Close

Rezultati i Sondazhit: Mendoni qe virtualiteti eshte po aq i sakte sa realiteti?

Votues
236. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Mendoj qe po..

    71 30.08%
  • Mendoj qe jo..

    165 69.92%
Faqja 3 prej 28 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 276
  1. #21
    UnIvErSaL Maska e KaTaLiNa
    Anėtarėsuar
    03-12-2007
    Vendndodhja
    Hawthorne,CA-L.A
    Postime
    57

    Wink Dashuria nė internet!

    shumica e atyre qe kane E-mail adresa personat qe i kan ne regjister jan te gjinis se kundert dhe kur flasim me dike te gjinis se kunder patjeter qe do te vij edhe ndonje propozim per lidhje dhe keshtu njeher permes MSN e me pas vendosin te tekohen e nese u prin fati edhe martohen

    a besoni qe mund te kete dashuri permes internetit?

    <a
    href="http://paypermails.com/pages/index.php?refid=nickyahmet">paypermails.com</a>

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    po ka shume raste qe jane lidhur nepermjet internetit
    JO SEKS PARA MARTESE

  3. #23
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Po dashuria nė "net"? A ėshtė kthyer edhe ajo tashmė nė njė gjė tė zakonshme?

    Shkėmbimit dashuror pėrmes internetit i kanė paraprirė dy etapa: dashuria e sjellshme, ajo lloj dashurie abstrakte me pamundėsi absolute tė kontakteve seksuale, qė sigurisht nuk kishte kėtė si qėllim kryesor dhe mė pas karnavalet. Karnavalja ėshtė vetė interneti.

    Na e shpjegoni pak mė mirė.

    Pėrdorimi i maskave dhe i veshjeve tė ndryshme pėr tė fshehur identitetin, krijimi i iluzionit se je dikush tjetėr, vullneti pėr tė guxuar e pėr tė provuar atė qė nuk do tė guxonim ta kėrkonim nė kushtet normale kur kemi njė fytyrė, njė emėr e njė reputacion pėr tė mbrojtur. Kėto mundėsi padukshmėrie e tjetėrsie t‘i ofron interneti. Nė fakt, interneti nuk ėshtė i pari ofrues i mundėsive tė tilla. Ato ekzistonin edhe nė karnavalet e famshme e tė vjetra tė Venecias, nė Mesjetė.


    Zhak Atali

    Ekonomist dhe studiues francez.
    "Carpe Diem"

  4. #24
    Perjashtuar Maska e _Matrix_
    Anėtarėsuar
    07-06-2007
    Vendndodhja
    Paris
    Postime
    489
    Kam qen i dhen mbas chatit ose me sakt i fiksuar ne njefar menyre dhe kam pasur kontakt me shum femra por ka rastisur qe shumica kan qen larg dhe nuk kan pasur mundesi te me takojne ne pergjithesi nuk kam gjetur ndonje goc sic mendoja dhe mendoj se jan thjesht fiksime dhe jo dashuri lidhjet virtuale

  5. #25
    Perjashtuar Maska e _Matrix_
    Anėtarėsuar
    07-06-2007
    Vendndodhja
    Paris
    Postime
    489
    keto dashurite ne internet jan budallallik pasi me teper esht humbje kohe sepse shum cuna ose goca mashtrojn fshehin identietin pasi vet bota virtuale nuk esht realitet dhe ka menyra ose vende te tjera per te krijuar nje lidhje

  6. #26
    Ma®seli Maska e JaCk_DaniELs
    Anėtarėsuar
    17-05-2002
    Vendndodhja
    As Vet Se Di
    Postime
    923
    Dashuri me interes.
    Baj shaka Dashuri pa interes.
    E kam tė vėshtirė tė gjykoj tė tjerėt , por tė tjerėt e kan tė vėshtirė pėr mos mė gjykuar mua.....

  7. #27
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Chat-i, njė lojė e rrezikshme


    Kujdes, personi qė ju duket aq i ėmbėl, mund tė jetė njė maniak

    Gjithnjė dhe mė shumė po rritet dėshira pėr tė krijuar lidhje tė reja dashurie, apo dhe njohje miqėsie pėrmes botės sė madhe tė internetit. Dhe, ndėrsa ky idil zhvillohet, ndryshon dhe pėrmirėsohet nė mbarė botėn, tė dhėnat tregojnė se si po transformohet, duke u bėrė tejet i rėndėsishėm roli i komunikimit "on line" nė njė marrėdhėnie nė ēift.
    Janė me miliona "tė droguarit" e internetit qė kalojė ēdo ditė me orė tė tėra pėrpara kompjuterit, nė kėrkim tė shpirtit tė tyre binjak apo tė tradhtive virtuale, ndėrkohė qė pėr shumė tė tjera, dhomat e chat-it janė burimi kryesor i njė marrėdhėnieje. Rreth 30 pėr qind e ēifteve tė reja nė vendet e Europės kanė lindur pėrmes web-it dhe dhomave tė chat-it, duke u shndėrruar nė vendet mė tė mira pėr "takime" tė kėndshme, edhe gjatė orarit zyrtar tė punės. Por kush janė kėta "dashnorė" tė zjarrtė dhe viktimat e tyre tė internetit? Pėr tė gjetur kėtė mjafton tė vėrdallosesh njė herė nė rrjet dhe tė dallosh tipat e ndryshėm qė mund tė gjesh. Mes "cybergirl" nė kėrkim tė shoqėrisė sė re dhe argėtuese mund tė gjesh "bashkėshorte tė mėrzitura", gra nė moshėn 30-40 vjeē, qė janė nė kėrkim tė lidhjeve sentimentale dhe pak "drithėrimave" dhe dashurie "on line", vajza nė kėrkim tė emocioneve tė lehta, qė hyjnė nė dhomat e chat-it pėr tė rriturit, ndoshta pak tė shėmtuar apo tė shėndoshė, qė fshihen pas ekranit tė kompjuterit dhe egos sė tyre, dhe duke tentuar tė vendosin lidhje tė reja emocionale. Ndėrsa mes Kazanovave tė web-it, chat-it dhe siteve qė u janė dedikuar tėrėsisht kėsaj lidhjeje, shpesh mund tė gjenden edhe tė rinj qė janė nė kėrkim tė eksperiencės, apo tė fiksuar pas kompjuterit, qė qėndrojnė me orė tė tėra nė internet, duke u shkėputur edhe nga realiteti i botės sė jashtme, duke u shndėrruar nė "bigamė tė teknologjisė". Por ajo qė, ndoshta, shumė herė dhe ėshtė e rrezikshme mes klientėve tė rregullt tė dhomave tė chat-it, fshihen edhe maniakėt seksualė, qė janė nė kėrkim tė viktimave tė vėrteta tė dėshirave tė tyre seksuale. Tė dyja sekset, nė internet, shpesh tėrhiqen nga shija e sė ndaluarės, nga lehtėsia se si mund tė krijosh njė lidhje, tė miqėsohesh dhe mė pas shkosh edhe mė tej nė dėshirat e tua, pa pasur nevojėn tė justifikohesh pėr fjalė apo sjelljet e tua dhe, mbi tė gjitha, duke pasur mundėsinė e jashtėzakonshme pėr tė gėnjyer me shumė lehtėsi dhe pa u dalluar. Ajo qė josh mė shumė tė gjithė personat e apasionuar me chat-in, ėshtė fakti se ēdo ditė mund tė jesh njė person ndryshe. Pasi edhe nė web ndonjėherė dashuria ėshtė ngritur mbi gėnjeshtra.

    Tradhtarėt, tė gjithė "on line"
    Tė fshehur pas njė kompjuteri, ku nuk keni mundėsi tė jeni pėrballė personit me tė cilin bisedoni, ndjeheni shumė tė lirshėm nė sjelljen dhe bisedėn tuaj. Nė lidhjet "on line" tė shumta janė "tėrheqjet fatale" tė personave, qė duket se janė shndėrruar nė Kazanovat e dashurisė, qė kanė njė tė pėrbashkėt, rrjetin e internetit. Ata tė gjithė janė tradhtarė "on line", qė duket se shumė herė janė shkaktarėt kryesorė tė dėshtimit tė njė pjese tė madhe tė martesave dhe bashkėjetesės nė mbarė botėn. Tė dhėnat pasqyrojnė rritjen e vazhdueshme tė ndarjeve. Tashmė, tradhtia "on line" konsiderohet si njė kėrcėnues jo edhe aq virtual i dashurisė. Ata qė janė pėr "joshjen fatale", janė edhe mė tė fshehtė dhe tė shpeshtė. Por nė kėto raste, ata nuk janė mėsuar me tradhtinė, por vendosin tė krijojnė kėtė lidhje, edhe nėse prej shumė vitesh kanė njė raport tė qėndrueshėm, por nxiten nga frika se nuk janė mė tė dėshiruar apo jetojnė njė jetė me tė vėrtetė tė mėrzitshme dhe monotone. Ankohen pėr mungesėn e dialogut midis partnerit tė tyre dhe kanė nostalgji pėr rrahjet e forta tė zemrės kur bien nė dashuri. Tė gjitha kėto janė nxitėsit qė i shtyjnė drejt dhomave tė ēatit kur mund tė flirtohet virtualisht, pa tradhti fizike. Shpesh ėshtė njė ambient i panjohur, por tėrheqės, me anė tė tė cilit mund tė arratisesh nga jeta e pėrditshme, por edhe mund tė rikthehesh nė tė, sikur tė mos ketė ndodhur gjė. Dhe njė ditė ata tėrhiqen nga njė person qė stimulon egon e tyre. Njė histori qė transformon burra dhe gra, qė janė indiferentė ndaj partnerėve tė tyre, duke tentuar tė luajnė nė internet. Por jo tė pakta janė rastet kur krijohen persona qė transformohen nė Kazanova koleksionistė, qė janė gjithnjė nė kėrkim tė diēkaje tė re, qė nuk kėnaqen nga jeta e tyre, duke rendur sa nė njė dhomė chat-i, nė tjetrėn. Por krijimi i njė jete tė dyfishtė nuk ėshtė aspak zgjidhje pėr problemet personale, qoftė edhe nėse nė internet ke arritur tė gjesh dashurinė dhe shpirtin binjak. Nė njė rast tė tillė, idealja ėshtė marrja e njė vendimi konkret, pėr tė pėrcaktuar rrjedhėn e jetės. Por pėr tė gjitha rastet dhe tipat e personave qė mund tė gjenden nė kėto dhoma bisedimesh web-i, pėrfaqėson njė mėnyrė mė pak pėrfshirėse dhe qė tė mban lidhur, por edhe mėnyrėn mė tė sigurtė pėr tė njohur njerėz tė rinj dhe tė arratisesh nga realiteti. Megjithėse realiteti ėshtė pothuajse njė tjetėr.

    Erosi pushton internetin
    Vitet e fundit erosi ka pushtuar internetin dhe, jo nė sensin e informacionit qė mund tė gjendet nė tė, por forumet e shumta qė janė kthyer nė fole dashurie pėr shumė ēifte. Nė realitetin e ri, realitetin virtual, ēdo ditė lidhen gjithnjė e mė tepėr njerėz. Komunikimi i drejtpėrdrejtė pėrmes pėrdoruesve tė internetit kudo nėpėr botė i mėnjanon largėsitė gjeografike dhe ofron liri tė plotė tė tė shprehurit. Shkėmbimi i mendimeve, ideve, qėndrimeve, bėn qė njerėzit tė afrohen, tė ēlirohen nga pakėnaqėsitė, paragjykimet dhe paaftėsitė qė shfaqen nė komunikimet "sy mė sy". Kjo mėnyrė po kthehet nė diēka ideale pėr dashuritė e reja dhe lidhjet mes dy njerėzve. Ndėrkohė qė vetė psikologėt dhe sociologėt shprehen se dashuria pėrmes internetit ėshtė njė fenomen i ri ende i pastudiuar.

    Si lidhen njerėzit?
    Tė marrėsh njė e-mail apo tė lidhesh duke pėrdorur internetin si ndėrmjetės, nuk ėshtė aspak e vėshtirė. Mjafton tė mbylleni nė forume tė ndryshme, ku gjenden grupe tė ndryshme personash qė diskutojnė nė dhomat e bisedimit dhe menjėherė do tė krijoni njohje tė reja. Ndėrsa hapi i dytė do tė jetė njė sėrė letrash elektronike nė e-mail-in tuaj.
    Kėshtu, gjithēka fillon me njė bisedė tė thjeshtė rreth njė teme me njė person, fillimisht tė panjohur pėr ju dhe, natyrisht, nėse ajo bisedė bėhet interesante, vendoset qė me tė pėrsėritet komunikimi nė mėnyrė tė vazhdueshme dhe tė rregullt. Dhe numri i partnerėve potencial pėr biseda tė tilla ėshtė i pafund. Shumė njerėz mendojnė se dashuria pėrmes internetit ėshtė kurth dhe pėr njė gjė tė tillė nuk duhet diskutuar. Pa marrė parasysh se kush ndodhet nė anėn tjetėr tė rrjetit, pa marrė parasysh pėrmbajtjen e letrave, deklaratat, ajo qė dimė pėr personin tjetėr ėshtė vetėm informacioni qė ėshtė marrė pėrmes letrave tė tij elektronike. Shumė njerėz mendojnė se tė dashurohesh pėrmes internetit pa e njohur fizikisht njė person, ėshtė e njėjtė sikur tė dashurohesh pa sy e veshė, pasi gjithēka paraqet rezultatin e imagjinatės dhe frazave tė thurura me mjeshtri. Por a ėshtė vėrtet kėshtu? Njė nga karakteristikat themelore tė komunikimit pėrmes internetit ėshtė anonimiteti. Kjo mundėson lirinė e tė shprehurit, tė qėndrimeve, ideve dhe paraqet bazėn e njohjes sė njerėzve. Njohja mund tė vijė shpjet, mund tė kesh mundėsinė tė njohėsh personalitetin e tij, karakterin, ndjenjat, mendimet, dėshirat etj.... Por gjithēka, dhe imazhi qė krijohet nė mendje ėshtė mbi bazė tė asaj qė thotė dhe shkruan personi qė gjendet nė anėn tjetėr tė lidhjes. Kryesore nė komunikimet mes njerėzve pėrmes kompjuterit janė fjalėt. Megjithatė gjithēka duhet tė merret me rezerva. Dhe, ndėrsa disave ky lloj komunikimi elektronik u ofron mundėsinė e lirisė sė tė shprehurit tė mendimeve, sinqeritetit, guximit, disa tė tjerėve u ofron mundėsinė pėr tė thurur gėnjeshtra, pėr tė mashtruar apo trilluar.

    Defektet qė meshkujt pėlqejnė te femrat
    Nėse nuk jeni perfekte, nuk duhet tė shqetėsoheni

    Gjoks i vogėl, vithe tė gjera dhe tė mėdha dhe celulit. Ēdo femėr qė do tė shihte nė pasqyrė kėto defekte, nuk do tė arrinte t“i duronte, madje mund ta urrente gruan qė shihte pėrballė nė pasqyrėn e dhomės sė saj. Por tė shumtė janė meshkujt qė defektet e partnereve tė tyre i konsiderojnė si shumė joshėse dhe provokuese. Shpesh burrat adhurojnė qė gratė tė jenė pak topolake dhe linjat pak tė rrumbullakosura, nė fakt, transmetojnė njė ndjesi pronėsie tepėr tė thellė. Sipas psikologėve, shpesh gratė ankohen pėr defektet e tyre fizike. Por pėr njė mashkull, vithet e mėdha dhe tė gjera janė shumė ekzistuese dhe seksi. Tė zhysėsh duart nė linjat e buta femėrore sjell njė kėnaqėsi tė pamasė pėr meshkujt. Tė pasmet e grave qė janė tė mbushura, i sjellin nė mendje burrit ngrohtėsinė amėsore dhe sigurinė e njė strehe, shpjegojnė psikologėt. Edhe celuliti shkakton te shumė meshkuj njė tėrheqje tė madhe. Ta pėrqafosh dhe shtrėngosh partneren e shėndoshė, edhe kur ajo ka celulit apo shumė defekte, i krijon meshkujve njė ndjesi tė thellė zotėrimi dhe pronėsie, u jep idenė e zotėrimit tė trupit tė tyre dhe "shfrytėzimin" e tij sipas dėshirės, gjė qė nxit dhe zgjon fantazinė tipike tė seksit tė fortė, atė tė pronėsisė.
    Edhe njė dekolte e madhe, qė mė shumė nxjerr nė pah njė gjoks tė vogėl, ėshtė njė motiv intrigues pėr meshkujt. Tek ata nxitet ideja se kanė pėrpara njė grua-fėmijė, qė ka nevojė pėr ndihmė dhe mbrojtje dhe ata janė tė vetmit qė mund ta bėjnė kėtė. Nė kėtė mėnyrė dhe me kėto karakteristika tė gruas, mashkulli ndjehet i fuqishėm, procese kėto qė ndodhin nė mėnyrė tė pandėrgjegjshme. Edhe pushi i lėkurės sė trupit qė shumė femra e kanė njė problem tė madh, nga njė numėr i madh meshkujsh konsiderohet si njė burim kėnaqėsie. Lėkura ėshtė njė nga burimet kryesore tė aromės natyrale tė trupit tė njė femre dhe falė kėtij pushi feromonet qė lėshon trupi i femrės e joshin dhe e eksitojnė tej mase mashkullin. Ndėrkohė qė, kjo pjesė konsiderohet edhe si mbulesa e mistershme e gjenitaleve femėrore, njė pjesė tėrheqėse pėr seksin tjetėr. Me pak fjalė, tashmė ka ardhur koha kur gratė nuk duhet tė shqetėsohen mė pėr defektet e tyre, nuk duhet tė jetojnė me ankth apo tė vrasin mendjen se ēfarė tė bėjnė sa herė qė shohin veten e tyre nė pasqyrė. Tani defektet e tyre fizike janė ato detaje tė vogla qė bėjnė pjesė tė personalitetit tė tyre dhe qė falė tė cilave partneri i tyre i dashuron ēdo ditė edhe mė shumė.

    Pėrgatiti
    Anilejda Gjeta Gazeta Albania
    "Carpe Diem"

  8. #28
    mos e provoni se sja vlen vetem do vrisni ndjenjat e tuaja

  9. #29
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Erlebnisse
    Anėtarėsuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    hahaha u kenaqa duke e elxuar kete teme si per permbajtjen qe ka edhe per komentet qe i jane bere. Une per vete nuk e di cfare do te ndodhte me nje dashuri virtuale, por besoj se si njerez jemi po ne e prandaj eshte e njejta gje si ne realitet besoj edhe se me pak veshtiresi per shkak te largesise etj.
    Jam shume dakort me te gjitha pikat e mira e te keqija te virtualitetit.
    Bravo Di_Ana
    La vita č bella...

  10. #30
    Perjashtuar Maska e NoCi
    Anėtarėsuar
    03-06-2007
    Vendndodhja
    duke qeshur.
    Postime
    111
    eshte ber dashuria ne internet si puna telefonit jo du jo mdo.


    PS: ne te dashurohen interneti te afron interneti te largon



    Personalisht mendoj qe eshte thjesht kalim kohe .

Faqja 3 prej 28 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ē'mendim keni pėr internetin?
    Nga AuGuSt_ nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 11-05-2009, 05:17
  2. SPIRITUALITETI: Kapitulli IV - Dashuria ėshtė virtyti mė i madh
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-10-2006, 14:57
  3. Koncepti i Dashurisė Kristiane
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  4. Dashuria rilind ēdo ditė
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 09:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •