Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 73
  1. #1
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Unhappy Familja me 8 anëtarë që jeton në një stallë me lopën

    FIER- Një familje prej tetë njerëzish në një fshat të Fierit jetojnë në një varfëri totale në një banesë ish- stallë bagëtish. Së bashku në këtë shtëpi- stallë janë strehuar edhe bagëtitë e tyre, një lopë dhe një viç. Fëmijët kanë braktisur shkollën prej kohësh ndërsa nëna e gjashtë fëmijëve ka tentuar disa here t’i japi fund jetës.

    Familja e Lefter Kalemit, babai i gjashtë fëmijëve, dy djemve dhe katër vajzave, së bashku me bashkëshorten jetojnë në një varfëri totale. Ata banojnë në fshatin e quajtur Patos –Fshat, i cili i përket komunës Portëz rrethi Fier. Ky fshat ndodhet në kufi me zonën e Mallakstrës dhe shumë pranë rrugës nacionale Fier-BallshE gjithë familja banon në një shtëpi të sajuar brenda ish- stallës së bagëtive të kooperativës. Por ajo që e bën këtë familje të veçantë, jo vetëm për varfërinë e tejskajshme, është se së bashku me ta në një dhomë tjetër ndodhen një lopë dhe një viç, i vetmi mjet jetese me të cilët ata ushqehen. Kjo familje duket se është e harruar nga të gjithë. Për të shkuar në banesën e tyre të duhet të përshkosh një rrugicë gjithë baltë por në kohën e shirave ajo bëhet e pakalueshme ose të duhet të mbathësh çizme të gjata.

    Vajza e tyre Blerta, më e madhja e kësaj familjeje ka lënë shkollën vetëm për të ndihmuar familjen. Tashmë asaj i ka mbetur barra e shtëpisë edhe pse ende nuk ka mbushur 17 vjeç. Ajo duhet të përgjigjet edhe për motrat dhe vëllezërit e saj më të vegjël. Vetë Blerta tregon se ka dëshirë të vazhdojë shkollën si gjithë moshataret e saj por gjendja ekonomike e familjes së saj ia ka prere shpresat në mes. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Agimi vëllai i saj pak më i vogël. Ai këtë vit të ri shkollor nuk e ka filluar aspak klasën e gjashtë pasi nuk kishte se me çfarë t’i blinte librat e shkollës. Në këto kushte ai ka gjetur një “punë”, kullot lopën e shtëpisë dhe kalon tërë ditën me të. Ai del në mëngjes me lopën për dore dhe kthehet në banesë vonë në darkë kur është errësuar. “Jemi të varfër. Kemi vite të tëra që jetojmë në këtë shtëpi kasolle. Çfarë bie jashtë, bie edhe brenda. Por nuk kemi para ta riparojmë”,- thotë Vikua, nëna e gjashtë fëmijëve. Sipas saj, fëmijët i ka rritur vetëm me bukë dhe djathë. “Kur ata duan ndonjë gjë dhe unë i kujtoj se jemi shumë të varfër ata e humbasin fare. Po vjen Viti i Ri dhe ata nuk kanë asgjë. Kemi hyrë në borxhe tek dyqani duke marrë ushqime me listë por edhe tek njerëz të tjerë. Tregtarët nuk të japin më pa i shlyer borxhet e vjetra. Nuk mund të jetoj më kështu. Jam bërë të hedh helm në tenxhere”,- thotë ajo duke treguar me dorë tenxheren që ndodhej mbi një sobë tepër të vjetër ku po ziente qumësht.

    “Të gjithë jetojmë në mjerim në këtë kasolle stallë së bashku me ne edhe kafshët lopa dhe viçi që janë pjesëtarë të familjes sonë. Pa to ne do të kishim vdekur. Nuk mund të ndërtojmë një shtëpi tonën sepse nuk kemi para dhe sot jetojmë në këtë stallë ku akoma duken shenjat e llamarinave që janë përdorur për mbulimin e çatisë”,- thotë Lefteri. Edhe pse është në moshë të re ai nuk mund të punojë dot në punë të rënda megjithatë ai bën punë të ndryshme në familja të tjera si “hyzmeqar”. Gjendjen shumë të keqe të kësaj familje e kanë parë edhe pushtetarë lokalë, të cilët kanë bërë premtime të ndryshme por asgjë nuk ka ndryshuar. Atyre u është premtuarse do të ndihmohen duke i vendosur në listën e emergjencave, sipas ligjit, por kanë kaluar vite dhe kjo familje ka mbetur sërishnë këtë stallë ku as derrat nuk jetojnë më.

    -----------------------------------------------------------

    Mbeta pa fjale kur lexova kete artikull ... Si do e pershkruante Migjeni kete familje? Ah, po, e ka pershkruar dekata me pare. Eshte akoma ajo kafshate, akoma ato duar ...

    Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
    kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi
    kur shef ftyra të zbeta edhe sy të jeshilta
    që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
    edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
    të tanë jetën e vet derisa të vdesin.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lioness : 23-12-2007 më 18:59

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Arsyetimi
    Anëtarësuar
    09-10-2006
    Vendndodhja
    i zbuluar , tek dy maloret :p INTERIST per jete jam,se per vdekje jan kto milanistat :D
    Postime
    119
    sa gjynaf, kshu eshte kur ska qeveri.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    vertet gjynah
    JO SEKS PARA MARTESE

  4. #4
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga Arsyetimi Lexo Postimin
    sa gjynaf, kshu eshte kur ska qeveri.
    C'qeveri zeza. Mallkuar qofshin qe te gjithe, e ne gryke i pacin ato duar te mpira.

    PS: Po mundohesha ta zbusja pak tonin, por s'mundem ...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Gjendje e mjerueshme qe te vret shpirtin.
    Ky artikulli po me duket te jete nga ndonje gazete,prandaj mendova me vete :
    Si t`u behet me dije atyre qe kane e qe mund te ndihmojne?Nepermes gazetes( si kjo) natyrisht,po a do te mjaftoje?
    Ne Shqiperi,si ne Kosove, ka te varfer po ka edhe persona qe kane shume pare.Jam i bindur qe ata qe kane edhe ndihmojne.

    M`u dhimbsen shume femijet qe e paskan nderpre shkollimin.
    Nejse, dihet qe ndihmat private nuk jane zgjidhja.Familje me gjendje te ngjashme mund te kete me qindra…shpresoj
    te mos jene me mijera,prandaj zgjidhja duhet te vje nga shteti.Dashte Zoti e ardhte ndonjehere.

  6. #6
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Cohu e pjell 6 kalamaj dhe kur s'ke buke te hash as nje çati mbi koke, vallai ato "prinder" meritojne pushkatim.
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  7. #7
    Perjashtuar Maska e Arsyetimi
    Anëtarësuar
    09-10-2006
    Vendndodhja
    i zbuluar , tek dy maloret :p INTERIST per jete jam,se per vdekje jan kto milanistat :D
    Postime
    119
    Citim Postuar më parë nga Blue_sky Lexo Postimin
    Cohu e pjell 6 kalamaj dhe kur s'ke buke te hash as nje çati mbi koke, vallai ato "prinder" meritojne pushkatim.

    po te lej burri ty me tre kater femij ku do perplaseshe do shisje trrupin apo jo ?!?!!!!!!!




    PS: dhe ti hapsi temes vene vene fole gabim sepse se ke pervuar vet te vuash kur ta pesosh nje gje te till do i therrasesh menjes qe e kam pas gabim.



    Shum mizori per femijet.


    Cdo njeri ne kete bot do mbeshtetje sido qe ta ket hallin.

  8. #8
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Citim Postuar më parë nga Arsyetimi Lexo Postimin
    po te lej burri ty me tre kater femij ku do perplaseshe do shisje trrupin apo jo ?!?!!!!!!!.
    Ne radhe te pare njeriu duhet te niset nga mendimi: a jam ne gjendje te kujdesem per keto femije(qofte dhe si prind i vetem)? Pastaj duhet t'i sjelle ne jete. Ca do beja une? Ndersa njerezit ne fjale ishin te zene duke bere kalamaj, une po thyeja koken universiteteve te botes qe te siguroja nje dipllome e me pas nje pune qe do me lejonte pavaresi financiare.
    Varferia ne radhe te pare eshte ne koke, pastaj perkthehet ne mjete materiale.

    Sidoqofte, keto njerez duhen ndihmuar dhe jo me para cash por me duke punesuar ate dhe te shoqen. Ketij lloji krimi me i madh qe mund t'ju besh eshte te ju japesh para cash pasi s'jane ne gjendje ta menaxhojne.
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  9. #9
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Sa gjynaf ,mjer atyre qe u bie per hise kjo jet , po cu ra ne kurriz njerezve dhe se hoqen ..

  10. #10
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    2,501
    Shuum keq valla,po ky shtet per cka eshte a nuk duhet me ju ndihmu ketyre si nuk kane aspak gjynah per kta njerez,aman bre politikan a pak para keni bere per veti deri tani,a nuk ka Shqiperia aq para sa per tu ndihmu ketyre te varferve TURP TURP.
    SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Roli ekonomik i familjes fshatare
    Nga PLaku-i-Detit në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-01-2012, 08:27
  2. Kongresi socialist, ndryshime rrënjësore në statut
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 04-07-2006, 02:44
  3. Familja Boletini
    Nga CEZARND në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-08-2005, 21:31
  4. Pasqyra e vendeve të reja anëtare të BE
    Nga ALBA në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-05-2004, 11:31
  5. Shoqëria, dashuria, dhe familja
    Nga Arbushi në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 22:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •