Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Një qind mijë nëna qajnë

    Dhe lotët detet mbushën
    det-dhimbjet nga përqafimi i fundit
    tragetet bregun braktisën ngarkuar
    furtunë klithmash, faqet çorrën të mjerat

    Dhe gjaku duarve të thara rrodhi
    duarve që kurrë më s'do të përkëdhelnin
    avionë të trëmbur qiellin çanë ngarkuar
    stuhi britmash, gjoksin rrahën të zezat

    Dhe vaji buzëve të plasura fryu
    buzëve që vetëm në ëndërr do të puthnin
    vagonë të panumërt shinave rrëshkitën ngakuar
    urragan ofshamash, flokët shkulën të shkretat

    Një qind mijë nëna qajnë
    e presin...
    dhe lotët detet mbushën.

  2. #2
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    lotet detet mbushen!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2002
    Postime
    223
    shume yll
    e mrekullueshme
    pershendetje nga sweetie
    Fjalet jane si bletet kane edhe mjaltin edhe thumbin

    ****
    Jam anetarja e regjistruar me emrin sweetie me pare me falni per kete ndryshim te emrit flm.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •