LUFTA PSIKOLOGJIKE (2)

PLANI I AHTISARIT NUK E NJEH AS PAVARĖSINĖ E AS SOVRANTIETIN E KOSOVĖS

Shkruan: Besnik PRISHTINA

SOLANA KĖRKON NDIHMĖN E MOSKĖS PĖR TĖ “KUNDĖRSHTUAR” INSTALIMIN E SUNDIMIT DIKTATORIAL TĖ BE NĖ KOSOVĖ, MBASE KJO I BINDĖ SHQIPTARĖT MĖ MIRĖ PĖR TĖ PRANUAR DIKTATURĖN KOLONIALE TĖ BRUKSELIT!

Kohėve tė fundit opinioni shqiptar ėshtė bombarduar me premtime se “pavarėsia” e Kosovės do tė bėhet jashtė KS tė OKB dhe atė jo sipas njohjes sė pavarėsisė sė saj nga ish sundimi kolonial i Serbisė, nė bazė tė Kartės sė OKB mbi tė drejtėn e njohjes sė tė drejtės sė Popullit Shqiptar tė Kosovės nė vetėvendosje, por njohjes tė njė statusi monstrum politik tė quajtur Plani i Ahtisarit i cili nuk i njeh Kosovės as pavarėsinė dhe as sovranitetin e saj!

Ėshtė pėr t'u habitur se si njė pjese e madhe e mjeteve tė informimit publike shqiptare edhe pse e dinė se zėvendėsimi i UNMIK-ut me njė diktaturė tė re tė BE nė Kosovė nuk ėshtė kurfarė “pavarėsie e mbikėqyrur”, por njė mbikėqyrje e sigurimit tė mbajtėses sė Atdheut tonė tė ndarė me kufi “ndėrkombėtar” nė njė sundim tė huaj diktatorial, pa afat!
Kėto media publike janė shėndrruar nė njė makineri propagandistike tė regjimit tė huaj - tė ri, para se ai edhe tė inugarohet publikisht duke e dezinformuar popullin e vet se kjo ėshtė nė dobi tė tij. Njerėzit e llojit tė tillė, janė ata qė sundimeve tė huaja ua zgjatėn jetėn me shekuj nė vendin tonė. Bile makineritė e tilla propagandistike edhe sot po e mbajnė njė pjesė tė popullit tonė nėn sundimin shpirtėror tė ideologjive sunduese tė disa ish Perandorive tė vdekura qė janė zhdukur para disa shekujve. Kjo shihet mė sė miri pėrmes ceremonive fetare, ku shqiptarėve ju imponohet t'i festojnė shumė festa tė ish robėruesve tė huaj. Rriten e madhėshtohen, jo vetėm festat e huaja , por edhe vendete e huaja tė shenjta dhe edhe njerėzit e huaj tė shenjtė, qė pėr vendin dhe popullin tonė nuk kanė ber asgjė dhe s'kan kurfar domethėnie!
Pra, festojmė festa bizantine, romake, osmane dhe ka gjasa qė edhe disa festa titiste do t'i festomjmė nė tė ardhmen, nėse vendi ynė mbetet nėn sundimin e huaj!
Derisa i festojmė festat e huaja, festat kombėtare lihen pas dore. Ja pėr shembull: 10 Qėrshori 1878 ditė mė e shenjtė kombėtare nė gjithė historinė tonė, edhe pse ėshtė ditėlindja e rilindjes kombėtare, nė vitin qė e lamė pas as simbolikisht nuk u shėnua. Varrezat e Luftėtarėve tė Lirisė nė Prekaz dhe nė Prishtinė, si kryeqytet, as qė u pastruan e lere mė tė shėnohen si vende tė shenjta, tė njerėzve shenjtė, qė kanė dhėnė jetėn e tyre pėr liri!

Kjo ndodhi, edhe pse pas 1999 tė gjithė Kryeministrat kishin dal nga krahu i luftės, derisa ata pėr veten e tyre ndėrtojnė pallate dhe na bombardojnė me fotografitė e veta mbi dimenzionale, duke na ndjekur deri “aty ku mbreti shkon nė kėmbė”! Natyrisht me ndihmėn e pakursyeshėme tė medieve tė veta tė paguara! Serviliteti i kėtyre mediave tani po shihet edhe me qėndrimin e tyre tepėr pėrulės ndaj pretendimeve megalomane tė BE pėr tė na qeverisur me zor!
Kėshtu ata janė bėrė pėrēues tė politikės ndėrkombėtare kundėr vendit tonė, dhe, edhe kur shqiptarėt reagojnė kundėr rrezikut tė ri, atyre nuk u jipet hapsirė nė media pėr ta thėnė tė vėrtetėn!
Fal disa redaksive tė mjeteve tė informimit publik qė i mbetėn besnik kauzės kombėtare, as UNMIK-OSBE-BE dhe as njė diktaturė e huaj nuk mbet pa u demaskuar dhe pa zbėrthyer komplotet e tyre armiqėsore ndaj vendit dhe ndaj popullit tonė. Kėshtu ndodhi dhe po ndodhė edhe tani nė prag tė kėrcėnimit tė dimrit tė madh politik, tė natės sė gjatė polare tė BE nė errėsirėn e sė cilės, ne duhet tė hymė “me vullnetin tonė” – “duke i bėrė thirrje BE” qė ta instalojė diktaturėn e vet nė vendin tonė!
Por, ja se nuk po ndodh krejtėsisht kėshtu, dhe duke u ballafaquar me kėtė, BE po detyrohet tė pėrdorė edhe ndihmėn e Beogradit e Moskės, pėr t'i bind shqiptarėt se duhet tė pajtohen me praninė e BE nė vendin e tyre!
Pasi qė BE u ballafaqua me kundėrshtimin kategorik tė instalimit tė vet nė Kosovė, sė pari Solana kėrkoi nga Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė njė pėlqim formal pėrsonal, me tė cilin Ai pranon zėvendėsimin e misonit ė UNMIK-ut me atė tė BE-sė. Pasi qė kjo nuk funksionoi, Solana kėrkoi nga Koshtunica qė ai tė “kundėrshton” praninė e BE nė Kosovė, pėr t'ua mbushur mendjen shqiptarėve se ata nuk duhet ta kundėrshtojnė instalimin e diktaturės sė BE nė Kosovė, pasiqė edhe Koshtunica po e refuzuaka njė gjė tė tillė.
Kur kjo u duk tepėr e zbehtė, u kėrkua njė demonstratė e kolonistėve serbė nė Mitrovicė “kundėr” pranisė sė BE nė Kosovė, me ēfarė u bė sėrish pėrpjekje pėr t'i bindur shqiptarėt se ardhja e BE nė Kosovė “ėshtė nė tė mirė tė shqiptarėve”!
Dhe ja, kur as “demonstrata e Mitrovicės” (qė e ndau KFOR-i Francezė nė dy pjesės) Solana kėrkoi edhe nga Moska ndihmė. Pra, u kėrkua qė Moska ta “kundėrshtojė” praninė e BE nė Kosovė, ndoshta kjo do t'i bind shqiptarėt qė tė pajtohen me diktaturėn e BE brenda vendit tė vet.

Njėkohėsisht me kėto akrobacione po bėhet pėrpjekje qė tė krijohet bindja te opinioni se, “kush ėshtė kundėr BE ėshtė nė shėrbim tė Beogradit”! Kjo akuzė ėshtė harxhuar shumė herė qė nga viti 1981 e deri me sot, sepse ajo i pėrcjell tė gjitha gjeneratat e patriotėve qė kanė luftuar pėr lirinė e Kosovės, prej organizatorėve tė vėrtetė tė demonstratave tė 1981 e deri te UĒK dhe Lėvizja Vetėvendosje!

Zotėrinj, mjaftė me kėto akrobacione politike komike!
Nė Kosovė nuk pranojmė me vullnetin tonė prezencėn e policėve, gjykatėsve, doganierėve e as tė administratės diktatoriale tė BE nė as njė lloj paketimi.
Nuk pranojmė kurfarė Paketash tė Ahtisarėve e tė Ēubrilloviqėve, dhe kurfarė sundimi tė huaj, edhe kur ai stoliset me puplat e engjėjve!
Mbani ata policė, gjykatės, doganierė e administratorė ne vendet tuaja, sepse nė vendin tonė ata janė pėrsona nongrata, dhe ata tek ne mund tė vinjė vetėm si turistė me viza, si qytetarė tė thjesht!
Populli Shqiptar i Kosovės kurrė mė nuk do tė durojė policė tė huaj tė na hyjnė nė dhomat e gjumit e tė na i trishtojnė fėmijėt nė mes tė natės, siē kanė bėrė deri me tani policėt e juaj tė UNMIK-ut. Shporruni nga vendi ynė dhe mos mos t'ju shohim kurrė mė nė kėto troje!