Nga Dr.Mustafa Mahmud
All-llahu.
Ka qenė kjo kaherė, nuk mė kujtohet se kur, ndoshta kam pasur dymbėdhjetė deri nė katėrmbėdhjetė vjet, e ndoshta edhe mė pak. Kam qenė afėr moshės madhore kur paturpshėm kam pyetur:
- Po pohoni se si All-llahu e ka krijuar botėn, se tė gjitha krijesat duhet medoemos ta kenė Krijuesin, se ēdo vepėr duhet ta ketė krijuesin (trajtuesin), ēdo gjė qė ekziston filluesin e vet.
Mirė! - do tė besoj! - por mė thoni ju kush e krijoi All-llahun apo Ai u krijua vetė.?!
Nėse ėshtė krijuar vetė dhe ju kėtė e pranoni si tė vėrtetė, pėrse imagjinata juaj nuk do ta pranonte se edhe bota ėshtė krijuar vetvetiu, se ajo nuk ka Krijues dhe ēėshtja nuk do tė ishte kontestuese. Kur e flitja kėtė, fytyrat e njerėzve tė cilėve u drejtohesha, zbeheshin dhe gjuhėt e tyre mė mbushnin me rrebesh mallkimesh. Garonin, nga tė gjitha anėt, se kush mė shumė do tė mė qortojė, e njerėzit me zemėr tė devotshme mė dėshironin falje prej Zotit dhe tė mė udhėzojė nė rrugė tė drejtė.
Konservatorėt mė kanė refuzuar, e rebelėt rreth meje janė tubuar dhe pafundėsisht kanė diskutuar mbi ēėshtjet filozofiko - fetare.
Krenaria nė njohjen time tė atėhershme e cila mori pėrpjesėtime tė gjera dhe elokuenca ime gjatė tė ekspozuarit me tė cilėn jam dalluar, kėto kanė qenė motive qė tė sillem kėshtu, e jo dėshira qė ta mėsoj tė vėrtetėn dhe ta zbuloj realitetin. Pastaj, harrova se shkaku i parė duhet tė jetė qenie medoemos ekzistuese (vāxhibu-l-vuxhud), e jo kontingjent, nė raport me ekzistencėn aksidentale, tė mundshme (mumkin). Nė tė kundėrtėn, do ta fitoja zinxhirin e pafund tė shkaqeve, pa parafillim. Nė tė vėrtetė, e kam prekur pyetjen e kauzalitetit, shqyrtimit tė njohur filozofik i cili Aristotelin e solli nė pohimin mbi parafillimin dhe shkakun e parė. Atėherė asgjė s'kam ditur mbi Aristotelin as nuk i kam ditur fundamentet e ligjėsisė sė logjikės dhe dialektikės. Ėshtė dashur tė kalojnė tridhjetė vjet pune tė etshme me libra dhe mijėra net nė vetmi, pėrsiatje e diskutime me vetveten dhe qė pėrsėri ta pėrmirėsoj atė qė tashmė sa herė a kam korrigjuar. E kam kundruar idenė nga tė gjitha pikėpamjet dhe jam orvatur tė kaloj rrugė tė mundimshme prej Zotit dhe njeriut deri te enigma e jetės dhe vdekjes, deri te tė besuarit e fortė, tė cilin, ja, tash, po e ekspozoj. Fatkeqėsisht atėherė nuk e kam ditur se ky ėshtė ai motivacion. Pėr kėtė kam refuzuar tė besoj nė Zotin, sepse kam besuar nė vetveten. Kam qenė i verbuar me dritėn e idesė sime personale dhe zgjimit, i cili ka filluar ta shquajė periudhėn e fėmijėrisė sime.
Kjo kryesisht, ka qenė gjendja ime psikike kur kam hyrė nė diskutimin e pėrditshėm oratorik dhe ideor. Kam qenė aq i verbuar saqė nuk i kam vėrejtur edhe bazat e logjikės nė tė cilėn pikėrisht jam mbėshtetur. Nuk kam qenė i vetėdijshėm se po e kontradiktoj vetveten kur them: E kush e krijoi Krijuesin; - me ēka kam rėnė nė sofizėm, sepse Krijuesin e kam radhitur nė krijesa edhe pse po e quaj Krijues.Tė njihet, mėsohet e vėrteta nuk ka qenė aspak punė e lehtė, sepse nuk kam dėshiruar qė ēėshtjes t'i hyj superficialisht dhe lehtazi. Mirėpo, po ta kisha dėgjuar zėrin e natyrės dhe po tė mė kishte udhėhequr intuita, do t'i shmangesha diskutimit tė mundimshėm dhe intuita ime do tė mė shpiente kah All-llahu. Por, rasti ka dashur tė jem lindur nė kohėn, nė tė cilėn zėri i thirrjes natyrale ėshtė i ngjirur (shterur) dhe mezi dėgjohet. Atė e ngadhėnjeu zėri i arsyes, i cili, me disa kėmbėngulje dhe abuzime, kaloi nė mashtrime. Me fjalė tjera, dėshira qė me arsye ēdo gjė tė kuptohet, deri diku mund tė arsyetohet, sepse intelekti njerėzor e sheh vetveten mbi piramidėn e tė arriturave tė veta tė mėdha; tė dhėnė pas tė arriturave kulturale nė industri, elektricitet, raketa, avionė, nėndetėse. Shkurtimisht, njeriu ka dominuar nė det, tokė, ajėr, nėnujė, e vetveten e ka ngritur se ėshtė i gjithmundshėm dhe ėshtė bėrė arbitėr nė suazat e arritshme dhe tė paaritshme.
Qė ta shpjegoj me arsye kėtė botė nė tė cilėn jetojmė, qysh si i ri iu drejtova shkencės. Kam lexuar ēdo gjė: prej Shibli Shumejlit e Selame Musaut deri tė Frojdin e Darvinin. E pėlqeva kiminė, fizikėn dhe biologjinė. Nė dhomėn time tė vogėl kam pasur laboratoriumin miniaturial, nė tė cilin i kam pėrgatitur acidet karbonike, me klor i kam mbytur insektet dhe i kam autopsuar bretkosat. Tė gjitha bindjet e mia kanė filluar dhe kanė mbaruar nė bazat shkencore. Njohja objektive ėshtė rruga e vetme kah e vėrteta. E kam refuzuar ēdo teori metafizike.Kam menduar; kush po na i jep tanket dhe avionėt, ndėrsa po i merr prej nesh fetė orientale dhe ritualet? Lajmet shkencore perėndimore na kanė verbuar dhe prej Perėndimit e kemi pranuar ēdo gjė qė na ka ofruar: librat, ilaēet, veshjen, pėlhurat, lokomotivat dhe automobilėt, e madje edhe konservat, lapsat, paramanat dhe gjilpėrat. Prej tyre i kemi pranuar edhe format e hulumtimit letrar dhe i pėrvetėsuam format e tyre tė tregimeve,romaneve dhe veprave dramatike. Kemi ėndėrruar mbi Pasterin,Markonin, Rentgenin dhe Edisonin dhe nė ta i kemi parė idealet tona. Shkurtimisht, ēdo gjė qė ėshtė nga Perėndimi e kam konsideruar pėrparimtare, e ēdo gjė qė ka ardhur nga Orienti slamik, prapanike, dekadenciale. Orienti ka qenė i venitur,dobėsuar dhe nėn thundrėn e kolonizatorit.
Ka qenė kjo, deri diku, edhe e natyrshme, duke i marrė nė konsiderim kushtet e atėhershme tė tė kuptuarit tim, se ēdo gjė qė na e servon Pėrėndimi ėshtė pozitive dhe e vėrtetė dhe se pėrvetėsimi i mėnyrės sė tillė evropiane tė jetesės, ėshtė rruga e vetme e fuqisė dhe shpėtimit.
Jam regjistruar nė Fakultetin e Mjekėsisė qė atje t'i ndjek ligjėratat nė gjuhėn angleze, qė ta studioj anatominė nga burimet angleze dhe nė spital me profesorėt e mi tė flas nė gjuhėn angleze. Jo pėr atė pse anglezėt kanė qenė nė Kanalin e Suezit, por pėr arsye se medicina e re, si shkencė, tash ka qenė produkt ekskluziv i Pėrėndimit. Atė qė e kanė dhėnė arabėt dhe popujt slamikė nė kohėn e Ibni Sinasė (Avicennės),. ato kanė qenė konceptet, nocionet elementare tė pamjaftueshme pėr nevojat bashkėkohore tė njerėzisė. Me fjalė tjera, evropianėt e kapėn fijen atje ku e lėshuan Ibni Sināa dhe mjekėt tjerė arabė dhe e vazhduan me mundėsitė zhvilluese qė ta pėrparojnė shkencėn e medicinės, krijuan laboratoriume, deponuan me miliona funta nė hulumtime dhe i tejkaluan arabėt, persianėt e tė tjerėt dhe e krijuan medicinėn bashkėkohore, fiziologjinė, anatominė dhe patologjinė dhe me tė drejtė nė kėtė shkencė e zunė vendin eparė.
Kėshtu kam hyrė nė botėn e medicinės dhe teorive shkencore dhe kam ardhur deri te mendimi e bindja se mbi asgjė nuk duhet gjykuar pa eksperiment dhe pa fakte e dėshmi.Shkenca zė fill nė empirizėm, qė shifet dhe dėshmohet. Ajo qė me shqisa nuk mund tė argumentohet, pėr shkencėn nuk ekziston. Kuptimeve metafizike botės transcendentale (gajbit) nuk i kushtohet kurrfarė kujdesi nė botėn shkencore.
Kėshtu nė botėn e njohurive dhe bindjeve tė mia fetare e fillova rrugėn time prej tė kuptuarit tim tė pastėr shkencor,materialist. Mirėpo, pėrkundėr rrebeshit materialist dhe empirik tė kėsaj bote, tė cilėt mohojnė ēdo gjė qė ėshtė transcendentale,nuk kam arritur ta mohoj dhe mėnjanoj fuqinė hyjnore.
Vazhdon...
Krijoni Kontakt