Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1

    Post Çështja e një shteti të njesuar kombëtar

    Prof.dr. Kristaq Prifti

    Pavarësia e Shqipërisë, sikurse epoka e Rilindjes që e përgatiti atë është vepër e mbarë kombit shqiptar. Në themelet e saj ka vënë gur e tërë Shqipëria, të gjitha viset e saj, të përfshira në të katër vilajetet e atëhershme. Edhe Kuvendi Kombëtar i Vlorës, i mbledhur më 28 Nëntor 1912 e shpalli Pavarësinë e Shqipërisë dhe formimin e shtetit kombëtar jo në emër të atij territori të ngushtë që kishte mbetur ende i lirë e i papushtuar nga shtetet ballkanike (që shtrihej në hapësirën Vlorë-Lushnje-Berat-Gjirokastër), as edhe në emër të atij shteti të cunguar që do të njihte më vonë Konferenca e Londrës e vitit 1913, shtet të cilin e trashëgojmë ne sot, por në emër të të gjitha trevave e të popullsisë shqiptare. Si Kuvendi i Vlorës ashtu edhe Qeveria e Përkohshme që doli prej tij nga përbërja e tyre përfaqësonin thuajse të gjitha viset shqiptare, duke përfshirë edhe ato që ishin pushtuar nga ushtritë e vendeve ballkanike, gjë që i dha këtij kuvendi karakterin e një Asambleje mbarëshqiptare. Më 4 dhjetor të vitit 1912, kur u zgjodh Qeveria e Përkohshme, si dhe në 2-3 ditët e mëpasme, midis 63 delegatëve, 16 ishin nga Kosova, nga kryeqendra e saj Shkupi dhe nga qytetet e tjera, ndërsa 7 ishin nga Çamëria. Po kështu në Qeverinë e Vlorës, përveç Isa Boletinit, i cili, ndonëse nuk kishte ndonjë post shtetëror, ishte një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ismail Qemalit, bënin pjesë edhe personalitete të tjera nga Kosova e viset e tjera shqiptare të pushtuara, si Vehbi Dibra (Agolli) me cilësinë e kryetarit të Pleqësisë, Mehmet pashë Dërralla, ministër i Mbrojtjes dhe Hasan Prishtina që u caktua më pas ministër i Bujqësisë. Ndërsa në Pleqësinë e Kuvendit të Shqipërisë, përveç Vehbi Agollit, u zgjodhën nga Kosova e trevat lindore shqiptare edhe 3 anëtarë të tjerë, Bedri Pejani, Sali Gjuka dhe Ajdin Draga. Në deklaratat që u bëri Fuqive të Mëdha qysh më 28 dhe 29 nëntor të vitit 1912, I. Qemali jo pa qëllim e vuri theksin në këtë realitet, duke deklaruar se Shpallja e Pavarësisë dhe formimi i Qeverisë së Përkohshme ishin vepër e Asamblesë Kombëtare, ku morën pjesë përfaqësuesit e të gjitha viseve të Shqipërisë, pa dallim feje e krahine.
    Kuvendi dhe Qeveria e Përkohshme morën përsipër detyrën historike të zgjidhjes së plotë të çështjes kombëtare, që do të arrihej duke bashkuar të gjitha trevat etnike shqiptare në një shtet të vetëm, në pajtim me parimin e kombësisë, sipas të cilit ishin ngritur edhe shtetet e tjera të Ballkanit e të Evropës. Si në Memorandumin që delegacioni shqiptar i paraqiti kryetarit të Konferencës së Londrës, Eduard Grejt, më 2 janar të vitit 1913, ashtu edhe në takimet që I. Qemali pati me personalitetet e shteteve të ndryshme në Londër, Qeveria e Përkohshme mbrojti kërkesat e ligjshme të popullit shqiptar për të patur shtetin e vet kombëtar e të bashkuar. “Populli shqiptar,- thuhej në këtë dokument,- si grupimi etnik më kompakt, më homogjen dhe më i rëndësishëm në Gadishullin Ballkanik” kishte të drejtë të themelonte shtetin e vet të bashkuar kombëtar”. Qeveria e Vlorës u kërkoi Fuqive të Mëdha që, krahas me pavarësinë e plotë “t’i njiheshin Shqipërisë homogjeniteti i saj i jashtëm, kufijtë e saj natyrorë, që diktohen sa nga rrethanat etnike të kohës së sotme, aq edhe nga të drejtat që i takonin popullit shqiptar si banues i hershëm i këtyre territoreve” si dhe që t’i ktheheshin e t’i liheshin Shqipërisë të gjitha trojet shqiptare të pushtuara nga Serbia, Mali i Zi e Greqia, siç ishin Kosova, Dibra e trevat e tjera lindore të Shqipërisë dhe Çamëria në jug të vendit.
    Me gjithë përpjekjet e saj qeveria shqiptare, nuk arriti as të zgjidhte plotësisht çështjen kombëtare shqiptare, të bashkonte të gjitha trojet shqiptare në një shtet të vetëm, as edhe të pengonte copëtimin e rëndë të trojeve të shtetit të porsalindur shqiptar nga Konferenca e Ambasadorëve e Londrës. Me vendimet e saj në kufijtë e Shtetit të Pavarur Shqiptar u lanë më pak se gjysma e trojeve dhe e popullsisë shqiptare. Kosova, territoret lindore shqiptare (pjesa veriperëndimore e Maqedonisë së sotme) iu aneksuan Serbisë, tokat në veri të vilajetit të Shkodrës iu dhanë Malit të Zi dhe Çamëria në Shqipërinë e Jugut, me popullsinë e saj shqiptare, myslimane dhe ortodokse iu aneksua Greqisë.
    Ishin Fuqitë e Mëdha ato, që me gjymtimin e trungut etnik shqiptar në Konferencën e Londrës të 1913-ës, pas atij që patën kryer në Kongresin e Berlinit (1878), e lanë të pazgjidhur çështjen shqiptare në tërësi dhe atë të Kosovës në veçanti. Duke filluar nga ajo kohë çështja e Kosovës ka shoqëruar historinë bashkëkohore të popullit shqiptar gjatë pothuajse një shekulli dhe është bërë sot, në kushtet e reja të shthurjes së plotë të Jugosllavisë dhe të zhvillimit të proceseve demokratike në Evropë, një problem i familjes evropiane, që kërkon zgjidhje, një nga çështjet më të mprehta politike të ditës, një preokupacion për kombin shqiptar dhe një shqetësim për Bashkësinë Evropiane dhe për SHBA.
    Në periudhën e tanishme, pas ndryshimit të qëndrimit të faktorit ndërkombëtar e në radhë të parë të SHBA-së si dhe të vendeve të Evropës në favor të çështjes së Kosovës, që filloi me ndërhyrjen e tyre jo vetëm diplomatike, por edhe me atë ushtarake (të forcave të NATO-s) në vitet 1998-1999 në Kosovë e në Serbi, e cila çoi në çlirimin e Kosovës nga robëria serbe, problemi i saj ka hyrë në rrugën e zgjidhjes përfundimtare, të njohjes ndërkombëtare të pavarësisë së saj.
    Serbia nuk ka sot asnjë lloj argumenti real të karakterit historik, etnik apo juridik për ta rivënë Kosovën nën kontrollin e saj. Qeveritarëve të sotëm serbë nuk mund t’u vijnë në ndihmë as hartat e vitit 1300, që po hedhin në qarkullim (kur Kosova ishte e pushtuar nga shteti serb, nga i cili u shkëput më 1389), as nostalgjia e tyre për monumentet historike kishtare, mjaft nga të cilët janë ngritur mbi themelet e kishave të krishterimit të hershëm shqiptar, para pushtimit serb e në stilin e tyre të veçantë, as edhe argumentet e tjerë të trilluar historikë që janë krejt të paqëndrueshme. Qarqet drejtuese të Serbisë së sotme duke përfshirë edhe personalitetet e saj më të larta, për të bindur bashkësinë ndërkombëtare për të drejtat e tyre mbi Kosovën, nuk po ngurojnë të mohojnë truallin, atdheun ku është formuar populli, kombi e shteti serb, që është Rasha mesjetare dhe të quajnë Kosovën si atdhe të shtetit serb. Është një e vërtetë e njohur nga historiografia e të gjitha vendeve, madje edhe nga studiuesit jugosllavë (R. Katiçiç-Zagreb, H. Bariç-Sarajevë etj.) se Kosova dhe popullsia e saj shqiptare, që ka jetuar atje gjatë shekujve e pa ndërprerje si popullsi autoktone e pasardhëse e ilirëve dardanë, është një nga vatrat kryesore të formimit të popullit shqiptar e të gjuhës shqipe, ku u bë simbioza shqiptaro-ilire.
    Pushtimet fare të përkohëshme dhe me ndërprerje, nuk i japin të drejtë Serbisë për ta rivënë Kosovën nën sundimin e saj sepse kjo do të ishte në kundërshtim me parimet e drejtësisë, të humanizmit, me të drejtën universale të kombeve për të patur shtetin e vet të pavarur dhe me praktikën ndërkombëtare të pranuar në kohën e sotme. Nuk ka asnjë arësye që shqiptarët e Kosovës të përjashtohen nga kjo praktikë ndërkombëtare dhe të mos u njihet pavarësia dhe e drejta e vetëvendosjes, të cilat u janë dhënë popujve të ish perandorive shumëkombëshe dhe koloniale, që u shthurrën pas Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, edhe pse kishin qënë nën sundimin e tyre gjatë 2-5 shekujve, si dhe popujve të tjerë të ish-Federatës Jugosllave.
    Shqiptarët ia paguan një herë Evropës (në vitin 1913) haraçin që nuk u takonte, për shkak të të cilit paraqiten sot kombi më i copëtuar në Evropën moderne, i ndarë në pesë shtete të ndryshme, edhe pse janë një komb i njëjtë nga historia, gjuha e të gjitha tiparet e tjera, banojnë historikisht në territoret e tyre etnike në një masë kompakte, në territore me një vazhdimësi të pandërprerë etnike dhe gjeografike.
    Serbia nuk ka gjithashtu asnjë bazë reale apo juridike për ta paraqitur zgjidhjen e çështjes së Kosovës si një problem të sajin të brendshëm, siç po pretendon sot, kur dihet se qysh me shpërbërjen e Federatës Jugosllave në vitet 1991-1992 dhe me shpalljen e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur e sovran, sipas vullnetit plebishitar të popullit të saj, të shprehur në Referendumin e 26-27 shtatorit të vitit 1991 e në zgjedhjet e 24 majit të vitit 1992 (të parlamentit e të Presidentit të Republikës), çështja e Kosovës doli nga korniza, jo vetëm e ish Jugosllavisë, por edhe e Serbisë. Këto lidhje u prenë përfundimisht pas luftës së pashpallur, që Serbia i imponoi Kosovës në vitet 1998-1999, për ta zgjidhur çështjen e saj me anën e spastrimit etnik të shqiptarëve dhe pas ndërhyrjes së drejtë e të ligjshmme të forcave të NATOS, që i dhanë fund kësaj politike të Serbisë, e detyruan të tërhiqte forcat e saj ushtarake nga Kosova dhe e çliruan atë nga Serbia.
    Ajo që shqiptarët kërkojnë sot, pavarësia e Kosovës, të drejta të barabarta për popullsinë shqiptare që jeton si popullsi autoktone në trojet e veta amtare, në Maqedoni, në Serbinë Jugore (në Luginën e Preshevës) e në Mal të Zi, në një shkallë me popujt e këtyre shteteve, përbëjnë minimumin e të drejtave, krahasuar me ato që u takojnë si popull e si komb sipas Kartës së OKB-së (1946), asaj të Helsinkit (1975) etj., akte të cilët bashkë me të drejtën e vetëvendosjes u njohin popujve e kombeve edhe atë të bashkimit të tyre në shtete të pavarura e të njësuara kombëtare.
