Korrigjime:
- Nuk ka gjuhe Visual C++. Gjuha me e perdorshme eshte C dhe C++.
- Game Engine nuk jane gjuhe, por jane bashkesi librarish qe kryejne menaxhimin e Graphics Rendering, Audio, Physics, Scripting etj ... Me i famshmi eshte Torque 3D.
- DirectX dhe OpenGL nuk perdoren vetem per efekte speciale si drita, hije etj ..., por jane drivera qe bejne te mundur te gjithe procesin e "rendering pipeline", duke filluar me rradhe nga:
modelling, lighting, viewing, projection, clipping, texturing & shading, rasterization dhe me pas kopjimin e imazhit te rasterizuar nga memorja e kartes grafike ne bufferin e monitorit per ta shfaqur. Ky proces perseritet per cdo frame.
- Nuk eshte e vertete qe OpenGL eshte me e shpejte se DirectX. Varet sipas konfigurimit:
1- Ne Linux ka vetem OpenGL, pasi DirectX eshte produkt commercial i Microsoft.
2 - Kartat nVidia suportojne accelerator grafik me te mire per driverat DirectX, keshtu qe nese keni nVidia te jeni te sigurt se DirectX eshte me i shpejte per ju. Pershembull kartat ATI kane suport me te mire per driverat OpenGL, e me rradhe ...
- Nuk eshte e vertete qe 3d studio max perdor OpenGL, pasi ajo te lejon te zgjedhesh opsionalisht DirectX ose OpenGL gjate instalimit.
- Eshte gabim shprehja "programim ne OpenGL", por thuhet program grafike ne C (pasi SDK e OpenGL jane shkruar ne C ) duke perdorur OpenGL, ngaqe OpenGL nuk eshte gjuhe programimi.
Une kam rreth nje vit eksperience ne krijimin e lojrave 3d, dhe per momentin kam nisur te zhvilloj nje loje te tipit lufte ajrore me avione luftarake te vjeter. Loja do te jete e destinuar per PC.
Po e bashkangjis ate ckam bere deri tani. Eshte vetem fillimi dhe nuk eshte bere as 2-3 % e punes. Mos harroni se jam i vetem ne ekip dhe eshte veshtire te ecet shpejt. Dua ta postoj me deshiren qe te me beni ndonje verejtje, por nuk po mundem, ndoshta nga madhesia e skedarit.
Kush te jete i interesuar le te me dergoj ndonje emailin dhe tia coj si email. eshte rreth 18 MB.
Gjithe te mirat,
P.S.: Besplay kam nje keshille miqesore:
Te admiroj per vullnetin, por nuk mund te krijosh lojera serioze pa ditur teorine e grafikes. Me duket se duhet te studiosh shume me teper per te realizuar nje loje qe te kete peshe.
Krijoni Kontakt