Sheradin Berisha: Persekutuesit e shqiptarëve pas Luftës së Dytë Botërore
Dihet mirëfilli se pas Luftës së Dytë Botërore, syri dhe veshi i regjimit jugosllav ishte padyshim Shërbimi famëkeq UDB.

Më 14 maj 1944 me vendim të Shtabit Suprem të UNÇJ-së, u formua OZN - a (Odelenje za Zashtitu Naroda - Dega e Mbrojtjes Popullore) e cila fillimisht ka vepruar në kuadër të seksionit të MP të KANÇJ-së. Ky formacion shfarosës për shqiptarët, në Kosovë u themelua më 1 shtator 1944. Të gjitha dokumentet e kohës flasin se OZN-a për Kosovë është formuar me kërkesën e “Komitetit Krahinor të Kosmetit” dhe të Komitetit Qendror të PKJ-së. Për formimin e saj, përgjegjës ishte Aleksandër Rankoviqi, i cili atë ditë i kishte ftuar në një takim - në ishujt Vis të Kroacisë: Miladin Popoviqin (i cili udhëton nga shqipëria për në Vis), Dushan Mugoshën dhe Spasoje Gjakoviqin. Në këtë takim u vendos që shef i OZN-ës për Kosovë të emërohej, Spasoje Gjakoviqi. Me rastin e promovimit të OZN-ës në Kosovë, në radhët e saj ishin edhe tre anëtarë të “Komitetit Krahinor të Kosmetit”:
1.Ali Shukria,
2.Çedo Mijoviqi dhe
3.Sahit Bakalli.

Me rastin e formimit të të ashtuquajturës ”Qeveri demokratike” në mars 1945 OZN-a hyri në përbërjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa pas shpalljes së Kushtetutës së parë të Jugosllavisë së AVNOJ-it (janar 1946) ajo u shndërrua në UDB (Uprava Drzhavna Bezbednosti - Drejtoria e Sigurimit Shtetëror - DSSH). Me këtë emërtim UDB-a veproi deri në korrik të vitit 1966, kur në Plenumin e Brioneve u largua nga pushteti, Aleksandër Rankoviq. Pas disa ndryshimeve sipërfaqësore brenda këtij shërbimi, UDB-a u emërtua si SDB (Slluzhba Drzhavne Bezbednosti - Shërbimi i Sigurimit Shtetëror), por, pavarësisht nga ndryshimi i emrit, populli shqiptar deri në ditët e sotme e njihte si UDB. Krahas SDB alias UDB-së ka vepruar edhe një shërbim tjetër sekret i njohur si KOS (Kontra Obaveshtajna Sluzhba - Shërbimi Kundërspijunues). KOS-i ka vepruar në kuadër të Armatës jugosllave APJ. OZN-a / UDB-a / SDB dhe KOS - i ishin dhe mbetën shërbime sekrete antishqiptare dhe më monstruoze në luftimin e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare gjatë viteve 1945-1999...

Ali Shukria, prokuror i parë publik i “Kosmetit”?!

Ndërsa këto shërbime antishqiptare konsideroheshin si “Dorë e fortë” brenda shtetit jugosllavë dhe si të tilla i ndiqnin, keqtrajtonin dhe i i burgosnin kudo shqiptarët që e kundërshtonin regjimin jugosllavë (lexo-serbosllavë), më 3 shkurt 1945 në bazë të vendimit të Mbledhjes së AVNOJ-it mbi formimin dhe kompetencën e ”Prokurorit Publik të Jugosllavisë Demokratike Federative”, u formua edhe “prokuroria publike e Kosovës dhe Metohisë, ku prokuror publik u emrua punëtori i OZN-ës Ali Shukria”.
Vendosja e administratës ushtarake në Kosovë më 8 shkurt 1945 dhe vazhdimi i luftës së pakompromis i brigadave partizano - çetnike së bashku me repartet e OZN-ës kundër shqiptarëve gjithandej Kosovës... ka dëshmuar qartë karakterin pushtues të regjimit të ri jugosllavë ndaj popullit shqiptar në trojet e veta etnike, që mbetën padrejtësisht nën Jugosllavi.

Kush e përgatiti dhe e mbajti Kuvendin e Prizrenit më 8, 9 e 10 korrik 1945?

Derisa vazhdonin operacionet ushtarake të UNÇJ për ripushtimin e Kosovës me viset tjera shqiptare, qarqet politike të Jugosllavisë avnojiste bënin plane për ndarjen e saj. Kështu dhjetë ditë pas vendosjes së Administrimit ushtarak (08.02.45) dhe ende pa përfunduar Kryengritja e Shaban Polluzhës në Drenicë, udhëheqja më e lartë e KQ të PKJ-së, më 18.02.45 në Beograd, nxori përfundimin "që Kosova dhe Metohija t'i bashkohet shqipërisë, kurse Shqipëria të hyj në federatën jugosllave...por meqenëse rrethanat ndërkombëtare nuk janë të favorshme për një hap të tillë,... atëherë Kosova dhe Metohija si autonomi duhet t'i bashkohen Serbisë".
Ky vendim partiak, (i cili u mor pa u pyetur fare populli shqiptarë - përveç Fadil Hoxhës me kompani), në mbledhjet tjera të mbajtura në mars - prill - maj 1945, u shndërrua në program politik. Ky program politik ndonëse me kohë u bë ligj shtetëror, krejt formalisht u shtrua për diskutim edhe në instancat politike, ushtarake e policore që administronin asokohe Kosovën. Akti i aneksimit (formal) të Kosovës Serbisë federale përfundimisht u bë në mbledhjen e Këshillit Popullor të Kosmetit, të mbajtur më 08 – 10. 07.1945 në Prizren, që në histori njihet si "Kuvend" i Prizrenit. Si përfundim, po të analizohen me kujdes të gjitha zhvillimet politike e ushtarake në Kosovë, pas mbajtjes së Konferencës së Bujanit ( 31 dhjetor 1943 -1 e 2 janar 1944)..., mund të konkludohet me lehtësi se, ky kuvend qe një farsë e përgatitur (në çdo aspekt) nga OZN – a.

Delegatët e zgjedhur nga OZN-a për Kuvendin e Prizrenit?!

I)-Rrethi i Prizrenit:
1. Kolë Shiroka,
2. Ethem Zurnaxhiu
3. Ahmet Nalbani,
4. Vasa Bogdanoviq,
5. Predrag Ajtiq,
6. Gani Demiri,
7. Boshko Çakiq;

II)-Rrethi i Gjakovës:
1. Elhami Nimani,
2. Sylejman Domi,
3. Ramadan Boshtri,
4. Qamil Luzha,
5. Tun Marku,
6. Ismaili nga Suhareka;

III)-Rrethi i Drenicës:
1. Muharrem Keseti,
2. Qemal Deva,
3. Fazli Vela,
4. Ibrahim Tërnavci,
5. Rrustem Selmani,
6. Gjoko Pajkoviq;

IV)-Rrethi i Vuçitërnës:
1. Ilia Embaroviq,
2. Jetullah Jakupi,
3. Kadri Hasan Barileva,
4. Qazim Bajgora,
5. Rada Jovanoviq,
6. Xhavit Nimani;

V)-Rrethi i Dragashit:
1. Ramadan Dauti,
2. Mursel Ashimi,
3. Rasim Musa,
4. Pavle Joviqeviq;

VI)-Rrethi i Pejës:
1. Murat Bajraktari,
2. Janko Llakiqeviq,
3. Adem Nuradini,
4. Mark Krasniqi,
* 5. Kiko Sfinjar,
6. Fadil Hoxha;

VII)-Rrethi i Ferizajt:
1. Shaban Kajtazi,
2. Bogdan Gotovusha,
3. Tafil Fazliu,
4. Mursel Kabashi,
5. Kërsta Filipoviq;

VIII)-Rrethi i Gjilanit:
1. Vesel Rexhepi,
2. Metë Nuredini,
3. Sinan Hasani,
4. Mehmet Krileva,
5. Dushan Jankoviq,
6. Aleksa Klariq,
7. Mita Milkoviq;

IX)-Rrethi i Prishtinës:
1. Seit Haziri,
2. Rajko Demitroviq,
3. Ismaill Jusuf,
4. Nikodin Mirjaçiq,
5. Elmaz Dauti,
6. Dushan Mugosha;

X)-Rrethi i Mitrovicës:
1. Janko Komoviq,
2. Vasa Komadiniq,
3. Jetullah Dobrani,
4. Kadrush Aliu,
5. Blagoje Dorotoviq,
6. Milia Kovaqeviq;

XI)-Rrethi i Istogut:
1. Sahit Zatriqi,
2. Zeqir Rexha,
3. Steva Samarxhiq,
4. Ali Ferati,
5. Ruzha Raiqeviq;

XII)-Rrethi i Rahovecit:
1. Qamil Brovina,
2. Ismet Shaqiri,
3. Blagoja Miliq,
4. Faik Pruthi;

XIII)-Rrethi i Kaçanikut:
1. Faik Xhemajli,
2. Halim Musliu,
3. Miqo Kërdiq;

XIV)-Rrethi i Suharekës:
1. Jovan Petkoviq,
2. Emrush Ramadani,
3. Brahim Uka,
4. Asllan Fazliu,
5. Reshat Isa;

XV)-Rrethi i Podujevës:
1. Shaban Selimi,
2. Shaban Lepaja,
3. Milica Ukmanoviq,
4. Riza Iljazi(Vokrri),
5. Sali Azemi,
6. Misha Miqkoviq. (...)

Bashkimi i dhunshëm i Kosovës me Serbinë, ishte vetëm një pjesë e padrejtësisë që i bëhej popullit shqiptarë të mbetur jashtë kufijve të Shqipërisë, për vetë faktin sepse Kosovës ju shkëputën jo vetëm trevat e banuara kryesisht me popullatë shqiptare në Maqedoninë perëndimore dhe në Mal të Zi, por asaj ju ndanë edhe pjesët etnike shqiptare: Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, të cilat u përfshinë në përbërje të Serbisë jugore. Pra, populli shqiptarë në Kosovë dhe në trevat tjera etnike, u mashtrua rëndë nga premtimet demagogjike të udhëheqjes jugo(serbo)sllave dhe asaj "shqiptare", megjithë gjakun e derdhur nga bijtë më të mirë të tij.

Shqiptarë të vrarë dhe të persekutuar gjatë viteve 1941 – 1947

Pas zyrtarizimit të aneksimit të Kosovës Serbisë, u nxorën ligje, dekrete e udhëzime interne për policinë dhe ushtrinë për kthimin e kolonistëve të viteve 1912-1941 dhe rikolonizimin e Kosovës. Për ti realizuar këto synime antishqiptare u hartuan listat prej 782 emrash të mësuesve, arsimtarëve dhe profesorëve shqiptarë (kishte edhe nga Shqipëria), që duhej likuiduar politikisht dhe fizikisht. Njerëzve të likuiduar si armiq duhej t´u konfiskohej toka për t´ua dhënë kolonistëve serbo – malazezë. Për këtë fushatë të egër shfarosëse ndaj shqiptarëve ka shumë burime.
Sipas të dhënave të Xheladin Hanës (anëtar i KNÇK, më vonë drejtor i gazetës Rilindja) rezulton se deri në vitin 1947 OZN-a dhe forcat pushtuese ushtarake jugosllave, kanë vrarë mizorisht rreth 86.000 shqiptarë,

prej të cilëve 36.000 në Rrafshin e Kosovës;
23.000 në Rrafshin e Dukagjinit dhe
27.000 të tjerë në trevat etnike shqiptare në Maqedoni.
Gjatë kësaj periudhe janë kryer 220.000 bastisje në familjet shqiptare (duke i përfshirë këtu edhe bastisjet e përsëritura në të njëjtat familje);
pastaj mbi 200.000 shqiptarë kanë kaluar nëpër duartë e OZN-ës famkeqe
si dhe janë zhvilluar tetë operacione me përmasa të gjera ushtarake të ndihmuar edhe nga OZN-a(më vonë UDB-a) dhe të gjitha këto operacione janë kryer, kundër shqiptarëve, por jo edhe ndaj serbëve, malazezëve apo maqedonasve.

Kush u zgjodh në “Gjyqin popullor krahinor të kosmetit”?

Për t´i shkatërruar e gjykuar ”armiqtë e pushtetit popullor..., bandat kriminale balliste e bashkëpunëtorët e nazi-fashizmit“në Kosovë, për këtë qëllim kuvendi i Prizrenit zgjodhi edhe “gjyqin popullor krahinor të Kosovës e Metohisë”.
Pika e 11 e rendit të ditës së Kuvendit të Prizrenit ishte “zgjedhja e gjyqit populluer krahinuer” dhe në procesverbalin e këtij kuvendi thuhet: ”Në gjyqin populluer krahinuer kuvendi zgjodhi:
Kryetar, Hivzi Sylejmanin
Anëtarë të gjyqit:
Millutin Pavliçiq
Simon Kazhiq
Ismail Gjinali
Ibrahim Muhaxhiri
Bozhidar Zuleviq
Pajazit Abedini

Si zhurista, (porotë) u zgjodhën:

1. Sait Haziri
2. Ismail Jusufi
3. Elmaz Dauti
4. Qamil Luzha
5. Kemal Deva
6. Sait Haziri
7. Ibrahim Tërnavci
8. Rrustem Sylejmani
9. Hasan Çitaku
10. Ramadan Dauti
11. Rasim Musaja
12. Miodrag Ajtiq
13. Maksut Skenderi
14. Shaban Kajtazi
15. Bogdan Gotovusha
16. Jovan Çakiq
17. Jovo Jovoviq
18. Vaso Kandiq
19. Jetullah Dobranja
20. Kadrush Alija
21. Bllagoje Gjorgjeviq
22. Metush Grezda
23. Ramadan Dosti
24. Tun Marku
25. Ismet Suhareka
26. Abdul Abdullah Jakupi
27. Qazim Bajgora
28. Rada Jovanoviq
29. Rexhep Butovci
30 Murat Bajraktari
31. Janko Lakiqeviq
32. Mark Krasniqi *
33. Niko Strugar
34. Ali Boletini
35. Metë Nuredini
36. Sinan Hasani
37. Dushan Jankoviq
38.Aleksa Klariq
39. Adem Stançiqi
40. Sahit Zatriqi,
41. Zeqir Rrexha,
42. Stevo Samargjiq,
43. Ali Fetahu,
44. Ruzha Raiqeviq,
45. Kolë Shiroka,
46. Ethem Zurnaxhiu,
47. Ahmet Nallbani,
48. Vaso Bogdanoviq,
49. Predrag Ajtiq,
50. Gani Demiri,
51. Osman Rifati,
52. Selim Shabani,
53. Shaban Lepaja,
54. Milica Vukiqeviq,
55. Riza Iljazi,
56. Salih Azemi,
57. Misho Miqkoviq,
58. Faik Xhemaili,
59. Talim Muslimi,
60. Miçko Krniq,
61. Jovan Petkoviq,
62. Emrush Ramadani,
63. Ibrahim Uka,
64. Islam Fazlija,
65. Reshat Isa,
66. Qamil Sharki,
67. Ismet Kozeri,
68. Bllagoje Miliq,
69. Faik Pruthi.
Këta gjyqtarë e porotë, të gjithë, pa hezitim morën pjesë në ekzekutimin e dënimeve me vdekje-pushkatim dhe të dënimeve prej 1 deri në 20 vjet burg të rëndë, të përgatitur nga OZN-a famëkeqe, kundër mijëra shqiptarë, që ishin organizuar në kuadër të Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare dhe në organizata të tjera, për ta luftuar regjimin pushtues jugosllav.
Në listën e delegatëve të Kuvendit të Prizrenit nga Rrethi i Pejës nën numrin rëndor 4 dhe në listën e gjykatësve “populluar, krahinuer” nën numrin rendor 32 figuron edhe emri i MARK KRASNIQIT, i cili aktualisht është deputet në Kuvendin e Kosovës dhe është kandiduar sërish për zgjedhjet e 17 nëntorit 2007.