Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 32
  1. #11
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Kjo ėshtė ajo pėrgjegjėsi nė bazė tė secilės fe, pas sprovimit dhe pėrvojės sė kėsaj bote, mėkatarit ia varin pėr qafe dhe e klasifikojnė lajthimin e tij. Ēfarė do tė jetė njeriu, All-llahu kėtė e ka ditur edhe mė parė, por kjo ėshtė e ashtuquajtura “dituri pasive”, e jo aktive, sepse All-llahu, edhe pse e di ēdo tė bėjė njeriu, kjo dituri askend s'e obligon as detyron nė tė keqe; tė gjithė njerėzit sillen sipas natyrės sė tyre tė brendshme, dhe se veprimi i tij do tė jetė pasqyrim (reflektim) i subjektit tė tij. Kėtu nuk ka kurrfarė fatalizmi(1) sepse kjo natyra e brendshme njerėzore ėshtė si edhe ndėrgjegjja (damir), nganjėherė e quajmė ide sekrete (seriretu), ndonjėherė zemėr (fu'ād), e All-llahu e ka quajtur fshehtėsi, e nė Kur'an thotė: ja'lemu s-sirre we ehfā, , dmth. “Ai e di edhe atė qė tjetrit fshehtė ia thua, edhe atė qė vetėm e mendon”(Taha, 7).

    Nė zhargonin (dialektin) popullor, me rastin e vdekjes thuhet: “Doli fshehtėsia Hyjnore”, dmth. shpirti i shkoi Krijuesit tė vet.
    Kėtė tė ashtuquajturėn fshehtėsi talismane All-llahu e bėri plotėsisht tė lirė kėshtu qė tė gjitha sjelljet njerėzore nė tė vėrtetė janė, emancipimi i saj, vepra tė subjektit tė saj. Pėr kėtė nuk mund tė shtrohet pyetja mbi njėfarė domosdoshmėrie nė fushėn e veprimit tė njeriut sikur qė janė determinizmet e luftės klasore dhe fatalizmit historik, sepse veprimtaria e njeriut ėshtė liridashėse dhe njeriu nuk ėshtė gozhdė, ose burmė e ndonjė makine.

    Sikur qė nuk mund tė profetizojmė (parathemė) nė jetėn e njeriut ēdo tė sjellė e nesėrmja, po ashtu ėshtė e pamundur tė flitet edhe mbi determinizmin nė bashėkėsitė shoqėrore dhe histori. Krejt ē'ka nė kėtė botė, mundemi tė themi se kjo ėshtė nė bazė tė tė dhėnave statistikore, e kėto janė hipotezat tė cilat mund t'i qėllojnė ose gabojnė. Sepse, prognoza nė bazė tė statistikės lejon devijim tė rėndėsishėm, poshtė dhe lart. Kėshtu pėr shembull mesatarja e jetės sė njeriut nė Angli ėshtė gjashtėdhjetė vjet. Kjo mesatare statistikore ėshtė marrė nga tė dhėnat mesatare por ky konkludim nuk ėshtė absolutisht i saktė, sepse nė Angli ka individė pėr shembull Bernard Sho, i cili ka jetuar mė shumė se nėntėdhjetė vjet dhe e ka tejkaluar mesataren. Ndodh qė dikush nė fatkeqėsi tė vdesė nė tė njėzetėn, e ndoshta edhe si fėmijė nga sėmundja infektuese.
    Pėrveē kėsaj, vetė mesatarja nuk ėshtė permanente: prej viti nė vit mund tė rritet ose tė bjerė. Pėr kėtė nuk ėshtė e saktė se kėtu ka tė bėjė mbi fatalizmin dhe determinizmin(2). Gjithashtu nuk ėshtė nė rregull t'i nėnshtrohet fusha e veprimit tė njeriut - qoftė ajo qė ka tė bėjė me njeriun, shoqėrinė ose historinė - shablonit teorik, llogarisė statistikore ose hipotezės filozofike.

    Me fjalė tjera, ideja e gabueshme e fatalizmit rrjedh nga supozimi i gabueshėm mbi njeriun, se ai ėshtė vetėm trup, pa shpirt dhe arsye, si edhe tė kuptuarit tė gabueshėm se shpirti dhe arsyeja janė vetėm grumbull i funksioneve kulminante tė sistemit nervor. Mendimtari materialist, nė tė shikuarit e rėndomtė tė pėrditshėm tė nėnshtrimit tė trupit ligjėsive fiziologjike, do tė pėrfundojė se njeriu dhe mbarė njerėzia ėshtė rob i ligjėsive materiale. Nė kėtė mėnyrė njeriu ėshtė vendosur si masė materiale, e ngjashme me tė hėnės e cila, sipas ligjėsive tė gjithėsisė, ėshtė e detyruar nė rrotullim rreth Tokės.
    -------------------------------------------------------------------------

    1Fatalizmi (fatum), mėsim sipas tė cilit gjithēka qė ndodh nė natyrė, nė shoqėri, nė jetėn e njeriut ėshtė e paracaktuar, predestinuar dhe se njeriu nuk mund tė ndikojė nė ndryshimin e saj.

    2Determinizmi (determinare), doktrinė sipas sė cilės tė gjitha dukuritė e ngjarjet kanė karakter ligjėsor e kushtėzohen nga lidhje shkakore objektive; as dėshira e vullneti i njeriut nuk janė tė lira.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  2. #12
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Tė tillėt harrojnė se njeriu njėkohėsisht jeton jetė tė dyfishtė. Njėri aspekt i tij jetėsor ėshtė jashtė kohorė, objektiv, material, jeton me kohėn e orės sonė tė rėndomtė. Duke jetuar nė kėtė kohė njeriu lidhet me termat kohore, obligimet shoqėrore dhe jeton nė robėri tė ligjeve dhe determinizmit.Pjesa tjetėr e jetės sė tij zhvillohet nė kohėn e tij personale, tė brendshme, kohėn e emocioneve dhe fantazive. Nė kėtė aspekt njeriu vėrtet jeton i lirė dhe persiat, imagjinon, krijon novatori dhe nė raport me tė gjitha rendet shoqėrore dhe historinė, shikon revolucionarisht. Dhe jo vetėm kjo, por ėshtė i aftė qė kėtė revolucion tė brendshėm ta pėrcjellė nė botėn e jashtme dhe ta ndryshojė rendin shoqėror dhe nga themeli ta ndryshojė historinė, siē ka ndodhur kjo nė tė gjitha revolucionet pėrparimtare.

    Ky dualizėm jetėsor ėshtė atribut me tė cilin shquhet vetėm njeriu. Vetėm njeriu nė natyrė mund tė jetojė me jetėn e vet tė brendshme, tė lirė. Sepse, shpirti i njeriut shquhet me kualitete tė llojllojshme, tė ndryshme nga qeniet dhe krijesat joorganike. Nė kėtė rast ne gjendemi para individit i cili me vend ėshtė i pacaktuar, pakufizuar, ai ėshtė ai “uni” njerėzor i cili ėshtė karakteristik me prezencėn, vazhdimėsinė, ekzistencėn dhe paraqitjen e vazhdueshme nė vetėdije dhe me atė ky “unė” vetėm i ka imponuar botės sė jashtme dhe e ka ndėrruar atė.
    Ai i imponohet trupit, atė e orienton dhe drejton madje i disiplinon nevojat trupore: vullnetarisht ia imponon agjėrimin dheabstenimet tjera.
    Ndodh qė ky “unė”, nė tė vėrtetė shpirti, trupin si sakrificė ta shpjerė nė vdekje.

    Ky “unė”, respektivisht shpirti, nuk mund tė jetė manifestim i rėndomtė trupor, bisht (satelit) dhe materie e tij e cila prej trupit ėshtė zhvilluar. Konfirmimi i kėtillė materialist nuk na sqaron asgjė. Pėr kėtė medoemos duhet pranuar se shpirti ėshtė mbi trupin, mė i lartė se ai, substanca e tij ėshtė ndryshe nga qenėsia e trupit e cila i ėshtė e nėnshtruar. Ai nė tė vėrtetė e shfrytėzon trupin si mjet pėr synimet e veta dhe instrument pėr qėllimet e veta. Diē e ngjashme sikur qė arsyeja (akl) ekskluzivisht e pėrdor trurin pėr kontakt ose centralin e vet.

    Ėshtė e kuptueshme dhe logjike qė shpirtin e kėtillė nuk mundemi ta pėrfytyrojmė qė tė sillet si trup: tė vdesė, tė mundė tė zhduket dhe kalbet. Ai kėtė nuk mundet pėr arsye tė substancės dhe qenėsisė sė vet me tė cilėn, krejt kohėn, nė vetėdije na rikujton nė prezencėn, vazhdimėsinė dhe joshkatėrrimėsinė e vet. Ai nuk shteret dhe nuk zhduket, siē ėshtė kėtu rasti me trupin, nuk bien siē bien flokėt, nuk thėrmohet siē thėrmohen dhėmbėt. Sė kėndejmi, plotėsisht dhe intuitivisht e pėrfytyrojmė vazhdimėsinė e tij edhe pas vdekjes.

    Nėse, tash, mendojmė mbi pėrgjegjėsinė tė cilėn e ndjejmė gjatė ndonjė pune, mbi pendimin ose lehtėsimin pas kryerjes sė saj, pėrfundojmė se posedojmė kontrollin e lindur dhe idenė e fortė, e cila kujdeset mbi atė se a do tė gabojmė ose do tė sillemi nė mėnyrė korrekte. Sepse ne nė mėnyrė aksiomatike dhe instiktive dimė se drejtėsia dhe rregullimi janė ligjėsi tė botės fenomenale (wuxhid) dhe se pėrgjithėsia ėshtė rregulli i saj themelor.

    Kjo ndjenjė e pashmangshme natyrale na flet se tirani, i cili i ėshtė shmangur dėnimit tė kėsaj bote, ose dorasi i cili ka shpėtuar nga ligji njerėzor i kėsaj bote, duhet tė dėnohet, sepse kjo botė nė tė cilėn jetojmė, flet mbi rendin dhe rregullimin pedant, qoftė se ka tė bėjė me atomin e imėt ose gjithėsinė e gjerė. Ērregullimi ėshtė prezent vetėm nė konceptet tona, nė konkludimet dhe vendimet tona tė gabueshme dhe tė devijuara. Ideja e drejtėsisė dhe rendit si edhe e domosdoshmėrisė sė tyre na tregojnė nė pashmangshmėrinė e botės tjetėr nė tė cilėn drejtėsia do tė triumfojė, rendi dhe dhėnia e llogarisė do tė prezentohen.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  3. #13
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Me kėtė njohje ne jemi lindur dhe kjo ėshtė e vėrtetė mbi tė cilėn na flasin instinkti dhe intuita (natyra). Pėr kėtė as nuk ėshtė ēudi qė filozofi Emanuel Kanti nė veprėn e vet “Kritika e mendjes praktike” e pranon kėtė tė vėrtetė. Dhe nuk ėshtė ēudi qė ka ardhur deri te ky pėrfundim pa e lexuar Kur'anin(3), sepse nuk ka nevojė qė njeriu me mendje tė shėndoshė ta lexojė Librin e shenjtė dhe tek ajo tė mėsojė se si ai, njeriu, posedon shpirt, se do tė jetojė pas vdekjes dhe do tė japė llogari pėr veprat e bėra, sepse edhe vetė mendja e shėndoshė (bon sensce) do ta shpjerė te ky realitet.

    Kjo njohuri me tė cilėn lindemi dhe kėto aksioma tė cilat te ne janė tė lindura, shėrbejnė si orientues pėr tė gjitha njohuritė e fituara nė jetė. Ose, thėnė mė mirė, ato janė normativa pėr konfirmimin e njohurive tė fituara. Me fjalė tė tjera, njohuritė e fituara mund tė jenė tė sakta dhe tė gabuara, por njohuritė e lindura janė pjesė e rendit tė pėrkryer kozmik, a priori, e vėrteta origjinale (fillestare) nė dritėn nė tė cilėn i veshtrojmė tė gjitha tė vertetat tjera organike. Njohja e parė, e lindur ėshtė kriter, normativ, dhe nėse ai normativ nuk ėshtė nė rregull, ēdo gjė tjetėr do tė vendoset gabimisht, e kjo nuk mund tė jetė. Nėse nė njohuritė e lindura, intuitive dyshojmė dhe i akuzojmė, atėherė automatikisht do t'i akuzojmė edhe tė gjitha njohuritė tjera e ato do tė lėkunden, sepse bazohen nė njohuritė e para aksiomatike.

    Pra, kėtu ka tė bėjė me njė prej bazave tė njohjes nė tė cilat nuk guxon tė dyshohet, sepse ky burim i njohjes ėshtė ēka edhe vetė jeta, ky ėshtė mishi dhe gjaku i njohjes. Sikur qė, duke ardhur nė botė, jemi tė furnizuar me gjymtyrėt me tė cilėt lėvizim dhe ushqehemi, kėshtu njėsoj lindemi tė furnizuar me njohjet intuitive nė mėnyrė qė nėpėrmjet tyre tė drejtohemi nė tė arbitruar gjatė tė dalluarit tė gabueshmes prej tė drejtės.
    Njohjen mė tė sigurtė e gjejmė nė brendinė tonė. Ne mė sė miri e dimė pozitėn tonė, edhe pa e shikuar vetveten (se a jemi duke qėndruar, nė kėmbė, jemi tė shtrirė ose ulur). Kėtė e kuptojmė edhe symbyllur e dimė nga brendia jonė. Kjo njohje ėshtė mė e sigurt se cilado (njohje) tjetėr eksperimentale.

    Ose, kur vetvetes i thua: unė jam fatlum, unė jam fatkeq, ose unė jam i pikėllueshėm. Kjo ėshtė e vėrtetė tė cilėn nuk duhet pėrgėnjeshtruar me argumente logjike. E edhe orvatja qė njohja e kėtillė logjikisht tė shpjegohet do tė jetė e padobishme dhe e tepėrt, sepse kėtė askush s'e di mė mirė sesa vetė ti. Po ashtu, me qėllim tė argumentimit, na shėrbejnė konkluzionet aksiomatike dhe bindjet intuitive, e kjo ėshtė shkalla mė e lartė e njohjes, sepse kur lindshmėria dhe intuita konkludojnė diē tė caktuar, dhe kjo tė vėrtetohet shkecėrisht dhe idealisht - kur tė gjithė ato pohojnė se ekzistojnė shpirti, arsyeja, liria, pėrgjegjėsia, dėnimi dhe shpėrblimi (pėr veprat e bėra), kur njeriu ėshtė i inspiruar tė veprojė duke e pasur parasysh se gjithėsia e ka rendin dhe ligjėsitė e veta, - ne atėherė jemi para argumentit i cili ėshtė mė tepėr sesa aksiomė. Dokumentariteti i tij, vlera dėshmuese ėshtė mė e fuqishme sesa qartėsia, sepse intuita ėshtė organ njerėzor, sikur edhe syri dhe me tė lindemi.
    Lindshmėria, intuita ėshtė mė e fuqishme sesa argumentimi shkencor, sepse e vėrteta shkencore nė tė vėrtetė ėshtė statistikore, e teoritė shkencore rezultat i mesatares shifrore, deri sa gjykimi intuitiv e ka fuqinė e saktėsisė jorevokuese. Kėshtu pėr shembull 2 x 2 = 4, kjo ėshtė e vėrtetė jorevokuese dhe mbi kėtė nuk mund tė aplikohen korreksionet, korrigjimet evolutive dhe ndryshimet tė cilat nė vete pėrmbajnė teori shkencore, sepse ky ėshtė konkludim intuitiv.

    Ose, pėr shembull 1 + 1 = 2 rezultat i cili nuk mund tė jetė objekt dyshimi, pasi qė ėshtė realitet i fituar nėpėrmjet lindshmėrisė tonė tė brendshme dhe inspirimit aksiomatik. Kėto janė njohuri tė cilat me lindje i kemi sjellė me vete.
    Sikur, tė gjitha kėto qė u thanė mė lart pėr shpirtin, njeriu menjėherė t'i mėsonte, nuk do t'i shqetėsonte as vetėn as tė tjerėt. Me fjalė tjera, kur flitet mbi problemin e shpirtit, trupit, arsyes, trurit, lirisė njerėzore, determinizmit, pėrgjegjėsisė dhe llogarisė (pėr veprat e bėra nė kėtė botė), po tė ishte njeriu i vetėdijshėm pėr tė gjitha kėto dhe tė mbėshtetej nė pėshpėritjen e intuitės sė vet, atė qė ia kėshillon zemra e tij dhe qė ia imponon arsyeja, njeriu do t'i kursente shumė diskutime, biseda tė tepėrta, sofizma dhe kundėrthėnie.
    Thėrmia e sinqeritetit ėshtė mė e mirė sesa grumbulli i librave. Pėr kėtė mė mirė do tė ishte qė ta pėrgjojmė zėrin e sinqertė tė shpirtit dhe pėshpėrtijen e zemrės dhe qė tė mos orvatemi me intrigat e logjikės dhe me dėshmitė e dyshimta ta shėmtojmė atė thirrje natyrale. Atyre tė cilėt do tė dyshonin nė kėtė konkludimin tim definitiv dhe atyre tė cilėt e preferojnė dialektikėn, diskutimin dhe shqyrtimet logjike, u preferoj qė sėrish ta lexojnė kėtė artikull.
    -------------------------------------------------------------------------------------------------------
    3-Sigurisht autori nuk ėshtė i informuar se Kanti ėshtė interesuar pėr Islamizmin, e si dėshmi tė kėsaj e cekim faktin se nė kopertinėn e tezės sė disertacionit tė tij ndeshemi me motive islame (nga Kur'ani).

    Vayhdon...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga alko71 : 28-12-2007 mė 17:34
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  4. #14
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Drejtėsia e amshueshme

    Kush e ka parė macen e cila, qė njerėzit rreth tryezės tė mos e vėrejnė, pėrvidhet dhe me gojė zgjatet qė ta grabisė njė copėz peshku, - ai qė e ka parė kėtė pamje dhe ka shikuar nė sytė e maces nė ēastin e “vjedhjes”, kurrė nuk do ta harrojė shprehjen (ēehren) e shikimit tė saj plot ndjenjė pėr mėkatin e bėrė.
    Pra, macja, shtazė memece, ka ndjenjė tė pashpjegueshme se ka bėrė shkeljen e ligjit dhe ka gabuar, kur tė ndėshkohet dhe merr goditjen nė kokė, ulė sytė dhe kokėn sikur kupton se e ka pėsuar atė qė e ka merituar. Kjo ndjenjė, ėshtė instinkt primitiv tė cilin All-llahu e ka komponuar nė indin e krijesės. Kjo, nė tė vėrtetė, ėshtė ndjenja primitive morale, gjurmėt e sė cilės i takojmė madje edhe te shtazėt memece.
    Ose, ta marrim pėr shembull qenin i cili, kur e kryen nevojėn “i turpėruar” me aktin e vet, e gėrvisht dheun mbi atė qė ka bėrė nė mėnyrė qė ta fshehė nga sytė. Edhe kėtu ka tė bėjė me shtypjen instinktive e cila tregon nė ndjenjėn mbi tė shėmtuarėn dhe reagimin e shpejtė qė kjo tė shmanget dhe fshihet. Edhe ky ėshtė manifestim i moralit kongenital (tė lindur), i cili s'ėshtė arritur me njohje, mėsim as me dresurė. Ky ėshtė fenomen natyral me tė cilin lindin tė gjithė qentė.
    Diē e ngjashme ndodh edhe me devenė e tronditur tė cilėn pronari, pėrkundėr durimit dhe qėndresės sė saj tė gjatė, vazhdimisht e ka nėnēmuar. Ose, pėr, shembull krenaria e luanit i cili refuzon qė sakrificėn e vet nė mėnyrė tė pabesė nga shpina ta sulmojė. Pėr kėtė gjithnjė e sulmon pėrpara dhe haptas. Edhe diēka: luani sulmon vetėm qė tė hajė, e nuk e mundon qė tė hajė dhe shqyejė sakrificėn, por vetėm kur uritet. Tė gjitha kėto lindshmėri morale janė tė pėrmbajtura nė esencėn e qenieve dhe shtazėve. Ose, ta marrim pėr shembull lojalitetin bashkėshortor te pėllumbi. Ose, besnikėrinė e jetės nė bashkėsi te shtazėt tė cilat jetojnė nė kope.

    Kėtu ka tė bėjė me parimet themelore - origjinale tė ndjesisė sė ndėrgjegjes, tė cilėn e zbulojmė edhe nėn lėkurėn edhe nė gjakun tonė, e tė cilėn nuk na ka mėsuar mėsuesi, por ajo me ne ėshtė e lindur. Kjo ėshtė ajo ndjenja e lindur e pėrgjegjėsisė tė cilėn e ndjejmė kur hamendemi a tė punojmė diē apo jo, ose ajo ndjesia e mundimshme, e vėshtirė, tė cilėn e pėrjetojmė gjatė hapave tė ndėrmarė, e qė nuk jemi tė sigurt se a jemi sjellė korrekt ose, pėrfundimisht, ndiesia e pendimit tė cilėn e kemi, pasi tė konstantojmė se kemi gabuar.
    Kjo ndjesi e brendshme, instinkt, i cili ėshtė i pėrbashkėt edhe pėr njeriun e civilizuar edhe primitiv, fėmijėn dhe tė rriturin, ėshtė dėshmi mbi ekzistimin e ndjesisė sė ligjėsisė dhe rendit (nė kėtė botė) dhe se do tė pasojė llogaria dhe drejtėsia definitive, dhe se prej ēdo njeriu kėrkohet drejtėsia, sikur edhe kėtė qė tė ketė tė drejtė qė mbi tė tė aplikohet. Kjo ndjesi te ne ėshtė kongenitale, natyrale, ajo del prej vetė natyrės sonė, atė te ne Krijuesi e ka mbjellė.
    Nėse kundrojmė nė botėn materiale, e cila ėshtė e pėrbėrė prej grimcave mė tė imėta deri te galaksitė e pafund, do tė konstatojmė se e gjithė kjo nė mėnyrė precize e aritmetike lėviz nė bazė tė ligjėsive tė caktuara. E madje edhe elektroni, nė bėrthamėn e atomit, nuk e ndėrron rrethin e lėvizjes derisa nuk e lė ose merr barrėn e cila i pėrgjigjet forcės sė translokimit tė tij. Nė rastin konkret sikur elektroni ėshtė udhėtari nė tren i cili nuk mund tė hyjė nė tren para se ta paguajė biletėn pėr vozitje.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  5. #15
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Tė formuarit e yjeve dhe zhdukja e tyre gjithashtu u nėnshtrohen ligjėsive dhe shkaqeve tė caktuara. Tė lėvizurit e planetėve nė fushat gravituese e ka ligjin e vet tė proporcioneve.
    Tė transformuarit e materies nė forcė, ose masės diellore nė dritė, e ka reciprocitetin e vet. Drita e ka shpejtėsinė e vet tė lėvizjes. Ēdo valė elektrike e ka gjatėsinė, shpejtėsinė dhe tensionin e vet, e ēdo metal spektrin e vet dhe vijat observuese tė cilat e karakterizojnė, e njihen nėpėrmjet spektrometrit. Po ashtu, ēdo metal, varėsisht nga temperatura, tkurret ose bymehet (dilatohet). Ēdo metal e ka masėn, dendėsinė, peshėn e vet tė rėndomtė dhe atomike, veēantitė dhe kualitetet e veta.
    Ajnshtajni ka konstatuar se ekziston lidhja ndėrmjet vėllimit, masės sė trupit dhe shpejtėsisė sė tij, ndėrmjet kohės dhe rendit tė lėvizjes brenda njė grumbulli lėvizės, ndėrmjet kohės dhe hapėsirės(1).
    Materien, pėr shkak tė mesatares sė shpejtėsisė sė pjesėve tė saj, e ndajmė nė tė ngurtė, lėngėt dhe gaztė. Sepse, ngrohtėsia e shpejton kėtė lėvizje dhe kjo ka mundėsi t'i shkrijė trupat e ngurtė dhe t'i shndėrrojė nė tė lėngėt, e kur tė vijė deri te avullimi i shndėrron nė tė gaztė.

    Edhe elektriciteti krijohet nė bazė tė ligjėsisė. Tensioni elektrik, fuqia e tij, lind nė bazė tė tėrheqjes dhe dėbimit.
    Gravitacioni dhe tėrheqshmėria e secillit yll varet nga vėllimi dhe madhėsia e tij.
    Tėrmetet tė cilat, nė shikim tė parė, na duken jo tė rregullt dhe kaotikė, edhe ata e kanė ligjėsinė e vet tė krijimit, i kanė brezet e veta dhe tė ashtuquajturat drejtimet lėkundėse nė tė cilat ndodhin dhe ėshtė e mundur, pėr sė gjati dhe pėr sė gjeri rruzulli tokėsor, tė bėhet harta e zonave tė tėrmeteve.

    Pra, tėrė gjithėsia s'ėshtė asgjė tjetėr pėrpos shumė e rregullave dhe ligjėsive precize e fiktive tė cilat nuk mund tė tradhėtojnė dhe gėnjejnė - mashtrojnė.
    Sigurisht se dikush do tė vėrejė: “E ē'mendoni mbi mashtrimet dhe gėnjimet tona njerėzore, mbi luftėrat, tiranitė, anarkinė dhe mbi vrasjet reciproke tradhtare dhe armiqėsore - ku ėshtė kėtu rendi dhe ligjėsia?

    Nė kėtė vėrejtje do tė pėrgjigjem se kjo ėshtė ēėshtje tjetėr. Me fjalė tjera, ajo qė ndodh midis nesh, nė shoqėrinė njerėzore, kjo ėshtė pėr atė sepse All-llahu na ka bėrė pėrfaqėsues (halife) nė Tokė, na ka dhėnė tė drejtėn e udhėheqjes dhe lirinė e aksionit. All-llahu na ofroi neve emanetin dhe ne e pranuam(2).
    Domethėnia e dhėnies sė lirisė do tė thotė se na ka dhėnė mundėsi tė gabojmė dhe tė sillemi nė mėnyrė korrekte. Pėr kėtė ēdo gjė qė e shohim nė kėtė botė njerėzore, kjo ėshtė pasojė, rezultat i asaj lirie tė cilėn e kemi keqpėrdorur. Prandaj, anarkia e theksuar ėshtė rezultat i veprimit tonė tė lirė njerėzor. Pėrkundarazi, qenėsia e botės ėshtė kulminacioni i rendit dhe ligjėsisė precize. Po tė kishte dashur All-llahu ka mundur, gjithashtu, qė detyrimisht tė na nėnshtrojė ndaj atij rendi dhe ligjėsie siē e ka bėrė kėtė me malet, detet, yjet dhe gjithėsinė. Mirėpo, Ai ka vendosur qė tė na kursejė nga detyrimi dhe me kėtė ta plotėsojė drejtėsinė e vet; qė ēdo njeri vullnetarisht tė veprojė dhe me veprėn e vet vetveten ta kualifikojė.
    -----------------------------------------------------------------------------------------------

    1)Ajnshtajni (Albert Einstein, 1789 - 1955), themelues i teorisė sė relativitetit, sipas tė cilit madhėsitė hapėsinore dhe kohore janė vetėm madhėsi relative, dhe se as nuk mund tė pėrcaktohen pavarėsisht njėra prej tjetrės.
    2)Autori kėtu aludon nė ajetin Kur'anor: “Ne qiejve, tokės dhe maleve ua ofruam emanetin (tė sundojnė), e ata u ngurruan nga ky (obligim); atė e pranoi njeriu”. (El-Ahzab, 72).
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  6. #16
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    All-llahu kėshtu ka vepruar qė drejtėsia, kur tė ringjallemi, tė jetė e tėrėsishme, e kjo ringjallje sipas meritave do tė shkallėzohet: ēdokujt do t'i jepet e drejta e tij dhe tė gjitha gjėrat do tė vendosen nė vendet e veta.
    E jeta vazhdon. Vetėm duhet pėrmendur se jeta nė kėtė botėn tonė, nė tė vėrtetė, s'ėshtė mbarė tėrėsia jetėsore. Thėnė mė tekstualisht, periudha kohore, epizodike e tiranisė dhe disharmonisė sė kėsaj bote, ėshtė periudhė e cila e ka shpjegimin dhe shkaqet e veta, sepse ajo, duke konsideruar se ėshtė periudhė e provimit pėr jetėn e amshueshme e cila do tė pasojė, ėshtė sikurse edhe vetė drejtėsia.

    Periudha jonė kohore e kėsaj bote ėshtė vendosur nė rrethojė (kllapa) nė raport me kohėn, para dhe pas saj. Kjo nuk e prezenton realitetin e tėrėsishėm (jetėsor) e as rrėfimin e tij tė tėrėsishėm. Kjo ėshtė vetėm kaptinė e vogėl e romanit i cili i ka kaptinat e veta tė shumėnumėrta.
    Njeriu instiktivisht e mėsoi tė vėrtetėn e inkarnimit, ringjalljes. Atė e kuptoi edhe njeriu primitiv. Mbi kėtė kanė folur edhe tė dėrguarit e Zotit si mbi gjėrat transcendentale (3), tė gajbit (fshehtės).
    Se do tė pasojė jeta pas vdekjes na flet arsyeja, e edhe shkenca e cila mėsoi se njeriu ėshtė prej trupit dhe shpirtit, siē e theksuam kėtė mė parė. Kemi konstatuar se njeriu, pėrkundėr valės sė ndryshimeve kohore tė cilat e rrethojnė, me ndjenjėn e brendshme tė tillė vazhdimisht e pėrjeton prezencėn e shprtit. E kjo ndjenjė e pėrkujton njeriun se nė vetė atė ekziston shpirti, qenėsia, e cila ėshtė e e pandryshueshme, jashtėkohore, e pashkatėrrueshme dhe e pavdekshme.

    E edhe filozofėt siē janė Emanuel Kanti, Henri Bergsoni dhe Soren Kjerkegordi(4)erdhėn deri te pėrfundimi se shpirti ekziston dhe se ringjallja do tė pasojė.
    Nė veprėn “Republika e Platonit” ekziston fragmenti i shkėlqyeshėm mbi pėrhershmėrinė e shpirtit (5).
    Prandaj, ringjallja ėshtė realitet i cili u ėshtė imponuar edhe mendjeve mė tė mėdha dhe mė tė vogla njėrėzore, e nė filozofi paraqitet si aksiomė e cila vėshtirė mund tė kontestohet. Mirėpo, sipas mendimit tim, argumenti mė i rėndėsishėm pėr ringjalljen ėshtė ajo ndjenja e brendshme, e thellė intuitive me tė cilėn tė gjithė lindemi dhe sipas saj veprojmė. Sepse, nė gjithėsi ekzistojnė rendi preciz, ligjėsia dhe drejtėsia. Nė realizimin e kėsaj drejtėsie e detyrojmė vetveten, e kėrkojmė edhe nga tė tjerėt tė jenė tė drejtė. E bėjmė kėtė natyrshėm, instinktivisht, Digjemi kur kjo drejtėsi nuk realizohet. Luftojmė e edhe vdesim nė realizimin e drejtėsisė. Por, nė fund, kurrė nuk e realizuam kėtė drejtėsi. Kjo do tė thotė se drejtėsia nė ndonjė mėnyrė, kurdo qoftė kjo, do tė realizohet, sepse kjo ėshtė e vėrteta absolute e cila nė mėnyrė permanente i ėshtė imponuar arsyes dhe ndėrgjegjes sonė. Tjetėr ēėshtje ėshtė qė ne nuk po vėrejmė se kjo drejtėsi po realizohet nė kėtė botė. Kjo ėshtė pėr kėtė qė ne nuk po mundemi tėrėsisht t'i observojmė gjėrat, e pėrveē kėsaj bota jonė fenomenale, ndijore nuk ėshtė e vėrteta e tėrė.
    --------------------------------------------------------------------------------------------

    (3)-Transcendenca (transscendentia), kapėrcimi i kufijve empirike, ajo qė ėshtė nė anėn tjetėr tė pėrvojės; nė arabishte barasvlera mė adekuate ėshtė termi “gajb”.
    (4)-Kanti (Emanuel Kant, 1724 - 1804), karakteristika parėsore e filozofisė sė tij ėshtė dallimi i formės prej objektit tė perceptimit, apriores dhe aposteriores. Ai e pranon ekzistimin e sendeve pavarėsisht nga vetėdija jonė.
    - Kjerkegordi (Soren Kierkegaard, 1813 - 1855), “ekzistencėn” e konsideron fundament tė tė ashtuquajturės “filozofi ekzistencialiste”. Ai mendon se “religjioni ėshtė objekt i mendimit ekzistencialist, pasi qė vjen prej shpirtit”.
    - Bergsoni (Henry Bergson, 1859 - 1941), i takon traditės irracionaliste, pėrkatėsisht filozofisė sė jetės. Nė qendėr tė preokupimeve tė kėtij filozofi janė fenomenet e jetės dhe lirisė... Si kundėrveprim ndaj “fuqisė destruktive tė arsyes” ky e rekomandon religjionin. Filozofia e tij intuicionaliste kaloi nė sulm kundėr arsyes dhe materializmit, dhe rezultatet e saj kanė qenė religjioni dhe misticizmi.
    (5)-Platoni (Platon, 427 - 347 p. e. r.), mėsuesi i Aristotelit. Filozofia e tij paraqet apogjenė e mendimit filozofik grek, veēanėrisht nė nocionin e idesė, sipas tė kuptuarit tjetėr idetė e Platonit janė qenie transcendentale, dmth. qenie tė cilat ekzistojnė jashtė hapėsirės dhe kohės.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga alko71 : 29-12-2007 mė 05:20
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  7. #17
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Nėse sendet kėshtu nuk i kuptojmė, si ta shpjegojmė atėherė reagimin tonė tė ashpėr kur e shohim padrejtėsinė? Pėrse prej tė tjerėve kėrkojmė tė jenė tė drejtė? Pėrse luftojmė me mish e shpirt qė tė realizojmė diē qė nuk ekziston dhe hidhėrohemi qė nuk po realizohet?

    Mendimtari e filozofi idian Vahiduddin Hani pohon: “Nėse etja pėr ujė na dėshmon nė ekzistencėn e tij, gjithashtu edhe etja pėr drejtėsi medoemos dėshmon ekzistencėn e saj. Dhe, pasi qė drejtėsi ideale nė kėtė botė nuk ka, kjo ėshtė dėshmi nė ekzistimin e botės tjetėr nė tė cilėn ajo do tė realizohet”.
    Ndjenja jonė e brendshme, natyrore ėshtė argument kategorik se drejtėsia, edhe pse ne sot nuk po e shohim, ekziston. Ne nesėr do ta shohim. Kjo ėshtė bindje e cila buron prej brendisė sonė, e vėrteta intuitivisht e inspiruar.
    Intuita dhe natyra e pastėr janė pjesė pėrbėrėse tė natyrės sonė tė pėrkryer e cila nuk mashtron as nuk gėnjen. Ky ėshtė njė prej ligjeve tė shumėnumėrta me tė cilėn ėshtė rreguluar kjo ekzistencė.
    Ndoshta dikush do tė vėrejė: “Ta lėmė anash bashkėsinė njerėzore dhe tė pyetemi pėrse All-llahu derrin e krijoi derr, qenin qen, e insektin insekt? Ē'kanė gabuar kėto qenie qė tė krijohen aq tė mjera? Ku ėshtė kėtu drejtėsia? Ose, nėse Allllahu do t'i ringjallė tė gjitha qeniet me shpirt, pėrse nuk do ta ringjallė edhe majmunin edhe qenin edhe derrin?”

    Pyetja ėshtė me vend, por e shtron arsyeja e cila e di vetėm njė pjesė tė rastit gjyqėsor, ose vetėm njė rend tė materialit hetues dhe krahas kėsaj shpejton tė kuptojė aktgjykimin gjyqėsor dhe arsyetimin e tij.
    Ėshtė fakt se tė gjitha qeniet shtazore e kanė shpirtin e vet. All-llahu pėr ēdo shpirt e ka zgjedhur formėn materiale tė cilėn ai edhe e meriton. Pėr kėtė edhe All-llahu e krijoi derrin derr pėr atė se ėshtė derr dhe pėr shpirtin e tij e dha formėn materiale tė derrit. Ne asgjė nuk dimė mbi shpirtin e derrit para se All-llahu ta ketė frymėzuar nė formėn e tij materiale tė derrit. Nuk e dimė pse, as kur nė kėtė mėnyrė ka pasuar krijimi. E tėrė qė ka qenė para krijimit, pėr ne ėshtė e panjohur. Gjithashtu e panjohur na ėshtė ē'do tė pasojė pas vdekjes.
    Mirėpo, shkencėtarėt si edhe Kur'ani, pohuan se ne, para lindjes kemi qenė pjesė pėrbėrėse tė njė bote (e quajnė botė tė atomit), e se pas vdekjes do tė bėhemi botė tjetėr. Jeta ėshtė e vazhdueshme dhe nuk ka vdekje. Ka tė bėjė vetėm me transformimin dhe kalimin nė pafund atje ku duke iu afruar All-llahut, do tė ngrihemi dhe evoluojmė. Kėtė kontinuitet e pranon edhe logjika njerėzore.
    E drejtėsia ėshtė e vėrteta permanente tė cilėn All-llahu e ka mbjellė nė natyrė dhe pėrbrendėsen e njeriut, e madhe, siē ėshtė thėnė kjo nė fillim, edhe nė instinktin shtazor. Kjo drejtėsi, e vėrtetė absolute, do tė na thotė se tė gjitha format materiale dhe shtazore janė merita tė konfirmuara, tė vėrteta, por mbi detajet e tyre, ose ēfarė kanė qenė mė parė, asgjė nuk dimė. Instinktivisht konkludojmė se kėto janė forma merituese qė All-llahu e ka krijuar derrin derr sepse shpirti ėshtė i derrit, e edhe forma e tij, shpirtit tė tillė i ėshtė pėrshtatur.

    Vazhdon...
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  8. #18
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Nė lidhje me ringjalljen e shtazėve Kur'ani kėtė e konfirmon:
    “Tė gjitha shtazėt qė ecin nėpėr Tokė dhe tė gjitha shpezėt qė me krahėt e tyre fluturojnė janė popuj (familje) sikur edhe ju njerėzit - Nė Libėr Ne asgjė se kemi lėnė pa e pėrmendur - dhe do tė tubohen (kthehen) pastaj para Zotit tė tyre. “(El-En'ām, 38).

    Kėto qenie kanė shpirt dhe pėr kėto Kur'ani thotė se, sikur edhe ne, do tė ringjallen. Por, pas kėsaj, ēdo tė ndodhė me ta, ku do tė jenė dhe ēfarė do tė jetė fati i tyre, kjo ėshtė e panjohur, gajb dhe do tė ishte kjo vetėm orvatje e kotė ta njohim tash pėr tash tė panjohurėn. Kjo ėshtė kureshtje mbi tė cilėn nuk mund tė fitojmė pėrgjigje tė kėnaqshme.
    Dhe jo vetėm kjo por edhe orvatja ta njohim njė ēast tė jetės sė kėsaj bote nė tė tėrėsi, edhe kjo ėshtė dėshirė e kotė. Mirėpo, nėse e njohim (njė pjesė tė ēastit) dhe me tė medituar thellė mėsojmė se drejtėsia “ėshtė e vėrtetė permanente dhe se All-llahu e ka mbjellė nė natyrėn tonė, nė intuitėn tonė, kemi mėsuar mjaft sosh dhe njohur mjaft.

    Mėnyra me tė cilėn e njohėm All-llahun, tė pėrshkruar nė artikullin tonė tė parė, se ky ėshtė intelekti gjithinkuadrues, universal, se Ai ėshtė Krijues, Inspirator i cili kujdeset pėr krijesat e veta, kėshtu duke e menduar kuptojmė si e ka komponuar All-llahu nė krijesat e veta atė instinkt orientues, drejtėrrėfyes. Ky ėshtė rezultat i kujdesit dhe drejtėsisė sė Tij: tė krijojė krijesa dhe dritė e cila do t'ua ndriēojė drejtimin e lėvizjes.
    Nė kėtė mėnyrė do ta pėrvetėsojmė tė vėrtetėn se All-llahu ka dėrguar lajmėtarė tė fesė (enbijā) dhe i frymėzoi me libra. Sepse, All-llahu pa kėto nuk do tė ishte Krijues, as Inspirator dhe Organizator.
    Autenticitetin e librave tė Zotit lehtė do ta argumentojmė me brendinė e tyre shkencore, zbulimet e tyre tė transcendentales (gajb), me urtėsi, legjislacione dhe me tė vėrteta tė cilat nuk mund tė jenė rezultat i angazhimit dhe njohjes individuale.

    Qė All-llahu tė jetė Krijues (Hālik), i Drejtė (Adil) dhe Inspirator (Mulhim) i rrugės jetėsore (e kjo ėshtė pika qendrore e tė gjitha feve), ai ėshtė pra fillim (i parahershėm) (mubdi) ide tė cilėn njeriu, pa hulumtime tė veēanta, e pėrvetėson, e kėtė tė njėjtėn ide na imponon natyrshmėria, intuita jonė. Ēdo pohim tjetėr ėshtė trillim i thjeshtė.
    Pėrpjekjes, i cili synon kah ajo qė ta hedhė poshtė kėtė pohim, do t'i nevojitet angazhim i madh, inkonsekuencė dhe manovrim sofistik e edhe diskutim steril qė, megjithatė, do tė pėrfundojė me humbje. Pėrpjekja e tillė nuk do ta ketė bazėn e vet tė provės; ajo mė tepėr ėshtė rezultat i kokėfortėsisė dhe kryeneēėsisė sesa tė menduarit objektiv dhe instinktit tė pastėr. Ky ėshtė rezultat i odisejadės sime ideore disavjeēare prej fillimit krenar nė librin tim “All-llahu we-l-insān” (“All-llahu dhe njeriu”) deri te qėndrimi devocionues dhe pendues nė dyert e Kur'anit, Tewratit (Torės) dhe Inxhilit (Ungjėllit).
    Sipas mendimit tim nuk ėshtė religjioz njeriu i cili ėshtė fanatik, ekskluziv dhe mendon se i Dėrguari i tij ėshtė i vetmi dhe se All-llahu nuk ka dėrguar tjetėr. Tė prezentuarit e tillė tė All-llahut ėshtė infantil dhe konservativ. Ajo e paraqet All-llahun si kryepar tė ndonjė fisi. Ky ėshtė separatizėm, ekskluzivitet e jo religjiozitet. Tė pėrfytyruarit e drejtė tė All-llahut ėshtė se Ai ėshtė shpirtmadh, se tė gjithėve u jep dhe tė gjithėve u dėrgon lajmėtar tė fesė (rusul).

    “Nuk ka pasur popull tė cilit nuk i ka ardhur ai i cili i ka thirrur (tėrhequr vėrejtjen)”. “El-Fatir, 24).
    “Ne ēdo populli i kemi dėrguar lajmėtar tė fesė (resul)”. (En-Nahl, 36).
    “E Zoti yt kurrė nuk i ka zhdukur vendbanimet deri sa nė kryeqytetin e tyre nuk do ta dėrgonte tė dėrguarin.” (El-Kasas. 59).
    “... tė dėrguarė pėr tė cilėt tashmė mė parė tė kemi rrėfyer edhe tė dėrguarė pėr tė cilėt nuk tė kemi rrėfyer”. (En-Nisa, 164).
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  9. #19
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Sipas kėtyre, ajeteve tė lartcituara, ndoshta edhe Budha, nė kohėn e tij, ka qenė i dėrguar i Zotit, por se nuk ėshtė pėrmendur nė Kur'an. Ndoshta edhe Ahnatoni, nė kohėn e tij, ka qenė i dėrguar i Zotit, por versionet e mėsimit tė tij qė sot na janė tė njohura janė tė shtrembėruara.
    Pėr kėtė All-llahu na urdhėroi Islamin si fe, sepse kjo ėshtė feja e vetme e cila i pranon tė gjithė tė dėrguarit (rusul) dhe tė gjithė lajmėtarėt e fesė (enbijā), tė gjitha librat e Zotit, dhe e ka pėrfunduar fenė, ideshmėrisht dhe legjislativisht, ia dha shpjegimin e saj burimor: se All-llahu ėshtė njė, se ėshtė i Mėshirshėm, Inspirues se Ai ėshtė burimi i tė gjitha instruksioneve prej Ademit deri te Muhammedi.

    Shembulli mė i mirė i sinqeritetit tė vetėdijshėm fetar ėshtė vetėdija e njeriut siē ėshtė Gandi(6) Edhe pse ėshtė hindus ai nė lutjet e tij citon fragmente nga Kur'ani, Tewrati dhe Inxhili dhe libri budhistik Dama Pada(7). Kėtė e bėn me respekt dhe pėrkushtueshėm dhe njėkohėsisht beson nė tė gjithė tė dėrguarit e Zotit dhe librat e Tij, nė njė Krijues i cili i ka dėrguar. Gandi ka jetuar ashtu siē ka folur. Jetėn e ka kaluar nė dashuri dhe paqe.
    Fetė, nga aspekti dogmatik, janė tė njėjta, edhe pse ndahen legjislativisht (kanonisht). Pra, Krijuesi ėshtė njė, i Vetmi, sikur qė janė edhe besimtarėt ortodoksė e tė pėrpiktė tė tė gjitha feve, bashkėfetarė. Sepse, njeriu i vėrtetė religjioz nuk e prezenton All-llahun ashtu sikur vetėm atė ose grupin e tij e ka udhėzuar. All-llahu ėshtė, nė tė vėrtetė dritė e gjithėsisė dhe Tokės (nuru ssemāwti we -l-erdi), i mbėrrijtshėm pėr ēdokend qė pėrpiqet ta njohė; i Gjithmėshirshėm, Mėshirues, Udhėrrėfyes, Zbritės i revelatės nė tė gjitha epokat dhe kohėt. Ky ėshtė imperativ i drejtėsisė sė Tij permanente dhe vetėm tė kuptuarit e tillė tė qenėsisė sė Tij ėshtė e denjė madhėrisė sė Tij, Hyjnore.

    Pa tė kuptuarit e kėtillė tė besimit gjithpėrfshirės besimtari nuk mund tė jetė (bėhet) religjioz. Fetė tė cilat ndahen nė sekte dhe njėra kundėr tjetrės, nė emėr tė fesė luftojnė - kėta janė flamuj tė rrejshėm tė ngritur fetarė. Flamuri i tillė i ngritur ėshtė nacionalist, shovinist, racist. Kėta janė flamujt e idhujtarisė paraislamike, flamujt e Ewsit dhe Hazrexhit(8). Odet e Antarit(9). Ata edhe pse parashtrojnė se luftojnė pėr All-llahun, nė tė vėrtetė luftojnė pėr krenarinė e sėmurė dhe janė destinuar nė shkatėrrim, edhe ngadhėnjyesit dhe tė ngadhėnjyerit. Ithtarėt e flamujve tė tillė janė politeiste: secili e ka idolin e vet ose, thėnė edhe mė mirė, ata e adhurojnė vetveten, kryelartėsinė e vet, e jo All-llahun.
    Adhurimi i All-llahut fillon me njohjen e Tij dhe madhėrisė sė Tij, e njohja e All-llahut fillon me njohjen e vetvetes dhe parėndėsisė sė vet. Kjo ėshtė rruga dhe shkalla nga e cila nisen udhėtarėt nė udhėtimin e tyre tė madh deri te e vėrteta.
    __________________________________________________ ____

    (6)-Gandi (Mohandas Karamqand Gandhi, 1869 - 1948), nė botė mė i njohur si Mahatma (“shpirti i madh”) Gandhi. me tė kuptuarit e vetvetes (selfrealization), me tė pamurit e Zotit fytyrė pėr fytyrė dhe me tė arriturit e mokshės (ēlirimit spiritual), parimet e tij themelore, i fitoi zemrat e miqve dhe armiqve, brenda dhe jashtė Indisė. Parimi i tij parėsor nė etikė ėshtė ahimsā ose moskryerja e dhunės, jodetyrimi.
    (7)-Sama-Padam (Dhamma-padam - “rruga e korrektėsisė”) nė kėtė vepėr janė pėrmbledhur 423 thėnie tė G. Budės nė vargje tė klasifikuara sipas pėrmbajtjes nė 26 kaptina.
    -Guatama Budha, rreth 558 - 478 p.r.r.(?), themelues i budizmit, mė vonė religjionit budistik, i cili pėrbėhet prej dy pikave parėsore: vuajtjes dhe shpėtimit. Jeta ėshtė vuajtje, shkaqet e vuajtjeve janė epshet, instinktet, tė lirohesh prej kėtyre do tė thotė tė lirohesh prej vuajtjeve, largimi absolut nga kėto quhet nirvanė, gjendje ku “fiken” tė gjitha kėrkesat, fiket “uni” dhe lirohet shpirti nga materia.
    (8)-Ewsi dhe Hazrexhi janė dy fiset e njohura nė Medine me tė cilat njihemi me ardhjen e Islamizmit kėtu. Kėto dy fise i pėrmend edhe Kur'ani, El-Bekare, 85.
    (9)-Antari (Antara Ibn Shedād, trimi legjendar paraislamik, poet i shprehjes sė fuqishme, autor i Muāl-lakes.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  10. #20
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Pėrse ėshtė i nevojshėm dėnimi?


    Tė arsimuarit kanė vėrejtje klasike mbi ringjalljen dhe dėnimin dhe thonė: “Pėrse tė na dėnojė All-llahu kur Ai ėshtė mėshirues, i dhembshėm?” Kur e shtrojnė kėtė pyetje ata harrojnė se edhe vetė pa masė i duan fėmijėt e vet e, magjithatė i ndėshkojnė me goditje, i lėnė pa para nė xhep, si dhe bėhen rigorozė ndaj tyre. Dhe, nė qoftė se kjo dashuri ndaj fėmijės ėshtė mė e fortė, gjithnjė e mė i fuqishėm ėshtė interesimi i tyre pėr edukimin e fėmijėve. Nė rast se e lėnė pas dore edukimin e tyrė bota do t'i padisė se nuk i duan fėmijėt e tyre dhe pėr ta do tė thotė se kėta janė etėr tė pakujdesshėm dhe se fėmijėve tė tyre nuk u kushtojnė kujdes tė mjaftueshėm. Nėse rasti i tillė ėshtė me njeriun, ē'tė themi pėr Rabb-in (All-llahu) e Madh, pasi qė edhe vetė fjala “Rabb” ėshtė marrė nga fjala tėrbijjet-un (edukata).

    Ėshtė fakt se neologjizmi “All-llahu ėshtė mėshirues (i dhembshėm)” ėshtė konstruksion leksikor i shprehur shkėlqyeshėm qė shumėkush gabimisht e kuptojnė dhe i japin domethėnie tė pėrgjithėsuar duke ia pėrfytyruar vetvetes se Allllahu, nė tė gjitha rastet,ėshtė i mėshirshėm, e kjo nuk ėshtė e saktė.
    A e do, pėr shembull, All-llahu tiraninė?
    Kjo ėshtė e pamundur!
    Ėshtė e pamundur qė All-llahu ta dojė tiraninė dhe tiranėt dhe qė, nė kategorizmin e Tij, tirani dhe i shtypuri tė jenė tė nivelizuar. Tė pėrfytyruarit e kėtillė tė fuqisė dhe drejtėsisė sė All-llahut paraqet konfuzion ideor.
    Ėshtė e vėrtetė se All-llahu dhe fuqia e Tij janė mbi tė gjithė tiranėt dhe se ėshtė absolutisht i fuqishėm, mė i fuqishėm se tė gjithė tė fuqishmit. Ai ėshtė arbitri i drejtė i cili ēdo njeri e vendos nė pozitėn dhe shkallėn e merituar.

    Nė bazė tė ligjėsive tė pėrgjithshme precize nė botėn materiale dhe gjithėsisė qė na rrethojnė, do tė veprojmė nė mėnyrė tė drejtė nėse konkludojmė se drejtėsia e All-llahut ėshtė njė prej atributeve tė Tij. Disponojmė shpjegimet e shumėnumėrta, tė cilat e konfirmojnė atributin e drejtėsisė sė All-llahut, ligjėsisė, urtėsisė dhe regullimit universal nė kėtė botė.
    Negatorėt (mohuesit) e ligjėsisė dhe drejtėsisė universale janė ata tė cilėt duhet ta konfirmojnė dhe vėrtetojnė se ky rregullim nuk ekziston, e jo besimtarėt tė cilėt besojnė nė ligjėsinė universale.
    Mirėpo, ata tė cilėt nė tėrėsi e mohojnė dėnimin dhe mohojnė se njeriu i ėshtė nėnshtruar forcės, e cila ėshtė mė e fuqishme se ai dhe ligjėsive tė cilat janė mbi atė, tė tillėt i thėrrasim qė t'i hedhin vėshtrim kėsaj bote pa nevojė qė ta parashtrojnė ahiretin, jetėn e ardhshme.
    Mendoj se nuk ka njeri i cili nuk e ka shijuar dhembjen e dhėmballės, e cila e copėton trurin dhe sikur sharra e ēan kokėn. Ose shtangimin nė veshkė, dhembje koke tė rėndė, dhembje nė kėrcė, ose tubrekulozėn e eshtrave, e kėto janė lloje tė dhembjeve tė skėterrės, i njohin vetėm ata tė cilėt janė fatkeq, qė t'i shijojnė. Vizita e shkurtėr repartit tė spitalit Kasru-l-Ajn(ne Kajro) do ta bindė vizitorin se ekziston kontrast i madh ndėrmjet njeriut tė djegur tė deformuar tė mbėshtjellė me lidhėsa, i cili gjėmon, dhe njeriut i cili, nė breg tė Nilit, e pi njė filxhan ēaj, dėfrehet dhe kėnaqet pranė bukuroshes e cila e argėton.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mustafa Mahmud.
    Nga INDRITI nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-12-2005, 11:55
  2. Hijet e Dyshimit!....
    Nga Agim Doēi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 21-03-2003, 22:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •