13 vjet ne Greqi or mik, ai plotesoj kushtet që të kem gojë dhe të flas për Shqipëri, Itali dhe Greqi???
Sa për amerikanët që njeh ti hmmmm...
Ja ta shtjellojmë i cik meqë ja kam ngenë tani..
Dhe une kam një shoqe amerikane që ankohet gjithmonë për Amerikën..
Kjo që thua ti mbeti pa punë se i iku kompania jashtë. Shteti i keq amerikan i pagoi shkollën e dëshirës së saj...13.000 $ dhe për një vit i paguan 1800 $ në muaj për të jetuar..dhe ankohet..
Po kur dëgjoi një ditë që të gjithë të huajt që kanë ardhur këtu jane tejet të kënaqur.....tha ...''ndoshta do më duhet dhe mua të jetoj në një vend tjetër të botës që të arrij ta vlerësoj dhe unë Amerikën''..
Dhe për ku e shprehu dëshirën pale...Greqi..hahahahha
Pra amerikanët nuk e vlerësojnë se nuk kanë parë se si rrojnë të tjerët..
Fuqia blerëse që ekziston këtu nuk bën vaki të ekzistojë diku tjetër..Paraja që qarkullojnë këta i ka bërë të hajnë vetëm jashtë, të bredhin sa herë të duan dhe ku të duan, të pijnë nja 4 herë kafe në dite perjashta, të mos lenë kinema dhe fusha, male dhe ski pa vajtur, të kenë me mijra rroba, të kenë makinat më të fundit (akoma dhe ai që punon me 10 $ në ore ka Lexus dhe Bmw.) ..etj.etj.
Po për ne shqiptarët të paktën e vetmja gjë që do na bënte të flisnim mirë për Amerikën , është fakti se këtu nuk ka racizëm..nuk të thotë njeri plaç..
do të vesh në shkollë i ke të gjitha kushtet të vesh dhe të bëhesh ai që do të bëhesh..Pa ik nga Europa njehere dhe thuaju që do të bëhesh manager apo profesor në moshën 30 apo 40 vjeçe dhe ta them une..
Ka shume gjera për diskutim po mendoj se ti kam shpjeguar bukur fort shumicën..
Për ata amerikanet ( jane te huaj apo amerikane) që duan të marrin prindërit ''atje''(ku dmth?) nuk e mora vesh se për cilet dhe për ku e ke llafin..sorry..
Ndryshuar për herë të fundit nga elen : 27-12-2007 më 18:02
Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway
hahah c'qenka bere ketuCfare ndodh andej nga ju nje here? Kane shkuar gje ne Shqiperi e po i marrin njerzit me zor per ne Amerike apo si? Se ndryshe nuk e kuptoj ate vrullin e madh te shqiptareve qe jane atje te cilet shajne Ameriken.
Amerika eshte per ata qe dine ta vleresojne e ta shijojne, te tjeret jane shume mire ne Shqiperi, Greqi, Rusi apo ku keni qejf. Nuk thoni sa mire qe tani te gjithe kemi mundesine e zgjedhjes. Si t'ja benim atehere kur na i kishin mbyllur rruget me boten, po tani secilit ku i behet me mire.
Mua me mire ketu me behet. Kam marre pushime kater pese here kete vit e s'kam lene qejf pa bere. E bera dhe shkollen ne degen ku kisha deshire e ne shkollen ku kisha deshire. Sigurisht punova kur vajta ne shkolla, po dhe po te rrish ne kafene gjithe diten nuk behet shkolla vete.
Dhe tani kam shtepine time e tre pune nuk me eshte dashur te punoj. Madje dhe tek kjo pune, ndonjehere i marr ne tel qe nuk do shkoj se kam qejf te fle gjithe diten. Ka dhe me mire se une? Sigurisht! Jam e sigurt dhe ne Shqiperi ka me mire se une, dhe ne Hene ka me mire se une. Por njeriu e nderton jeten atje ku i behet me mire e si di me mire!
Mjaft u grindet tani per turp jo Amerika, jo Shqiperia e Greqia! Secili ve ne koke 'festen' e vet....
Krijoni Kontakt