LEXOJENI KĖTE...
"Nė Shqipėri nuk kishte as pėr tė ngrėnė"
Pabesia e Ari Han, pas largimit "vjell vrer" ndaj kuqezinjve e FSHF-sė
Gjatė gjithė ditės ka refuzuar intervistat nga gazetarėt shqiptarė, ndėrsa nuk ka heshtur pėr shtypin holandez. Bėhet fjalė pikėrisht pėr trajnerin Ari Han, i cili, pasi nuk e ka pėrtypur dot largimin (nė formė shkarkimi tė moderuar) nga Kombėtarja, nuk i ka kursyer "thikat pas shpine" pėr shqiptarėt dhe nė veēanti FSHF-nė. Nė njė intervistė pėr "Voetbal International" ai ėshtė hedhur nė kundėrsulm pėr anėn organizative tė FSHF-sė, besimin e tepruar tė shqiptarėve, por edhe shumė gjėra tė tjera, pėr tė cilat nuk hapi kurrė gojė sa qe trajner i Shqipėrisė. Ndonjė deklaratė e tij mund tė qėndrojė, por nė shumicėn prej tyre ėshtė e lehtė tė verifikohet doza e vrerit pėr shkak tė atij largimi tė detyruar.
Sipas njoftimit pėr shtyp, ju keni arritur njė marrėveshje konsensuale pėr largimin tuaj.
Nė tė vėrtetė, Federata Shqiptare e Futbollit do tė kishte preferuar qė unė tė qėndroja, por vendosa tė largohem, pasi ne thjesht nuk pėrshtateshim me njėrit-tjetrin. Kudo mund tė humbasėsh ndeshje, por unė dėshiroja tė punoja nė njė mėnyrė tjetėr, gjė e cila ishte e pamundur nė Shqipėri.
Federata thekson se rezultatet nė eliminatoret e Botėrorit nuk ishin tė mjaftueshme.
Rezultatet jo dhe aq tė mira? Pra, edhe ata duhet tė thonė diēka. Ėshtė e vėrtetė qė nė ndeshjen kundėr Maltės luajtėm shumė dobėt, por jam shumė i pakėnaqur qė ndaj Hungarisė pėsuam dy humbje tė pamerituara si nė transfertė edhe nė fushėn tonė, ku tentuam tė merrnim njė rezultat tė mirė".
Deri ku mund tė kishte shkuar kjo skuadėr?
Unė nuk shkova nė Shqipėri, duke u thėnė atyre se ne mund tė kualifikohemi pėr nė Kupėn e Botės nė Afrikėn e Jugut, por ne donim qė tė mundnim Hungarinė. Pastaj, nuk ėshtė prekur ēėshtja e organizimit. Unė e kisha diskutuar kėtė qė nė bisedėn e parė qė pata me FSHF-nė. Asgjė nuk ishte e rregulluar siē duhet edhe pse ia kisha kėrkuar presidentit Armando Duka. Na e mbyllėn nė fytyrė derėn e stadiumit dhe u desh ndėrhyrja e ministrit qė tė stėrviteshim nė tė. Pėr mė tepėr, ne nuk kishim njė hotel tė pėrhershėm ku tė qėndronim, nuk kishte ushqime, nuk kishte pije. E ndieja veten shpesh mė shumė si menaxher i skuadrės sesa si trajner i saj. Ishte nisma ime qė tė takohesha me Dukėn pėr tė biseduar (pėr prishjen e kontratės). Ishte diēka e thjeshtė pėr tė ditur se, "ēfarė mendoj unė dhe ēfarė mendon ti". Arritėm shpejt nė pėrfundimin se nuk kishte arsye qė tė vazhdonim mė tej".
Po ju vetė ēfarė nuk bėtė si duhet?
"Ne nuk arritėm tė fitonim. Dhe ndoshta kam kėrkuar shumė gjėra nė tė njėjtėn kohė. Ndėrsa besimi i tyre ishte mė i madh sesa duhej. Ndoshta unė duhej ta kisha ditur qė nė njė vend si Shqipėria nuk ėshtė e mundur gjithēka. Por gjithsesi, isha i zėnė duke pėrgatitur ndeshje. Ata nuk kishin njė objektiv tė qartė, thjesht nuk e kishin pėrcaktuar njė gjė tė tillė. Kishte ardhur koha pėr tė thėnė "mjaft" me Shqipėrinė. Atje nuk ka qenė e mundur tė kisha njė influencė normale mbi skuadrėn. As nuk mund ta krahasoj aventurėn time te kjo kombėtare me atė tė Kinės. Kjo ishte e gjitha"
Ndoshta ju mund tė riktheheni pėrsėri nė kombėtaren e Kinės?
"Muajin e ardhshėm do tė shkoj atje pėr tė biseduar. Menjėherė Federata Kineze mė ka kontaktuar pėr tė mė thėnė se mund ta rifillojmė aty ku e kishim lėnė. Besoj se do tė duhen nja dy javė pėr tė pushuar paksa".
Batuta e 33-vjeēarit: "Bariē drejt rikthimit? Tė falsifikojė moshėn"
Kapiteni Altin Lala: Largimi i Ari Han ishte vendimi i duhur
Altin Lala nuk pėrdor lojėra fjalėsh pėr tė thėnė atė qė mendon. Kapiteni i Kombėtares deklaroi se marrėveshja ndėrmjet Federatės Shqiptare tė Futbollit dhe trajnerit Ari Han, pėr prishjen e kontratės, ishte vendimi mė i mirė. Pėr 33-vjeēarin, dėshtimi i teknikut holandez nė krye tė stolit kuqezi ishin humbjet me Hungarinė, skuadrėn qė cilėsohej si rivalja direkte nė eliminatoret e Botėrorit 2010. "FSHF-ja dhe Ari Han morėn vendimin e duhur, duke zgjedhur qė tė mos vazhdonin mė punėn sė bashku, deklaroi Lala pėr Express. Hanin e fajėsoj vetėm qė nuk mundi ta rendiste Kombėtaren pėrpara Hungarisė. Ai e kishte tė qartė qė prej momentit kur u emėrua, se ata ishin rivalėt tanė nė grup dhe objektivi ishte tė pozicionoheshim njė vend mė lart se hungarezėt. Trajneri nuk arriti ta realizonte kėtė. Ndėrsa, pėr tė tjerat mund tė them se grupi ynė ėshtė mjaft i vėshtirė dhe ekipet e tjera (duke pėrjashtuar Maltėn), normalisht qė janė mė cilėsore sesa Shqipėria". Mesfushori shtatshkurtėr i Hanoverit nė Bundesligėn gjermane ishte i pari qė doli "kundėr" trajnerit Han, menjėherė pas humbjes 3-0 me Danimarkėn. Ai e ndoqi ndeshjen nga tribuna e stadiumit "Parken", nga ku mund tė analizonte mė lehtė paraqitjen e skuadrės nė Kopenhagen dhe lėvizjet taktike tė "tulipanit". Vetėm pak orė pas sfidės nė Kopengahen, Lala tha: "Nuk fajėsoj futbollistėt, pasi ata dhanė maksimumin. Trajneri ėshtė personi qė bėn formacionin. Nuk duhej tė luanim 90 minuta nė mbrojtje. E mbėshtes faktin se duhej tė mbroheshim mirė, pasi nuk mund tė ushtronim presion ndaj Danimarkės, por edhe duhej tė sulmonim. Nuk krijuam asnjė rast nė portėn kundėrshtare".
Kapiteni u distancua nga diskutimet nėse nė krye tė pėrfaqėsueses duhet tė emėrohet njė trajner i huaj apo shqiptar. "Nuk dua tė flas rreth faktit se te Shqipėria duhet tė emėrohet njė trajner shqiptar apo i huaj. Ky vendim i takon presidentit tė FSHF-sė, Armand Duka, i cili i njeh mirė trajnerėt. Gjithsesi, nėse vendoset tė afrohet njė trajner i huaj, kushti ėshtė qė ta njohė mentalitetin shqiptar", shtoi Lala. "Pavarėsisht se cili do tė emėrohet, ai duhet tė punojė kryesisht nė aspektin e analizimit tė cilėsive tė futbollistėve shqiptarė qė luajnė si brenda vendit, ashtu edhe nėpėr Evropė. Trajneri i ri duhet tė pėrkushtohet te talentet". Rreth spekulimeve se nė stolin e Shqipėrisė mund tė kthehet Oto Bariē, kavajasi nuk humbi rastin tė bėnte njė batutė: "Pėrpara se tė kthehet nė Kombėtare, Bariē duhet tė falsifikojė pasaportėn, tha duke qeshur. Ai ishte vėrtet mjaft i pėrgatitur, por ėshtė mbi 75 vjeē. Nuk e di sa do tė ishte nė gjendje tė punonte me skuadrėn duke pasur parasysh moshėn e tij".
FSHF, pasuesi i Ari Han do tė jetė sėrish i huaj
Edhe pse Ari Han ėshtė larguar zyrtarisht vetėm tė mėrkurėn nga drejtimi i Kombėtares, presidenti i FSHF-sė, Armand Duka, ka filluar qė pak ditė pas humbjes me Danimarkėn tė gėrmojė nė kėrkim tė njė trajneri tė ri. Gjasat nė federatė janė pėr vazhdimėsinė e traditės sė "erės" Duka, prandaj tekniku qė do tė zėrė vendin e lėnė bosh nga largimi i holandezit pritet tė jetė sėrish njė i huaj. Duket se pėr herė tė parė do tė procedohet nė bazė tė njė projekti afatgjatė, gjė qė pritet tė jetė kusht edhe pėr trajnerin e ri. Njeriut qė do tė zėvendėsojė Hanin, me shumė mundėsi do ti ofrohet njė kontratė 3-vjeēare, e cila pėrfshin tri ndeshjet e mbetura tė eliminatoreve tė Botėrorit 2010 dhe gjithė edicionin e ardhshėm tė eliminatoreve tė Euro 2012. Pėr momentin qarkullojnė disa emra, por nuk ėshtė gjetur asnjė kandidaturė stabėl. "Ankandi" ėshtė i hapur dhe FSHF ėshtė nė pritje tė dorėzimit tė kėrkesės sė tė interesuarve shoqėruar edhe me CV-nė pėrkatėse. Mosngutja ėshtė e favorizuar edhe nga fakti se ndeshja e radhės pėr pėrfaqėsuesen daton nė muajin qershor. Njė ide ėshtė ajo e gjetjes sė njė trajneri ballkanik, ndėrsa nė qarqet sportive qarkullon edhe emri i njė trajneri shqiptar vetėm pėr ndeshjet e mbetura nė Grupin 1 eliminator tė Botėrorit 2010. Nė historinė e saj, kombėtarja shqiptare ėshtė udhėhequr nga 6 trajnerė tė huaj.
GAZETA SHQIP
Krijoni Kontakt