    Shqiptarët, në të dyja anët e kufijve të sotëm politikë janë gjithashtu të ndërgjegjshëm se zgjidhja e çështjes së Kosovës, kthimi i saj në një shtet të pavarur, ashtu si zgjidhja e problemit kombëtar shqiptar në tërësi, si edhe zhvillimi ekonomik e politik i mëtejshëm i Republikës së Shqipërisë dhe i shtetit të ardhshëm të Kosovës, nuk mund të arrihen jashtë proceseve të përgjithshme unitare në Evropën e sotme, jashtë integrimit të tyre ndërkombëtar dhe në Ballkan, prandaj po i përkrahin këto procese dhe janë bërë pjesë e tyre.
    Por ky integrim ballkanik dhe evropian i Republikës së Shqipërisë dhe i shqiptarëve në tërësi, nuk mund të bëhet duke ruajtur status quo-në e çështjes kombëtare shqiptare, pa njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe pa i dhënë të gjitha të drejtat kombëtare popullsisë shqiptare në Republikën e Maqedonisë, në Mal të Zi dhe në Luginën e Preshevës (në Serbinë Jugore) në një shkallë të barabartë me popujt e këtyre shteteve.
    Përvoja historike e shekullit XX dhe e fillimit të këtij shekulli të ri ka treguar se një paqe në Ballkan, e ngritur mbi një çështje të pazgjidhur shqiptare dhe përgjithësisht në dëm të cilitdo popull të Ballkanit, nuk mund të jetë afatgjate, do të jetë e mbarsur me konflikte ndërnacionale, që do të jenë burim i përhershëm krizash.
    Bashkimi Evropian dhe ShBA e kanë unifikuar sot qëndrimin e tyre për zgjidhjen e problemit të Kosovës, nëpërmjet një plani të përbashkët, planit të Ahtisaarit (të cilin e kundërshton vetëm Rusia), plan i cili i njeh Kosovës atributet e një shteti të pavarur, me të gjitha garancitë për liritë demokratike dhe të drejtat e minoritetit serb etj. Por nuk është e arsyeshme që komuniteti ndërkombëtar, duke pritur që Serbia të bindet për të njohur pavarësinë e Kosovës (çka është vështirë ta bëjë nëse nuk vihet para një fakti të kryer), të shtyjë pa fund vënien në jetë të këtij plani, siç po shohim të ndodhë edhe kohët e fundit. Një qëndrim i tillë jo vetëm që e shtyn deri në “kalendat greke” zgjidhjen e problemit të Kosovës, por bëhet shkak për krijimin e një gjëndjeje të tensionuar në Kosovë e në ballkan.
    Njohja ndërkombëtare e pavarësisë së Kosovës, që pritet të ndodhë me sendërtimin e planit të Ahtisaarit, do të shënojë një hap të rëndësishëm e vendimtar në zgjidhjen e problemit kombëtar shqiptar në tërësi, sepse do të sjellë shkëputjen përfundimtare, zyrtare, nga Serbia, të popullsisë më të madhe shqiptare të ish Jugosllavisë, të rreth 2 milionë shqiptarëve të Kosovës, vendosjen e sovranitetit të tyre të plotë mbi trojet e veta amtare, formimin, krahas Republikës së Shqipërisë, edhe të një shteti të dytë, etnikisht të njëjtë shqiptar. Ky do të jetë, pa asnjë mëdyshje, një akt me rrjedhoja vendimtare për të ardhmen e popullit shqiptar dhe të problemit të tij kombëtar në Ballkan.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,397
    Postimet në Bllog
    22
    Lexova titullin me shprese se do te lexoja nje plan apo mendim real mbi "njehsimin" e kombit shqiptar, por u zhgenjeva duke lexuar argumente te kthyera ne klishe tashme mbi "te drejten historike mbi Kosoven".

    Debati mbi "te drejten historike mbi Kosoven" eshte jo vetem pakrye por edhe i demshem per vete zhvillimet ne Kosove. Nje debat i tille nuk eshte ne favorin e interesave shqiptare qe duan te shohin nje Kosove te pavarur me nje shtet te ri te qendrueshem e ne rrugen e reformave e zhvillimit. Nje debat i tille i sherben vetem interesave te pales serbe pasi ne kete debat pala serbe mundohet te heqi paralele midis konfliktit Izraelito-Palestinez. "Kosova eshte per serbet ashtu si Jeruzalemi eshte per hebrejte." Dhe e pare nen prizmin fetar, shqiptaret kane shume per te humbur ne syte e opinionit nderkombetar dhe shume pak per te fituar.

    Nuk eshte me koha per debate te tilla akademike, sot eshte koha per te ndertuar dhe artikuluar vizionin e se ardhmes ne nje Kosove te pavarur. Dhe ajo qe me ben mua pershtypje eshte fakti se sa shume energji dhe kohe harxhohet per te "mbrojtur pavaresine" dhe sa pak vemendje i kushtohet debatit se cfare do te thote te jesh shtet i pavarur dhe cfare pune e kontributi duhet te japi secili prej nesh ne kete drejtim.

    Eshte koha per fjale pak e pune shume.

    Albo

  3. #3
    """"Dhe ajo qe me ben mua pershtypje eshte fakti se sa shume energji dhe kohe harxhohet per te "mbrojtur pavaresine" dhe sa pak vemendje i kushtohet debatit se cfare do te thote te jesh shtet i pavarur dhe cfare pune e kontributi duhet te japi secili prej nesh ne kete drejtim.""""


    Shume e thjeshte. Sepse te mendosh se cdo te thote 'shtet i pavarur" ne rradhe te pare duhet te jesh i pavarur. Nuk mund te behemi si ajo shprehja "peshku ne det e tigani ne zjarr". Une mendoj se Kosova ne keto momente ka nevoje per sa me shume argumenta per pavaresine e saj. Keshtu qe ne kete rast mendimet dhe debatet akademike jane mese te rendesishme. Eshte per te ardhur keq teksa lexon gazetat nderkombetare kur e permendin Kosoven si Jeruzalemi i Serbise dhe anashkalojne te drejten historike shumevjecare te shqiptareve ne ato troje. Per mua kjo tregon dicka negative, qe akademiket dhe shkencetaret tane se kane vene shume ujin ne zjarr ti tregojne kancelarive boterore se sa te lashte jemi ne keto troje.
    Ne fund te fundit, e pse valle Serbet dhe politikanet e saj ngulmojne kaq shume ne keto debate dhe faktet historike per te mbajtur Kosoven?!. Perse ne shqiptaret u dashka te nenvleresojme historine tone para syve te botes?! Mos harro se fqinji yne jugor per nje cope emer (Maqedoni) po ben namin ne arenen nderkombetare. Kurse ne kemi nje territor te tere ne Ballkan te populluar me shqiptare qe kerkojne te drejtat e tyre historike dhe natyrale.
    Si konkluzion une i shoh argumentat historike si pjese plotesuese dhe e rendesishme te argumentave te pergjithshme per mbrojtjen e interesave tona ne rajon.
    Ndryshuar për herë të fundit nga brooklyn2007 : 19-12-2007 më 16:57
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,397
    Postimet në Bllog
    22
    Une mendoj se Kosova ne keto momente ka nevoje per sa me shume argumenta per pavaresine e saj.
    Ky eshte dallimi midis meje dhe teje dhe autorit me lart. Ju vrisni mendjen per te "argumentuar pavaresine" kur pavaresia e Kosoves nuk eshte me e debatueshme as per faktorin evropian. Pavaresine e Kosoves e mbeshtesin unanimisht te gjitha vendet e BE dhe pavaresisht nga rezervat e disa vendeve mbi precedentin e pavaresise dhe si ky precedent do te ndikoje ne problemet e tyre te brendshme, asnje prej ketyre vendeve nuk do te dali kunder pavaresise se Kosoves. Po keshtu SHBA e ka bere te qarte qe eshte gati te njohi pavaresine e Kosoves. Cfare ka ngelur ketu per te "argumentuar"?

    Kosova sot ka nevoje per energji elektrike, ka nevoje per nje qeveri te re qe lufton krimin e korrupsionin dhe fillon reformat, ka nevoje per rruge e ujesjellesa, ka nevoje per shkolla e mesues, ka nevoje per investime kolosale qe ekonomia e saj te filloje te ngrihet ne kembe e te krijoje vende pune, ka nevoje per trupat e NATO qe te ruajne sigurine territoriale te saj.

    Pavaresia nuk eshte nje dekret ne leter, eshte nje realitet. Dhe askush nuk po merr mundimin te artikuloje vizionin e se ardhmes se nje Kosove te pavarur. Te gjithe flasin per te drejten per te qene i pavarur por askush nuk e merr mundimin qe ti japi pergjigje pyetjes dhe shqetesimet qe kane shqiptaret se cfare do te thote te jesh shtet i pavarur?! Si do te ndryshoje jeta ime ne nje Kosove te pavarur?

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 19-12-2007 më 18:00

  5. #5
    Ore zoteri, nese je ne dijeni te lajmeve rruga e pavaresise po has ne pengesa marramendese. Vertet SHBA dhe nje pjese e mire e Evropes po e mbeshtesin kete nisme, por asgje nuk dihet me siguri ende. Sidomos te besh parashikime te tilla kaq te sigurta ne politike eshte shume e gabuar, pasi ca thuhet sot nuk thuhet neser. Kosoves ka te pakten nja 2 vjet qe po ia shtyjne pavaresine e saj, jo po do ta marri sot jo po do ta marri neser ate. Ende po ne te njejten situate ndodhet. Kjo eshte arsyeja pse nuk mund te flitet per drita, uje apo investime te tjera ne ate territor si gjerat me primare (jo se s'jane primare, te kuptohemi). Askush ende nuk e ka te qarte se si do ti veje halli ketij problemi e sidomos kjo nga ana e investitoreve te huaj dhe vendas. Ne ende nuk e dime nese pavaresia e Kosoves do vije per te tere territorin e saj apo pjesa veriore do shkeputet e do i bashkohet Serbise!!!. Apo do shpertheje ndonje konflikt rajonal, apo do ngelet thjesht nje konflikt i ngrire!!. Prandaj ne keto momente te gjitha energjite duhen perqendruar ne nje pike te vetme qe eshte Pavaresia e sigurte (zyrtare) dhe sa me e shpejt e Kosoves, e mbeshtetur kjo me te tera argumentat e mundshem. Zgjidhja e problemeve te tjera automatikisht dhe llogjikisht duhet te kaloje sipas nje rradhe kronologjike te te gjitha ngjarjeve kryesore.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,397
    Postimet në Bllog
    22
    Ore zoteri, nese je ne dijeni te lajmeve rruga e pavaresise po has ne pengesa marramendese. Vertet SHBA dhe nje pjese e mire e Evropes po e mbeshtesin kete nisme, por asgje nuk dihet me siguri ende. Sidomos te besh parashikime te tilla kaq te sigurta ne politike eshte shume e gabuar, pasi ca thuhet sot nuk thuhet neser.
    Kosova nuk po has ne asnje pengese, Kuvendi i Kosoves e shpall pavaresine qe neser ne mengjes po te doje e askush nuk e ndal dot. Ajo qe po has ne veshtiresi eshte diplomacia perendimore qe ka marre persiper te sponsorizoje pavaresine e Kosoves.

    Prandaj ne keto momente te gjitha energjite duhen perqendruar ne nje pike te vetme qe eshte Pavaresia e sigurte (zyrtare) dhe sa me e shpejt e Kosoves, e mbeshtetur kjo me te tera argumentat e mundshem
    Kujton se diplomateve te huaj u behet vone per faktet e argumentat historike te shqiptareve e serbeve?! Keto argumente historike vlejne vetem per "konsum te brendshem" e jo per konsum te jashtem.

    Zgjidhja e problemeve te tjera automatikisht dhe llogjikisht duhet te kaloje sipas nje rradhe kronologjike te te gjitha ngjarjeve kryesore.
    Pavaresi nuk do te thote nje dite ne kalendar, as nje cope leter, as nje telegram njohje nga jashte. Pavaresi do te thote ngritja e nje shteti ligjor qe vepron ne te gjithe territorin e vendit dhe mbron sigurine, lirine dhe mireqenien e gjithe shtetasve te vete.

    Dhe po te gjykosh nga zgjedhjet e fundit qe u mbajten ne Kosove ku vetem gjysma e elektoratit doli te votoje, do te shohesh nje zhgenjim total te elektoratit me klasen e vete politike, ata qe duhet te ndertojne neser shtetin e Kosoves. Dhe mua kjo me shqeteson me shume se sa shpallja e pavaresise. Nuk ka asnje dyshim ne mendjen time qe Kosova do te jete e pavarur, por ajo ku une kam dyshime eshte aftesia e klases politike ne Kosove per te ngritur shtet.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 21-12-2007 më 04:21

  7. #7
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar më parë nga Sokoli i Malit Lexo Postimin
    "Lum" kombi me disa nga juve!
    Disa ketu mendojne qe jane aq te mencur dhe aq te civilizuar sa te hedhin balte mbi gjysmen e kombit te tyre. Kush eshte Maks Velo? Nje askushi hic fare qe me shume se gjysmen e jetes se tij e ka kaluar neper burgje pa kurrfare arsye. Aq i mencur qe eshte. Po te ishte i mencur ai, do kishte respekt me te madh per gjysmen e kombit te tij sepse deshti apo nuk deshti ai, eshte edhe vet pjesetar i te njejtit komb.

    Ne shumicen e vendeve perendimore me demokraci te zhvilluar qindravjecare, perqindja e votuesve ne zgjedhje eshte shume e ulet, bile ne zgjedhjet lokale rrallehere qe edhe e arrin 50%, edhe duke harxhuar miliarda vetem ne fushatat e tyre. Ne Amerike, shumica absolute e popullsise nuk e di se kush jane ministrat e qeverise se Bushit dhe as te bashkive te qyteteve ku jetojne. Kurse ne Kosove, te pakten emrat i di secili prej nesh, i madh e i vogel.

    Normalisht qe klasa jone politike nuk eshte ne nivelet qe do donim te ishte, por nese e krahasojme me klasen politike te vendeve fqinje (Shqiperia, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi etj.), une mendoj qe jemi pakashume ne te njejtat nivele. Tekefundit, cili popull ne bote nuk do deshironte te kishte klasen politike ne nivele edhe me te larta se qe e kane sot, pamvaresisht nivelit te tyre te sotem?

    Kosova nese mbeshtetet vetem ne forcat vetanake, normalisht qe do ta kete veshtire, sic do e kishin veshtire shumica e vendeve fqinje, e vecanerisht Kosova per shkak te problemeve me Serbine. Mirepo, nese shikojme realisht perspektiven kosovare, jam plotesisht i bindur qe do jete me mire se ne shumicen e vendeve te rajonit. Ne Kosove, ekonomite familjare jane me te mira se ne shume vende tjera te rajonit, nje nga arsyet kryesore eshte diaspora e fuqishme qe ka dhjetera vite qe punon jashte e sjell te ardhurat brenda. Tani me zhbllokimin e fondeve te privatizimit, do krijohet nje fond goxha i madh zhvillimor dhe pastaj me privatizimin e kompanive gjigante shteterore si PTK (qe vleren ne treg e ka rreth 2 miliarde euro), Trepca (disa miliarda euro), dhenia e aeroportit me koncesion (qindra milione euro), etj. etj. ekonomia e Kosoves do zhvillohet shume shpejt. Me pavaresimin e Kosoves tani, do kemi mundesine edhe te marrjes se kredive ne institucionet financiare nderkombetare. Poashtu, Ishinger para disa diteve deklaroi qe ne Kosove do derdhen shuma te medha donacionesh nga Amerika dhe Bashkimi Europian tani me njohjen nderkombetare te pavaresise.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Lexova titullin me shprese se do te lexoja nje plan apo mendim real mbi "njehsimin" e kombit shqiptar, por u zhgenjeva duke lexuar argumente te kthyera ne klishe tashme mbi "te drejten historike mbi Kosoven".

    Debati mbi "te drejten historike mbi Kosoven" eshte jo vetem pakrye por edhe i demshem per vete zhvillimet ne Kosove. Nje debat i tille nuk eshte ne favorin e interesave shqiptare qe duan te shohin nje Kosove te pavarur me nje shtet te ri te qendrueshem e ne rrugen e reformave e zhvillimit. Nje debat i tille i sherben vetem interesave te pales serbe pasi ne kete debat pala serbe mundohet te heqi paralele midis konfliktit Izraelito-Palestinez. "Kosova eshte per serbet ashtu si Jeruzalemi eshte per hebrejte." Dhe e pare nen prizmin fetar, shqiptaret kane shume per te humbur ne syte e opinionit nderkombetar dhe shume pak per te fituar.

    Nuk eshte me koha per debate te tilla akademike, sot eshte koha per te ndertuar dhe artikuluar vizionin e se ardhmes ne nje Kosove te pavarur. Dhe ajo qe me ben mua pershtypje eshte fakti se sa shume energji dhe kohe harxhohet per te "mbrojtur pavaresine" dhe sa pak vemendje i kushtohet debatit se cfare do te thote te jesh shtet i pavarur dhe cfare pune e kontributi duhet te japi secili prej nesh ne kete drejtim.

    Eshte koha per fjale pak e pune shume.

    Albo
    ke harru te permenesh grekun qe ka marr camerin dhe vazhdon te na pengoj ne te drejten ton per nje shqiperi etnike dhe me kufij natyral e jo artificjal sic jemi.kosova do behet do apo sdo ti a ndonji tjeter(mos e merr si personale.sdua te fyej askend por kosova tashme esht e pavarur)pa nacionalizem nuk ecet dhe ketu ne forum shof qe spaska fare(cudi)pa i kerkuar te drejtat tona me ngulm prap do na shtypin me kem sic kan ber deri me sot.rroft shqiperia etnike se e meritojm

  9. #9
    Perjashtuar Maska e riu
    Anëtarësuar
    05-12-2005
    Postime
    421
    temes i hidhet pak piper dhe sallam fmy-je me birre tirona


    Njohja ndërkombëtare e pavarësisë së Kosovës, që pritet të ndodhë me sendërtimin e planit të Ahtisaarit, do të shënojë një hap të rëndësishëm e vendimtar në zgjidhjen e problemit kombëtar shqiptar në tërësi, sepse do të sjellë shkëputjen përfundimtare, zyrtare, nga Serbia, të popullsisë më të madhe shqiptare të ish Jugosllavisë, të rreth 2 milionë shqiptarëve të Kosovës, vendosjen e sovranitetit të tyre të plotë mbi trojet e veta amtare, formimin, krahas Republikës së Shqipërisë, edhe të një shteti të dytë, etnikisht të njëjtë shqiptar. Ky do të jetë, pa asnjë mëdyshje, një akt me rrjedhoja vendimtare për të ardhmen e popullit shqiptar dhe të problemit të tij kombëtar në Ballkan.
    profesor doktori mes lumturise se tij e ka lexu noihere ate planin e ahtisaarit apo varja, rendesi ka qe e thone lajmet, tingello bukur kshi si emer dhe i ngjan ca si plaku vitit te ri me pakot e lodrave?

    pranej kur te shifni here tjeter prof. dr. neper rruge beshtyjini ne surrat 1. per paaftesi 2. per mungese energjie 3. sepse jane gay 4. se s'flasin kurre konkretisht 5. se kane komplekse inferioriteti 6. jane impotente 7. rrojne ne dreamland 8. e kane lene gjithmone kombin ne balte atehere kur i jane dash me shume

  10. #10
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Athua ne cilen "shkence" e paska marre ate titull prof. dr. sci se, hahahaha???
    Kjo dosido u jep nje peshe te fuqishme imagjinare fjaleve te tij; te lumte goja Kristaq Prifti burre daji se na e hoqe gjysmen e merakut.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 188
    Postimi i Fundit: 02-09-2013, 21:37
  2. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Burgjet...
    Nga shkodrane82 në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 26-12-2004, 19:34
  4. Shqipja Standarde: ASHAK-u ngren komision rishikimi...
    Nga drini_në_TR në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-07-2004, 13:42
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •