Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 22
  1. #11
    At'qivia Maska e Flori
    Anėtarėsuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranė, Albania
    Postime
    2,551

    Han, zyrtarisht trajner i Shqipėrisė

    Ekzekutivi i FSHF-sė i ka besuar holandezit stolin e Kombėtares pėr kėtė edicion



    Ari Han, holandezi 59-vjeēar, tashmė mund tė cilėsohet zyrtarisht si trajneri i pėrfaqėsueses shqiptare. Ish-mesfushori i famshėm i Ajaksit e Holandės, tashmė do tė drejtojė nga pankina kuqezinjtė, duke u bėrė trajneri i 19-tė i Kombėtares shqiptare. Komiteti Ekzekutiv ka miratuar dje menjėherė emrin e teknikut me tė cilin ishte arritur akordi parimor qė dy ditė mė parė, pas bisedimeve qė presidenti i FSHF-sė, Armand Duka, zhvilloi me tė nė Vjenė. Pėr Han ėshtė bėrė gati njė kontratė dyvjeēare, e cila fillon mė 1 janar tė vitit 2008 dhe pėrfundon mė 31 dhjetor tė vitit 2009, ndėrsa firma nė letėr do tė hidhet vetėm nė ditėt e para tė janarit, kur ai tė vizitojė Shqipėrinė si trajneri i ri i Kombėtares. Objektivi i tij kryesor do tė jetė tė sigurojė vendin e katėrt nė grupin e eliminatoreve tė Botėrorit 2010, ku pėrkrah Shqipėrisė bėjnė pjesė Portugalia, Suedia, Danimarka, Hungaria dhe Malta. Nė tė njėjtėn kohė atij i ėshtė kėrkuar qė tė vazhdojė procesin e rinovimit tė kuqezinjve, tė nisur nga paraardhėsi i tij, Oto Bariē.

    "Ari Han ėshtė njė emėr shumė i madh i futbollit holandez. Tė gjithė e njihni dhe i mbani mend golat e shėnuar nė Botėror. Ai ėshtė njė trajner i kompletuar, njė ish-futbollist mjaft i njohur dhe me mjaft arritje. Pėr tė zgjedhur trajnerin e ardhshėm tė Kombėtares, pas tė gjitha kandidaturave tė paraqitura deri mė sot, ėshtė ndjekur njė rrugė bisedimesh qė i kam zhvilluar bashkė me zv/presidentin Bujar Kasmi. Nė mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv diskutuam tė gjitha kandidaturat dhe vendosėm, duke pasur parasysh edhe buxhetin e pėrcaktuar pėr kėtė sektor. Mund tė them se zgjedhja jonė ishte pėr Ari Han, i cili do tė jetė trajneri i Kombėtares shqiptare pėr kėtė edicion", u shpreh pas mbledhjes sė djeshme tė Ekzekutivit, kreu i FSHF-sė, Armand Duka. Ai ka sqaruar edhe disa nga detajet e kontratės, ndėrsa ka shtuar se pėr siguri me tė do tė nėnshkruhet njė parakontratė, e cila do t‘i niset menjėherė me e-mail, ndėrsa firma nė kontratėn e tij do tė hidhet vetėm nė ditėt e para tė janarit. "Kemi vendosur qė pėrveē rrogės, pėr trajnerin tė pėrdoren edhe shpėrblimet, tė cilat do tė jenė nė bazė tė pikėve qė do tė fitojė ekipi. Nė tė njėjtėn mėnyrė do tė veprohet edhe pėr futbollistėt e stafin e Kombėtares. Kėto shpėrblime do tė jepen nga njė buxhet i paracaktuar nė fillimin e vitit nga Asambleja e FSHF-sė. Kėto ditė do tė bėhet edhe pėrcaktimi i objektivave tė pėrbashkėta, ndėrsa do tė diskutojmė pėr grumbullimet e Kombėtares nė muajt e parė tė vitit. Do t‘i dėrgojmė atij menjėherė nėpėrmjet e-mailit njė parakontratė qė do tė firmoset nga z. Han, ndėrsa kur tė vijė nė Shqipėri do tė hidhet firma nė kontratė. Kemi folur me trajnerin nė Vjenė dhe e kemi bėrė njė gjė tė tillė edhe pas vendimit tė Komitetit Ekzekutiv. Kemi arritur njė akord, ndaj nuk mendoj se do tė ketė ndryshime", u shpreh Duka para mediave. Sipas burimeve pranė FSHF, ėshtė mėsuar qė kontrata e Han do tė jetė 240 mijė euro pėr kėtė edicion nė drejtimin e Kombėtares shqiptare.

    © Gazeta Shqip - 27/12/2007
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Flori : 28-12-2007 mė 03:22
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  2. #12
    At'qivia Maska e Flori
    Anėtarėsuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranė, Albania
    Postime
    2,551

    Holandezi Ari Haan trajneri i ri Kombetares

    Komiteti Ekzutiv i FSHF-se ne mbledhjen e rradhes pasi eshte informuar me kanditaturat per postine trajnerit te ekipit kombetar ka marre vendimin se per sezonin e ndeshjeve eleminatore te Kupes se Botes 2010 trajner i perfaqsueses se Shqiperise do te jete z.Ari Haan. Trajneri Holandez do te kete nje kontrate 2 vjecare me Federaten Shqiptare te Futbollit.Ne ditet e para te muajit Janar trajneri i kombetares Shqiptare do te mberrije ne Tirane per te firmosur zyrtarisht kontraten me Presidentin e FSHF-se z.Armand Duka dhe per te bere prezantimin me mediat.



    Karriera si trajner

    Korrik 1984-dhjetor 1985, Antverp (Belgjikė)

    Janar 1986-qershor 1987, Anderleht (Belgjikė)

    Korrik 1987-mars 1990, Shtutgard (Gjermani)

    Korrik 1990-qershor 1991, Nuremberg (Gjermani)

    Korrik 1991-dhjetor 1993, Standard Liezh (Belgjikė)

    Korrik 1995-tetor 1995, PAOK (Greqi)

    Tetor 1995-tetor 1997, Fejenord (Holandė)

    Dhjetor 1997-shtator 1998, Anderleht (Belgjikė)

    Shkurt 1999-dhjetor 1999, PAOK (Greqi)

    Nėntor 2000-dhjetor 2000, Omonia (Qipro)

    Mars 2001-gusht 2001, Austria Vienė (Austri)

    Dhjetor 2002-nėntor 2004, Kombėtarja e Kinės

    Shkurt 2006-gusht 2006, Persepolis (Iran)

    Gusht 2006-shkurt 2007, Kombėtarja e Kamerunit

    [FSHF.org]
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  3. #13
    At'qivia Maska e Flori
    Anėtarėsuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranė, Albania
    Postime
    2,551
    Trajneri i ri, 5 mijė euro pėr ēdo pikė tė marrė

    Trajneri i ri i Shqipėrisė, Ari Han do tė ketė njė rrogė fikse prej 200 mijė eurosh nė edicion. Gjatė bisedimeve qė ka pasur pak ditė mė parė me presidentin e FSHF-sė nė Vjenė, ai ka kėrkuar 300 mijė euro, por Duka i ka bėrė tė qartė se nuk ishte i gatshėm qė tė paguante aq. Kreu i ederatės ka arritur njė marrėveshje qė pėrveē rrogės fikse tė ketė edhe shpėrblime, pėr ēdo pikė tė marrė. Nėse arrin objektivat tė ardhurat gjatė njė edicioni pėr trajnerin e ri mund tė shkojnė deri nė 260 mijė euro. Megjithatė, drejtuesit e Federatės nuk kanė dashur tė bėjnė publike se sa lekė do tė pėrfitojė tekniku pėr ēdo pikė tė marrė. Burime tė sigurta pranė FSHF-sė bėnė tė ditur se nėse Han arrin tė grumbullojė deri nė 12 pikė, atėherė shpėrblimet mund tė shkojnė deri nė 60 mijė euro, ēka do tė thotė se vetėm pėr njė pikė ai do tė ketė premio pesė mijė euro. “Po, ėshtė e vėrtetė qė sistemi i pagesės sė trajnerit nga ndryshuar, nė krahasim me teknikėt e mėparshėm do tė paguhet me nė tė njė sistemi premios, ku pėr ēdo pikė tė marrė do tė ketė njė shpėrblim tė caktuar”, tha presidenti i FSHF-sė.

    Kjo ėshtė menduar si njė shtysė pėr tė motivuar trajnerin maksimalisht pėr tė marrė sa mė shumė pikė gjatė njė edicioni.

    Hasi: Han, trajneri mė i madh qė ulet nė stolin e Shqipėrisė
    Besnik Hasi mendon se Federata Shqiptare e Futbollit ka bėrė
    njė zgjedhje tė shkėlqyer me Ari Han, duke e cilėsuar atė si
    trajnerin mė tė madh qė ėshtė ulur nė stolin e pėrfaqėsueses shqiptare. “I bėj komplimente FSHF-sė pėr zgjedhjen e Ari Hanit. Ėshtė njė trajner i madh, me njė ksperiencė tė madhe mbi supe si lojtar, por edhe si trajner. Ai ka drejtuar edhe Anderlehtin, madje ėshtė shpallur kampion me kėtė skuadėr dhe gjatė kohės qė unė luajta me kėtė skuadėr vura re se pėrmendej shpesh emri i tij dhe se gėzonte njė autoritet tė jashtėzakonshėm. Mendoj se ėshtė padyshim trajneri mė i madh qė ėshtė ulur nė stolin e pėrfaqėsueses shqiptare”, ka thėnė Hasi pėr “Panorama Sport”. Ish-mbrojtėsi i Kombėtares shqiptare ka zbuluar se ėshtė njė simpatizant i shkollės holandeze tė futbollit dhe i trajnerėve holandezė. “Mė ka pėlqyer gjithnjė qė tė punoj me ndonjė trajner holandez nė Kombėtare dhe mė vjen keq qė ai erdhi tani, kur unė jam larguar ga pėrfaqėsuesja. Gjithnjė i kam vlerėsuar maksimalisht teknikėt holandezė, sepse kanė njė vizion tė shkėlqyer pėr lojėn dhe shumica e tyre parapėlqejnė lojėn ofensive dhe atė spektakolare”, tha Hasi.

    Panrama Sport
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    ZEFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFFF copy paste i kishe cu ke Sporti Shqiptar keto mo. Do tki ne goje mos harro

  5. #15
    Citim Postuar mė parė nga Homza Lexo Postimin
    Me mire se trajneri qe kishim nuk do gjejm, ai plak por ama plak ne loje per shum vite, plus qe kishte nje taktike qe une e rrespektosha, taktika e mos patjes frike, cdo her ne sulem kishte nga dy veta edhe kur ishim ne avantazh.

    Bravo trajnerit te vjeter, edhe ishalla po ecen mire ky i riu.
    po ca beri ai trajner? 11 pike?

    Me mire ishte Briegel se Baric

    Ishalla eshte ky me mire akoma.

  6. #16
    Citim Postuar mė parė nga Davius Lexo Postimin
    Po shqiptaret mbaruan qe na u desht edhe nje deshtim i huaj? Sa te pacipe jane ato te FSHF, pas skandaleve qe na bene me shitjne e nderit te kombit, tash na morren perseri nje te huaj qe t'a manimulojne me lehte. Turp.
    manipulohet me kollaj nje i huaj se nje shqiptar?

  7. #17
    Dy gola te paharrueshem te Arie Haan, kur luante me kombetaren hollandeze:


    http://www.youtube.com/watch?v=nWfKeSfEFOs

  8. #18
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Dy gola te paharrueshem te Arie Haan, kur luante me kombetaren hollandeze:


    http://www.youtube.com/watch?v=nWfKeSfEFOs


    ishalla u mso dhe ktyre tonve t bejn gola si ata

  9. #19
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Han: “Jo futboll total, por praktik”

    Intervistė ekskluzive: Pas pėrfundimit tė ceremonisė sė prezantimit zyrtar dhe nėnshkrimit tė kontratės qė do ta lidhė trajnerin holandez pėr 2 vjet me Shqipėrinė, “Albania-sport.com’, arriti t’i marrė njė intervistė ekskluzive Ari Hanit, ku bisedoi me tė pėr temat mė tė nxehta tė Kombėtares.

    Zoti Han, sė pari urime pėr detyrėn e trajnerit tė Kombėtares sė Shqipėrisė, e treta pas dy eksperiencave tė para me Kinėn dhe Kamerunin.

    Faleminderit. Pėr tė qenė i sinqertė, mbeta i kėnaqur me pritjen nė Shqipėri.

    Mė 6 janar do tė pėrcaktohet edhe shorti i grupit tonė eliminator pėr Botėrorin 2010, cilin nga pesė kundėrshtarėt e Shqipėrisė do tė dėshironte Han nė ndeshjen hapėse?

    Pėr mua do tė jetė e rėndėsishme, qė tre nga pesė ndeshjet e parė t’i luajmė nė shtėpi (Shqipėri), ku dhe do tė kishim mundėsi tė bėnim mė shumė pikė, pėr tė arritur qysh nė xhiron e parė njė pozicion mė tė mirė nė renditje.

    Nė ndeshjen e parė tė tyre paraardhėsit tuaj kanė rezultuar tė suksesshėm: italiani Dosena barazoi me Zvicrėn (1-1), gjermani Brigel fitoi me Greqinė (2-1) dhe kroati Bariē barazoi me Bjellorusinė (2-2) nė transfertė. Juve personalisht ēfarė rezultati nga ndeshja e parė?

    Sigurisht qė kjo varet edhe nga kundėrshtari, por nėse takimi i parė do tė luhej nė Tiranė, kushdo qė tė ishte ai, do tė doja rezultat pozitiv. Unė besoj se ne kemi kohėn e mjaftueshme pėr tė pėrgatitur me kujdes dhe pėr tė hedhur nė fushė formacionin mė tė mirė tė momentit. Unė shpresoj se pas zhvillimit tė ndeshjeve miqėsore unė do tė kem arritur tė njoh shumė mirė lojtarėt dhe skuadrėn nė tėrėsi.

    Ju vini nga njė shkollė e madhe futbolli si ai holandez, ku keni arritur tė jeni si lojtar edhe nėnkampion i Botės, ndėrkohė qė jeni shpallur disa herė kampion i Europės me Ajaksit. Ndryshe nga ai holandez futbolli shqiptar ėshtė mė pak i njohur nė arenėn ndėrkombėtare, por pėr eliminatoret e Euro 2008 e vuri jo pak nė vėshtirėsi Holandėn nė tė dy takimet. Cili ėshtė opinioni mė i ri i trajnerit tė Shqipėrisė pėr tė dyja skuadrat?

    Ndryshimet janė tė dukshme, por diferenca ėshtė duke u reduktuar shumė. Natyrisht nė 40 vitet e fundit Holanda bėn pjesė nė skuadrat e mėdha, por futbollin njeh rritje cilėsore nė tė gjitha nivelet e skuadrave. Shqipėria ishte shumė mirė nė atė ndeshje, nuk luajti aspak keq.

    Le tė kthehemi pikėrisht 40 vjet mė parė. Njė histori qė u lidh edhe me Shqipėrinė, keni qenė pjesė e skuadrės sė Ajaksit qė luajti kundėr 17 nėntorit. Ēfarė kujtoni?

    Unė kam luajtur kundėr kampiones sė Shqipėrisė (17 Nėntorit) nė vitin 1970 dhe ende kujtoj se Ajaksi, edhe pse fitoi Kupėn e Kampioneve (tė edicionit) 1970-1971 vuajti jo pak nė Tiranė, kur barazuam 2-2 nė njė ndeshje vėrtet shumė tė vėshtirė dhe u kualifikuam falė fitores nė Amsterdam (2-0). Duhet tė kujtoni se nė atė kohė ishte nė kulmin e tij dhe zhvillonte ndoshta futbollin mė tė bukur nė Europė. I kujtoj shumė mirė ato ndeshje. Isha njė futbollist i ri asokohe (22 vjeē).

    Ju njiheni si njė kritik i madh i Marko van Bastenit. Pėrse ky qendrim ndaj trajnerit aktual tė Holandės?

    Sigurisht qė ēdo kush ka mendimin e tij dhe gjykimin e tij tė pavarur pėr njė trajner tė caktuar. Kritikat e mia nuk janė tė tanishme, por kanė nisur disa vite mė parė dhe unė i kam bėrė ato publike dhe nė televizionin holandez. Unė ruaj mendimin se ai nuk ka njohuri tė mira taktike pėr vendosjen e lojtarėve, sidomos nė vendosjen e Shnajderit, kur ai e vendoste atė nė njė rol mė tepėr prapa, ndėrkohė qė ai mund tė jepte mė shumė nė njė pozicion mė tė avancuar. Gjithsesi, unė kam mendimin tim, ai (Van Basten) ka tė vetin.

    Shqiptarėt presin nga trajneri Han njė model tė futbollit total, qė ju keni aplikuar me Holandėn nė vitet 1970. Sa i pėrgatitur ėshtė Han pėr ta aplikuar kėtė sistem me Kombėtaren shqiptare?

    Sė pari mė duhet nė detaj cilėsitė dhe kualitetin e lojtarėve, dhe pastaj do tė vlerėsoj se nėse ia vlen tė pėrpiqem ta aplikoj atė apo jo. Nga eksperiencat e mia tė mėparshme si trajner i ekipeve kombėtare (Kinė dhe Kamerun), duhet tė kesh njė grup tė pėrgatitur shumė mirė fizikisht, por dhe tė kesh lojtarė goli.

    Kjo varet edhe nga kundėrshtari ndaj tė cilit do tė luash. Holanda e viteve 1970 kishte njė grup tė jashtėzakonshėm lojtarėsh dhe mund ta realizonte atė.

    Shqipėria vuan nga mungesa e finalizimit, a do ta vendosė theksin nė sulm Ari Han?

    Rezultatet pozitive vinė vetėm kur shėnon dhe unė do tė punoj shumė pėr kėtė aspekt. Jam nė dijeni tė statistikave tė lojtarėve kryesorė tė Shqipėrisė dhe unė do tė preferoja mė shumė njė futboll praktik.

    albania-sport.com

  10. #20
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Citim Postuar mė parė nga Davius Lexo Postimin
    Po shqiptaret mbaruan qe na u desht edhe nje deshtim i huaj? Sa te pacipe jane ato te FSHF, pas skandaleve qe na bene me shitjne e nderit te kombit, tash na morren perseri nje te huaj qe t'a manimulojne me lehte. Turp.
    Ehhhh mirė e paskam pasur unė...
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •