Close

Rezultati i Sondazhit: Mendoni qe virtualiteti eshte po aq i sakte sa realiteti?

Votues
236. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Mendoj qe po..

    71 30.08%
  • Mendoj qe jo..

    165 69.92%
Faqja 11 prej 28 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 276
  1. #101
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga IL__SANTO Lexo Postimin
    DI_ANA kush eshte ai i treti?????
    Nje komshija ime ....lol

    Suksese ne real derman ,kete te uroj!

    Respekte
    "Carpe Diem"

  2. #102
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Pėr t’u pėrgjigjur se sa eshte reale dashuria permes internetit, le te pershkruajme se pari se ē'fare nenkupton fjala dashuri e vertete!!!
    E kete per fat te keq nuk mund ta pershkruajm apo jo?!
    Ate vetem mund ta ndjejme. Ajo eshte nje gjendje per te cilen dime pa pyetur asgje! Edhe pse nuk mund ta pėrshkruajme, jemi tė bindur se dime ta njohim dashurine e vertete.
    Kjo e tera mund te ndodhe ngaqe asgje nuk varet nga ne. Ajo vjen kur nuk e presim, dhe shkon kur te deshiroj vete, papritmas! Dashurine me kot mundohemi ta etiketojmė dhe ta klasifikojme. Ēdo dashuri eshte unike unike ne llojin e saj.
    Pamundesia e definimit te nje ndjenje te tille e mbeshtjell ate me me nje vello te misteriozitetit. Pikerisht edhe interneti eshte vend misterioz dhe mjaft magjik.

    Madje edhe ne jeten e perditshme dhe takimet fizike, tė gjitha dashurite nuk jane te verteta. Disa tregohen si dashuri te medha dhe jetojne pėrhere, te tjerat vdesin qė nė vjeshten e pare.
    Dashuria ne internet pajtohemi ne apo jo, eshte dukuri e kohes se re. Shume ēifte fillojne me shkrimin e e-maileve, perderisa lista e atyre qe hyjne ne martese per shkak te kesaj dashurie virtuale, dita dites rritet. Tė tjeret kete e marrin si argetim, largim nga monotonia. Dikush me kete mjekon vetmine, ndjenjen e turpit (nė jetė private eshte lepur, ne internet luan, dashnor i famshem), mangesitė fizike, pakėnaqesite, anomalite dhe semundjet e tjera shpirterore... Pra gjithēka zhvillohet si nė jeten private.
    Interneti eshte vetem medium qe na bashkon. Gjerat e tjera varen nga vete ne, sa te sinqerte jemi, ēfare zemre kemi dhe sa te ndjeshem jemi!
    "Carpe Diem"

  3. #103
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Tė njihesh pėrmes Internetit, kjo nuk ėshtė aspak e vėshtirė. Mjafton njiheni ne Chat, nė forume, grupe tė ndryshme tė diskusioneve, dhoma tė diskusoneve, dhe pėr njė kohė tė shkurtėr do tė keni me dhjetėra letra elektronike. Aq mė tepėr nėse keni faqe personale, vetė do t'ju lajmėrohen njerėzit anė e mbanė botės. Dhe kėshu gjithēka fillon me njė bisedė tė thjeshtė rreth njė teme me njė person ende tė panjohur pėr ju, dhe natyrisht nėse ajo bisedė bėhet interesante, me tė pėrsėritet komunikimi vazhdimisht. E numri i partnerėve potencial pėr biseda tė kėtilla ėshtė i pafund.

    Shumė njerėz mendojnė se dashuria pėrmes Internetit ėshtė kurth dhe pėr njė gjė tė tillė nuk duhet diskutuar. Pa marrė parasysh se kush ndodhet nė anėn tjetėr tė rrjetit, pa marrė parasysh pėrmbajtjen e letrave, porosive, vėrtet, krejt ēka dijmė pėr personin tjetėr janė shkrimet e tija elektronike? Shumėkush mendon se tė dashurohesh pėrmes internetit pa e njohur fizikisht njė person, ėshtė njėjtė sikur tė dashurohesh pa sy e vesh, ngase gjithēka paraqet rezultatin e imagjinatės dhe frazave tė thurura me mjeshtri. Por a ėshtė vėrtet pikėrish kėshtu?
    Njė nga karakteristikat themelore tė komunikimit pėrmes internetit ėshtė anonimiteti. Kjo mundėson lirinė e tė shprehurit, tė qėndrimeve, ideve dhe kjo paraqet bazėn e njohjes sė njerėzve. Njohja rrjedh mė shpejtė, nga brenda - jashtė, duke zbuluar personalitetin, karakterin, ndjeshmėrinė, anonimin, motivimin dhe shkurt e trup, gjithēka qė personin nė anėn tjetėr tė rrjetit e bėn tė veēantė.

    Kryesore nė komunikimet mes njerėzve pėrmes kompjuterit janė fjalėt. E fjalėt i janė dhėnė njeriut qė mė mire t'i fsheh mendimet e veta, thotė njė proverb. Megjithatė gjithēka duhet tė merret me rrezervė. Pėrderisa disave ky lloj komunikimi u ofron mundėsi tė lirisė sė tė shprehurit tė mendimeve, sinqeritetit, guximit, tė tjerėve u ofronė mundėsi pėr tė servuar gėnjeshtra, pėr tė mashtruar dhe trilluar. Tė gjithė qė dėshirojnė kanė ēasje nė tė. Prandaj mashtrimet nuk janė mangėsi e mediumit tė kėtillė, po ato janė mangėsi qė tregojnė mangėsitė individuale tė njeriut.
    "Carpe Diem"

  4. #104
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Pėrparėsitė e njohjes pėrmes Internetit

    -Padyshim se pėrparėsitė janė mė tė shumtė, por ne do t'i numėrojmė kėtu vetėm disa....

    1. Mėnyrat pėr tė takuar personat e shpirtit janė tė zgjeruar dhe pėrfshinė krejt botėn..

    2. Njoftimet bėhen nė bazė tė interesave tė pėrbashkėta, e kjo shpesh shpie nė mirėkuptim dhe ju zhvillohet ndjenja se ju takon dikush apo i takoni dikujt. Njoftimet bėhen nė bazė tė atraktivitetit miqėsisė dhe dashurisė.

    3. Nuk ekziston palakmueshmėri apo pasiguri, sikurse nė takimet e drejtėpėrdrejta. Njerėzit anojnė t' i zbulojnė mė shpejtė mendimet dhe qėndrimet e veta nė kėtė mėnyrė.

    3. Pasi qė ka mundėsi tė editohet teksti, mendimet dhe shprehjet janė mė koncize, mė pėrmbajtėsore dhe tė paramenduara mire.

    4. Ndjenja e vetmisė gati nuk ekzison, ngase gjithnjė del dikush qė ėshtė nė disponim tė komunikoj me ju.
    "Carpe Diem"

  5. #105
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Mangėsitė e njohjes pėrmes Internetit

    1. Mungesa e gjesteve pėrcjellėse si: ngjyra e zėrit apo e shprehjeve tė fytyrės qė flasin shumė, mungesa e afėrsisė fizike.

    2. Mungesa e erės, shijes dhe prekjes.

    3. Keqkuptimi nė komunikim (pėr shkak tė mėnyrės sė interpretimit fiks dhe vonesės sė shkrimeve nė rrjetė).

    4. Jo sinqeriteti i personave qė e keqpėrdorin kėtė medium komunikimi. P.sh. thjesht dikush dėshiron tė argėtohet , gėnjimet pėr punėn, luajta e roleve, gėnjimi pėr statusin martesor, fėmijėt, gjininė, moshėn… dhe gjithnjė ka tė tillė qė gėnjejnė dhe tė tillė qė besojnė.

    5. Edhe pse ekziston mundėsia e kėmbimit tė fotografive, dėgjimit tė zėrit etj., prapė se prapė mungesa e prekjes, shikimit nė sy, intonimit tė zėrit dhe vetė fluidi i kontaktit shpirtėror (parandjenja kur takohesh me njė person, apo pėrshtypja e parė fizike) mungojnė.

    Ata qė mashtrojnė, madje mund t'ua dėrgojnė fotografin e dikujt tjetėr, zėri mund tė jetė i tjetėrkujt, shkrimet po ashtu. Mund tė gėnjejnė edhe pėr pėrkatėsinė etnike, bindjet fetare, gjininė, etj.
    "Carpe Diem"

  6. #106
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Sa ėshtė reale dashuria virtuale?

    E ē'farė ėshtė ajo qė na tėrheq te personi tjetėr? Ē'farė e bėn tė veēantė personin qė e duam prej njerėzve tjerė?
    Pse ėshtė nė qendėr tė vėmendjes sonė personi ynė zgjedhur? Pse na motivon dhe pse ia falim zemrėn? Prej ēfarė pėrbėhet dashuria e vėrtetė? Si tė dallohet ajo?!!

    Mė duhet tė pranoj se nuk e di! Ai apo ajo qė mundohet ta pėrshkruaj dashurinė, thjesht gėnjen.
    Megjithatė mund tė vendosim njė paralele deri diku mes dashurisė sė vėrtetė dhe asaj virutele. Ajo qė na tėrhjek nė dashurinė e jetės reale ėshtė se njoftohemi me personin nė shkollė, punė, fakultet, qytet, autobus etj.
    Vėmendjen na e fiton pamja, zėri, ecja, buzėqeshja, flokėt, qėndrimi. Edhe pse nuk dijmė shumė e ndjejmė tėrheqjen fizike. Imagjinata e jonė, nėn ndikimin e dėshirave dhe kėrkesave tona bėn seleksionim nė bazė tė kritereve tė pamjes sė jashtme dhe tė gjitha vetive tė tjera tė pėrmendura mė lartė. Pėr kėtė nė shumicėn e rasteve gjurmojmė edhe mė tej pėr t'u bindur se personi qė na tėrheq ėshtė i/e qėlluar ēfarė e kemi ėndėruar pėrherė.
    Nė dashuri virtuele me dike njoftohemi duke shkruar dhe pranuar porosi. Vėmendjen na e tėrheq stili i tė shprehurit, reflektimi i personalitetit tė dikujt. Kureshtja jonė shpejt kėnaqet ngase mė shpejtė mėsojmė pėr tė, nė bazė tė ideve, mendimeve tė thėna.

    Kėtu njihemi me personalitetin e brendshėm dhe zakonisht kėmbejmė porosi me shpirtra tė ngjashėm si ne. Dhe e gjithė kjo nė bazė tė cilave kritereve na bėn tė dashurohemi me tė? Pikėrisht sikurse edhe nė dashurinė e vėrtetė, nė bazė tė njė gjėje tė padefinuar, pėr tė cilėn di vėtėm zemra.
    Imagjinata ėshtė ajo qė i mbush zbrazėtirat mes reshtave. Rreziku qė tė jemi tė mashtruar ėshtė po aq sa edhe nė jetėn reale tė vėrtetė.
    Edhe nė njėrėn edhe nė tjetrėn realitet, ēifti njoftohet dhe afrohet pėrmes bisedės. Nė tė dyja rastet, tė dy partneret pėrpiqen ta tregojnė anėn vetjake mė pozitive.
    Mua nuk mė duket se gjithnjė mund ta lexojmė tė vėrtetėn nga sytė e dikujt. Shpesh na ndodh qė tė jemi tė bindur se e kemi gjetur personin e vėrtetė dhe pas njė kohe tė vėrtetojmė se kemi krijuar lidhje me njė njeri tė huaj?!Sa keq......
    Prandaj kjo ėshtė edhe njė dėshmi qė mundėsia e mashtrimit ėshtė po aq sa edhe nė jetėn reale.
    Nė anėn tjetėr, gėnjeshtrat e shėrbyera pėrmes komunikimit nė Internet mė lehtė mund t'i zbulojmė nėse pėrqėndrohemi nė fjalėt e thėna. Pėr tė na gėnjyer dikush, para se tė na bėjė tė dashurohemi, duhet tė ketė motiv tė madh dhe tė jetė gėnjeshtar djellėzisht i mire. Ndėrsa nė jetėn e pėrditshme, pėrkundrazi, gėnjeshtrat shiten mė lehtė, ngase aty vendimtare janė buzėqeshjet, prekjet, shikimet pa fjalė, madje edhe lotėt etj… Eh sa gjėra jane!!!

    Kėtė shkrim po e pėrfundoj me thėnien: "Nėse dikush mė mashtron njė here, mė vjen keq pėr tė, nėse mė ka mashtruar edhe herėn e dytė, atėherė faji duhet kėrkuar brenda vetes".
    "Carpe Diem"

  7. #107
    I'm in love with you Maska e enderrimtarja
    Anėtarėsuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    Ne boten e endrrave, vetem aty mund te jem gjithēka per ty
    Postime
    71
    Citim Postuar mė parė nga JaCk_DaniELs Lexo Postimin
    Dashuri me interes.
    LoooL dakord me ty dhe une. "Dashuri" me interes.

    Dashuria ne internet eshte thjesht nje iluzion, nje genjeshter. Ne s'po njohim dot ate qe jeton 2 pallate larg nesh, po na e dredh sa here t'i teket do njohim ate qe eshte maj Amerikes, apo Anglise, apo Italise. Une personalisht nuk e konceptoj dot te dashurohem ne internet, s'du te perfundoj te lista atyre djemve qe nje here ne jave afishojne sa goca kane mashtru

  8. #108
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Interneti, sa i dobishėm dhe sa i dėmshėm?

    Mendime nga studentėt....

    Dashuri nė chat apo forum

    Edhe mund tė lindė, me kusht qė tė mos zgjasė pa fund komunikimi virtual pėr tė kaluar mė pas nė atė real, pėr ta parė nė sy njeriun me tė cilin jemi njohur nė internet, pėr ta prekur atė, pėr t’ia dėgjuar fjalėt. Dhe nėse tė gjithė kėto komponentė, tė sjellin kėnaqėsi nė qenien e tij, atėherė ka shanse pėr tė lindur njė ndjenjė.. Pra nuk ka sesi tė pėrjashtohet edhe kjo mėnyrė njohjeje, sepse dashuria lind gjithandej, pavarėsisht pengesave eventuale apo largėsisė. Por sa e pranojnė tė rinjtė e intervistuar kėtė alernativė njohjeje dhe rėniejeje nė dashuri? Po ata vetė e kanė provuar njė eksperiencė tė tillė? Kėtė temė diskutimi e kemi hedhur ne tė “Panorama”-s nė njė nga sitet shqiptare qė ofrojnė forume. Kėshtu qė pėrgjigjet janė me nickname.

    Meri baby
    Tė njohėsh njė njeri nėpėrmjet chatit nė rrethana tė njė pamundėsie pėr t’u parė dhe takuar edhe pse ato komunikojnė me fjalė shumė tė bukura, pėr mendimin tim nuk mund tė quhet aspak dashuri. Nėse vajzat qė kanė komunikuar gjatė nė chat apo nė email me vajza dhe djem, kanė pretenduar se janė tė dashuruara, kanė gabuar shumė. Kjo gjė vlen edhe pėr djemtė. Duket sikur kėshtu dashje apo pa dashje, biem nė ato metodat e vjetra tė fejesave nė djep apo me mblesėri ku tė rinjtė nuk e kishin parė kurrė njėri tjetrin dhe ishin tė detyruar tė martoheshin me apo pa dashjen e tyre. Njė dashuri, qė tė lindė dhe tė jetė e vėrtetė, ka nevojė pėr njė trekėndėsh qė i lidh gjėrat thellėsisht. Dhe ky trekėndėsh ėshtė: Tė parit ndėr sy, tė dėgjuarit e zėrit nė biseda tė ndėrsjellta, si dhe tė prekurit qoftė edhe vetėm tė duarve nė atė distancė qė t’i ndjehet aroma njėri-tjetrit. Pa qenė ky trekėndėsh i realizuar, nuk mund tė ketė lidhje dashurie tė pastėr njerėzore. Lidhje apo njohje tė tjera do tė ishin arkaike, tė shekujve para mesjetės, gati shpellare.. Ēdo njohje nė chat deri mė sot, sipas metodave moderne tė perėndimit tė cilėt ofrojnė edhe shėrbimin me video, nuk kanė dhėnė rezultate tė mira, madje tė njohurit nuk kanė mbetur mė as miq tė thjeshtė chati. Dashuria lind nė ato kushte ku ajo duhet tė lindė, sepse nuk i ngjan njė zamke qė ngjit vend e pa vend.

    Djali UK
    Njė dashuri nė internet? Edhe mundet. Njoh njerėz qė janė njohur nėpėrmjet internetit, janė dashuruar dhe mė pas janė martuar. Nė fillim kur e mora vesh, m’u duk absurde dhe isha tėrėsisht kundėr kėsaj lloj njohjeje (nė fakt ende jam) mirėpo e pashė edhe vetė qė funksionoi. Megjithatė rasti rastit nuk i ngjan dhe do tė thosha se miqėsitė apo dashuritė virtuale, mė tepėr lėndojnė sesa shėrojnė. Kjo varet nga personat, sa tė sinqertė janė me njėri-tjetrin, sa tė vendosur janė, sa janė mundėsitė pėr t’u takuar, pasi shpeshherė largėsia ėshtė njė problem i madh. Mendoj se nuk ėshtė e thėnė se ai qė tė pėrshpėrit fjalė tė ėmbla, me tė vėrtetė tė dashuron. Madje do tė thosha se edhe nėse tė dashuron virtualisht, ka tė ngjarė tė mos tė tė dashurojė realisht. Thjesht mund tė pėsojė njė zhgėnjim, pasi nė njė farė mėnyre ai ose ajo krijon njė imazh nė mendjen e vet dhe pret tjetrin tė reagojė nė pėrputhje me imazhin e krijuar. Pėr mendimin tim, njė lidhje virtuale serioze, kėrkon njė sakrificė tė madhe shpirtėrore dhe mė gjerė, veēanarisht kjo pėr ata qė janė larg njėri tjetrit. Ka njerėz me vullnet qė e bėjnė, por shumica jo. Gjithsesi mė duhet tzė pranoj qė virtuliteti ėshtė nj mjet qė gjithnjė e mė shumė po sjell pranė njerėzit.

    Syri Blu
    Ndjenja apo dashuria, nuk lind nga fjalėt, megjithatė fjala i ndihmon tė dyja palėt pavarėsisht se nuk janė pranė, pėr tė krijuar atė komunikim shpirtėror. Ndjenja lidhet kundrejt njė fytyre, personi fizik, por edhe kundrejt njė nick name apo imazhi. Nė mėnyrė qė dy persona tė dashurohen nėpėrmjet internetit, eksperiencat e tyre me fjalėt qė pėrdoren pėr tė pėrshkruar kėtė ndjesi, duhet tė jenė pak a shumė tė ngjashme, nė mėnyrė qė tė dyja palėt tė arrijnė komunikim mė tė qartė shpirtėror. Le ta spjegojmė mė nė detaje. Dashuria lind nga shikimi dhe komunikim. Shikimi mund tė jetė me fotot, ėebcam ose realisht. Komunikimi mund tė jetė me fjalė nė chat, telefon apo nė bisedė reale. Pra nė momentin qė plotėsohen kėto dy kushte, ėshtė normale qė tė bihet nė dashuri. Gabimi qėndron tek disa persona qė bien nė dashuri vetėm me njėrėn nga kėto. Kjo mėnyrė sipas meje ėshtė e mangėt dhe mė vonė lidhja mund tė sjellė zhgėnjime. Dashuria e chatit ėshtė shumė klasike po tė kthehemi mbrapsht nė kohė dhe tė kujtojmė sesi dashuronin princat tė cilat i ēonin letra damave, me fjalė dhe poezi tė bukura tė shkruara me pendė. Pra nė kėtė kuptim mund tė themi se chati ėshtė njėra nga rrugėt qė tė ēon nė dashuri, por qė tė arrish dashurinė reale vetėm me anė tė chati-t, duket pak budallallėk. Kjo sepse dashuria arrin kulmin e saj kur ka objektivizėm dhe realitet tė drejtėpėrdrejtė duke kaluar edhe nė fazat e intimitetit.

    Marre nga "Iliria Plus"
    "Carpe Diem"

  9. #109
    i/e regjistruar Maska e I_Thjeshti
    Anėtarėsuar
    27-03-2008
    Postime
    14
    dashura ne internet ose si mund ta quajme ne nje bore (virtuale) jane si kepucet,, imban 1 muaj ste pelqejn me i hell.

  10. #110
    i/e regjistruar Maska e I_Thjeshti
    Anėtarėsuar
    27-03-2008
    Postime
    14
    dashura ne internet ose si mund ta quajme ne nje bote (virtuale) jane si kepucet,, imban 1 muaj ste pelqejn me i hell,, ky eshte mendimi im.

Faqja 11 prej 28 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ē'mendim keni pėr internetin?
    Nga AuGuSt_ nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 11-05-2009, 05:17
  2. SPIRITUALITETI: Kapitulli IV - Dashuria ėshtė virtyti mė i madh
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-10-2006, 14:57
  3. Koncepti i Dashurisė Kristiane
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  4. Dashuria rilind ēdo ditė
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 09:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •