pashė m'u duk sikur ėndėrr: mijėra trungje ndizeshin dhe fikeshin sikur kėto tė ishin bredhat e kėrshėndellave me tė cilat fėmijėt argėtohen. Kanė qenė tė mbuluara me mijėra drita tė vogla elektrike tė cilat njė pas njė
    fikeshin dhe ndizeshin.

    I hutuar, i kam fėrkuar sytė me duar dhe sėrish kam shikuar. Ē'kam vėrejtur ka qenė njėmendėsi, e jo ėndėrr. Vėrtet trungjet janė ndezur sikur tė jenė tė mbuluara me mijėra llampash elektrike, e pastaj fikeshin. Kapiteni i anijes ma sqaroi se atė qė atė natė e kam parė ėshtė realitet, se ata drunjtė janė tė mbuluar me mijėra ēikėvera (xixėllonja) dhe se ato, njėkohėsisht ndriēojnė qė me dritėn e tyre t'i tėrheqin mushkanjat dhe t'i hanė, pastaj fiken sėrish tė bėjnė dritė. Tha se kjo ėshtė njė prej ligjėsive natyrore: kurdoherė qė shumohej njė lloj insektesh, All-llahu e krijon insektin tjetėr, armik, i cili do ta shkatėrronte nė mėnyrė qė midis krijesave tė veta ta ruajė baraspeshėn, dhe qė njė lloj mos ta ērrėnjosė tjetrin pėrveē, nė pėrpjesėtimet e caktuara.

    Njė kohė tė gjatė e kam rikujtuar atė natė dhe atė bisedė. Ēdo ditė gjithnjė e mė shumė kam tubuar argumente se tėrė gjithėsia ėshtė skenė e baraspeshės madhėshtore tė ēdo gjėje dhe se ēdo gjė nė mėnyrė precize ėshtė parashikuar dhe se ligjėsive u janė nėnshtruar.
    Me fjalė tjera, sikur rastėsisht rruzulli tokėsor tė ishte me madhėsi mė tė vogėl se ē'ėshtė, gravitacioni i tij do tė ishte mė i dobėt, brezi ajror do tė ndahej, zhdukej nė gjithėsi, uji do tė avullohej dhe shkrihej dhe Toka do tė mbetej e shkretė sikur
    Hėna, mbi tė cilėn nuk ka as ujė as ajėr, as atmosferė dhe jeta do tė ishte e pamundur. E sikur Toka, me parashtrimin, tė kishte qenė me madhėsi mė tė madhe sesa qė ekziston, fuqia e saj e gravitacionit do tė ishte mė e madhe, lėvizja nė do tė ishte mė e rėndė, peshat tona trupore do tė ishin disa herė mė tė mėdha dhe trupat aq tė rėndė saqė nuk do tė mund t'i bartnim.

    Ose, pėr shembull, nėse Toka lėviz rreth boshtit tė vet mė ngadalė, siē ėshtė rasti me Hėnėn, dita do tė zgjatte 14 ditė tė tashme e nata 14 net, e klima prej ngrohtėsisė vdekjeprurėse gjatė dy javėve tė para do tė shndėrrohej nė ftohtėsi, tė padurueshme gjatė dy javėve vijuese. Andaj jeta do tė ishte e pamundur.
    Diē e ngjashme do tė ishte sikur Toka nga orbita e vet tė largohet dhe t'i afrohet Diellit, ose tė largohet sikur qė ėshtė rasti me Jupiterin dhe Saturnin, do tė na zhdukte ftohtėsia. Ose, ende mė drastike se kjo: e dimė se Toka rrotullohet me pjerrtėsi prej 33 shkallėsh, pėr kėtė i kemi periodat kohore tė cilat shumicėn e zonės sė Tokės e bėjnė produktive dhe tė banueshme.

    Sikur korja e tokės tė ishte mė e trashė do ta thithte oksigjenin dhe njerėzit nuk do tė mund t'i plotėsonin nevojat e veta me kėtė gas tė ēmueshėm pėr frymėmarrje. Sikur detet tė ishin mė tė thella se qė janė, teprica e ujit do ta thithte karbon-dioksidin dhe bimėt nuk do ta kishin tė mjaftueshėm tė jetojnė dhe tė marrin frymė.

    Sikur mbėshtjellėsi i ajrit rreth Tokės tė ishte mė i rrallė, meteorėt, tė cilėt po bien nė vend qė tė treten dhe zhduken nė depėrtimin e tyre nėpėr mbėshtjellėsin e dendur tė ajrit - siē po ndodh tash - do tė na mbytnin neve.

    Sikur, me ndonjė rast, tė rritet pėrqindja e oksigjenit nė ajėr nė krahasim me tė tashmen, pėrflakshmėria e tij do tė ishte mė e madhe dhe zjarret mė tė vogla tė shndėrroheshin nė eksplodime tė tmerrshme.

    Sikur, prapė, kjo pėrqindje e oksigjenit tė zvogėlohej, aktiviteti ynė do tė bėhej i inertshėm.

    Sikur akulli tė mos ishte mė i lehtė se uji, nuk do tė notonte mbi ujė dhe thellėsitė e detit nuk do tė mund ta ruanin ngrohtėsinė dhe se nuk do tė ishin tė pėrshtatshme pėr jetėn e peshqve dhe qenieve tjera tė detit.

    Sikur tė mos ekzistojė ēadra(ombrella) e ozonit, e gozhduar nė atmosferė sipėr Tokės, e cila i pengon rrezet ultravjollcė qė me fuqitė e pakufizuara tė arrijnė nė Tokė, kėto rreze mbytėse do tė na zhduknin.

    Nėse dėshirojmė ta bėjmė autopsi vetė njeriun, edhe kėtu do t'i gjejmė kėto mrekulli (mu'xhize) dhe misterie tė cilat tregojnė nė kėtė baraspeshė precize matematikore: ēdo qenie nė gjakun e vet posedon pėrqindjen dhe sasinė e natriumit, kaliumit, kalciumit, sheqerit holesterolit, albuminave. Ēdo spostim - ndrim i kėtyre pėrpjesėtimeve, qoftėse ka tė bėjė edhe me sasitė e vogla, do tė thotė sėmundje. Nėse ky jonivelizim vazhdon, kjo do tė thotė pleqėri dhe vdekje.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  10. #30
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Organizmi i njeriut ėshtė i furnizuar me elemente, tė cilat, nė ruajtjen e kėtij ekuilibri gjatė tėrė jetės, automatikisht dhe prej vetvetes veprojnė. Alkaloiditeti i gjakut i posedon rregullatorėt e vet tė cilėt e ruajnė. Acidi i urinės, gjithashtu, i posedon rregullatorėt e vet tė cilėt kujdesen pėr tė. Temperatura permanente e trupit tė njeriut prej 37 shkallėsh ruhet me ndihmėn e proceseve tė ndryshme fiziologjike dhe kimike, tė cilėt temperaturėn pandryshueshėm dhe barabarėsisht e mbajnė nė kėtė nivel.

    Rasti i tillė ėshtė me shtypjen e gjakut, me pezmatimin e muskujve dhe rektimėn e zemrės. E njėjtė ėshtė edhe me aparaturėn pėr thithje dhe tretje (metabolizmi), me aparaturėn e kombustimit (djegies) nė furrėn e mėlēisė sė zezė, me sistemin e ekuilibrit nervor me tė cilėn rregullohen impulset pėr shqetėsim dhe qetėsim. Ose procesi me tė cilin hormonet dhe enzimet (fermentet) i rregullojnė mė shpejt dhe mė ngadalė proceset kimiko-biologjike.

    Trupi i njeriut paraqet mrekulli artistike dhe teknike nė sferėn e ligjeve tė baraspeshės, rregullit dhe harmonisė tė cilėn e njeh ēdo mjek dhe tė gjithė tė cilėt e kanė studiuar fiziologjinė, anatominė dhe kiminė organike.

    “... i cili ēdo gjė e ka krijuar dhe ēdo gjėsė ligjėsinė ia ka dhėnė!” (El-Furkan:2).

    Vėllime e vėllime librash nuk do tė mjaftonin qė t'i numėrojmė shembujt nga botanika, zoologjia, medicina dhe astronomia. Ēdo imtėsi do tė na dėshmonte dhe konfirmonte kėtė baraspeshė precize dhe organizim madhėshtor nė botėn kreative dhe botėn e krijesave. Naiv ėshtė rrėfimi se kjo harmoni dhe rend ėshtė rezultat i rastit, si pėr shembull kur tė thonim se njė eksplodim nė shtypshkronjė i renditi shkronjat e ndonjė fjalori vėllimor.

    I mashtruar ėshtė edhe kimisti i cili thotė: “Mė jepni ajėr, ujė edhe (baltė) kushtet e jetės natyrale dhe unė do t'ua trajtoj - pėrbėj njeriun.” Ky kimist, me vetė thėnien se po i nevojitet materiale dhe kushtet, po e pranon paaftėsinė qė ta imitojė. Krijuesin, i cili ēdo gjė e ka krijuar, e edhe kushtet e njeriut. E sikur edhe t'ia gjenim tė gjitha kėto kushtet dhe materiale dhe nėse ai, pėr shembull, do ta krijonte njeriun, nuk do tė thotė: “Atė e krijoi rasti”, por do tė thotė: “E kam krijuar unė”

    Me tė “krijuarit rastėsisht do ta krahasonim rrėfimin mbi majmunin i cili ėshtė ulur para makinės sė shkrimit dhe nė pafundėsi i shkruan tė gjitha kombinimet e mundshme. A mund ta supozojmė se ai, njė ditė, rastėsisht do ta daktilografojė ndonjė strofė ose fjali tė Shekspirit, e cila e ka kuptimin e vet. Ēdo supozim i kėtillė ėshtė i pamundur.

    Ta lejojmė hipotezėn se kjo rastėsisht ka ndodhur nė natyrė, se pas miliarda kombinimesh midis elementeve nė ujėrat e kėnetave tė formohet sasia e acidit atomik (DNA), i cili mundet vetvetiu ta pėrtėrijė. Por, po pyetemi, se si kjo sasi e acidit organik ėshtė zhvilluar nė jetėn tė cilėn po e shohim? A mundemi tė themi se (pėrsėri) rastėsisht ėshtė formuar protoplazma, ose se, nė rastin tjetėr, ėshtė formuar qeliza, ose, se, nė rastin e tretė, qeliza ėshtė ndarė nė dy lloje: nė bimore dhe shtazore, e kėto qeliza, gradualisht janė pėrtėrirė. Shpjegimi i tillė ėshtė i barabartė me shkopin magjik!
    Why do people with closed minds always open their mouths?

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mustafa Mahmud.
    Nga INDRITI nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-12-2005, 11:55
  2. Hijet e Dyshimit!....
    Nga Agim Doēi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 21-03-2003, 22:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •