Kjo ėshtė ajo pėrgjegjėsi nė bazė tė secilės fe, pas sprovimit dhe pėrvojės sė kėsaj bote, mėkatarit ia varin pėr qafe dhe e klasifikojnė lajthimin e tij. Ēfarė do tė jetė njeriu, All-llahu kėtė e ka ditur edhe mė parė, por kjo ėshtė e ashtuquajtura dituri pasive, e jo aktive, sepse All-llahu, edhe pse e di ēdo tė bėjė njeriu, kjo dituri askend s'e obligon as detyron nė tė keqe; tė gjithė njerėzit sillen sipas natyrės sė tyre tė brendshme, dhe se veprimi i tij do tė jetė pasqyrim (reflektim) i subjektit tė tij. Kėtu nuk ka kurrfarė fatalizmi(1) sepse kjo natyra e brendshme njerėzore ėshtė si edhe ndėrgjegjja (damir), nganjėherė e quajmė ide sekrete (seriretu), ndonjėherė zemėr (fu'ād), e All-llahu e ka quajtur fshehtėsi, e nė Kur'an thotė: ja'lemu s-sirre we ehfā, , dmth. Ai e di edhe atė qė tjetrit fshehtė ia thua, edhe atė qė vetėm e mendon(Taha, 7).
Nė zhargonin (dialektin) popullor, me rastin e vdekjes thuhet: Doli fshehtėsia Hyjnore, dmth. shpirti i shkoi Krijuesit tė vet.
Kėtė tė ashtuquajturėn fshehtėsi talismane All-llahu e bėri plotėsisht tė lirė kėshtu qė tė gjitha sjelljet njerėzore nė tė vėrtetė janė, emancipimi i saj, vepra tė subjektit tė saj. Pėr kėtė nuk mund tė shtrohet pyetja mbi njėfarė domosdoshmėrie nė fushėn e veprimit tė njeriut sikur qė janė determinizmet e luftės klasore dhe fatalizmit historik, sepse veprimtaria e njeriut ėshtė liridashėse dhe njeriu nuk ėshtė gozhdė, ose burmė e ndonjė makine.
Sikur qė nuk mund tė profetizojmė (parathemė) nė jetėn e njeriut ēdo tė sjellė e nesėrmja, po ashtu ėshtė e pamundur tė flitet edhe mbi determinizmin nė bashėkėsitė shoqėrore dhe histori. Krejt ē'ka nė kėtė botė, mundemi tė themi se kjo ėshtė nė bazė tė tė dhėnave statistikore, e kėto janė hipotezat tė cilat mund t'i qėllojnė ose gabojnė. Sepse, prognoza nė bazė tė statistikės lejon devijim tė rėndėsishėm, poshtė dhe lart. Kėshtu pėr shembull mesatarja e jetės sė njeriut nė Angli ėshtė gjashtėdhjetė vjet. Kjo mesatare statistikore ėshtė marrė nga tė dhėnat mesatare por ky konkludim nuk ėshtė absolutisht i saktė, sepse nė Angli ka individė pėr shembull Bernard Sho, i cili ka jetuar mė shumė se nėntėdhjetė vjet dhe e ka tejkaluar mesataren. Ndodh qė dikush nė fatkeqėsi tė vdesė nė tė njėzetėn, e ndoshta edhe si fėmijė nga sėmundja infektuese.
Pėrveē kėsaj, vetė mesatarja nuk ėshtė permanente: prej viti nė vit mund tė rritet ose tė bjerė. Pėr kėtė nuk ėshtė e saktė se kėtu ka tė bėjė mbi fatalizmin dhe determinizmin(2). Gjithashtu nuk ėshtė nė rregull t'i nėnshtrohet fusha e veprimit tė njeriut - qoftė ajo qė ka tė bėjė me njeriun, shoqėrinė ose historinė - shablonit teorik, llogarisė statistikore ose hipotezės filozofike.
Me fjalė tjera, ideja e gabueshme e fatalizmit rrjedh nga supozimi i gabueshėm mbi njeriun, se ai ėshtė vetėm trup, pa shpirt dhe arsye, si edhe tė kuptuarit tė gabueshėm se shpirti dhe arsyeja janė vetėm grumbull i funksioneve kulminante tė sistemit nervor. Mendimtari materialist, nė tė shikuarit e rėndomtė tė pėrditshėm tė nėnshtrimit tė trupit ligjėsive fiziologjike, do tė pėrfundojė se njeriu dhe mbarė njerėzia ėshtė rob i ligjėsive materiale. Nė kėtė mėnyrė njeriu ėshtė vendosur si masė materiale, e ngjashme me tė hėnės e cila, sipas ligjėsive tė gjithėsisė, ėshtė e detyruar nė rrotullim rreth Tokės.
-------------------------------------------------------------------------
1Fatalizmi (fatum), mėsim sipas tė cilit gjithēka qė ndodh nė natyrė, nė shoqėri, nė jetėn e njeriut ėshtė e paracaktuar, predestinuar dhe se njeriu nuk mund tė ndikojė nė ndryshimin e saj.
2Determinizmi (determinare), doktrinė sipas sė cilės tė gjitha dukuritė e ngjarjet kanė karakter ligjėsor e kushtėzohen nga lidhje shkakore objektive; as dėshira e vullneti i njeriut nuk janė tė lira.
Krijoni Kontakt