Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 32
  1. #1
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707

    Prej dyshimit deri nė besim.

    Nga Dr.Mustafa Mahmud


    All-llahu.

    Ka qenė kjo kaherė, nuk mė kujtohet se kur, ndoshta kam pasur dymbėdhjetė deri nė katėrmbėdhjetė vjet, e ndoshta edhe mė pak. Kam qenė afėr moshės madhore kur paturpshėm kam pyetur:
    - Po pohoni se si All-llahu e ka krijuar botėn, se tė gjitha krijesat duhet medoemos ta kenė Krijuesin, se ēdo vepėr duhet ta ketė krijuesin (trajtuesin), ēdo gjė qė ekziston filluesin e vet.
    Mirė! - do tė besoj! - por mė thoni ju kush e krijoi All-llahun apo Ai u krijua vetė.?!
    Nėse ėshtė krijuar vetė dhe ju kėtė e pranoni si tė vėrtetė, pėrse imagjinata juaj nuk do ta pranonte se edhe bota ėshtė krijuar vetvetiu, se ajo nuk ka Krijues dhe ēėshtja nuk do tė ishte kontestuese. Kur e flitja kėtė, fytyrat e njerėzve tė cilėve u drejtohesha, zbeheshin dhe gjuhėt e tyre mė mbushnin me rrebesh mallkimesh. Garonin, nga tė gjitha anėt, se kush mė shumė do tė mė qortojė, e njerėzit me zemėr tė devotshme mė dėshironin falje prej Zotit dhe tė mė udhėzojė nė rrugė tė drejtė.

    Konservatorėt mė kanė refuzuar, e rebelėt rreth meje janė tubuar dhe pafundėsisht kanė diskutuar mbi ēėshtjet filozofiko - fetare.
    Krenaria nė njohjen time tė atėhershme e cila mori pėrpjesėtime tė gjera dhe elokuenca ime gjatė tė ekspozuarit me tė cilėn jam dalluar, kėto kanė qenė motive qė tė sillem kėshtu, e jo dėshira qė ta mėsoj tė vėrtetėn dhe ta zbuloj realitetin. Pastaj, harrova se shkaku i parė duhet tė jetė qenie medoemos ekzistuese (vāxhibu-l-vuxhud), e jo kontingjent, nė raport me ekzistencėn aksidentale, tė mundshme (mumkin). Nė tė kundėrtėn, do ta fitoja zinxhirin e pafund tė shkaqeve, pa parafillim. Nė tė vėrtetė, e kam prekur pyetjen e kauzalitetit, shqyrtimit tė njohur filozofik i cili Aristotelin e solli nė pohimin mbi parafillimin dhe shkakun e parė. Atėherė asgjė s'kam ditur mbi Aristotelin as nuk i kam ditur fundamentet e ligjėsisė sė logjikės dhe dialektikės. Ėshtė dashur tė kalojnė tridhjetė vjet pune tė etshme me libra dhe mijėra net nė vetmi, pėrsiatje e diskutime me vetveten dhe qė pėrsėri ta pėrmirėsoj atė qė tashmė sa herė a kam korrigjuar. E kam kundruar idenė nga tė gjitha pikėpamjet dhe jam orvatur tė kaloj rrugė tė mundimshme prej Zotit dhe njeriut deri te enigma e jetės dhe vdekjes, deri te tė besuarit e fortė, tė cilin, ja, tash, po e ekspozoj. Fatkeqėsisht atėherė nuk e kam ditur se ky ėshtė ai motivacion. Pėr kėtė kam refuzuar tė besoj nė Zotin, sepse kam besuar nė vetveten. Kam qenė i verbuar me dritėn e idesė sime personale dhe zgjimit, i cili ka filluar ta shquajė periudhėn e fėmijėrisė sime.

    Kjo kryesisht, ka qenė gjendja ime psikike kur kam hyrė nė diskutimin e pėrditshėm oratorik dhe ideor. Kam qenė aq i verbuar saqė nuk i kam vėrejtur edhe bazat e logjikės nė tė cilėn pikėrisht jam mbėshtetur. Nuk kam qenė i vetėdijshėm se po e kontradiktoj vetveten kur them: E kush e krijoi Krijuesin; - me ēka kam rėnė nė sofizėm, sepse Krijuesin e kam radhitur nė krijesa edhe pse po e quaj Krijues.Tė njihet, mėsohet e vėrteta nuk ka qenė aspak punė e lehtė, sepse nuk kam dėshiruar qė ēėshtjes t'i hyj superficialisht dhe lehtazi. Mirėpo, po ta kisha dėgjuar zėrin e natyrės dhe po tė mė kishte udhėhequr intuita, do t'i shmangesha diskutimit tė mundimshėm dhe intuita ime do tė mė shpiente kah All-llahu. Por, rasti ka dashur tė jem lindur nė kohėn, nė tė cilėn zėri i thirrjes natyrale ėshtė i ngjirur (shterur) dhe mezi dėgjohet. Atė e ngadhėnjeu zėri i arsyes, i cili, me disa kėmbėngulje dhe abuzime, kaloi nė mashtrime. Me fjalė tjera, dėshira qė me arsye ēdo gjė tė kuptohet, deri diku mund tė arsyetohet, sepse intelekti njerėzor e sheh vetveten mbi piramidėn e tė arriturave tė veta tė mėdha; tė dhėnė pas tė arriturave kulturale nė industri, elektricitet, raketa, avionė, nėndetėse. Shkurtimisht, njeriu ka dominuar nė det, tokė, ajėr, nėnujė, e vetveten e ka ngritur se ėshtė i gjithmundshėm dhe ėshtė bėrė arbitėr nė suazat e arritshme dhe tė paaritshme.

    Qė ta shpjegoj me arsye kėtė botė nė tė cilėn jetojmė, qysh si i ri iu drejtova shkencės. Kam lexuar ēdo gjė: prej Shibli Shumejlit e Selame Musaut deri tė Frojdin e Darvinin. E pėlqeva kiminė, fizikėn dhe biologjinė. Nė dhomėn time tė vogėl kam pasur laboratoriumin miniaturial, nė tė cilin i kam pėrgatitur acidet karbonike, me klor i kam mbytur insektet dhe i kam autopsuar bretkosat. Tė gjitha bindjet e mia kanė filluar dhe kanė mbaruar nė bazat shkencore. Njohja objektive ėshtė rruga e vetme kah e vėrteta. E kam refuzuar ēdo teori metafizike.Kam menduar; kush po na i jep tanket dhe avionėt, ndėrsa po i merr prej nesh fetė orientale dhe ritualet? Lajmet shkencore perėndimore na kanė verbuar dhe prej Perėndimit e kemi pranuar ēdo gjė qė na ka ofruar: librat, ilaēet, veshjen, pėlhurat, lokomotivat dhe automobilėt, e madje edhe konservat, lapsat, paramanat dhe gjilpėrat. Prej tyre i kemi pranuar edhe format e hulumtimit letrar dhe i pėrvetėsuam format e tyre tė tregimeve,romaneve dhe veprave dramatike. Kemi ėndėrruar mbi Pasterin,Markonin, Rentgenin dhe Edisonin dhe nė ta i kemi parė idealet tona. Shkurtimisht, ēdo gjė qė ėshtė nga Perėndimi e kam konsideruar pėrparimtare, e ēdo gjė qė ka ardhur nga Orienti slamik, prapanike, dekadenciale. Orienti ka qenė i venitur,dobėsuar dhe nėn thundrėn e kolonizatorit.
    Ka qenė kjo, deri diku, edhe e natyrshme, duke i marrė nė konsiderim kushtet e atėhershme tė tė kuptuarit tim, se ēdo gjė qė na e servon Pėrėndimi ėshtė pozitive dhe e vėrtetė dhe se pėrvetėsimi i mėnyrės sė tillė evropiane tė jetesės, ėshtė rruga e vetme e fuqisė dhe shpėtimit.

    Jam regjistruar nė Fakultetin e Mjekėsisė qė atje t'i ndjek ligjėratat nė gjuhėn angleze, qė ta studioj anatominė nga burimet angleze dhe nė spital me profesorėt e mi tė flas nė gjuhėn angleze. Jo pėr atė pse anglezėt kanė qenė nė Kanalin e Suezit, por pėr arsye se medicina e re, si shkencė, tash ka qenė produkt ekskluziv i Pėrėndimit. Atė qė e kanė dhėnė arabėt dhe popujt slamikė nė kohėn e Ibni Sinasė (Avicennės),. ato kanė qenė konceptet, nocionet elementare tė pamjaftueshme pėr nevojat bashkėkohore tė njerėzisė. Me fjalė tjera, evropianėt e kapėn fijen atje ku e lėshuan Ibni Sināa dhe mjekėt tjerė arabė dhe e vazhduan me mundėsitė zhvilluese qė ta pėrparojnė shkencėn e medicinės, krijuan laboratoriume, deponuan me miliona funta nė hulumtime dhe i tejkaluan arabėt, persianėt e tė tjerėt dhe e krijuan medicinėn bashkėkohore, fiziologjinė, anatominė dhe patologjinė dhe me tė drejtė nė kėtė shkencė e zunė vendin eparė.

    Kėshtu kam hyrė nė botėn e medicinės dhe teorive shkencore dhe kam ardhur deri te mendimi e bindja se mbi asgjė nuk duhet gjykuar pa eksperiment dhe pa fakte e dėshmi.Shkenca zė fill nė empirizėm, qė shifet dhe dėshmohet. Ajo qė me shqisa nuk mund tė argumentohet, pėr shkencėn nuk ekziston. Kuptimeve metafizike botės transcendentale (gajbit) nuk i kushtohet kurrfarė kujdesi nė botėn shkencore.
    Kėshtu nė botėn e njohurive dhe bindjeve tė mia fetare e fillova rrugėn time prej tė kuptuarit tim tė pastėr shkencor,materialist. Mirėpo, pėrkundėr rrebeshit materialist dhe empirik tė kėsaj bote, tė cilėt mohojnė ēdo gjė qė ėshtė transcendentale,nuk kam arritur ta mohoj dhe mėnjanoj fuqinė hyjnore.

    Vazhdon...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga alko71 : 28-12-2007 mė 02:15
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  2. #2
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Me fjalė tjera, shkenca mua ma prezentoi gjithėsinė si diē qė ekziston nė rendin e pėrkryer, ēdo gjė: prej gjethit nė dru deri te krahu i fluturės dhe rėra e rėrishtes - ēdo gjė ėshtė nė marrėdhėnie, rend dhe bukuri tė pėrkryer. Tėrė kozmosi ekziston mbi ekuilibrin dhe ligjėsitė precize. Prej grimcės sė atomit e deri te sistemi qiellor, deri te gallaksia qė pėrmban miliarda - sisteme qiellore tė pakufishme mbi tė cilat na flet astronomia - tė gjitha kėto lėvizin nė rregullin e pacenuar dhe llogarinė precize. Mbarė kjo botė e paskajshme, prej elektronit tė imėt deri te trupi mė i madh qiellor, i ngjan aries (melodisė) sė shkėlqyeshme harmonike, akordet e sė cilės janė jashtėzakonisht tė harmonizuara mirė, si njė trup i tėrėsishėm, i cili ka shpirt...Shkenca, tash mė ka dhėnė mundėsi ta pėrfytyroj All-llahun nė mėnyrėn materialiste. Atėbotė, nė epokėn time tė atėhershme ideore zhvilluese, kam pėrfytyruar se All-llahu ėshtė fuqia e brendshme e gjithėsisė, e cila drejton tė gjallėt e jotėgjallėt. Tokėn e Kozmosin. E kam pėrfytyruar Atė nė tė lėvizurit atomik, tė cilat shkenca i pat zbuluar nė protoplazmė, nė gjithėsi, se Ai ėshtė ajo fuqi e brendshme krijuese nė ēdo gjė ose, siē e ka thėnė kėtė Shėn Toma Akuini:... proces i cili ka filluar tė zhvillohet nė mikrob qė prej tij tė krijohet njeriu. Ky proces edhe mė tej po zhvillohet dhe do tė zhvillohet nė infinit (pafundėsi).

    Ekzistenca, ēdo gjė qė ekziston, sipas tė kuptuarit tim tė atėhershėm, nuk ka pasur fillim as fund, sepse ekzistencės ka mundur t'i kundėrvihet vetėm joekzistenca, e kėtė logjikisht nuk kam mundur ta sqaroj sepse do tė gjendesha para pyetjes: e kush e krijoi botėn!? Me fjalė tjera, nėse do ta pranoja supozimin se dikur bota nuk ka qenė, si ta shpjegoj se diē ėshtė krijuar prej asgjėsė? Pėr kėtė kam konkluduar: ēdo gjė qė sot ekziston, ka ekzistuar kaherė, do tė ekzistojė pėrherė, e pakufizuar hapėsinėrisht dhe kohėrisht.Kėshtu duke e kuptuar tė ekzistuarit e kėsaj bote e pranova hipotezėn se All-llah ėshtė ēdo gjė qė ėshtė rreth nesh dhe se ne jemi vetėm emancion, manifestim i Tij. Ai ėshtė ekzistencė materiale, e pafillim e pambarim, i pėrhershėm.Nė kėtė mėnyrė ia kam pėrfytyruar vetvetes teorinė e cila ėshtė kufizuar nė ekzistencė dhe All-llahun e ka identifikuar me ekzistencėn. Mė nuk kam pasur nevojė tė shėrbehem me metafizikė dhe tė gjej strehim te e padukshmja, transcedentalja. Pėr kėtė arsye pata rėnė nė grackėn e idesė sė “monizmit ekzistencial”, panteizmit indian dhe filozofisė panteiste tė Spinozės, ose nė grackėn e filozofisė sė Bergsonit mbi “fuqinė e brendshme krijuese”, e tė gjitha kėto janė filozofi tė cilat janė nisur prej Tokės, prej pesė shqisave dhe nuk kanė pranuar kurrfarė metafizike - sekreti, manifestimi tė kuptimit logjik.

    Filozofia indiane shkon edhe mė tej prej kėsaj dhe e mohon dualizmin ndėrmjet Krijuesit dhe tė krijuarės. Sipas saj, krijesat janė vetėm emanacion i Krijuesit. Sepse, nė librat Upanishad, zoti Brahma, i cili e banon qendrėn e botės, pėshpėrit:“Nėse dorasi (vrasėsi) mendon se ėshtė doras, e i vrari se ėshtė i vrarė, ata nuk i dinė metodat e mia sekrete, sepse tė vdekurin e pranoj nė mbrojtjen time, si edhe armėn e vrasėsit dhe krahun e fluturakes. Nė mbrojtje e pranoj edhe atė kush dyshon nė ekzistencėn time - ēdo gjė e pranoj, e madje edhe vetė dyshimin, e pranoj atje ku unė jam i vetmi. Unė jam ēdo gjė”.

    Ky ėshtė zoti i cili i ngjan dritės sė bardhė...njė dhe i natyrshėm, por nė vete pėrmban shtatė ngjyrat (spektrale) tė ylberit. Me vite kam jetuar nė kėtė mjegull indiane dhe bufoneri sofistike. E kam praktikuar jogi-n, dhe pėr tė kam lexuar burimisht dhe kam studiuar te profesorėt indianė. Gjatė mė ka preokupuar dhe pėrvetėsuar ideja mbi inkarnimin e shpirtit, e madje edhe ėshtė manifestuar nė disa krijime tė mia letrare, siē ėshtė “Marimanga” dhe “Dalja prej arkivolit”. Pas kėsaj, pak nga pak, fillova tė vij nė vete, sepse nuk isha i bindur se shpirti mund tė kalojė prej trupit nė trup. Ia pranova vetvetes se botėkuptimi im i kėtillė mbi Zotin nuk ėshtė bindės dhe se ėshtė konfuz i turbullt. Pėr herė tė dytė iu ktheva shkencės si udhėheqėsit dhe shpėtuesit tim. Ajo nėpėrmjet autopsisė biologjike dhe nėn mikroskop mė tha diē tjetėr. Me fjalė tjera, “monizmi ekzistencial” indian ėshtė shpjerė nė kėngėt liturgjike sofistike, por ireale, tė pavėrteta, deri sa sheknca ma konfirmoi vetėm unitetin, identifikimin nė materien fundamentale (tė botės), nė lėndėn e parė, uniteti nė fundamentin themelor dhe ligjėsitė themelore, uniteti nė materien origjinale, fillestare prej sė cilės ēdo gjė ėshtė ndėrtuar. Ēdo gjė qė jeton: flora (bimėt), fauna (shtazėt), njerėzit, janė formuar prej kombinimit tė karbonit me hidrogjenin dhe oksigjenin. Pėr kėtė ata me tė djegur shndėrrohen nė thėngjill. Sė kėndejmi dimė se tė gjitha llojet e jetave janė me prejardhje nga njė qelizė.

    Duke u shėrbyer me shkencė mėsojmė nga astronomia,kimia dhe atomistika se vetė karboni, si edhe tė gjitha elementet tjera, ėshtė produkt i njė elementi tė caktuar, i cili ėshtė zier shumė nė stufat e mėdha tė yllėzuara, e ky ėshtė hidrogjeni. Me fjalė tjera, hidrogjeni nė brendėsi tė stufave yjore shndėrrohet nė helium, karbon, sicilium, kobalt, nikėl, hekur ose nė elemente tjera varėsisht prej ndarjes dhe bashkėdyzimit tė tyre tė sėrishėm nė shkallėt e caktuara tė temperaturės dhe fuqisė sė shtypjes. Thėnė me fjalė tė tjera, tė gjitha llojet e krijesave rrjedhin prej materies unike, fijėzės unike tė mėndafshit, prej tė cilės ėshtė ndėrtuar gjithėsia, nė format, detajet, figurat e saj tė ndryshme e tjera.
    Dallimi ndėrmjet njėrit dhe tjetrit lloj, ndėrmjet njėrės dhe tjetrės krijesė shpjeret vetėm nė raportin, marrėdhėniet e kualitetit dhe kuantitetit, nė pėrpjesėtime dhe tė modeluarit e tyre, por lėnda e parė ėshtė e njėjtė. Kjo ėshtė fshehtėsia e cila na zbulon krushqinė, afėrsinė, ngjashmėrinė ndėrmjet njeriut dhe shtazėve, zbutėsit tė kafshėve dhe kafshės sė egėr, ndėrmjet hundės qė nuhat dhe lules aromatike, ndėrmjet syrit dhe pamjes sė shkėlqyeshme tė diellit duke perėnduar. Kėtu qėndron sekreti i kėsaj harmonie dhe rregullit tė gjithėsisė. Ēdo gjė qė ekziston janė anėtarė tė njė familjeje, kanė rrjedhur prej njė babai. Natyrisht se konkludimi i kėtillė nuk pretendon qė tė konfirmojmė se si All-llahu ėshtė identifikim njėsoj, ēka edhe ekzistenca ose se ēdo gjė qė ekziston njėsoj ėshtė ēka edhe Krijuesi, sepse kėto janė ngatėrrime tė rėndomta mistike, tė cilat nuk mund tė prėvetėsohen. Thėnė ndryshe, nėse kėtė botė do tė dėshiroja tė tregoj, nė mėnyrė plastike do t'ia krahasoja pėrjetimit tė kritikut (artistik) figurativ tė entuziazmuar, i cili e ka vizituar ekspozitėn pikturale dhe ka zbuluar se tė gjitha eksponatet janė pikturuar me shprehjen e njėjtė artistike, prej materialit dhe ngjyrėrave tė njėjta. E natyrshme ėshtė qė kritiku, nė kėtė rast, tė mendojė se tė gjitha pikturat janė prej penelit (furēės) tė artistit tė njėjtė dhe se kjo ėshtė vepėr e njė Pikaso, Shagali ose Modilani. Uniteti i tė krijuarės tregon edhe nė unitetin e Krijuesit, por kjo njėkohėsishtė nuk do tė thotė se krijesat janė ēka edhe autori i tyre, pėrkatėsisht se krijimet e artistit (pikturat e tij) janė ēka edhe vetė piktori.
    Prandaj, teoria indiane mbi “unitetin e botės” ėshtė mashtrimi, paragjykimi mė i thjeshtė mistik, i cili shkencėrisht nuk mund tė jetė i konfirmuar as qė mendja e shėndoshė mund ta pranojė.

    Vazhdon...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga alko71 : 28-12-2007 mė 02:00
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  3. #3
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Mirėpo, shikimi studioz shkencor mbi manifestimet e krijimit dhe tė krijuarės, na drejton nė lidhshmėrinė dhe unifikimin e tė gjitha krijesave. Forma, stili i tyre i njėjtė, ligjėsitė e njėjta tė tyre, uniteti i lėndės sė parė (materies) tė tyre prej sė cilės janė tė ndėrtuara, tė gjitha kėto dėshmojnė se kėtu ka tė bėjė me njė Krijues, se nuk ka shok, kompanjon, sepse, pėrndryshe, edhe stili i krijimit do tė ishtė i ndryshėm. Vėshtrimet e kėtilla na udhėzojnė nė atė se ky Krijues ėshtė intelekti universal (akl-un kul-lijj-un), se Ai ua jep inspirimin krijesave tė veta dhe i drejton nė rrugėn e tyre zhvillimore, dhe se Ai i furnizon me mjetet pėr tė ekzistuar nė kėtė botė. Ai ėshtė i cili i dhuron krahė farės sė drurit shkretinor nė mėnyrė qė tė fluturojnė shkretėtirėn e shkretė e tė arrijė nė oaza ku do tė gjejė kushte tė pėrshtatshme pėr shumėzimin e vet. Ai ėshtė i cili e krijoi vezėn e mushkajės me dy cipa nė mėnyrė qė tė notojė mbi ujė dhe tė mos fundoset. Dhe, po mos tė ishte Ai, mushkaja nuk do tė mund ta dinte ligjin e Arkimedit dhe t'ia vendosė mbėshtjellėsin dystrajcor vezės sė vet.

    Pra, All-llahu ėshtė ajo Arsyeja e Gjithdijshme dhe Gjithpėrfshirėse, ai intelekti Universal, i cili secilės krijesė ia jep kushtet e jetės, Krijues i cili ėshtė mbi krijesat e veta, di ēka ato nuk dinė, mundet ēka ato nuk munden, sheh ēka ato nuk shohin. Ai ėshtė Njė, i Vetmi, i Gjithfuqishmi, i Gjithdijshmi, Gjithdėgjuesi, Gjithinkuadruesi, Githpamėsi, Gjithlajmėtari. Ai ėshtė i cili jep atribute, ndėrsa Ai ėshtė i paatribuar.

    E pandėrprerė dhe e vazhdueshme ėshtė lidhja ndėrmjet kėtij Krijuesi dhe krijesave tė Tij; Ai u ėshtė mė i afėrt sesa gjaku i tyre personal i cili nėpėr ta qarkullon. Ai e ka krijuar dhe harmonizuar kėtė kėngė shumė tė bukur kozmike. Ai ėshtė i Drejti i cili i ka krijuar ligjėsitė kozmike dhe deri nė detaje i ka bėrė tė sakta e tė pagabueshme.
    Ja, kėtė pasqyrė tė plotė, mė vonė, mbi All-llahun ma dha shkenca. Ēdo gjė qė ekziston nė gjithėsi, ka ndodhur. Nė kėtė na udhėzon leksikoni shkencor i cili kėtė na e shpjegon nė tė ashtuquajturin ligjin e dytė tė dinamikės termike. Me fjalė tjera,ky ligj e pėrkufizon ngrohtėsinė dhe ndryshimet e saj prej tė ngrohtės nė tė ftohtė, prej ngrohtėsisė sė lartė nė tė ultėn deri sa dy nivelet nuk barazohen dhe pushon ndryshimi termik. Nė bazė tė kėtij ligji shkencor nxjerrim pėrfundim logjik: nėse kohėn nuk e kufizojmė dhe nėse gjithėsia do tė ishte permanente pa fillim, alternativiteti i ngrohtėsisė dhe ftohtėsisė kaherė do tė merrte fund, e me kėtė edhe tė gjitha format e jetės. Tė gjithė trupat qiellorė do tė ngriheshin dhe me kėtė ēdo mundėsi e jetės do tė merrte fund. Pikėrishtė kėtu, pra, na qėndron dėshmia mbi tė zėnėt fill (krijuershmėrinė) e gjithėsisė, respektivisht e tėrė asaj qė ekziston.

    Nga ana tjetėr, zhdukjet alternative nga faqja e Tokės dėshmitarė tė sė cilės jemi: zhdukja e kulturės, vdekja e individėve, zhdukja e trupave qiellorė, bimėve dhe shtazėve, kalueshmėria kohore, ajo rrugė e domosdoshme e ēdo gjėsė qė ekziston dėshmon se gjithėsia do tė pėrfundojė nė shkatėrrimin e madh, nė ringjalljen e madhe.
    Shkenca e vėrtetė, jotendencioze kurrė nuk ka qenė nė kundėrshtim me fenė. Pėrkundrazi, e ka pėrmbajtur dhe e ka argumentuar. Gabimi ėshtė nė kėtė se dituria sipėrfaqėsore, gjysmė shkenca e shpie arsyen e shėndoshė nė dyshim dhe josiguri. Posaēėrisht kjo manifestohet kur ka tė bėjė me arsyen e cila ėshtė vetėmohuese dhe krenare dhe kur zhvillohet diskutimi nė kohėn kur arsyeja kundrohet si qėllim dhe synim i ēdo gjėje. E kjo ėshtė pikėrisht epoka e sotme, koha nė tė cilėn kultura materiale i ka bėrė hije ēdo gjėje tjetėr, koha nė tė cilėn njeriu ėshtė i rrethuar me avionė, satelitė, dhe anije kozmike, dhe tėrė kjo me zė tė lartė bėrtet:

    “Unė jam materia, unė jam ēdo gjė!”

    Vazhdon...
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  4. #4
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Trupi i njeriut


    Tė gjithė rrjedhim prej njė burimi, tė njėjtit trung, prej tė njėjtės materie, por ēdonjėri e posedon personalitetin e vet, individualitetin e vet. Sepse, dallimi ndėrmjet njėrės dhe tjetrės krijesė, nuk ėshtė vetėm kuantitativ nė numrin e grimcave materiale, por ky dallim ėshtė edhe mė i madh mė i ndėrlikuar nė marrėdhėniet dhe mėnyrėn e lidhjes sė kėtyre pjesėzave.
    Sot, pėr shembull dimė nga embriologjia se tė gjitha qelizat e embrionit trashėgues tė njeriut pėrbėhen prej proteinave tė ndryshme tė shėnuara me njėzet formula kimike NNDA - RNA), diē e ngjashme sikur edhe abeceda, me tė cilėn janė shkruar libra dhe hartime. Nė kėtė mėnyrė, edhe pse tė gjitha librat (njėgjuhėsore) janė tė shkruara me shkronjat e njėjta, secili libėr - nė rastin tonė secili njeri do ta ketė shpirtin e vet, personalietin e vet dhe kualitetin si krijesė e veēantė, dhe pavarur. Kjo veēanti e njeriut shkon deri atje saqė secili njeri ka shenjė tė veēantė tė gishtit. Nuk ekziston ngjashmėri midis dy shenjave edhe sikur tė ketė tė bėjė edhe me bineqėt.

    Kėshtu kjo vazhdon prej njeriut tė parė. Ose, ta marrim shembullin tjetėr, dimė se cili organizėm njerėzor e ka “shifrėn e vet personale kimike”, kėshtu qė ėshtė mjaft vėshtirė, e nganjėherė dhe e pamundur, tė transplantuarit e pjesės sė trupit nga njėri nė trupin tjetėr njerėzor. Ai, sė shpejti, e refuzon trupin e huaj, sikur ky ėshtė mikrob dhe pėr tė krejtėsisht i huaj. Ky dėbim paraqet problemin mė tė madh nė kirurgjinė plastike dhe nė tė transplantuarit e organeve tė trupit. Na ėshtė e njohur se, pėrkundėr gjilpėrave anestezike dhe barėrave tė vazhdueshme kundėr refuzimit tė trupit tė huaj, zemra e transplantuar mė e suksesshme ka jetuar vetėm diē mė shumė se njėzet muaj(1).

    Tėrė kjo na tregon se individualiteti dhe veēantia personale ėshtė e vėrtetė qenėsore, shkencėrisht e argumentuar - e vėrtetė tė cilės, nė fillim tė kėtij zhvillimi ideor, nuk i kam kushtuar kujdes. Kam besuar se e rėndėsishme dhe qenėsore ėshtė shoqėria, bashkėsia, e jo individi, njeriu, se e rėndėsishme ėshtė jeta, e jo qeniet e gjalla, shoqėria, e jo anėtarėt e saj. E vėrteta, tė kuptuarit e tillė ka qenė refleks, jehonė e filozofisė sime indiane mbi “panteizmin” (vahdetu-l-vuxhud) mė herėt tė pėrvetėsuar, e pastaj tė lėnė, e cila tėrė botėn fenomenale e identifikon me All-llahun, se ai ėshtė i vetmi i gjithmonshėm (permanent), e tė gjitha krijesat tjera janė “MAYA”(2) dmth. mashtrime kaluese. Sipas saj, njerėzit pakthyeshėm vdesin, zhduken dhe nuk do tė ringjallen. Pėr kėtė edhe unė kam besuar se njeriu ėshtė i amshueshėm aq sa i edukon fėmijėt e vet, i udhėzon dhe i mėson.
    E sa i pėrket vetė personalitetit tė tij,ai pakthyeshėm shndėrrohet nė pluhur. Kujtimi ynė do tė zgjasė aq sa tė kontribuojmė pėr ēėshtjen e pėrgjithshme. Mirėpo, personalitetet tona - fati i tyre ėshtė qė tė zhduken.


    Por, ē'ėshtė personaliteti?


    Nė fillim tė formimit tė konceptit tim mbi personalitetin nuk kam ditur mė shumė se, individualiteti ėshtė reaksion i pėrkohshėm nė qėndrimet e pėrkohshme dhe, nė pajtim me kėtė, kur tė zhduken pėrkohshmėritė dhe tė ndyshohet koha, prej kėtij personaliteti nuk mbetet asgjė. Fundi i tij vjen me pleqėrinė, kur tė vijė deri te sahkatėrrimi i tij si pasojė e shkatėrimit tė sistemit nervor nė tru. Kur nervat pas vdekjes tė kalben dhe tė zhduken, do tė zhduken edhe personalitetet tė cilit i kanė takuar.
    Thėnė mė mirė, kam besuar se termi personalitet ėshtė sinonim pėr karakteristikat e caktuara tė njeriut tė formuara nėn ndikimin e pėrvojės aktive dhe aksioneve nervore reflektive prej tė cilave disa janė trashėguar nė trajtė instinkti, e disa janė arritur me prėvojat e shqisave, tė cilat nėpėrmjet trurit janė regjistruar dhe me memorie janė mbajtur mend. Dhe, kur pushon sė punuari truri dhe qelizat e tij memorike vdesin, nuk ka nevojė tė supozojmė njėfarė vazhdimi spiritual tė kėtij funksioni tė pastėr material. Kėshtu, nė fillim, sipėrfaqėsisht nė mėnyrė materialiste e kam pėrfytyruar njeriun. I kam folur vetvetes se njė personalitet nuk ėshtė i veēuar, i determinuar; ai s'ėshtė asgjė pėrpos shirit rrjedhės i personaliteteve tė ndryshme e tė shumėnumėrta. Kėshtu pėr shembull personaliteti im nga koha dhjetėvjeēare nuk ėshtė i njėjtė sikur edhe ai kur i kam pasur njėzet,e sėrish tjetėr prej atij kur i kam pasur tridhjetė. nė ēdo ēast personalitetit tim diē i ėshtė shtuar, e diē i ėshtė marrė. Kam pyetur vetveten se cili personalitet do tė ringjallet dhe nė botėn tjetėr do tė dėnohet? Kjo lojė fjalėsh, pėr tė cilėn atėherė s'kam qenė i vetėdijshėm, mė ka bėrė tė harroj shembullin nga jeta e kėsaj bote qė, kur ta shtypim botimin e dytė tė ndonjė libri, atėherė nuk e shtypim vetėm njė faqe ose kaptinė tė tij, por i shtypim tėrėsisht tė gjitha pjesėt e tij.
    ---------------------------------------------------------
    1 Duke e marrė parasysh se botimi i parė i kėsaj vepre ėshtė lajmėruar mė 1970,kėto rezultate duhet kuptuar nė kontekstin historik tė asaj kohe; sot ėshtė shkuar mė tej nė kėtė plan.
    2“Māyā”, iluzion, mashtrim (nė vedant) sipas sė cilės fenomenalja na duket si e vėrtetė definitive, sipas sė cilės ajo qė ėshtė absolute dhe e pandashme na duket relative dhe e ndashme. Māyā e mbulon tė pamurit tonė kah e vėrteta mė e lartė. Ajo ėshtė fundamenti vegues i botės fenomenale. Do tė thotė edhe fuqia mbinatyrore e zotėrave.


    Vazhdon...
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  5. #5
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Rasti i tillė do tė jetė edhe me shpirtin: do tė ringjallet me tė gjitha kaptinat dhe detajet e tij, sikur qė fara, e mbjellė nė gjiun e tokės i pėrmban tė gjitha kushtet dhe mundėsitė qė prej saj tė zhvillohen edhe kėrcylli edhe gjethet edhe fruti.

    Mirėpo, teoria materialiste e cila sipas natyrės sė vet ėshtė e dhėnė kah detajizimi, obdukcioni dhe shkoqitja, gjithnjė mė ėshtė imponuar, prandaj kam harruar qė gjerat t'i shikoj nė tėrėsi dhe absolutisht. Mė dukej se shpirtin mund ta kuptoj nėse e studioj dhe analizoj trupin, dhe se midis kėtyre dy nocioneve nuk ka kurrfarė dallimi: shpirti ėshtė trup, arsyeja tru, e personaliteti asgjė tjetėr pėrpos reaksion dhe grumbull i qėndrimeve refleksive, se disponimi dhe simpatia, tekefundit, janė uri trupore, fizike.

    Tė ndalemi tash nė kėtė ēėshtje: a ėshtė e saktė se njeriu ėshtė grumbull ngacmimesh nė uri, seks dhe njė sėrė ndjenjash me tė cilat trupi i njeriut i njeh nevojat e veta? Nėse kėtė do ta pranonim, do tė gjendeshim para shpjegimit materialist, e kjo nuk ėshtė qenėsia as e shpirtit as njeriut - para temės tė cilėn hollėsisht e kam diskutuar nė dy veprat e mia “Enigma e vdekjes” (“Lagzu-l-mewti”) dhe “Enigma e jetės” (“Lagzu-l-hajāti”). Sepse, e sakrifikon kafshatėn, shtėpinė dhe shtratin e vet tė ngrohtė pėr qėllime mė tė larta, tė cilat e privojnė nga shumė gjėra: e flijon kėtė pėr drejtėsinė, tė vėrtetėn, tė mirėn e pėrgjithshme dhe lirinė. E ku janė kėtu ngacmimet pėr uri dhe seks? Ose pėr shembull luftėtari nė front, i cili mbi topin e vet flijohet pėr tė nesėrmen mė tė mirė, qė do tė pasojė? Ku ėshtė kėtu shpjegimi materialist i trupit tė njeriut?

    Pra, ėshtė evdiente se qenėsia e njeriut, komponentet e tij pėrbėrėse, e tejkalojnė kuptimin e atij fizik, substancor dhe se qenėsia e tij nuk pėrbėhet vetėm prej nevojave fizike, fiziologjike,tė cilat tek ai reflektohen. Me fjalė tjera, ky vendim madhėshtor i njeriut qė trupin e vet ta flijojė dhe urrejė, ky ėshtė manifestim qė flet se ai e qeveris, e sundon trupin, e jo trupi atė. Nga ana tjetėr, nėse “unė” jam trup, si mund ta sundoj trupin dhe ta nėnshtroj?

    Ose, thėnė mė qartė, nėse “unė” jam uria, si mundem qė tė detyrohem nė uri? Pra, ėshtė evdiente se tė ekzistuarit e atij “kontrolluesi” tė brendshėm tė njeriut mbi elementet dhe instinktet trupore, ėshtė argument i qartė mbi tė ekzistuarit edhe tė elementit tjetėr, mė kualitativ, i cili e pėrbėn pjesėn pėrbėrėse tė trupit tė njeriut. Nėse dimė qė nėpėrmjet shpirtit ta sundojmė trupin, qė me arsye t'i rregullojmė dėshirat tona, qė nėpėrmjet kundrimit tė hollėsishėm t'i vėmė kufijtė e arsyes - ky shkallėzim i parėsores dhe sekundares e vėrteton faktin i cili ėshtė mė kualitativ se trupi i njeriut dhe e sundon atė, nuk i ėshtė nėnshtruar dhe me trupin nuk vdes.

    Atė i cili do tė provonte dhe pėrpiqej tė na shpjegonte se si njeriu ėshtė grumbull i nevojave materiale fiziologjike, do ta lusnim tė na shpjegojė ku shkon ai njeri gjatė kohės sė gjumit? Me fjalė tjera, atėherė, deri sa ai flen, tek ai edhe mė tej kryhen proceset fiziologjike, tė gjitha reflekset dhe ndėrdija funksionojnė pa kurrfarė pengese. Zemra rekton, frymėmarrja funksionon gjėndrat sekrecojnė, organet digjestive punojnė, dora nga tė shpuarit me gjilpėrė dridhet. Dhe, pėrveē kėtyre, ne para atij qė ėshtė nė gjumė jemi sikurse para drurit ose, thėnė mė mirė, para qenies primitive, e cila nuk dallohet prej insektit primitiv. Ku ėshtė kėtu njeriu?

    Gjendja alternative e gjumit dhe zgjuarėsisė sė njeriut, nė tė vėrtetė, shembulli i zbehtė i vdekjes dhe ringjalljes, edhe njė herė na konfirmon tė ekzistuarit e atij elementi fisnik, shpirtit, nė organizmin e njeriut. Me fjalė tjera, ky element me prezencėn e vet nė trupin e pėrgjumshėm, momentalisht dhe pa hyrje, e krijon Hitlerin ose Neronin, e ky trup i shtrirė zgjohet qė tė vrasė, sulmojė, rrėnojė dhe zhdukė. Dallimi ndėrmjet kėtyre dy gjendjeve tė organizmit tė njeriut ėshtė tepėr i madh qė tė mund tė sqarohet me ndryshimet materiale momentale.

    Materialistėt thonė se shpirti ėshtė e vėrtetė objektive, qė do tė thotė se ėshtė materie. Ne pyesim si mundet shpirti tė jetė objekt dhe, nėse ky ėshtė, nė raport me kend ėshtė objekt? Nė raport me tė tjerėt?! me tė tjerėt nėse ata nuk e shohin?! Ata mund ta njohin tė ekzistuarit e tij nė bazė tė manifestimeve, e kėto manifestime, nė tė shumtėn e rasteve janė tė rrejshme dhe nuk janė autoritative. Sepse, prej pėrvojės dimė se tė tjerėve, kryesisht, iu “shtiremi”, e madje edhe vetvetes. Nga kjo ėshtė e qartė se kėto manifestime tė jashtme do tė jenė joreale.

    Ose, shpirti ėshtė objekt i trupit, tė vetė njeriut? Nuk ėshtė as, kjo, sepse tė gjithė e dimė se shpirti nėse e kundrojmė si objekt nėn neshterin analitik (thikėn kirurgjike) do tė transformohet nė trup, do tė tretet dhe fshihet. Kėtė pėr shkak sepse ai nuk mund tė jetė objekt, as tė vendoset nėn mikroskop si gjethi i drurit, sepse ai ėshtė substancė, para sė gjithash pėr arsye se ėshtė subjekt. Thėnė ndryshe, ai ėshtė fytyra tjetėr e fotografisė, ai ėshtė subjekt nė raport me trupin i cili ėshtė objekt. Nė realitet, ky subjekt dhe objekt i pėrbėjnė polet e tė vėrtetės sė njėjtė. Dhe, nėse e definojmė materien se ajo ėshtė ēdo gjė qė ėshtė objektive, me shqisa e kuptueshme, duhet tė pranojmė se nė botėn kuptimore, abstrakte (vuxhud) ekziston edhe diē tjetėr pėrveē materies, ana tjetėr e tė vėrtetės, e ky ėshtė subjekti. Perceptimi, vrojtimi, do tė na shpie kah njohja e fuqishme se nė ēdo ēast ekzistojnė dy gjėra: objekti njohės dhe shpirti me tė cilin njihet, e gjendet jashtė objektit. A thua, pėr shembull, kalueshmėrinė kohore do tė mund ta kuptonim po tė mos ishte ajo fuqi njohėse, e vendosur nė kėndin e izoluar tė kėsaj rrjedhe tė vazhdueshme kohore. Po tė lėvizte vazhdimisht me treguesin sekondar, kurrė nuk do tė mund t'i njohim as kuptojmė ato sekonda.

    Vazhdon...
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  6. #6
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Njohja jonė do tė zhdukej njėkohėsisht me kalimin e sekondės. Mė nė fund, kjo ligjėsi ėshtė e njohur mirė: se lėvizjen mund ta vėrejė vetėm ai i cili ėshtė jashtė saj, kush nuk merr pjesė nė tė.
    Pėr kėtė arsye, pėr shembull nuk mund ta ndjejmė lėvizjen, nėse njėkohėsisht edhe ne lėvizim, nėse jemi nė orbitėn e njėjtė. Duhet tė gjendemi jashtė lėvizjes qė tė mund ta vėrejmė atė. Nuk do ta ndjejmė, pėr shembull, lėvizjen e ashensorit deri sa jemi nė ashensorin lėvizės, sepse jemi bėrė pjesė e masės lėvizėse. Por, kėtė lėvizje menjėherė do ta hetojmė nėse nėpėrmjet vrimės nė ashensorit shikojmė nė ndonjė pikė ose trup i cili ėshtė nė qetėsi. Po ashtu, e pamundur do tė na ishte ta vėrejmė lėvizjen e Diellit nėse nė tė do tė gjendeshim, por kėtė lėvizje do ta vėrejmė nga Hėna ose Toka. Sipas ligjėsisė sė njėjtė nuk mund ta vėrejmė lėvizjen e Tokės derisa jemi nė tė, por kėtė ėshtė lehtė ta vėrejmė nga Hėna.

    Pra,ėshtė e pamundur tė kuptohet gjendja personale derisa gjendemi nė tė por ajo ėshtė menjėherė e kuptueshme nėse e vėshtrojmė nga jashtė,si objekt.Ligjshmėria e njėjtė ka tė bėjė edhe me rrjedhėn e kohės: qė ta njohėsh,subjekti yt njohės duhet medoemos tė jetė jashtė rrjedhės kohore.
    Nė bazė tė mėparshmes vijmė deri te konkludimi interesant: se shpirti ose subjekti njohės ėshtė ekzistencė e veēantė,kohėsisht i pavarur dhe me tė i palidhur.

    Nė kėtė mėnyrė u gjetėm para tė vėrtetės sė njeriut: njė pjesė e tij ėshtė e lidhur pėr kohėn dhe zhduket me tė. Kjo pjesė e tij me kohėn bėhet, rritet dhe vjetėrohet, e ky ėshtė trupi. Pjesa e dytė e kėsaj tė vėrtete, ėshtė jashtė kohės. Ajo pjesa e dytė, shpirti, e vėshtron kohėn nga pika jolėvizėse kohore dhe e njeh atė e nė rrjedhėn e tij nuk merr pjesė. Pėr kėtė kjo pjesė e tė vėrtetės sė njeriut nuk rritet, nuk vjetėrohet as nuk zhduket. Dhe, atė ditė kur trupi tė shndėrrohet nė dhe, ajo pjesė e mban veēantinė e vet, mbetet e gjallė me jetėn e vet tė veēantė, me kohė tė pacaktuar(3).

    Pėr pjesėn e dytė tė njeriut nuk kemi emėr tjetėr pėrpos atij,tė cilin ia kanė dhėnė fetė, e ky ėshtė shpirti. Tė gjithė ne nė vetvete mund tė ndjejmė tė ekzistuarit e shpirtit, si edhe kėtė se ky ekzistim, sipas atributeve tė veta, nė lidhje me ndryshimet e jashtme tė pėrditshme dinamike tė botės fenomenale, ėshtė tjetėr. Tė gjithė mundemi qė thellė nė vete ta ndjejmė prezencėn permanente tė diēkahit qė ėshtė krejtėsisht e kundėrt me ekzistencėn relative, tė jashtme pulsive. ky pėrjetim i brendshėm, tė cilin e pėrjetojmė nė ēastet e zgjimit tė brendshėm dhe ardhjes nė vete, e tė cilin e kam quajtur gjendja e “prezencės”, ky ėshtė ēelėsi i cili na shpie drejt zbulimit tė ekzistencės spirituale te ne dhe e zbulon fshehtėsinė, tė cilėn e quajmė shpirt, absolut ose abstrakt.

    Nė tė dalluarit e tė mirės prej tė keqes, tė vėrtetės prej gėnjeshtrės, drejtėsisė prej padrejtėsisė, i pėrdorim kriteret e caktuara, tė cilat janė tė pavarura prej objektit tė matur. Notėn e japim duke vėshtruar nga “kėndi” i njėjtė “shpirtėror”. Se shpirti ekziston dėshmon nė tė pėrfaqėsuesi i tij, ndėrgjegjja, si edhe ndjenja se ē'ėshtė e bukur. Nė tė tregon ndjenja sekrete me tė cilėn e dallojmė tė vėrtetėn prej tė pavėrtetės, origjinalin prej surrogatit, (falsifikimit). Dhe, mė nė fund, se shpirti ekziston dėshmon edhe liria e brendshme e aksionit. Sė kėndejmi edhe pėrfundojmė se shpirti ėshtė fushė e misterieve tė fshehta njerėzore, e lirisė sė pafrenueshme dhe zgjidhjes e nuancimit tė lirė.

    Derisa jetojmė nuk i kushtojmė kujdes vdekjes dhe deri sa veprojmė asaj nuk i japim pjesė nė llogarinė tonė. Vėshtrojmė nė vdekjen sikur nė diē iracionale. Nė tė vėrtetė, duke vepruar kėshtu ne persiasim dhe sillemi tė mashtruar me “unin” (egon) tonė, i cili, nė tė vėrtetė, ėshtė shpirti, e ai sipas natyrės sė vet nuk di pėr vdekje. Vdekja, pra, nė raport me shpirtin, i cili ėshtė jashtėkohor, ėshtė si ndėrrimi i rrobeve. Vdekja ėshtė shkatėrrim (fena-un), dhe zhdukje (adem-un) tė cilėn shpirti nuk e njeh. Ai ėshtė gjithnjė kėtu, prezent. Koha nė tė nuk vepron. Me vdekjen ai nga vetja vetėm i heq teshat materiale tė kėsaj bote ose, si e thonė kėtė sufitė, i vesh teshat e botės tjetėr (berzah)(4), pastaj i heq ato tė berzahit qė t'i veshė ato hyjnore, spirituale (melekuti), pastaj i heq ato hyjnore qė t'i veshė ato tė sovranit (xheberuti). Nė kėtė mėnyrė ai ngadhėnjen shkallė shkallė nė rrugėn e vet kah Krijuesi i tij. Secili shpirt do t'i afrohet sipas shkallės sė pastėrtisė sė vet, valvitshmėrisė dhe mundėsisė qė tė fluturojė. Shpirtrat, tė ngarkuar e tė rėndė, do tė bien nė gremina tė errėta, duke u munduar gjithmonė qė prej tyre tė nxirren.

    T'i lėmė sufitė dhe dėshmimet e tyre. Nuk e kam pėr qėllim qė me kėtė ese tė futem pėrtej perdes sė vdekjes, nė mėnyrė qė tė mėsoj ē'ka pas saj, sepse kjo do tė ishte dėshirė e parealizueshme. Kam dėshirė qė lexuesi tė mendojė mbi vetveten dhe ta zbulojė kėtė subjekt, nė vete thellė tė mbjellė, tė cilin e kam quajtur shpirt dhe pėr ekzistencėn e tė cilit kam dhėnė prova e argumente tė pamohueshme: ndjenjėn tonė tė brendshme, tė cilėn tė gjithė ne nė vete e ndjejmė. Kjo ėshtė ajo prezencė kontinuitive te ne, e cila ėshtė e pėrhershme dhe e pandryshueshme, si syri ynė i brendshėm i hapur pėrherė.
    Shpirti ėshtė zgjimi i brendshėm. Ai ėshtė drita jonė e brendshme e padukshme, por e cila na ndriēon rrugėn e tė vėrtetės dhe nėpėrmjet sė cilės e dallojmė tė shėmtuarėn prej tė bukurės, tė mirėn prej tė keqes. Shpirti ėshtė horizont nga i cili e vėshtrojmė rrjedhėn e kohės dhe i njohim (kuptojmė) lėvizjet e saj. Nga ai e shohim edhe kalueshmėrinė e kėsaj bote.
    Shpirti ėshtė pika qendrore e rrethi, qendra rreth tė cilit lėvizin ndodhitė kohore tė kėsaj bote derisa ai qėndron stabil nė vendin e vet, i palėvizshėm dhe i pėrhershėm. Shpirti, edhe pse ėshtė e vėrteta jonė absolute, prapėseprapė ėshtė sekret. Jo nė kuptimin se a ekziston, sepse kėtė e argumentuam, por a ėshtė i pėrjetshėm apo vazhdimėsia e tij ėshtė shėnuar me disa kritere tjera kalendarike dita e tė cilit ėshtė si njė mijė vjet tonat? Kjo ėshtė sekret...
    Ēfarė janė raportet midis shpirtit dhe trupit?
    Ēfarė janė raportet midis arsyes dhe trurit?
    Ēfarė janė raportet midis memories, diturisė (sė arritur) dhe manifestimit tė diturive? Kjo ėshtė temė tjetėr e cila kėrkon shpjegime tė gjata.

    -------------------------------------------------------------------------------

    3 Botėkuptim filozofik shkencor qė, nė kundėrshtim me idealizmin, pranon se materia ėshtė parėsore, kurse ndėrgjegjja (shpirti) ėshtė dytėsore dhe se fenomenet spirituale janė vetėm nė funksion tė materies, qė ėshtė nė kundėrshtim me Islamizmin, i cili, siē kemi cekur, materien e konsideron vetėm mjet, vegėl... pėr qėllime mė tė larta.
    4 Berzah- ndėrhapėsirė, ndėrkohė, periodė ndėrmjet vdekjes dhe ringjalljes; kalim ndėrmjet dyshimit dhe sigurimit (nė besim).

    --------------------------------------------------------------------------------
    Vazhdon...
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Vėrtet ėshtė ky njė libėr shumė interesant i kėtij autori, siē janė edhe librat tjerė tė tij. Kėrkoni nėpėr xhami, apo zyra tė Bashkėsive Islame nė komuina, besoj e gjeni dhe do tė bindeni.

  8. #8
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Shpirti


    Njė mbrėmje mė ra ndėrmend ta provoj dhe hulumtoj memorien time. Nė njė copė letėr i kam shėnuar tė gjitha numrat qė i kam mbajtur mend: numrin e pasaportės, automobilit, banesės, letėrnjoftimit, numrat e telefonave tė miqve dhe kolegėve, institucioneve dhe redaksive, gazetave, rezultatet e shumėzuesit dhe tė shumėzueshmit, tė cilat i di pėrmendėsh dhe operimet tjera llogaritėse, tė njohura intuitivisht. Pastaj e kam shkruar datėn e ditėlindjes sime dhe fėmijėve tė mi, vlerat stabile nga matematika dhe fizika siē ėshtė shpejtėsia e dritės, zėrit, shumėn e trekėndėshit, shkallėn e vlimit tė ujit dhe tėrė atė qė e kam mėsuar nė Fakultetin e Mjekėsisė: pėrqindjen e sheqerit nė gjak, numrin e rruzave tė kuqe e tė bardha tė gjakut, sasinė e gjakut nė trupin e njeriut, numrin e pulsit dhe frymėmarrjes normale e tjera. Pėr njė kohė tė shkurtėr para vetes kam pasur disa faqe me qindra numra, tė cilėt i rikujtova dhe tė cilėt, si vetėtimė, kaluan nėpėr memorien time - sikur tė isha llogaritės elektronik.

    Edhe vetė kam qenė i habitur! Si kam mundur tė mbaj nė mend kaq numra, kur ēdonjėri ka qenė gjashtėshifror ose shtatėshifror. Pyetesha ku janė tė vendosur kėta numra nė qelizat trurore dhe si pason rimemorimi i tyre momental? Pastaj kam menduar se si kėta numra me radhė dhe ndaras janė radhitur; me ēdo numėr ėshtė edhe komenti pėrkatės i cili e shpjegon dhe definon. Pyetesha se si nė memorien tonė grumbullohen me qindra e qindra numra tė tillė e nuk pėrzihen, as nuk e fshijnė njėri tjetrin?

    Pėrveē numrave memoria jonė ėshtė pėrplot me emra, terma, fjalė, forma dhe fytyra tė mbajtura mend. Nuk i kemi harruar panoramat e vendeve dhe shteteve nėpėr tė cilat kemi kaluar dhe vizituar. Me disa erėra ėshtė e lidhur fotografia e femrės tė cilėn e kemi njoftuar, ose pamja e cila na rikujtohet, vjetėrsia e romanit, skenarit me mijėra kuadro, ushqimet dhe aromat. E shikojmė ushqimin dhe momentalisht, nga dėshira pėr tė, na “rrjedh” nga goja ose ndjejmė instinkt pėr vjellje. Me shijen e ushqimit e vėmė nė lėvizje shiritin manjetofonik, i cili fillon tė flasė mbi njė gosti tė pasur, ose gėlltitja e ilaēit tė idhėt na pėrkujton nė sėmundjen e gjatė dhe dhembjet e mundimshme. Madje memoria na e ka ruajtur kujtimin mbi flladin dhe aromat e guacave bregdetare e era e lehė dhe e freskėt nė kėtė na pėrkujton sikur kėtė krejt sėrish po e pėrjetojmė. Zėrat, pėshpėritjet, zhurma, britma, apeli pėr ndihmė dhe tė qamurit na pėrkujtojnė nė diē. Rasti i njėjtė ėshtė me ndonjė takt muzikor, strofėn e vjershės, flakareshėn, goditjen me shkop shpinės dhe psherėtimėn e dhembshme. Tėrė kėtė e ka mbajtur mend memoria dhe nė kartonin e vet informativ kujdesshėm dhe besueshėm e ka shkruar: datėn, rrethanat, emrat e personave, shkakun e ngjarjeve, deklaratat e dhėna... Kjo ėshtė ajo mrekulli (mu'xhize) tė cilėn e quajmė memorie.

    Me vete e kemi kontrolluesin e vėrtetė, i cili, sikurse me pendė nėpėr letėr, shėnon nė zemrat tona ēdo gjė, e edhe ēdo hap tė bubrrecit.
    Nganjėherė mendojmė se diēka kemi harruar, por sė shpejti zbulojmė se jo, dhe nė ēastin e plogėshtisė dhe gjysmėgjumėsisė, befasisht dėshmohemi se kjo te ne ėshtė prezente. Ndonjėhere kjo na ndodh, derisa jemi te psikiatri, ose kjo rastėsisht “nga gjuha na ikė”, ose kėtė joqėllimisht e diktojmė.

    Vazhdon...
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  9. #9
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Asgjė pėrgjithmonė s'ėshtė harruar, asgjė pakthim s'ėshtė humbur. E kaluara, pa kontestim, ėshtė shkruar dhe kėtė me radhė, moment pas momenti, njė e rrahur e zemrės pas tjetrės.
    Ėshtė pyetje e madhe ose fshehtėsi hutuese ku janė tė rregulluara tė gjitha kėto fotografi, ku ėshtė vendosur tėrė ky aktiv sekret? Kjo ėshtė pyetje nė tė cilėn janė orvatur tė pėrgjigjen shumė shkencėtarė dhe shumė filozofė.

    Filozofėt materialistė kanė thėnė se fuqia e memories ėshtė nė tru dhe se qenėsia e memories ėshtė nė ndryshimet kimiko - elektrike, tė cilat zhvillohen nė materien e trurit si pasoja tė veprimit nervor nė ndodhitė (e jashtme). Saktė, ashtu siē ndodh kjo me shiritin manjetofonik me rastin e incizimit. Me fjalė tjera, kėto ngacmime tė regjistruara deponohen nė tru dhe ato, nė ēastin e orvatjes sė rikujtimit automatikisht, besnikėrisht, kthehen nė kujtesė.

    Sipas kėtij supozimi materialist, memoria s'ėshtė asgjė tjetėr pėrpos skalitje ose transplantim nė materien qelizore trurore. Fati i memories ėshtė tė zhduket dhe tė derdhet, sikur qė shkatėrrohen ose zhduken tė gjitha gravurat dhe prerjet. Me vdekjen e njeriut dhe kalbjen e qelizave trurore do tė zhduket edhe memoria.
    Kjo ėshtė vėrtet pėrgjigje e thjeshtė dhe e lehtė, por njėkohėsisht edhe autorėt e saj i vendosi nė grackė prej kah nuk mund tė dalin.

    Me fjalė tjera, nėse supozojmė se memoria ėshtė vetėm veprim material e cila ėshtė manifestuar nė qe lizėn trurore, ėshtė logjike qė me ēdo dėmtim material tė qelizave trurore tė pasojė edhe dėmtimi pėrkatės i memories. Nėse kėshtu i hyjmė kėtij fenomeni - ėshtė e detyrueshme - se ekziston pėrpjesėtimi pėrkatės ndėrmjet kėtyre dy rasteve: ērregullimi i memories nė intensitetin e caktuar duhet medoemos tė manifestohet edhe nė materien pėrkatėse qelizore, e kjo ėshtė ajo qė pikėrisht nuk manifestohet me rastin e dėmtimit tė trurit dhe sėmundjeve trurore. Ajo qė ndodh ėshtė pikėrisht e kundėrt prej asaj. Kėshtu pėr shembull dėmtohet qendra e tė folurit, por kjo aspak nuk manifestohet nė memorien e fjalės, pason paraliza e fuqisė sė tė folurit, respektivisht defektit nė punėn e instrumentit tė tė folurit.

    Me fjalė tjera, prishja qelizore nė tė vėrtetė ėshtė prishje e motorit, lėvizėsit, por jo edhe e memories. Fotografia e fjalės nė tru mbetet e shėndoshė dhe e paprekur.
    Kjo na dėshmon se funksioni i trurit nuk ėshtė i njėjtė me funksionin e memories dhe rikujtimit. Truri, nė kėtė rast, ėshtė vetėm central i cili jep kontakt, lidhje. Ai ėshtė vetėm mjet nėpėrmjet tė cilit, me ndihmėn e instrumentit material e shpreh fjalėn, bėhet zė kumbues (tingėllues), ngjashėm siē vepron radioaparati kur radio vala shndėrrohet nė impulsin tingėllues, elektrik. Dhe, kur radio-aparti tė prishet dhe dėmtohet, kjo nuk do tė thotė se defekti ėshtė te radio valėt ose te emisioni, porse ky defekt ėshtė shkaktuar nė membranėn e radio-marrėsit i cili krijon zė. Mirėpo, vala funksionon dhe mund ta pranojė radio marrėsi tjetėr, nė gjendje tė rregullt.

    Rasti i tillė ėshtė edhe me memorien, ajo ėshtė prėmbledhje e pavarur fotografish, idesh dhe pikėpamjesh, e cila ėshtė e vendosur dhe gjendet nė shpirt, e kurrsesi nė tru ose trup. Truri s'ėshtė tjetėr pėrpos njė mjet, nėpėrmjet tė cilit kėto fotografi transmetohen nė mėnyrė qė, nė botėn materiale, tė bėhen fjalė tingėlluese dhe tė theksuara. Sė kėndejmi, dimė se aftėsia e tė folurit do tė goditet nėse trupi dėmtohet, por kjo nuk do tė jetė nė rastin e memories, sepse ajo ėshtė ēka edhe shpirti dhe nuk do tė reagojė siē reagon trupi i njeriut. Pandaj, trupi dhe shpirti nuk janė sinonimė, njė e njėjta gjė. Kėtu e kemi tė ashtuquajturin dualizmin fenomenal: njė ėshtė trupi (materia) e tjetėr ėshtė shpirti.

    Vazhdon...
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  10. #10
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Nė rastet e harresės sė pjesėrishme, nė tė cilat njeriu i harron ngjarjet nga periudha e caktuar kohore, i sėmuri e harron njė periudhė kohore, e humb nga vetėdija e vet dhe zhduket nga memoria e tij. Nė shembujt e kėtillė, nė pajtim me teorinė materialiste, e obligueshme do tė ishte tė pasojė edhe dėmtimi i pjesėrishėm i trurit, periudhės pėrkatėse tė harresės. Mirėpo, dimė nga pėrvoja se kėto kryesisht janė rastet e shok gjendjes (ērregullimit) tė pėrgjithshme psikike, e jo dėmtimit tė pjesėrishėm tė qelizave tė trurit.

    Pėr herė tė dytė, edhe nė kėtė shembull, po bindemi se nuk ekziston sinonimia fenomenit tė harresės dhe dėmtimit material, fizik.
    Nė rastet e dėmtimit tė rėndė material, truror, nė qoftė se ka tė bėjė me thyerjen, kalljen ose sėmundjen tumorite, kur lind harresa totale, gjithnjė vėrehet se kjo harresė pėrparon rrjedhės sė caktuar: mė sė pari fillon tė harrohen emrat e pėrveēėm, e mė sė voni harrohen foljet. Nėse tash, kemi parasysh se kjo harresė e shkallėzuar ka lindur pėr shkak tė dėmtimit i cili nuk ka qenė i shkallėzuar, nė kėtė rast e kemi edhe njė argument nė mosmarrėveshje, joidentitet tė dy nocioneve tė larttheksuara (trupit dhe shpirtit), sepse dėmtimi i memories, nė raport me rrethin e veprimit, intensitetin dhe shkallėzimin, nuk ka lidhje me dėmtimin material tė trurit.

    Pėrsėri vimė deri te konkludimi se teoria materialiste mbi memorien ėshtė e paqėndrueshme. Pėrsėri u gjetėm para fenomenit i cili ėshtė sipėr trupit tė njeriut dhe qelizave tė tij tė trurit.
    Sė shpejti qelizat e trurit do tė vdesin dhe prishen (kalben), e memoria me tė gjitha detajet e veta do tė mbesė e gjallė duke na rikujtuar, nė jetėn tonė tjetėr, shpirtėrore nė tė gjitha veprat tė cilat mė parė i kemi filluar.

    Nė tė vėrtetė, trupi i njeriut nė kėtė botė, materiale, s'ėshtė asgjė tjetėr veēse zbatues dhe manifestues i qėllimeve. Trupi ka qenė vetėm instrument i shpirtit dhe i nėnshtruar atij, e truri vetėm central dhe tel ngjitės. I tėrė roli i trurit pėrbėhet prej asaj qė tė bėjė (zhvillojė) bashkim prej botės shpirtėrore nė materiale, ose, siē e thotė kėtė filozofi Bergsoni: “Donner la communication”, dmth, tė jepet kontakti, lidhja. Me fjalė tjera, “fijet nervore” e transmetojnė atė qė shpirti e fsheh dhe e transmeton nėpėrmjet impulsit elektrik nė mėnyrė qė, nė anėn tjetėr tė pėrēuesit, organi i gjuhės ta komunikojė. Pra, atė tė njejtėn qė e bėn radioja nėpėrmjet radio-valėve. Nė kėtė mėnyrė, deri sa ende jemi trupa, e zhvillojmė komunikimin gjuhėsor. E kur trupat tė vdesin, na mbeten shpirtrat qė ta rikujtojmė ēdo moment, ēdo shkronjė, t'i rikujtojmė tė gjitha qėndrimet (sjelljet) tė cilat (nė shpirt) janė regjistruar.

    Ekzistojnė hipoteza shkencore tė cilat shkojnė edhe mė larg se kjo, se njohja jonė e kėsaj bote nė tė vėrtetė ėshtė vetėm rimemorim i dijes kaherė tė arritur, nė shpirt tė deponuar dhe tė regjistruar. thėnė mė tekstualisht, kjo njohje nuk ėshtė ajo nga tabela e shkollės. Sipas kėtij supozimi pėr ne njohja 2 x 2 = 4 nuk ėshtė e re. Ne me kėtė njohje jemi lindur, e (nė shkollė) vetėm e kemi pėrsėritur. Rasti i tillė ėshtė me tė gjitha aksionet matematikore, gjeometrike dhe logjike. Tė gjitha kėto njohuri te ne janė tė “deponuara”, ne me to lindemi dhe ne vetėm i pėrtėrijmė. Nė Kėtė supozim shkencor udhėzon pėrvoja e pėrditshme e kėsaj bote.

    Diē e ngjashme ėshtė edhe me personalitetet, individualitetet tona. Me to lindemi ato te ne janė tė shėnuara, ne i bartim nė shpirtėrat tonė. Tėrė procesi pėrbėhet prej asaj qė realiteti i kėsaj bote ofron raste, rrethana dhe modelim material nė mėnyrė qė ky personalitet tė pėrcaktohet mbi tė mirėn apo tė keqen dhe qė tė caktohet kuptimi i veprimit tė tij. Ky caktim, ose klasifikim, kryhet nė kėtė botė.

    Vazhdon...
    Why do people with closed minds always open their mouths?

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mustafa Mahmud.
    Nga INDRITI nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-12-2005, 11:55
  2. Hijet e Dyshimit!....
    Nga Agim Doēi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 21-03-2003, 22:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •