Gjykata Europiane, 340
mijë euro “gjobë” shtetit
Qeveritë dhe gjyqësori mohuan të drejtat bazë
Shteti shqiptar detyro
het përsëri të dëmsh
përblejë me një shifër
të konsiderueshme
një qytetar, i cili ka aplikuar
në Gjykatën e Strasburgut,
duke u ankuar për shkeljen
e të drejtave themelore nga
ana e administratës ekzekutive
dhe gjyqësore. Me vendimin
e datës 18 dhjetor
2007, Seksioni i Katërt i
Gjykatës Europiane të të
Drejtave të Njeriut, pranë
Këshillit të Europës, ka vendosur
të detyrojë Shqipërinë
t’i paguajë Vlash Marinit,
brenda një afati prej tre muajsh,
shumën prej 330 mijë
eurosh për dëmin pasuror
dhe jopasuror të shkaktuar
atij. Shoqëruar edhe me një
pagesë të dytë prej 5.700 eurosh,
për të mbuluar shpenzimet
dhe kostot e aplikimit
të tij pranë kësaj Gjykate.
Gjykata konstaton, në
vendimin e saj, se ka patur
shkelje të administratës shtetërore
shqiptare në lidhje
me mohimin e të drejtës së
ankimuesit për akses në
gjykatë, si rezultat i dështimit
të Gjykatës Kushtetuese për
të marrë një vendim mbi
ankimin e tij kushtetues. Nga
ana tjetër, ajo deklaron se ka
patur shkelje të të drejtave
themelore të qytetarit edhe në
rastin e mosekzekutimit të një
vendimi të formës së prerë nga
një organ shtetëror. Po kështu,
ka patur shkelje që lidhet
me kohëzgjatjen e tepruar të
grupit të parë dhe të dytë të
procedimeve. Ndërkohë, një
shkelje tjetër është konstatuar
në lidhje me mungesën e
një mjeti efektiv në respektim
të pretendimit të ankuesit për
kohëzgjatjen e procedimeve,
si dhe në rastin e mosrespektimit
të nenit 1 të Protokollit
nr.1 të Konventës për
Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut
dhe Lirive Themelore, të
nënshkruar nga vendi ynë
shumë vjet më parë.
Krijoni Kontakt