Close
Faqja 6 prej 11 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 106
  1. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-12-2007
    Postime
    110
    Citim Postuar më parë nga [Perla] Lexo Postimin
    Dmth ti nuk do i kerkoje te martohej me ty,por do ta beje sepse donte ajo,pra per meshire?! E cfare vlere ka nqs nuk eshte nje deshire e te dyve? Pervetem faktit qe ajo te do e do te jete e lumtur deri ne diten e saj te fundit per krahe teje ... nuk do ishte e njejta gje.Nqs e do ben gjithcka qe ai/ajo te jete i lumtur.E jo duke te kerkuar ajo por duke i dhene ti ate dashuri e afeksion qe vertete ndjen ! Ne te kunder githcka eshte e kote !

    Respekte !
    Mundohu te me kuptosh:
    Nese do ti kerkoja un per ta martuar ne nji situacion ku ajo ndodhej, per mendimin tim do ishte per meshire. Po te ma kerkonte ajo, do ta beja te lumtur duke pranuar,dhe nuk me duket per meshire.
    Ky eshte nji mendim i imi, dhe dihet qe nuk kemi te gjith mendime te njejta.
    Respekte

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Glamorous
    Anëtarësuar
    31-03-2005
    Vendndodhja
    Pak ne Qiell me Engjejt... Pak ne Toke me Djajt.. Kryesisht ne Zemer me Veten!
    Postime
    354
    E kuptoni qe sbehet fjale per nje njeri qe doktorri i ka thene do jetosh edhe nja 20vjet, edhe i bie te cosh dem gjithe jeten tende???? Per 1vit 2 cfare do te te kushtonte ti sakrifikoje prane personit qe dashuron??? Ne harxhojme vite te tera duke fjetur, vite te tera duke u marre me budalliqe, me gjera te cilat ne te vertete skane ndonje vlere; por qe ne thjesht ne ate kohe mendonim se ajo ishte gjeja me e duhur... ca te kushton qe per 1-2 vjet te mos lidhesh me nje njeri tjeter, por te rrish perkrah atij qe do, e qe zoti dita-dites do te ta marre???
    se di, ndoshta hyj une ne listen e njerezve shume te ndjeshem, e shume humaniste... por ama une nje qen ose nje mace ta shoh ne rruge qe eshte duke ngordhur, ose te vrare, mundohem ta ndihmoj... jo me nje njeri, e per me teper nje njeri qe dua, ose qe i kam kushtuar nje periudhe te jetes sime...
    Puthja eshte ushqimi i zemres...

  3. #53
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Ju falenderoj për përgjigjet që keni dhënë, uroj që këto të mos jenë thjesht përgjigje sa për të bërë një figurë të mirë në forum.


    Sinqerisht Leo.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  4. #54
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga arjeta3 Lexo Postimin


    ATIJ QE I MJAFTON VETVETJA DUHET TE JETE OSE BISHE OSE PERENDI.
    TI NUK JE PERENDI


    TE LINDESH DO TE THOTE DENIM ME VDEKJE.
    SBESOJ SE JU BENI PERJASHTIM
    Arjeta3....

    Ketu jane dhene shume pergjigje prekese dhe mendoj se shume jane te sinqerta!
    Dua te te them diçka....
    Ate qe ke bere ti ne fatkeqesine tende,nuk ka shume ne realitet qe e bejne,ndonese shume flasin fjale te bukura.
    Ka njerez te ndjeshem dhe humanitare kjo bote po ka edhe egoiste...dhe te siguroj qe keta te fundit jane me shume!
    Per mua ti je Perendi dhe Ai qe ti humbe nje engjell qe pati fatin te njihte dhe te shijonte dashurine tende deri ne fund!
    Te uroj te gjesh lumturine e humbur,te uroj te mundosh te harrosh dhimbjen dhe te perseris qe je nje femer e rralle!


    Me shume respekte
    Diana
    "Carpe Diem"

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e theodora*
    Anëtarësuar
    16-01-2004
    Postime
    879

    Smile

    Jan disa gjera per te cilat ndryshe japim keshilla dhe mendime (mund te permendim Romeo and Juliette ) dhe ndryshe do vepronim po te na ndodhnin (...no coment........)
    Prandaj nuk mund te pergjigjem.
    Megjithate urime per temen.
    "MY LOVE IS YOUR LOVE AND YOUR LOVE IS MY LOVE"

  6. #56
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Kam qare shume kur pashe ate filmin me Theron dhe Reaves,
    qe ajo ishte e semure dhe nuk i ngelej dhe shume jete.

    Per temen,
    do i qendroja prane dhe do i jepja dashuri sa te mundja.
    Nese do ishim te dashur apo te fejuar, pse jo, nese per te do ishte diçka qe do e lumturonte, edhe do martohesha, asgje shume te shtrenjte, se nuk kam as shume leke, po diçka romantike dhe nje celebrim tek bashkia, pse jo?
    Do behesha sherbetor deri ne momentin e fundit, duke shpresuar se momenti i fundit nuk do vije kurre. Une besoj ne mrekulli.

  7. #57
    DuRrEsAk&MoDeRaToR Maska e Bledari
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Durres - Shqiperi
    Postime
    2,071
    Citim Postuar më parë nga ClaY_MorE Lexo Postimin
    E dimë fare mirë që dashuria nuk njeh pengesa. Kemi folur shumë për të, por në këtë temë dua të diskutojmë se çfarë qëndrimi/vendimi do merrni nëse mësoni se personi që ju doni më shumë, personi me të cilin keni thurur plane të ndërtoni jetën do të kishte një sëmundje ku do të ndërronte jetë brenda pak kohe.

    Si do të vepronit?
    A do ishit të zotë ti qëndroni afër deri në frymëmarrjen e tij/saj të fundit?
    Do ishit në gjendje ti kërkonit të martohej me ju? Kjo jo prej mëshirës që ndjeni për të, po prej dashurisë.


    Diskutime të këndshme!
    Do i rrija deri ne frymarjen e fundit dhe do i thoja SA SHUME TE DUA

  8. #58
    Citim Postuar më parë nga ClaY_MorE Lexo Postimin
    E dimë fare mirë që dashuria nuk njeh pengesa. Kemi folur shumë për të, por në këtë temë dua të diskutojmë se çfarë qëndrimi/vendimi do merrni nëse mësoni se personi që ju doni më shumë, personi me të cilin keni thurur plane të ndërtoni jetën do të kishte një sëmundje ku do të ndërronte jetë brenda pak kohe.

    Si do të vepronit?
    A do ishit të zotë ti qëndroni afër deri në frymëmarrjen e tij/saj të fundit?
    Do ishit në gjendje ti kërkonit të martohej me ju? Kjo jo prej mëshirës që ndjeni për të, po prej dashurisë.


    Diskutime të këndshme!
    Clay urime per temen dhe pa lexuar komentet e tjera shkova menjehere ne you tube te gjeja pjese nga filmi "A walk to remember" sepse ai filmi me erdhi ne mendje sa lexova kete. Nuk e dija qe ai filmi kishte qene frymezimi per kete teme.

    Megjithate, shume njerez e shohin dashurine si kohe te bukura qe kalon me dike dhe shume njerez jane aq naiv te mendojne qe dashuria eshte vetem gezim. Shume harrojne ate thenien perpara altarit "For better or for worse". Dashuria e vertet tregohet pikerisht ne momente te tilla kur njeriu qe ti do po vuan dhe kur ti mendon si t'ja lehtesosh vuajtjet dhe jo per veten tende. Nuk jam dakort me disa qe thone se keto jane thjesht filma sepse di disa raste kur njerez kane humbur te dashurit e tyre dhe vertet duhej qe t'u qendronin prape.

    Ku ka gje me te mire qe mund te bej dikush per njeriun e zemres vecse te mundohet qe t'i realizoj cdo enderr qe ka, t'i plotesoj cdo deshire para se ai person te largohet nga kjo jete. Dashuria e vertet qe nje njeri te fal eshte ajo qe te ndryshon per me te miren dhe kudo ku ai person te jete do jete pjese e shpirtit tend dhe e zemres tende.

    A ju ka ndodhur juve personalisht apo njerez qe ju njihni qe kane humbur ate njeri te zemres dhe njeriu qe kane tani ne jete nuk do qe ai/ajo ta kujtojne apo te mendojne me per ate person?! Gjeja e keqe qe mund t'i kerkosh nje njeriu te bej. Ai person qe ata kane humbur eshte pjese e jetes se tyre qe ndoshta e kane bere ate te jete ai njeri me te cilin ju rate ne dashuri. Jo vetem qe nuk do ja kerkoja kurre, por perkundrazi do ta respektoja me teper po ta kujtonte dhe ta mbante gjalle kujtimin e saj sepse ne fund te fundit ajo i fali dashuri dhe e beri njeri me te mire.

    Ja ca pjese nga filmi "A walk to remember":



    Respekte,

    DeAdA

  9. #59
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga DeAdA Lexo Postimin
    Dashuria e vertet tregohet pikerisht ne momente te tilla kur njeriu qe ti do po vuan dhe kur ti mendon si t'ja lehtesosh vuajtjet dhe jo per veten tende. Nuk jam dakort me disa qe thone se keto jane thjesht filma sepse di disa raste kur njerez kane humbur te dashurit e tyre dhe vertet duhej qe t'u qendronin prape.

    Ku ka gje me te mire qe mund te bej dikush per njeriun e zemres vecse te mundohet qe t'i realizoj cdo enderr qe ka, t'i plotesoj cdo deshire para se ai person te largohet nga kjo jete. Dashuria e vertet qe nje njeri te fal eshte ajo qe te ndryshon per me te miren dhe kudo ku ai person te jete do jete pjese e shpirtit tend dhe e zemres tende.

    DeAdA
    Me ke lene pa fjale..shume bukur ke folur.Cte shtoj me teper...
    Ja edhe nje film i ngjashem!

    Respekte DeAdA

    "Carpe Diem"

  10. #60
    Me Pushime Maska e ida1
    Anëtarësuar
    13-11-2007
    Vendndodhja
    Në Kërkim Të Vetvetes
    Postime
    220
    E kam lexuar kete teme disa here, por nuk isha ne gjendje te jap nje pergjigje , jo sepse isha e pasigurte per vendimin qe do merrja por ........... Lexova pothuajse shumicen e postimeve ne kete teme dhe thashe te jap dhe une mendimin tim .Ne kete periudhe krize qe po kalon shqiperia vitet e fundit , vrasje , aksidente e shume te tjera , ndoshta jo pak nga ne kemi humbur te dashurit e zemres .Nese i dashuri im do i kishte ditet e numeruara patjeter qe do ti qendroja prane deri ne frymen e fundit , do te martohesha me te me deshire, do mundohesha te permbushja te gjitha ato enderra qe kishim thurur bashke , nese koha do na mjaftonte, nese do kishte mundesi do jepja nga jeta ime , dhe jo per meshire , se ne kete rast jam une ajo qe duhet meshiruar, se do jem une qe do ta kaloj jeten pa te , do kaloj jeten me kujtimin dhe imazhin e tij , ku me lote dhimbjesh do ngrihem c´do mengjes . Pra do te beja c´do gje nese flasim per Dashuri te vertet.

    arjeta3 me mallengjeve vertet. E kujptoj se cfare periudhe te veshtire ke kaluar, plot shpresa dhe zhgenjime . Por te pakten i ke plotesuar deshirat e fundit , ja ke shprehur dashurine me fjale dhe me vepra . Ai ka qene me fat qe te ka pasur Ty,qe nuk ju ndave per asnje moment per 17 muaj me rradhe as nuk u dorezove por i dhe shprese dhe gezim . Kjo tregon karakterin tend te forte dhe ashtu vazhdo per hir te TIJ dhe te vajzes. Sic e ke cituar dhe vet
    TE LINDESH DO TE THOTE DENIM ME VDEKJE.
    SBESOJ SE JU BENI PERJASHTIM Pra te gjithe jemi per ate rruge .
    Respekte.........
    Ruaje mikun kur e gjen, qe te mos e kerkosh kur te duhet.

Faqja 6 prej 11 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si do te vepronit ne kete rast?
    Nga strawberrygirl_ në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 14-03-2015, 17:04
  2. Si do vepronit???
    Nga alproud në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 12-12-2008, 09:49
  3. Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 30-11-2008, 23:03
  4. Më do apo s'më do, si do të vepronit?
    Nga FRANKO^^AMC në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 20-02-2007, 08:25
  5. Si do të vepronit nëse i dashuri ju dashuron marrëzisht?
    Nga BOY_Michigan në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 10-08-2004, 15:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •