Kurdoherė qė diē nuk kemi mund tė kuptojmė kemi thėnė se kjo rastėsisht ka ndodhur, por a ėshtė kjo e arsyeshme?
Rastėsisht shpezėt dhe peshqit shtegtarė, nė largėsi prej mijėra kilometrash, nėpėr dete e shkretėtira, orientohen kah caqet e veta? Rastėsisht zogthi e then gėzhojėn e vezės nė vendin e saj mė tė ndjeshėm qė prej saj tė dalė? Rastėsisht shėrohen varat dhe vetvetiu, pa kirurg, koagulohen (qepen) skajet e tyre? Rastėsisht luledielli kupton se dielli ėshtė burim i jetės sė tij dhe pėr kėtė i kthehet? Rastėsisht nė drurin e shkretėtirės rritet fara me krahė qė tė mund tė fluturojė nė zonat ku kushtet pėr bimė janė mė tė mira, ku kanė ujitje dhe shi? rastėsisht bimėt e zbuluan ngjyrėn e vet tė gjelbėr (klorofilin) dhe e pėrdorin pėr krijimin e fuqisė sė vet jetėsore? Rastėsisht mushkanja veve tė veta, (pa ndihmėn e Arkimedit), u ka krijuar qese notuese? Rastėsisht bleta e ka organizuar shoqėrinė dhe rregullimin, e ka aplikuar arkitekturėn dhe teknologjinė e komplikuar kimike me tė cilėn lėngu dhe poleni transformohen me mjaltė dhe dyllė? Ose bubrreci, termiti, i cili e ka zbuluar ligjėsinė themelore tė ventilimit dhe ka ndėrtuar shtėpi termostatike dhe nė shoqėrinė e vet nė mėnyrė rigoroze e ka zbatuar parimin e bashkėsisė njėklasore? Ose insektet e ngjyrosura tė cilat e kanė zbuluar teknikėn e maskimit dhe kamuflimit?
A janė tė gjitha kėto rastėsisht? Nėse edhe e pranojmė, nė fillim, njė rastėsi, si mundet arsyeja ta pranojė zinxhirin dhe permanentėsinė e aksidentales dhe koincidencės? Tė pranohen fenomenet e kėtilla si aksidentale do tė thotė joseriozitet i cili mund tė vėrehet vetėm nė filmat komikė tė lirė.
Disa janė orvatur qė fjalėn aksident (rast) ta ndėrrojmė me tjetėr. Thanė se kjo jetė mallėngjyese, me tė gjitha ngjyrat dhe llojet, ka lindur nga nevoja, nga domosdoshmėria, sikur qė ėshtė nevoja dhe domosdoshmėria e cila tė motivon nė ushqim kur je i uritur. Pastaj, me ndėrlikueshmėrinė e rasteve, midiseve dhe nevojave, kėto domosdoshmėri janė komplikuar dhe kėshtu janė krijuar tė gjitha kėto lloje.
Kjo ėshtė vetėm lojė fjalėsh. Me fjalė tjera, nė vend tė fjalės aksidentalisht i kanė vėnė fjalėt ėshtė komplikuar domosdoja e nevojshme, e ndėrlikueshmėria ėshtė, sipas tyre, automatike, prej vetvetiut. Ajo vetvetiu rritet dhe njė ton shndėrrohet nė simfoni. Si? Si njė ngjarje mund tė rritet nė roman pėrplot ngatėrresa e tė mos orientohet dhe dirigjohet me logjikė?
Nga ana tjetėr, kush e ka vendosur i pari nevojėn dhe domosdonė? Si mund tė lindė domosdoja prej jodomosdosė (mundėsisė)? Ky ėshtė diskutim i pafryt dhe kokėfortėsi e cila ka pėr qėllim ta asfiksojė (shuajė) zėrin e natyrės i cili na imponohet dhe flet se Krijuesi, Organizatori ekziston, se kjo ėshtė Dora e cila jep instruksione, shkopi i Dirigjentit, i cili e drejton kėtė simfoni tė bukur e mallėngjyese.
Kjo baraspeshė madhėshtore, harmoni mahnitėse, veēanti dhe rregullim i cili ėshtė i pėrbėrė prej miliona detajesh thėrret me tėrė zėrin se kėtu ekziston Krijuesi, Filluesi i kėtyre krijesave, se Ai ėshtė Zoti i Gjithfuqishėm, se Ai i posedon tė gjitha pėrkryeshmėritė e tyre, se ndaj tyre ka kujdes, si baba i butė, i plotėson nevojat e tyre, i dėgjon psherėtimat e tyre, i sheh gjendjet e tyre. Ky ėshtė All-llahu tė cilin fetė na e kanė pėrshkruar me emrat mė tė bukur (esmau-l-husna) dhe nuk ka Zot tjetėr.
Ai s'ėshtė ligjėsi e shurdhėr pėr tė cilėn thotė materializmi, memec, e as zoti i izoluar i Aristotelit. Ai s'ėshtė as zoti i Platonit nė botėn idealiste, e Ai s'ėshtė as ekzistenca materiale siē e ka pėrfytyruar Spinoza (1) dhe rekomanduesit tjerė tė panteizmit (monizmit ekzistencial-wahdetu-wuxhud).
-----------------------------------------------------------------------------------------------
(1)-Ekziston vetėm njė substancė e cila ėshtė shkak i vetvetes, medoemos ekziston dhe ėshtė i paskajshėm: zoti ose natyra
Krijoni Kontakt