Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704

    Konferenca shkencore ne UEJL : “Dinamika e zhvillimeve politike ne Ballkan”

    Tema e numrit
    Konferenca shkencore në UEJL : “Dinamika e zhvillimeve politike në Ballkan”

    Në Universitetin e Evropës Juglindore u mbajt Konferenca shkencore “Dinamika e zhvillimeve politike në Ballkan”, e organizuar ngë studentët që studiojnë në master programet e këtij Universiteti

    Arsim Sinani

    Kishin ardhur në këtë aktivitet të llojit të vetë të vecantë, shkencor e tematik , emra të njohur nga lëmia e akademikëve dhe ekspertëve si: ambasadori Lisen Bashkurti – president i ADSH-së, Robert Ëilson, nga Britania e Madhe, këshilltar në Qeverisë së Kosovës, ish ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Bashkim Rama, Dr. Gjon Boriçi – drejtor ekzekutiv në ADSH-së, prof. Dr. Ylber Sela – ekspert i jurispodencës, dr. Veton Latifi – analist dhe ligjërues në UEJL, prof. Dr. Nexhat Abazi – ligjërues në USHT, dhe në Universitetin e Shkupit, prof. Dr. Fejzulla Shabani – ligjërues në UEJL dhe USHT. Ndërsa kumtesat e tyre i kishin deponuar në konferencë edhe ekspertët: dr. Abdylmenaf Bexheti, dr. Nasir Selimi dhe dr. Rufi Osmani. Me kumtesa dhe me punime të veta vetanake u paraqitën edhe studentët që ndjekin studimet posdiplomike, të cilët i dhanë më shumë karakter pune aktivitetit në fjalë. Në konferencë ishin të ftuar dhe diplomatë të huaj të akredituar në Maqedoni, të cilët i ndoqën nga afër vlerësimet e ekspertve të cilët u paraqitën në këtë aktivitet ndërkombëtar.

    Konferencën e drejtuan studentët e master programit në UEJL: Albulena Halili dhe Xhemi Hajredini. Në emër të fakultetit të Administratës publike në UEJL përshëndeti dr.Etem Aziri, dekan i fakultetit të Administratës Publike në këtë Universitet.
    Ibrahim Bajrami do të tentojmë të afirmojmë vlera të reja shkencore
    Këshilli organizativ i studentëve të Fakultetit të administratës publike pranë studimeve postdiplomike, në “studimet për diplomaci”, shprehsojnë nëpërmjet këtij aktiviteti që të nxisin e hapin idetë krijuese e akademike e tyre si dhe e shohin si të nevojshme e të domosdoshme që studentët e shkallës së tretë të Magjistraturës, të organizojnë një konference shkencore, nën patronatin e UEJL-së, gjegjësisht të Fakultetit të Adminstratës Publike, me temë “Dinamika e zhvillimeve politike në Ballkan”, për të dhënë kontributin e vetë sadopak të vogël, tha në mes tjerash Ibrahim Bajrami, koordinator i konferencës shkencore. Ne sot së bashku do të trajtojmë çështje të ndryshme aktuale nga ekspertë të fushave të ndryshme. Kjo është edhe një shansë më shumë që edhe kolegët e magjistraturës nga lëmia e diplomacisë të prezantohen me anë të kumtesave të tyre. Ngase dinamika e zhvillimeve shoqërore është jashtëzakonisht e ngjeshur me shumë të panjohura, sfida, të ardhme të pasqaruara, dhe shumë cështje të tjera të hapura. Duke u nisur nga këto fakte, studentët e programit studimor “studime për diplomaci” e panë të arsyeshme që punëtorë shkencorë me eksperienca të ndryshme akademike të munden të japin sqarime shkencore për rrethana të ndryshme aktuale politike të dimensioneve ekonomike, arsimore, politike, me theks te veçante parashikimi i zhvillimeve të ardhshme shoqërore në Ballkanin e trazuar. Nisur nga këto premisa vazhdoi Ibrahim Bajrami, këshilli organizativ, organizatorët e konferencës parashohin që tema boshtë e konferencës, gjegjësisht “Dinamika e zhvillimeve politike në Ballkan”, të trajtohet në tre dimensione: në dimensionin politik, ekonomik dhe arsimor. Konferenca do të tentojë të vë në dukje, afirmimin e vlerave të reja shkencore dhe ndriçimin e çështjeve nga disiplinat shkencore: si diplomacia, çështjet juridik-kushtetuese, financiare ekonomike, juridike ndërkombëtare, politike juridike dhe shoqërore, në hapësirën gjeografike të Ballkanit, duke trajtuar dukuritë aktuale të zhvillimeve politike dhe shoqërore. Kemi për qëllim të inicojmë bashkëpunim të hapur me të gjitha forcat intelektuale dhe shkencore të mirëfillta kombëtare dhe ndërkombëtare. Konferenca në tërësi ka për qëllim të promovojë punën akademike dhe shkencore të UEJL-it, mbi të gjitha të fakultetit të administratës publike, gjeneratën e parë të programit studimor të magjistraturës për Diplomaci, përfundoi Ibrahim Bajrami.

    Tema mjaft të nxehta që zgjuan debat të zjarrtë
    Lisen Bashkurit u paraqit me një temë mjaft interesante, Rrugët e mundshme të krijimit të shteteve – praktikat e deritanishme që u mirëprit nga të pranishmit. Ish ambasadori i Republikës së shqipërisë në Kosovë Bashkim Rama në kumtesën e tij u paraqit me temën Aspekti demografik dhe gjeostrategjik i shqiptarëve në ballkan. Ndërsa drejtori ekzekutiv i Akademisë Diplomatike Shqiptare dr.Gjon Borici u prezantua me temën Prania e kapaciteteve njerëzore në marrëdhëniet ndërkombëtare. Prof.dr.nexhat Abazi foli mbi edukimin multikultural si faktor drejt integrimeve evropiane. Dr.Fejzulla Shabani për qëndrimin e diplomacisë ruse ndaj cështjes shqiptare në Ballkan. Dr.veton latifi në diskutimin e tij u fokusua në faktorët favorizues për pavarësisë e Kosovës. Kumtesa që më së shumti zgjoi kërshërinë e të pranishmëve dhe debat ishte ajo e prof.dr.Ylber Selës i cili foli në temën: “Maqedonia dhe dinamika e zhvillimit të reformave që e afrojnë atë drejt integrimeve euroatlantike”. Poashtu edhe studentët e studimeve master në diplomaci në UEJL u paraqiten me kumtesat e tyre si Fatmir Arifi me temën Rrënia e bipolaritetit dhe impakti i tij në Ballkan, Adelina Lili në temën procesi i statusit, Kosova, perëndimi dhe Rusia etj. Kumtesa në formë të shkruar kishin dorëzuar edhe prof.dr.Rufi Osmani në temën: “Politikat ekonomike të fondit monetar ndërkombëatr dhe zhvillimi ekonomik i Ballkanit” , dr.Abdylmenaf Bexheti kishte dorëzuar temën: “Avancimi dhe institucionalizimi i relacioneve ekonomike të RM-së me Kosovën, pas statusit final të saj”. Ndërsa dr.Nasir Selimi kishte dorëzuar temën: “Tranzicioni në Ballkan dhe Globalizimi”.

    Box me të zezë: Inciativë për tu përshëndetur
    Orgaizatori Ibrahim bajrami thotë se kjo ide i ka ardhur pas konsultave të tij me miq amerikanë dhe shqiptarë të cilët e kanë nxitur që të ndërrmer një hap të tillë. Ne edhe në të ardhmen do të mundohemi të sjellin ekspertë vendorë dhe ndrkombëtarë për të diskutuar e debatuar për tema që janë me interes për shoqërinë tonë. Ky është vetëm një fillim i një debati që do të avzhdojë edhe në të ardhmen. Pritët që së shpejti kumtesat e paraqituar të botohen në një libër .
    Foto 1: Lisen Bashkurti gjatë paraqitjes së tij në Koferencën shkencore
    Foto 2: dr. Gjon Borici duke folur para ekspertëve vendorë e ndërkombëtar
    Foto 3: Organizatori Ibrahim Bajrami me kolegë të master studimeve
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  3. Kontributi i shkenctarëve islam në shkencë
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  4. A do te kete serrisht konflikt ne Maqedoni?
    Nga Tigrimelara në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 17-09-2002, 14:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •