Profilizimi i mediokritetëve politik shqiptar në Maqedoni
POLIVALENCA NDËSHKUESE E MEDIOKRITETËVE
TË POLITIKËS PROVINCIALE
Shkruan: Ferit RAMADANI
Kërçovë, 24. XII. 2007
( Me rastin e bilancit të këtij përfundim viti )
Sistemit kriminal që bëri kërdi në përditshmërinë e
politikës zhvillimore!
Politikanë të sferave të ndryshme, pikëpamjen e sëndërtimit dhe zhvillimit shoqëror, u përpoqën ta bëjnë në thjerrzën e akceptimit të demokracisë, e cila, zgjidhjen e çështjeve sipas mundësisë së shprehjes së veprimit të lirë, e lejoj, duke bërë luftë njëmendësie, e cila deri në skajshmëri i ngulfati alternativat, dhe prej saj, morën ndëshkime ekskluzive përmasa intelektualësh, të cilët, sot e përgjithmon ngurrojnë të flasin për një botë tiranike të sistemit kriminal, ndërsa u graduan servilë e kriminelë përse iu përkulën atij që fitoj pushtet në qeveri dhe vendin e liderit me diktat në parti !
Si e tillë ajo botë e sistemit kriminal, edhe pse trumbeton për strategji të zhvillimit të ri, është shënjestër e denoncimit, dhe bën kërdi në përditshmërinë e politikës zhvillimore! Ajo merr frymë dhe zhvillohet me një koncept dominant! Mbi të gjitha absolutizohet në kokat e mediokritetëve provincialë të cilët duke u mbështetur në ,,programet madhore’’ të partive , përvjedhurazi hyjnë dhe krijojnë hapsirë veprimi dhe manipulimi, se gjoja me punën e tyre janë të një randësie të madhe strategjike për strukturën , e cila, sipas interesit dhe dëshirës së Esad Toptanit të ri , vepron në zonën neuralgjike të logjikës provinciale , njësoj si “Francuska shtatë e Beligradit”!
Në logjikën e partiakëve tanë është shtresuar njëmendësia
polivalente e ndëshkimit
Pretekstet e tilla të cilat mund të jenë të rastit për t’u realizuar qëllimet, janë deri diku të arsyeshme! Megjithatë, në dekadat e këtij fillim - shekulli arbitrar, janë të paarsyeshme arbitrazhet e veprimit të grupeve funksionale në Sobranie në stilin e kapobandave, të cilët, në praktikën e zhvillimit të politikës, kanë bërë deformime të çuditshme nga kërkesat e elektoratit që ua dha votëbesimin e përfaqësimit kundër integrimit të tillë që e rishfaqin. Si e tillë, kjo pozitë e bartur e cila i ruan metodat e vjetra dhe shprehitë tekanjoze të të ashtuquajturve liderë, nuk mundet të heshtet në kohën e quajtur demokraci! Në linjat prapavajtëse të kësaj bote duhet të kuptohen parametrat që krijojnë raporte të shëndosha dhe pozitë të sigurtë shoqërore! Por, në logjikën e partiakëve tanë është shtresuar njëmendësia polivalente e ndëshkimit e cila në garën e sundimit shprehet me një dozë ekskluzive të diferencimit të krijuar si harmoni e madhe e filozofisë federaliste titiste që bëhej në emër të përjashtimit nga radhët e shoqërisë, punës , veprimtarisë! Kjo metodë e tillë e aprovuar gjatë kohës së federalizmit krijoi aq shumë suaza të gjëra të izolimit sa që i përfëshiu gjithë mundësitë e shprehjeve dhe aftësive të tjera që bënë përpjekje prodhimi të bartjeve të vërteta në segmentet e ndryshme të jetës dhe aktivitetit, e, që nuk i shkuan përshtati as atëherë e nuk i shkojnë as sot, logjikës paternale të Francuska shtatës e cila si lugat bëhet prezente me polivalencën e saj të ngritur në strumbullarin provincial të mediokritetëve partiakë me shpirt masoni!
Në përgjithësi, që nga nëntëdhjeta e këtej, është bërë realitet i hidhur dominimi i sistemit që u krijua nga partiakët tanë ! Secili, duke dalë nga përmasa e dërrmuar e qytetarëve, veçmas nga ajo shqiptare, sapo u bënë me votat e popullit - autoritete , e filluan diktatin sipas stërvitjeve në kabinetët e kuzhinave ku përgatitej hashaja! Prandaj, veprimtaria e cila ndodhi gjatë këtij dhjetëvjeçari, ma shumë i ngjau një tragjikomedie se sa një procesi zhvillimor, i cili ka krijuar mundësinë e hapjes nga njëmendësia , në realizimin e pluralizmit racional me kufinj të optimalitetit! Bie fjala, puna dhe veprimi i grupit funksional të deputetëve dhe i ministrave të viteve të nëntëdhjetës, për atë që e realizuan asokohe, sot bëhet një prurje shterpë e mbjellur në përmasat shoqërore, e cila, në ugarin e rritës asgjë nuk fiton në shprehje të asaj që deshën ta realizonin qytetarët, ndërsa, ai bereqet që bëhet tani, ma tepër fiton një sinonim të dominimit ekskluziv i cili, vë në kontakt shpërthimet e konflikteve kundër përkrahësve të tyre kur ishin opozitë, të cilëve, u kërcnohen t’i burgosin e t’i sakatojnë me injorime e censura! E si do të shprehet logjika vepruese e garnitures së tashtishme pas një dekade, e cila, sotpërsot, të vërsulet e tërbuar për t’iu bërë servil dhe i heshtur! Kushedi se pse, gjithë kjo logjikë e paformuar e cila, për hirë të dallimeve të ndryshme të shtresave njerëzore, mbeti të nënkuptohet, se, në zgjedhje elektorati ndonjëherë mund të gabojë! Ose, sipas një urtie të popullit shqiptarë, kur do xhemati, i parë - mund të bëhet edhe një g....! E tashti, vlen logjika se cilin do i famshmi Çarli Çaplin i makorajhut !
Profilizimi i grupeve të mediokritetëve politik
Koha e përjashtimit të forcës së elektoratit ishte e kuptueshme gjatë sundimit të njëmendësisë! Në kohën e veprimit të pluralizmit demokratik, përse dalin dhe profilizohen grupe të mediokritetëve politik, të përkrahur nga kryesitë e partive politike, është sa për t’u habitur! Në radhë të parë, dhe me të drejtë, në vetëdijen shoqërore, është krijuar një shkallë e përmbysjes së kualitetit intelektual, të cilit, i bëhet konkurrencë me kuantitetin e mediokritetit provincial! Kjo normë e pjesmarrjes në këto procese ka krijuar elita pure të grupeve funksionale të cilat në stilin e mikrobëve e bëjnë prurjen e lëngatës shoqërore! Ata në mijëra shpërthime kundërmuese i hapin front zgjidhjes së ideve! Dhe siç janë të paformuar ashtu i bëjnë edhe veprimet! Me një fjalë, ata janë eksportues të të gjitha rrymave dhe ndikimeve që vijnë nga më i forti. Prandaj, në eksperimentalizmin total të gjindshmërisë së tyre është zhvilluar vetëm një nivel i barazisë:
Të gjithë mediokritetet merren me abetaren e diferencimit, kanë mësuar himnin këndon gjeli ki-ki-ki, dhe sipas familiarizimit të njëri - tjetrit rreshtohen, për të qenë në vargun nënshtrues! Ata, u ngjajnë kamariereve që vetëm bartin pjata dhe lëpijnë gishtrinjtë sa herë i bëjnë me çorbë, dhe gëzohen kush ua fërkon prapanicën! Nëse ndodh të hetojnë elaborimin e ideve me dozë zhvillimi e pavarësie, klanofilët e tillë të Kasabasë, sapo marrin sinjale nga kuzhina e hashasë, i turren si bletët secilit që përpiqet të mbesë në dimensionin racional, vetëm e vetëm ta ruajnë pozitën e tyre e cila kundërmon m..!
Mbase janë të mundshme bartjet e tilla, në një kohë kur shoqërisë i imponohet të jetë në aksion! Megjithatë, nuk lejohet koncepti empirik i “Francuska shtatës së Beligradit” të promovohet në veprimin politik të partive që pretendojnë të jenë shqiptare e punojnë për serbomakosllavi!
Morbid-provincialët politik!... Toptanët e Qorr Gligorit…!…dhe kukudhëganecët ...!!!
E ardhmja demokratike nuk mund të zhvillohet me stilin diferencues, i cili, bëhet prezent në radhët e partive politike ku zotron fryma e mediokritetëve provincialë, të cilët nuk e dallojnë rrezikshmërinë e nepotizmit federalist dhe atë e zhvillojnë në radhët e tyre duke elituar anëtarët e farefisit pis! Ky mobilizim i forcuar nga morbid-provincialët politik, është bërë aq i theksuar këto dekada pas nëtëdhjetës, saqë në periudhat e zgjedhjeve qofshin ato vendore, qofshin ato parlamentare, është pasqyruar me një varfëri të madhe në praktikën e zhvillimit. Ndërsa, në vetëdijësimin e zgjedhësve ka mbërri të bëhet një sinjal i nivelit që kutërbon erë Bartollomeu, e kurrësesi t’i parandalojë të tillët! Bie fjala , në pasqyrën e suksesit të atij vetëdijësimi , elektorati ka shënuar refuzime kundër ëndërrimtarëve të hakërritur , nëse ata në garën zgjedhore, si ato për “gradonaçalnikë”, dhe këto për “posllanikë në makosobranie“ , janë sforcuar nga linja kriminale, dhe, nga ana tjetër, kanë rekrutuar anëtarë për të vjedhur votat nga kundërkandidatët, që në dimensionin e kualitetit intelektual dhe moral, kanë qëndruar më lartë, edhe pse në rreshtimin e tyre, u kanë takuar partive pa peshë!
Ndërsa, me bërjen e furrikut në makoQeveri, si ata të nëntëdhjetës e pastaj , janë tërhuzur edhe ky toborr i palaçove, nga narcizoizmi, se cili prej servilëve do të shkojë t’ua ferkojë që të marrë një post! Me të e kanë krimbur skajshmërisht gjithë kriterin e logjikës racionale, dhe prej saj tashti, është krijuar vetëm një lahuri prostitucioni e cila hidhet e përdridhet se është për bashkëpunim me shqiptarët, në realitet, ajo vetëm diferencon dhe nëpërkëmb anëtarë dhe intelektualë të devotshëm, duke rekrutuar llojlloj larashësh dhe kulimë politikë të kohës së udb-es…!
Kjo dukuri e tillë duhet t’a shqtësojë liderin partiak, dhe ai duhet ta gjykojë oreksin i cili, synon për ta profilizuar provincializmin! Se, ai shikohet me një dozë neverie nga qytetarët dhe krijon kundërshti! Në kohën kur zgjedhësit kanë një vetëdie se duhet përkrahur projekti madhor i zgjidhjes së çështjeve sipas parimeve, dhe njëherit, t’i japin grusht provincializmit dhe lidhjes së akraballëkut farefisnorë, e servil , lideri i këtij profili, nuk duhet të lejojë që të bëhet Esad Toptan, si Toptanët e përparshëm të Qorr Gligorit dhe ata të Branko zhuganit! E kjo, sjellje e tillë që zhvillohet, haptas flet se udhëheqja e tillë kaherë, është bërë çorbë e ftohtë! Ndërsa, për ta marrë erën e kutërbimit, dhe për të shkuar deri në thyqafje ajo shtresë lideriqësh të nepotizmit, patjetër duhet të veprojnë - siç veprojnë duke rekrutuar atypëraty anëtarë të stërvitur të klanofamiliarisë e, që në jetë njihen si kukudhë e ganecë! Ballafaqimi i elektoratit me prototipa të tillë si Abrakadabra, si Danjolli i Sherkës dhe Monika Levinski, i ka nxjerrë nga binarët Vajazanasit e Vilajetit! Prandaj, nuk është as befasi as rastësi ky karakter i demokracisë i cili vjen me prurjen e jehonës së këmbanave! Asaj mund t’i përgjigjen vetëm ata që e kanë harruar ezanin dhe ia fërkojnë sveti Ilisë dhe Grujo Thapathup Çaplinit!
Danjollët e Sherkës të Francuska shtatës, Abrakadabrat - e shkollës
së Bileqes dhe tapitët e Papoviqëve dhe hiqëve të Kasabave që
ëndrrojnë të bëhen në çdo kohë posllanikë, ministra,
naçallnikë,…, të makoQeverisë …!!!
Përmbajtja e domethënies së një logjike të mangët në udhëheqjen e politikës partiake shkakton dam me përmasa të gjëra. Ajo i vë në përballje konfliktuoze gjithë shtresat shoqërore! Bile, ua hap dyerët e vetizolimit gjithë shoqërisë! Realiteti i deri tashtishëm i ka shpie nëpër kazamate edhe ata që e kanë merituar, edhe ata që s’kanë pasur faj! Megjithatë, ka dalë si sfidë e mbarë dhe urti e plotë nga goja dhe mendja e Lideri të ri (kur ishte në opozitë!), koncepti i filozofisë së re politike që për nga karakteri pozicional u bart si mesazh se:
- Ata që nuk janë të gatshëm të punojnë drejtë ma mirë le të shkojnë në shtëpi!
Megjithatë, koha nuk korrespondon me thëniet kur ai ishte në opozitë!
Tashti kur ndodhet në pushtet, kushedi se sa ia ka vënë gishtin kokës të mendojë për ata që i ka persekutuar, dhe për servilat e llojllojshëm që i promovon në poste, pa asnjë farë kontributi në veprimin politik të partisë mulate që i ka graduar! I ka graduar apo i kanë blerë postet, koha do ta vërtetojë ! Megjithatë ai ende i bie borisë se ka parime! Dhe jehona e trumbetimit i shpërndahet përmes gazetës Koha, ku servil - shehirat redaktorë u kanë vënë vijën e kuqe shumë krijuesëve, për tu bërë hapësirë ca Lilushave e ca Silvushave për të radhitur kopallat e dalldisura të një mjerimi servil !
Kjo domethënie e veprimit sot është logjika irracionale e politikës! Ajo, përsëpari herë i largon të papërshtatshmit e liderit, pa ua hapur procesin e ndëshkimit! Dhe me apelin për takim me BDI-ist Aliun (të stërpërsëritur !), do t’i mbulojë të palarat që bëri në stilin stalinian me anëtarët e tij, që kurrë s’i zë në gojë, por për diferencimin dhe përndjekjen që ua bën, i ka obligim dhe në ndërgjegje për sa të ketë frymën! Se ata s’janë si servilët, që kur ka pushtet, t’i rrijnë në prak të Dorës!
Ky realitet, është sfida e cila udhëhiqet nga vizioni i një logjike së hapsirës sonë zhvillimore në këtë kohë të çakërdisur, i vardisen çakenjtë të ngadhnjejnë në stilin e “Francuska shtatës” duke i rënë borisë se punojnë për shqiptari!!! Deri kur do të binden të tillët se janë duke zhvilluar projektin e një stratofie robëruese kundrejt mundësive se në hapsirën zhvillimore shqiptare, ka vend për të gjithë dhe sipas asaj që munden ta bartin, le ta ngarkojnë vetëdijen. Në të kundërtën, është koha e ndërgjegjësimit se përballemi me keqësimin e vazhdueshëm i cili, nëse sajohet me dozë ekskluzive, për hirë të rrethanave, na shpie drejtë një mjegullnaje ku pret dora e kasapit!
Për atë shteg, qyshkur janë kujdesur rekrutët e tillë si Danjollët e Sherkës të stërvitur në Francuska shtatë, Abrakadabrat - oficerë të shkollës së Bileqes, dhe Monikat e Bit Pazarit të shtrydhurat e Parqeve nacionale! Bile, për të qenë të shkëlqyeshëm, Abrakadabristët shquhen si profesionistë të përkryer për lojën e bërrylave! Danjollistët, shquhen me aftësitë për të zgjedhur uniformat e xhaxhallarëve si Stalini, për të hy në Librin e Ginisit me vargan përndjekjet, nga shtëpi bordelet politike, ku duke luar rokenroll Monika Levinskat e administratës sekrete të partiski ogranokëve, dalin e duken si shushunja në shoqëri!
Ndërsa, ajo që është më e rëndësishmja, ata dhe ato bashkë, i kanë edhe tapitë e Papoviqëve dhe hiqëve të Kasabave për t’u bërë në çdo kohë posllanikë, ministra, naçallnikë,…, e pastaj, të sillen me një polivalencë ndëshkuese kundër atyre që ua hapin horizontin e ideve, sepse, duhet të realizojnë skenarin e shkruar në ordinancën e Doktor Adhamutëve të skenuar sipas regjisores Lulushe...!
__________________
Krijoni Kontakt