Miranda Vickers James Pettifer
Ka pasur argumenta therës për zgjedhjet e pranverës 1996, ndërsa pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar nuk pranoi të shqyrtojë evidencat tronditëse që zgjedhjet ishin një mashtrim dhe ishin motivuar politikisht nga ngatërrestarët majtistë. Ishte në qarkullim në shumë qarqe teoria që "Presidentët e fortë" ishin përgjigja e problemeve të rajonit dhe Dr. Berisha shihej si një shembull përfaqësues. Në vjeshtën e vitit 1996, atmosfera e pasigurisë kishte filluar të përhapej mes elitës politike në Tiranë, por shumica e popullsisë, megjithatë, ishte e pandërgjegjësuar për stuhinë që po vinte. FMN kishte publikuar një deklaratë në 5 tetor '96 duke shprehur shqetësimin rreth rritjes së të ashtuquajturave skemave bankare piramidale pas takimeve me zyrtarë të ministrisë së Financave. Sistemi bankar që Shqipëria kishte trashëguar nga komunizmi, nuk ishte privatizuar dhe ishte tërësisht jofunksional dhe i papërshtatshëm për t'u përballur me dyndjet e mëdha të të ardhurave të emigrantëve pas viteve 90. Në një raport të BB për shkaqet e turbullirave në '97 thuhet se: "Pak vende kanë eksperimentuar një zhvillim të tillë të skemave piramidale dhe sigurisht asnjëri nuk ka përjetuar një ngërç katastrofik të rendit publik, pranë një lufte civile e ndjekur nga rënia e skemave piramidale. Skema të tilla u dukën pas rënies së qeverisë komuniste në 1990. Numri i skemave piramidale dhe fondeve investuese u rrit deri në 20, në vitin 1996. Jo të gjitha skemat filluan si piramidale të pastra. Disa prej tyre ishin me investime legjitime fondesh me aktivitete komerciale dhe tregtare që morën tiparet e skemave piramidale pak më vonë, për shkak të menaxhimit dhe ndryshimeve të klimës së biznesit (psh heqja e embargos së OKB ndaj ish Jugosllavisë në 1995)..."
Si pasojë, kompanitë e reja financiare filluan punën, duke gëlltitur të gjitha likuiditetet. Në Shqipëri kishte pak të ardhura nga investimet në ekonominë reale. Piramidat lulëzuan dhe ishin të afta të ofronin përqindje shumë të larta interesi me derdhje të reja të parave që financonin gjithashtu kthimet e larta që paguheshin për depozitorët reale... Shumë shpejt, interesa prej 30% ose më shumë, u bënë një normë. Vëzhgues të huaj panë se njerëzit në Tiranë filluan të mos punonin më, duke përfituar nga intereaat shumë të larta ditore, rreth 60% për disa llogari. Shqiptarët e kthyer nga Greqia, vrapuan të fusnin paratë e kursyera në këto depozita sa më shpejt të ishte e mundur, dhe më pas paguanin pushime të gjata nëpër plazhe me këto të ardhura...Qeveria nuk kishte asnjë autoritet financiar adekuat të aftë për të kontrolluar piramidat, edhe pse do të dëshironte të bënte një gjë të tillë. Administrata e Presidentit Sali Berisha nuk i vuri veshin paralajmërimeve të zyrës së FMN në Tiranë në tetor '96. Bankat piramidale vazhduan sikurse më parë, me figura pak të njohura, si një ish rreshter i ushtrisë Vehbi Alimuçaj, i katapultuar në opinionin publik si menager i VEFA që drejtonte një grup me një xhiro multimilionëshe. VEFA kishte shumë lidhje të afërta me PD dhe qeverinë....
Me fillimin e krizës së skemave piramidale, kishte fare pak ekonomi reale për të parandaluar kolapsin e madh që po afektonte gjithë shoqërinë. Mekanizmat e shtetit shqiptar ishin shumë të dobëta për të mundësuar që qeveria të ishte e aftë të kontrollonte në mënyrë efektive, protestat popullore në rrugë. Kjo ishte më emergjente në jug të vendit, ku veç disa qyteteve si Kavaja apo Elbasani, ku ka pasur një traditë të një mbështetjeje aktive për PD, njerëzit ishin të aftë të merrnin kontrollin e lokaliteteve të tyre pa ndonjë vështirësi.
Mbështetja Britanike
Në të njëjtën kohë, qeveria Berisha po ndeshej me një mungesë popullariteti në rritje si përhapja e çështjeve të të drejtave të njeriut dhe disa mbështetës ndërkombëtarë kyç në USA dhe gjithandej tek ndërkombëtarët, filluan të tërhiqen nga mbështetja e tyre. Pas disa kundërshtimeve që ndoqën zgjedhjet e vitit 1996, (në mënyrë të veçantë dëbimi i gjyqtarit Zef Brozi dhe ekzilit të ish ndihmësit të Berishës, Gramoz Pashko në Uashginton), filluan të përhapen shqetësime të shumta nga qeveria e SHBA rreth realitetit të vërtetë demokratik të administratës së Berishës dhe rritjes së menjëhershme të tendencave të saj autoritariste. Lobi grek, shumë influencues brenda dhe rreth Departamentit të Shtetit e pa Berishën si një nacionalist agresiv. Pentagoni, megjithatë, vazhdoi të shfaqte më shumë simpati për regjimin e PD. Në Evropë, qeveria konservative e John Major në Londër vazhdoi të mbetej shumë mbështetëse e Berishës ashtu sikurse bënë edhe qeveritë në Itali e Francë. Agjencitë evropiane të inteligjencës si MI6 në Britani ishin të shqetësuara për "instalime sekrete" të mbështetësve të PD, të lidhur në vendet evropiane me forcat pro Serbe dhe ishin gjithashtu të shqetësuar që të mbanin Berishën në pushtet. Diaspora shqiptare në USA shfaqte influenca të ndryshme. Megjithëse në mënyrë tradicionale me prapaskena shumë të djathta dhe të dominuar nga familjet kosovare të pasura, ka pasur rrjedhje të refugjatëve të rëndësishëm nga Tirana pas '91 siç ishte ish ministri i Jashtëm Muhamet Kapllani dhe një numër zyrtarësh drejtues që u "pastruan" nga forcat e armatosura nga Berisha. Ata filluan që të ndikojnë në opinion brenda diasporës në SHBA e cila në çdo ngjarje rriste ndikimin dhe organizohej më mirë, si pasojë e krizës emergjente në Kosovë.
Në çështjen e Kosovës, brenda diasporës në USA, qeveria Berisha shihej si e paefektshme dhe e dobët. Në Londër, Shqipëria perceptohej si një qeverisje e fortë, e nevojshme, duke marrë shkas nga e kaluara komuniste. Qeverisja e John Major nuk u duk se shihte, apo të donte të shihte që shumë zakone politike të të kaluarës komuniste po dominonin në lidershipin e PD. Qeveria britanike dukej e pashqetësuar që Shqipëria nuk kishte një zhvillim institucional apo demokratik, për të kufizuar presidentin nga sjellja e tij e tepruar, apo politikat ekstremiste, apo për të mbrojtur atë nga lëvizja popullore në rrugë ashtu sikurse po zhvillohej në fillim të '97. Duke pasur vëmendjen tek trazirat në rritje në Kosovë, evropianët dukeshin të pashqetësuar për faktorin e ri domethënës të '96 për emergjencën e UÇK si një forcë paramilitare, duke ndjekur sulmet e ushtrisë serbe dhe instalimeve policore në maj 1996. Në realitet, lënia jashtë e çështjes së Kosovës nga Marrëveshja e Dejtonit, dobësoi në mënyrë fatale lidershipin e LDK dhe Ibrahim Rugovën.
Ndërkohë kriza në Tiranë filloi të intesifikohej pas Krishtlindjeve '96 me një turmë të madhe në rrugë jashtë zyrave të kompanive piramidale dhe zhurmave të përhapura për financat e tyre të dobëta. "Independent" raportoi se humbjet e mëdha në skemat piramidale, çuan në shkatërrimin financiar të shumë familjeve si pasojë e përfshirjes në to. Ministri i Financave Ridvan Bode paralajmëroi se Shqipëria do të përballje me një katastrofë në rastin e rrëzimit të skemave piramidale dhe kjo ishte përpjekja e parë e një anëtari të qeverisë për t'u përballur me katastrofën financiare. Kjo deklaratë pati efekt të kundërt për qeverinë, ndërsa firmat nisën të rrisin përqindjet e interesit si kundërpërgjigje, një mënyrë kjo për të qetë-suar depozituesit e shqetësuar. Madje, një menaxher i VEFA-s arriti të ofrojë 32 përqind fitim për një depozitë 55 ditore. Vefa nxori edhe një reklamë të re në TV, "VEFA Holdind pranë jush gjithnjë", formulë ironike kjo duke pasur parasysh ngjarjet që do të pasonin. Operatorët e piramidave ishin tani më të ndërgjegjshëm për ashpërsimin e krizës financiare se shumica e qeverisë. Një javë më parë gazeta "Albania" raportoi se 130 milionë dollarë ishin nxjerrë jashtë Shqipërisë, drejt Italisë, me një motoskaf.
U njoftua gjithashtu se paratë po nxirreshin jashtë vendit për të blerë ar dhe për ta depozituar në bankat austrtiake dhe zvicerane. Njerëzit nisën të shpenzonin para për blerjen e pronave të patundshme dhe apartamente që ishin shitur për disa mijëra USD në vitin 1990 dhe tani u shtrenjtuan dhjetëfish. Por, ndërsa sfera e qelqtë e prosperitetit dukej e sigurtë në Shqipëri, në zonat e tjera shqiptare, në pyjet dhe malet në verilindje, përpjekja ushtarake e kosovarëve ndaj Serbisë po intensifikohej. Por, Kosova ishte jashtë shqetësimeve të Shqipërisë në atë kohë.
Berisha shpall
piramidat "Banka"
Më 16 janar, kriza u thellua kur pronarja e një skeme piramidale, Sudja, shpalli falimentin. Depozituesit në Tiranë nisën protestat duke thirrur "O Sali, O fajdexhi" kundër presidentit të vendit. Menjëherë, PS tentoi të merrte në dorë situatën dhe bëri thirrje për protesta kombëtare. Disa nga kompanitë më të zgjuara, si Silva psh, nisën të ulnin interesat në 5%, ndërsa Gjallica formoi një komitet të përfaqësuesve të kreditorëve të saj. Qeveria e Berishës duke e parë se situata po përkeqësohej, tentoi të konsolidonte mbështetjen për piramidat pranë saj, VEFA dhe Kamberi, duke u dhënë atyre statusin e bankave. Qeveria mbylli skemat piramidale duke thënë se "shqiptarët duhet të kenë kompensim të barabartë nga ndarja e pronave të këtyre kompanive".
Gjatë kësaj jave kritike, vetëm tre operatorë u mbyllën. Qeveria nuk ndërmori asnjë veprim për të frenuar rrjedhjen e parave jashtë skemave piramidale të mbetura, deri në 21 janar kur doli një urdhër nga ministria e financave për të ngrirë dhjetra e qindra llogari. Ata kishin hezituar të reagonin për shkak se mbyllja e skemave do të linte gjurmë në reputacionin e qeverisë Berisha, si një arkitekt i kapitalizmit popullor. Vendimi për mbylljen u mor pas një demostrimi të madh dhe të zemëruar në Tiranë, një ditë më parë, por gjithashtu i lidhur me një prezencë militare gjithandej në Shqipëri, në mënyrë të veçantë në qytetin bregdetar të Adriatikut në Vlorë.
Qyetarët vlonjatë kishin qenë disa prej pjesmarrësve kryesorë në skemat piramidale dhe qyteti i varfër e rezistent kishte një traditë politike nacionaliste dhe popullore. Nën komunizmin, Vlora kishte qenë një bazë pushteti për politikanë drejtues si ministri i jashtëm i Hoxhës, Hysni Kapo. Qyteti gjithashtu numëronte shumë refugjatë në Greqi, të njohur si Çamë, dhe ishte një miksturë e ethshme e një besnikërie politike intesive. Nga ana tjetër, një numër i madh oficerësh që u larguan nga forcat e armatosura nga qeveria e PD, vinin nga Vlora...
Jo shumë vonë, axhenda politike e demostratave u bë shumë e qartë me rrahjen në 22 janar nga policia në rrugët qendrore të Tiranës, të demostruesve, të cilët hidhnin parrulla si "poshtë diktatura Berisha" dhe "duam paratë tona". Ky uragan në rritje nuk u raportua nga media ndërkombëtare, e cila me preokupimet e veta karakteristike serbo-centrike, ishte akoma e përqëndruar në demostratat e shtresës së mesme në Beograd kundër regjimit të Milosheviçit.
Edhe pse demostrimet në Tiranë ishin të dhunshme, qeveria nuk po humbiste kontrollin deri dy ditë më vonë kur në Lushnje, qindra demostrues bllokuan qytetin dhe ndërprenë hekurudhën që lidhje qytetin me kryeqytetin...Bosi i skemës lokale piramidale Rrapush Xhaferri ishte arrestuar një javë më parë dhe depozituesit besonin që qeveria Berisha kishte vjedhur paratë e tyre. Xhaferri ishte si të gjithë operatorët e tjerë piramidalë me një të shkuar ex-militare. Turma në Lushnje rrahu ministrin e jashtëm të PD Tritan Shehu që vizitoi qytetin, dhe gjithandej në jug të vendit demostruesit sulmuan ndërtesat publike.
Me mbylljen e skemës piramidale Xhaferri, qeveria Berisha ishte duke reaguar nën urdhrat e diplomatëve të huaj dhe zyrtarëve ndërkombëtare të cilët e dinin (atë që shqiptarët nuk e dinin) që këto skema mbanin fonde substanciale që i përkisnin popullit të Kosovës, të depozituara atje nga qeveria në ekzil e Kosovës. Lobi i krimit të organizuar brenda komunitetit ndërkombëtar e pa këtë si një rrugë për të dhënë një dorë kundër UÇK që po lindte dhe si një rrugë për të dobësuar rastin shqiptar në Serbi në përgjithësi. Por duke bërë kështu, qeveria Berisha armiqësoi një pjesë mbështetësish që luftonin për pushtetin. Paratë e Kosovës në Shqipëri, ishin përqëndruar në Lushnje, Kavajë dhe rreth Shijakut dhe zyrtarët mund të kenë pasur të drejtën të shihnin edhe përfshirje kriminale, por aksioni ishte tërësisht destabilizues për Berishën.
Shpërndarja e ushtarëve
Ndërkohë, qeveria filloi të shpërndate ushtarë në kryeqytet për të mbrojtur zyrat qeveritare dhe vetë Presidenti Berisha mori pushtetin emergjent në 27 janar. Lëvizja që sinjalizoi një shenjë ogurzezë për qeverinë e tij, ishte kur mbështetësit e PD në jug të vendit filluan të bashkoheshin me demostruesit nëpër rrugë. Një sesion i jashtëzakonshëm i Parlamentit ngarkoi presidentin që të nxirrte një dekret për çështjet e rendit publik dhe të përdorte ushtrinë për të pastruar rrugët dhe kthimin e sigurisë. Në qytetin verior të Shkodrës rreth 40 mijë demostrues morën rruget kundër Berishës ndërsa kryeministri Aleksandër Meksi akuzonte opozitën socialiste për orkestrim të protestave në mënyrë që të vinte në pushtet, ndërkohë që autobote uji përdoreshin kundër demostruesve që këta të mos sulmonin ndërtesat publike.
Ngjarjet e kësaj dite shënuan herën e parë kur fjala "anarki" u përdor në raportimet e mediave të huaja, mes të cilave dhe observime plotëkuptim rreth natyrës së regjimit të Berishës. "Guardian" në Londër vuri në dukje se Berisha "përfitoi tolerancën perëndimore për shkak të rezistencës së tij për çdo tendencë pan-shqiptare e cila mund ti shtohej problemeve në Kosovën serbe dhe në Maqedoninë perëndimore". Materiali që u bë publik nga CIA për të selektuar gazetarët në Londër dhe gjithandej, kontribuoi në procesin e destabilizimit, ashtu sikurse ishte e vështirë edhe për qeveritë shumë pro-berishiane për të ruajtur mbështetjen e tyre për një qeveri që dukej se ishte kaq shumë e lidhur me krimin e organizuar.
Skandali i dhuratave
Pamjet e kamionëve të ushtrisë në rrugë po tregonin gjithnjë e më qartë se struktura e shtetit ishte në rrezik dhe një luftë për pushtet dhe kontroll, kishte nisur mes PD-së dhe demostruesve. Aktiviteti diplomatik ndërkombëtar nuk ishte shumë intensiv, gjithsesi, diplomatët e shihnin krizën si një fazë të zhvillimit të Shqipërisë drejt kapitalizmit.
Për aktivitistët e opozitës dhe liderët e protestave, çështja tani ishte nëse do të mbeteshin të lirë. SHIK-u i frikshëm nisi operacionet për arrestimin e liderëve të protestave dhe më 31 janar Ministria e Brendshme njoftoi se kishte arrestuar 250 aktivistë të opozitës. Berisha në një intervistë televizive njoftoi se qeveria do të shpërndante paratë e kreditorëve nga fondet e skemave që po mbylleshin, por kjo shkaktoi zemërimin e njerëzve që panë se si paratë e tyre po transferoheshin për të shpëtuar VEFA, që konsiderohej e lidhur ngushtë me PD. Në një përgjigje politike të krizës në rrugë, shtatë partitë e opozitës dhe Shoqata e të burgourve politikë njoftuan se kishin themeluar "Forumin për Demokraci" si një alencë kundër demokratëve qeverisës. Nëse kjo do të kishte ndodhur në vjeshtën 1996, atëherë debati do të ishte përcjellë në kanalet parlamentare, por tani kriza ishte transfertuar në rrugë dhe turmave pak u interesonte politika. Berisha dhe qeveria e tij po e kuptonin thellësinë e krizës. Mobilizimi i ushtrisë ishte hapi i ardhshëm, por si një verior, Berisha e shihte Vlorën si bastion të opozitës dhe ndaj mund të ketë menduar ta lërë atë të lirë ushtarakisht derisa të ulej zemërimi. Por, ai s'mund të përballonte humbjen totale të kontrollit në jug. Njësi speciale të policisë u dërguan për të hequr postoblloqet dhe për të shpërndarë demostruesit. Hapja e zjarrit solli për pasojë vrasjen e dy personave, funerali i tyre u kthye më pas në një fazë intensifikuese të krizës.
Ndërkohë parlamenti shqiptar diskutonte për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në Vlorë. Në Londër dhe Uashington vëmendja u përqëndrua te qeveria e Mejxhërit dhe lidhja e tij me regjimin e Berishës, ndërsa media kishte hedhur dyshime se vetë Xhon Mejxhër dhe ministri i jashtëm Douglas Hurd dhe anëtarë të tjerë të qeverisë kishin marrë dhurata nga Presidenti Berisha gjatë një vizite në Londër, të cilat ishin vjedhur nga muzeumet shtetërore shqiptare. Këto dyshime ishin një rigjallërim i pretendimeve që nuk ishin përfshirë në raportin Cook në televizionin britanik në nëntor 1995, për shkak të MI6 dhe preisoneve të Zyrës së Jashtme...
Diplomatët e huaj që po përpiqeshin të kontrollonin krizën në shumë pak raste largoheshin nga Tirana dhe nuk e njihnin jetën e provincës... Në rastin britanik, ambasadorët në Ballkan ishin përgjegjës për informatat për zyrtarët e MI6, shumë prej të cilëve kishin simpati për Serbinë dhe mungesë kritike dhe pothuajse admirim për Berishën.
Në kontrast me këtë gjë, CIA po u jepte gazetarëve më shumë informacion objektiv si detajet e skandalit të dhuratave në Londër, por faktikisht ajo nuk kishte prani të madhe ne Shqipëri dhe jashtë Tiranës. Italia dhe Gjermania, mbështetëset kryesore të qeverisë së Berishës, ishin të shqetësuara për protestat popullore dhe me frikën e një vale të re emigrimi nuk i lejuan pranitë diplomatike në Tiranë të ndikonin në zhvillimin e ngjarjeve. Franca, nga ana e saj, kishte një numër të madh ekspertësh në Shqipëri, por shumë prej tyre ishin shumë pranë ish-komunistëve të vjetër dhe ishin zakonisht nga një elitë kultutore që pak dijeni kishte për zhvillimet në rrugë.
Java që nisi më 17 shkurt 97 ishte një sukses për Berishën në frontin e rendit publik apo mund të ketë ndikuar në kokëfortësi që ai tregoi më vonë në përballjen me krizën. Në qendër të Tiranës duhej se masat e rendit publik po funksiononin. Edhe pse demostrata ku merrnin pjesë mijëra njerëz zhvilloheshin në Vlorë, Fier, Patos dhe qytetet e tjera të jugut, aparati i sigurisë së shtetit po parandalonte protestat në sheshet e kryeqytetit. Në këtë moment, Berisha kishte nisur të tërhiqte mbështetjen e medias nga figurat konsevatore që thoshin se kriza ishte anarki dhe kriminalitet. Komentatorët e tij arrinin të shkruanin në shtypin perëndimor se bindja e qeverisë ishte që e gjithë kjo krizë ishte organizuar nga grupet kriminale dhe mafia.
Korrespondenti i Times, Richard Oëen intervistoi Berishën më 14 shkurt dhe zbuloi se ai kishte besim në mbijetesën e plotë dhe se protestave u mungonte drejtimi. Në Tiranë disa sasi të vogla lekësh filluan të ripaguheshin nga qeveria për disa investitorë favorit që mund të kishin pasur disa nxitje edhe nga protestat.
Në termat e opinionit ndërkombëtar, protestat e janarit dhe fillimit të shkurtit përhapën një goditje fatale për qeverinë. Financial Times shkroi në 19 shkurt që shpresat e të kaluarës ishin kthyer në copëra dhe paratë vazhdonin të iknin jashtë vendit dhe vlera e monedhës vendase lek vazhdonte të binte pafundësisht. Edhe pse zona e kontroluar nga rebelet në jug nuk ishte rritur në numër, e përqëndruar më shumë në Vlorë, Patos Lushnje e Fier dhe disa qendra të tjera më të vogla nuk kishte asnjë shenjë që qeveria të mund të kishte kapacitetet për të kontrolluar këto zona.
Fuqia e SHIK ishte testuar tashmë deri në fund me arrestime të shumta dhe burgosje të militantëve të dyshuar, dhe një dorë e lirë i ishte dhënë kundër të huajve të dyshuar, në mënyrë të vecantë gazetarëve britanikë (sikurse Joanna Robertson e "The Guardian", një nga disa prej reporterëve të huaj që u rrahën nga Shik jashtë parlamentit në Tiranë në 28 shkurt). Në kryeqytet mbretërimi i terrorit të SHIK vazhdonte, por pozicioni në provinca ishte më pak i qartë. Kur në jug të vendit vazhdonte rebelimi në veri perspektiva për të nxitur një stuhi ushtarësh për lëvizjen anti-berisha shumë prej tyre në mënyrë të qaretë nuk iu ëprgjigjën kësaj thirrjeje dhe pjesa më e madhe u bashkuan me lëvizjet protestuese.
Divergjencat ndërmjet policive amerikane dhe evropiane në mënyrën sesi duhet të mbahej kriza vazhdonin të rriteshin. SHBA ishte e shqetësuar për të ardhmen e demokracisë shqioptare dhe ambasada e SHBA në Tiranë nxorri një deklaratë të fortë në 27 shkurt duke kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe një kushtetutë të re. Misioni britanik dhe ato evropiane ruajtën qetësinë, duke shpresuar qartazi që Berisha do të rimerrte fitoren në rendin publik dhe që lëvizja protestuese do të binte në kolaps. Në praktikë, dukej që evropianët ishin të përgatitur të shikonin një periudhë gjendjeje të jashtëzakonshme në Shqipëri dhe një ndërprerje të plotë të trë drejtave demokratike ndërkohë që Berisha vendosi një diktaturë de facto.
Duke u përballur me këtë perspektivë ushtria u rrit në zonat pro greqisht folëse në jug. Marrëdhëniet ndërmjet Greqisë dhe administratës së presidentit Berisha kishin qenë të varfra që nga gjyqi i Omonias në vjeshtë 1995. Greqia gjithashtu kishte lidhje të afërta me disa liderë socialiste, një numër i konsiderueshëm i të cilëve, kanë qenë në ekzil në Greqi gjatë periudhës Berisha...
Armë më të rënda ndodheshin në bazat në Gjirokastër dhe Sarandë. Shqipëria jugore ishte një përzirje grupesh të ndryshme sociale me dyshime të njeri tjetri dhe probleme ekonomike që shktuan tensione sociale. Ky është edhe background-i i përshpejtimit të madh të përhapjes së dhunës në shqiperinë jugiperëndimit në pranverën e vitit 1997. Rrënjët e krizës shtrohen te shumë politika të gabuara që kishte ndjekur ndaj Shqipërisë në një përpjekje të motivuar politikash për të siguruar të ardhmen afatgjatë të qeverisë së Berishës. Ashtu sic u shpreh edhe Banka Botërore në vitin 1998:
Shqipëria në vitin 1992 ishte një vend i pazakontë. Shteti ishte në gjendje disintegrimi dhe strategjia e trajtonte shqiprrinë si një ekonomi tranzitore me deficenca në politikë dhe që mund të rimëkëmbej nga fluksi i burimeve, liberalizimit, reformës rregullatore dhe instrumentave financiare tradicionale. Strategjia nuk theksonte se shteti dhe shoqëria ishin shumë të brishta dhe kërkonte t'i jepej rëndësi çështjeve të qeverisjes dhe reformave institucionale.
Në një mënyrë të çuditshme, politika pas Berishës pasqyroi vullnetarizmin e përiudhës së Enver Hoxhës. Në artikullin e tij për Times, duke e krahasuar Berishën me Enver Hoxhën, Richard Oëen e përmendi këtë fakt, edhe pse artikulli inatosi atë grup mbështetësish të Berishës në Londër. Komuniteti ndërkombëtar neglizhoi vështirësitë e objektivave me të cilat përballej vendi në tranzicion dhe vuri në dukje perspektivën e Berishës për vullnetarizëm kapitalist.
Dështimi i kësaj politike rezultoi me shumë pasoja siç treguan ngjarjet e e shkurtit dhe marsit në vend, ndërsa realiteti hodhi poshtë iluzionet ndërkombëtare dhe ato të vetë Berishës. Kaosi dhe mungesa e rendit ishte në mendjet e shumë shqiptarëve në atë kohë, po vetëm pak njerëz e përshpejtuan shkallën e krizës duke e cuar vendin brenda pak javësh në prag të lufts civile, që përfundoi me mbi 2 mijë viktima.
Miranda Vickers James Pettifer
Krijoni Kontakt